KUR MUNGOJNE ARGUMENTET - ZENE VEND SHPIFJET

2006-01-29 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

KUR MUNGOJNE ARGUMENTET - ZENE VEND SHPIFJET


Zoti Beqir Elshani i zemruar jashte mase ne mua, duke i munguar argumentet lidhje
me shkrimin tim “Perrallat e bunarit” me shperblen me nje seri fyerjesh,
shpifjesh, deri ne urretje , dokrra dhe genjeshtra. Nuk kam qellim te polemizoje
me zotin Beqir Elshani, per arsye se ai nuk eshte ne nivel dhe as qe meriton te
polemizohet ne menyr njerzore me te, sikur veprojne njerzit e pjekur dhe te
arsimuar. Kete shkrim po e beje me shume per hire te lexuesve , sepse ndoshta
dikush munde ta kuptoje, se nuk pata q’ti shkruaj qe t’i kundervehem dokrrave te
ketij “shkrimetari te famshem”.

Beqir Elshani thote ne reagimin e tij, se e paskam kritikua redaksine e Zerit te
Kosoves, per mosbotimin e reagimit t’im ne shkrimet e Zotit Elshani, te cilin une
nuk e trajtoje si kritike, por si nje kerkese per ta botua shkrimin t’im edhepse
mendoje se Redaksia e ZiK-ut meriton te kritikohet, kur boton shkrime te tilla, si
qe eshte reagimi i Z. Elshani, i cili ne permbajtjen e tij eshte perplote fyerje
te dinjitetit njerzor, e ZiK-u, se paku keto shkrime nuk i dlire - spastron prej
sharjeve, fyerjeve te renda, e shprehjeve te ndyra, te cilat jane ne kundershtim,
jo vetem me etiken dhe normat e gazetarise, por edhe te sanksionuara me ligjin
penal, si ne vendin ku eshte selia e redaksise, gjithashtu edhe ne Suedi ku ka
gjetur strehim “pedagogu” Beqir Elshani.
Madje ai me sulmon gjoja se une qenkam Spiun i Serbise e qytetar i Beogradit dhe
se nuk e njohe Beqirin mire edhe pse e dine qe e njohe shume mire, sepse deri
tani me ka thirre Daja Hysni, pasi qe eshte sternip i yni.

Ai shtrone pyetje : Kush ka dale nga familja ime, si njeri me ndjenja
patriotike? Pergjigjeja eshte, UNE. Thote se paskam pire “shlivovice” ( Raki
kumbullash) ne “SKADARLI” te Beogradit, kur e dine shume mire qe alkoolin kurre
nuk e kam shijua . Thote se gjoja une po e mbrojkam Radovan Karagjiqin etj etj.
Nje gje te tille munde ta thote vetem nje njeri i qmednur. Seria e ataqeve te
tije, ndaj meje, eshte sikur nje shtepi pa shtylla. Per fyerjet, shpifjet dhe
sharjet e Beqir Elshanit, te cilat jane ne kundershtim me normat juridike -
ligjin, une do te fitoja satisfaksion te plote, sikur ta padisja ne cilendo
gjykate te mirefillte. Por duke patur para syshe, se kam te beje me nje (sipas
mendimit t’im) te semur psikike, vetem po i perserise fjalet e Jezuit: “ O Zot
fali, se nuk jan duke ditur se q’jane duke bere”. E une theme: O zot fale se
nuk eshte duke ditur qka shkruan. Duke patur rrespekt ndaj vllazereve dhe
farefisit te tij, te drejten ligjore nuk do ta
shfrytezoj. Nuk deshiroj te behem shkaktar i nje qrregullimi edhe me te madh mendor
e psikik te “Patriotit te Famshem”. Lexusit me siguri e kane kuptuar se shkrimi
im: Perkujtime nga ngjarje e Tivarit apo Perrallat e bunarit, nuk ka qene çellim i
ofendimit te asnje personaliteti, edhe pse B.E. tentone te ma mbveshe. Ragimi im ka
patur çellim mirkuptimi, qe ai ta kuptoje se e ka teprua me megalomani e thenje
fiktive. Askush nga farefisi i tij, deri me sot nuk eshte marre me thashetheme, me
shpifje dhe dezinformata si qe merret Beqiri, i cili sa posedone dijeni, aq edhe
shkruan.

Ne “Prrallat e tij te Bunarit”, ai vet e pranone se shume gjera i ka mesua nga
“Univerziteti rrugor”. Beqiri shkruane: ”Derisa në shkollë mësonim për kryeveprën
e Naim Frashërit - Bagëti e Bujqësi, në parkun e qytetit mësonim për kryeveprën e
partizanit të plagosur, jo në trup, por në shpirt, dhe ajo quhej Masakra e Tivarit
.“ Po kush ishte ky “partizani i Beqirit?” Ai ishte nje mevares i alkoolit, i
cili tere diten pinte neper lokalet dhe rruget e Suharekes i njohur me emrin
Smajl Sopija! Mesimi i patriotizmit neper rruge te pluhrosura, ta pluheron trurin,
veshet dhe syte per ter jeten. Shembull tipik eshte Beqir Elshani.

Me vjen keq, nese i kam prekur familjaret e veprimtarit te madh, te ndjerit Fadil
Vata, qe e zura ne goje emrin e tij, por e permenda pa te keq, ate dhe vepren e
tij kolosale. Do ishte me mire, te lehen te qete eshtrat e tij, e te mos
krekosemi me patriotizem ne shpine te tjeterkujte, si veprone Zotri Beqir
Elshani. Nese familjaret e tij, ma shohin per te madhe ju kerkoje ndjese
sinçerisht.

I faleminderohem redaksise te ZiK-ut, qe gjete vend per kete shkrim.
Me respekt te veçant Dr. Hysni Bytyci
Londer, 27 Janar 2006.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.