Tregim humoristik.

2006-01-25 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Tregim humoristik.

GRATË QË QESHIN FORT...

Kushdo mund ta ketë ndjer nga mbrapa krahëve, të qeshurën e fortë
të ndonjë gruaje apo “vajze” të tej-ritur, që patjetër e ka bërë
ose të qëndrojë e të kthejë kokën , ose të thotë diçka me vete, që
në asnjë rast asaj që qeshi, s’do t’ja bënte qejfin...
Burri irritohet pa masë kur dëgjon nga këto qeshje të tejzgjatura
dhe të forta, në një kohë, që gruaja mendon me të qeshurën që
lëshon, s’ka pse të mos jetë e pëlqyshme... Vërtet bëhet disi e
pëlqyshme.., por me raste, jo gjithmonë..!
Dikush më thoshte; S’ka të keqe në këtë mes..! Gruaja që ka
zërin e fortë, mundë të qeshë më fort se shoqet. Prandaj, mos i
jep aq rëndësi të qeshurës së saj.
Për mua ky shpjegim, nuk është krejt pa baza, por jo se mbulon
gjithë problemin, që pa dyshim e ka sekretin në vënd tjetër...
Kush nuk do të pranonte? se e qeshura e fortë e gruas, është
si një “thirje e fshehtë, e dëshpëruar, që mund të bëhet në çdo
orë të ditës, qoftë dhe kur në prani të saj qëndron i shoqi.
Disa e quajnë burri, kurse disa bashkshorti, që nga e qeshura e
fortë e të shoqes, ai nuk mund të dyshojë asnjëherë...
Se në qoftë që ai dyshon për një moment, gruaja me të drejtë
mund ti hidhet -As të qeshëm nuk kemi të drejtë?... Ose:
-Tani do të na e presësh dhe të qeshurën..?
Kuptohet që kot i thot kështu, se burri i gjorë, asgjë nuk i
ka ndaluar të shoqes, por kështu ju qepet nganjëherë grave para
të tjerëve, që të duken pak të rrepta...
Personalisht kjo gjë, (e qeshura me tundim e gruas), mua më krijon
shumë “problem”, megjithse nuk jam dakort as me gruan e gjitonin që
nuk qesh fare...
Tani se ju hutova krejt, të qeshën, apo të mos qeshën gratë
është puna..?
Hë, si thoni dhe ju? Keni po këtë mëdyshje si dhe unë?
Sa mund ta shtyjmë të dyshimtë, nëse gruaja pranohet të qeshë fort,
ose aspak?
Zakonisht, për të gjitha ato që shkrihen në të qeshur, ekziston
mendimi sipërfaqësor, se nuk janë të martuara, ose janë martuar
me nxitim...
Unë këtë e besoj. Ato dhe me humorin më të parëndësishëm,
përdridhen e skuqen nga qeshura që bëjnë, sikur porsa i nxore nga
fura... Bukëvale d.m.th..
Kushdo mund të gallatoset me to dhe të ndahet më pas i kënaqur.
E qeshura me forë e femrës, është e folura e shpirtit, në gjuhën që e
kuptojnë gjithë burrat e botës...
Cila nga gratë e ka kuptuar këtë gjë kaq të thjeshtë, mund ta
përdorë pa frikë dhe sa do herë që ti jepet mundësia. (D.m.th. të
ketë përeth burra , që do tju tërhiqet vëmëndja nga e qeshura e tyre
kërkuse...)
Ka dhe ca raste, kur përpiqet të qeshë fort në “krah” të shoqes
së vet, “bashshorti”, që gjithashtu don të tregojë, se edhe ai u
“kënaq shumë” nga humori që u krijua.
Por pa filluar akoma mirë të qeshë, ndodh të ftohet menjëherë,
se ndien mbi veten e tij shikimin ulës të të shoqes, që do ti
thotë: -Tani qesh unë, ti qesh herën tjetër! Ose -U shkrive dhe
ti në gallatë..!
Kësht nis problemi me gruan, mendoj unë. Se burri nuk duhet
të pasojë kurrë të qeshurën e saj, vetëm e vetëm për ti bërë
qejfin. Ndryshe i duhet bërë qejfi gruas...
Nuk jam dakort as me ata, që ua presin grave të qeshurën në buzë,
se pa e dashë, i detyrojnë ato, që të dalin e të qeshin në
ballkon, dhe jo pak, por sa për dy herë bashkë.
Nuk është aq e thjeshtë çështja sa mund ta kujtojë dikush, që
kurdo mund ta rregullojë lehtë tonin dhe melodinë e të qeshurës
së gruas, njëlloj sikur të kontrollojë një radjo me anë të
potenciometrit.
E qeshura e fortë ose shumë e fortë e gruas, është një “lumë i
brendëshm”, që nuk ka burrë të ligjshëm në botë që ta
kontrollojë. Vetëm ai i paligjëshmi mundet, por dhe ai për pak
kohë...
Një doktor, më thoshte një herë, se gruaja ka nevojë të qeshë me
të madhe, në një kohë që burrat shkojnë në stadjum dhe shpërthejnë
në klithma, britma e ulërima, qofshin ato dhe të kota. Por kështu
e lehtësojnë shpirtin e tyre nga e stresi dhe ankthi për
jetën. Ndërsa gruaja dhe në stadjum të shkojë, nuk mund të reagojë
si burri.
Ajo do disa vënde të veçanta, më specifike që të ekstresohet.
Gjë që fillon me atë formën e thjeshtë të gazit (qeshurit) që ka
gjetë për veten e saj, dhe që ne burrat e botës e keqkuptojmë me
pëlqim... Por që e përfundon, si don ajo vetë...
Pra, ajo nuk ka nevojë për mirëkuptimin tonë, ajo e ka
“mbështetjen” e burrit të vet, që e do si atëherë në fillim, kur
ajo “rezervohej” shumë në të qeshur, ose qeshte rallë herë dhe
lehtë...
Doktori nuk e kishte mbaruar të sqaruarën, kur pa pritur nga
guzhina u dëgjua një e qeshur e fortë histerike, që me siguri i
përkiste të shoqes së vet. Të gjithve sa ishim ftuar tek doktori,
shoku jonë i fëminisë, heshtëm. Pothuajse shtangëm.
–Ska problem! -tha për një hop ai, ajo bën punën e saj, “ diç
gatuan”, ne le të bëjmë bizetën tonë...
Unë mbas asaj të qeshure, nuk munda të bëja më bizetë. Thashë dhe
nja dy batuta të tjera dhe prisja reagimin e tyre. Pa dyshim, për
pak mbëritën frutat e para..
Me pak fjalë, asnjëherë nuk më ka gënjyer e qeshura e fortë e
grave.
Sa herë që e dëgjoj, më ngjan sikur ushton një trompetë të
gëzushme kushtrimi, që më fton për tu “hedhë” në një betejë të
pa gjak ...
Nga ana tjetër, më vjen keq për gratë e “gjora” që nuk kanë se
si të fshihen, kur i kap nevoja e të “qeshurës” e fortë....



Mars 2005. Athinë.
Miri Dhrami.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.