Mania e procesit tenton të na le në(n) pavarsi

2006-01-28 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Mania e procesit tenton të na le në(n) pavarsi

nga Bekim Rexhepi

Nuk mjafton kaq politikë sa bëhet, para se gjithash tani kur shansat janë më të mëdha, madje më të mira se kur do herë në historin tonë. Kufijtë e Shqipërisë janë më të lirë, janë më funksional dhe këtë duhet shfrytëzuar për ta korrelacionin kombëtar në dobinë tonë rrethë çështjes sonë madhore. Nuk e themë që ky korrelacion kombëtar i yni, të marrë trajtën e atyre komponentave të serbëve kundër nesh me jo relitet. Por korrelacion kombëtar i yni, të bëjë relitetin e vet domosdoshmëri objektive.
Dilema dhe procesi
Nuk janë pak dilemat që ka nxjerrë procesi i filluar për Kosovën, por nuk mund të themi se edhe vetë procesi është dilemë. Pas Rambujesë, e kemi këtë proces për Kosovën i cili edhe pse na duket se ka zgjatur, pertej prognozave dhe percaktimeve tona, ky proces përdallon nga procet e mëparshëm që ishin kurdisur dhe qe tentonin të atakonin më komplote nga më te ndryshmet në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve. Ky proces i pas Rambujesë, mëgjithse edhe në një farë mënyre, na duket më tepër se është ay „procesi“ që do ta kurtalisë gjithsesi statusin politikë të Kosovës.
Janë një numer i madhë skeptikësh, por edhe një numër më i shumë fishuar i optimistëve që këtë proces duan ta shohin si konvulsion; të parët e shohin si të praptë këtë proces dhe të dytët si të ngadalët por gjithsesi të favorizushëm për shqiptaret.
Duke u marr me Skeptikët e këti proces, dhe me nismën e fundit të diplomacisë nderkombëtare, sa i përket zgjidhjes së statusit politik („të ardhshëm, përfundimtar,etj“) të Kosovës dhe bisedimet shqiptaro-serbe, për këtë dhe çështje të tjera.Skeptikët tërheqin vrejtje dhe e shohin të mbraptë këtë proces, i cili në tërsin e vet mund të proliferon rrezikun e paparishikushëm. Ky proces sipas tyre tenton të margjinalizoi lirin pozitive për shqiptaret e Kosovës. E për këtë dëshmi është se përgjegjësia politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë mbetet akoma tek bashkësia ndërkombëtare. Strukturat e saj të zbulimit nuk e qajnë kokën shumë për atë që duhet te zbulohet, qe duhet të zbardhë manin e krimit për te cilën akuzohemi ne shqiptaret. Edhe pse Kosova futet e çrregulltë në këto negociata me problemet të mëdha dhe evidente.
Mbase këti procesi, realisht askush nuk mund t'i fshehen të gjitha ngërqet që i ka akomuluar, shkasë është provokimi i lirisë pozitive për shqiptaret e Kosovës. Ky provokim i lirisë pozitive, ka rigjeneruar tek serbët megloabicje të rea që faktikisht e bënë këtë proces më komplikues, më të vështirë, dhe me plotë dilema. Pra, ky proces, tashmë e gjashtë vjet i nisur dhe pa e ditur përafersisht se kur duhet të përmbyllet, mbetet një proces me avantura politike në dëm te shqiptarve.
Lehtë mund t'i diktojmë, mëdyshjet, e procesit, janë; moszhvillimi i demokracisë në Kosovë, por, lidhur me të edhe ne rajon. Vështirsitë e gjithëmbarshme në sistemin e imlikimit te vlerave politike, për të cilin madje edhe një fakt i vetëm nuk është më akuzues që mund ta akuzon vetëdijën tonë politike si Ballkanasë, që ndërlidhet më tranzicionin e zgjatur dhe ekonomia e dobët, e cila për pjesën më dominuse, akoma mbetet dhe konceptohet në vulgarizimin e saj.
Ndërsa duke u marr me, optimistët që tashmë janë të radhitur në kuadër të ligjitimitetit politik dhe pas institucionëve tona vendore, nuk implikohen në aksionet e herpashershme të të paknaqurëve me gjendjen aktuale dhe me ato ngadalsit që duken herë-herë të jenë dhe normale. Përa optimistët, duan të besojnë në votën e lirë të tyre dhe në të zgjedhurit e tyre, më këtë optimistët e procesit i japin vetës më pak kokëlavitje politik dhe kthehen në prosilogjizëm politik.
Debatizimi apo mosdebatizimi i opcionit të Pavarsisë
Debatizimi i çështjes së pavarsisë së Kosovës, si një opcion në vete, nuk ka mbushur trupin politike sa duhet, madje nuk ka qartësuar në të vërtetë se, a është zgjidhëja më e mirë për shqiptaret e Kosovës vetëm „pavarsia“ si opcion i preferuar dhe si një përcaktim i yni, që nuk prish kufijëve aktual apo ata te 74-es.Mbase, Debatizimi nuk ka ndodhur asnjë herë siç e meriton ay, at'herë është vështirë te qartësoijmë teorin e debatizimit.
Mosdebatizimi, jo për gjithçka, por as edhe për atë që është kruciale le vend për shumë ankesa publike, e qytetarie. Por, debatizimi me kohë për gjithçka, e madje edhe për atë kruciale nuk do të duhej të mos zhvillohej nga ato shtresa politike që kan bërë dhe bëjnë ankesa, madje leja për të „debatizuar“ nuk duhet të kërkohet, konkretisht tek ata që kishin dhe kanë zgjedhur si rrugëtim të vetin politik, „ mosdebatizimin“ e shumë çështjeve e, veçanërisht atë te politikës.
„Mosdebatizimi“ sipas politikës që më me lehtë dhe qe është cilsuar si politikë pacifiste, këtë dhe çështje të tjera përkitazi me të, në te kaluaren por edhe tani, i arsyton: se çdo „debatizim“ publik dhe me qytetar, madje edhe për opcioni e zgjedhur politik, ka ndërthurjet e veta të cilat sipas formulës së tyre, gjithsesi do të ngadalsonin ecjen dhe do te krijonin komplikime, madje edhe me konfrontime te brendshme, të cilat gjithsesi do të çorientonin lëvizjën për pavarsi.
Tani për tani kjo teori e mosdebatizimit, nuk qëndron më dhe çfardo argumenti që në forma te ndryshme do te tentonte të kamufloi mosdebatizimin e shumë çështjeve, do te mund të krijonë mos besim dhe njëkohësisht implekime në radikalizëm politik, ngase në zgjidhjet e fundit në Kosovë nuk votuam apo nuk morrën pjesë mbi 45% e qytetarëve të Kosovës. Përmes debatizimit me Publikun, qytetaria e Kosovës duhet të qartësohet, kjo është edhe një kërkesë që duhet ta substativoj kultura jonë politike në të ardhmën. Duhet të qartësohet opinion bërja, për aq sa të mos e komplikoi planin e përgjithshëm dhe thelbësor sepse të gjithë e dimë se pavarsia është imponim politik që është shëndrruar në synimin tonë aktual e kombëtar.
Por, në përmbushjen e këti synimi ne akoma nuk e kemi zbuluar se sa miq të mirë kemi krijuar dhe qe kjo të kthehet në favorin tonë, që pavarsia të jetë realitet ynë i pranushëm madje edhe ndërkombëtarisht. Është e pa mohushme se ne kemi bërë disa lëvizje më të gjëra në drejtim te krijimit të miqësive të reja, me vendet e tjera. Por, duhet të pranojmë se nuk kemi bërë sa duhet dhe se kjo punë e lënë shmangshëm, mund të na kthehet në sensasivitet reale të pavarsisë sonë.
Serbia edhe përkundër faktit se e ka humbur Kosovën me luftë, por, që akoma këtë luftë të humbur, nuk do ta pranoi përderisa gjenë shteg ta zhvilloj atë luftë sensasive kunder nesh qoftë përmes provokimeve direkte dhe indirekte. Serbia nuk është ndalur dhe gjithnjë e më shumë po orvatur që disi prapë ta rikthej atë pushtet të dhunshëm dhe kriminal në Kosovë, madje duke e agjituar ku do e ku propagandën e vet në dëm të shqiptarëve dhe Kosovës. Serbia edhe po të jetë në koma, do të përpiqet që të rikthej sovranitetin e saj në Kosovë,këtë ajo po e dëshmon gjithnjë e më shumë. Mitologjia serbe për Kosovën është justifikuar dukshëm sa e kishte këtë sovranitet në Kosovë, por më kaq shpejtësi ajo e ka kthyer këtë në një përrallë histori-trilluese edhe për vet serbet por edhe në arenën politike nderkombëtare kjo mitologji serbe tashmë duket si një pretekst sulmi mbi Kosovën dhe shqiptaret.
Serbia në këto negociata hynë më pak „shpresa“ por mëgjithatë implikohet vetëm ta rëndoi dhe komplikoi rrugtimin e këti procesi, i cili edhe përse nuk e favorizon aspiraten definitive të shqiptarve te Kosovës për një pavarsi në kuptimin e plotë të fjalës dhe jo sipas metodës së re me lojë fjalësh si pavarsi e kushtëzuar, pavarsi shoqërore, substanciale, etj, më qëllim që të iket apo te zvarritet liria politike shqiptarve edhe për një proces te „tretë“.
Duke e kujtuar Procesin e Parë të Rambujesë ,i cili siç e dimë se nuk zgjodhi krizën definitivisht te asaj lufte te tmerrshme, por vetëm e ndaloi njëanshëm terrorrin ushtarako-policor, mbi tendencen serbe për spastrime etnike dhe luftën e armatosur. Por kriza mbet e pa zgjidhur në dokumentin finale.
Procesi i dytë pas Rambujesë, tashe gjashtë vjetë i filluar po „tenton“ të zgjedhë këtë krizë, por siç po duket nuk e ka në koncep real zgjidhjen definitive, sepse për statusin politik të Kosovës, mbi rregullat nderkombëtare do te duhej të vetvendoste vet Kosova dhe shumica absulute shqiptare, ngase ky vend gjithmonë dhe gjithnjë është konsideruar dhe është identifikuar me shumicën e saj, pra kjo shumicë akoma aspiron në të drejtat e veta, sepse këto të drejta politike e kombëtare i kishte të zgjidhura në kushtetuten Jugosllave, që padrejtësisht Serbia i'a kishte suprimuar, më forcë ushtarako-policiore dhe me dhunë brutale. E gjitha nga këtu filloi, por edhe nga këtu do te duhej të niste e drejtë për vetvendosje. Kjonë rastin tonë nuk po përfillet. Tendenca për bashkëvendosje në një zgjidhje të statusit të Kosovës, për mesë negociatave shqiptaro-serbe vetëm për problemin e Kosovën, duke se ka futur në lojë edhe ofertën e kompromisit, si një domosdoshmëri e vetme për „një zgjidhëje politike dhe të qëndrushme“. Pra, në thelb kjo lojë ka identifikuar konceptin politikë të këti procesi.
Kompromisi i rrezikshëm për te dy palet pse;
Duke besuar në Kompromis, serbët jo vetdijshëm janë radhitur në pozicionet e vjetra, të cilat pozicione i sollën aty ku janë sot. Kompromisi sido qe të jetë përbën një rrezik për Serbinë, sepse mund te ngjallte aspiratat serbe që të vazhdojnë akoma më shumë në rrugën e saj drejt një ekspansioni të ri ndaj Kosovës
Kompromisi për palën Shqiptare përbën një rrëzik sepse do të mund të stopit për një kohë të shkurter zgjidhjen e mirë dhe në anën tjetër do të mund të zgjonte brenda politikës forcat radikale dhe një kohësisht nuk do të mund të zgjidhej problemi me liberalizimin e te drejtave te pakicave. Pra kompromisi nuk ofron zgjidhje për asnjë palë përkundrazi ay hapë probleme.
Madje duhet bërë me dije opinionin tonë të brendshëm edhe për këtë se udhëheqja jonë e prirur për koncesione, çka do që ti ofrohet ajo është deshmuar se para se te reagoi fuqishëm ajo e aprovon me amine. Shih: Marrëveshja e Rambujes, pranimi i Marrëveshjes së Kumanovës pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, pranimi i Rezolutës 1244, pranimi i Kornizës Kushtetuese, pranimi i të drejtës që Serbia të fitoi të drejtën që partitë e saj të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, pranimi i të drejtës që qytetarët e Kosovës të zgjedhin presidentin e Serbisë, pastaj marrja e 2500 hektarëve tokë të Kosovës në kufi me Maqedoninë dhe në fund pranimi i negociatave me Serbinë për statusin politik te Kosovës.
Pra, për një kompromis te mundshëm te shqiptarve në këto bisedime duket sa i pritshëm dhe i pashmangshëm, por se hezitohet të bëhet publik ngase ky kompromis i cili do ta shpalos edhe njëherë paaftësin dhe mos kapacitetin e udhëheqjës sonë politike në Kosovë.
Nuk mjafton kaq politikë sa bëhet, para se gjithash tani kur shansat janë më të mëdha, madje më të mira se kur do herë në historin tonë. Kufijtë e Shqipërisë janë më të lirë, janë më funksional dhe këtë duhet shfrytëzuar për korrelacionin kombëtar në dobinë tonë rrethë çështjes sonë madhore. Nuk e themë që ky korrelacion kombëtar i yni, të marrë trajtën e atyre komponentave të serbëve kundër nesh me jo relitet. Por korrelacion kombëtar i yni, të bëjë relitetin e vet domosdoshmëri objektive.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.