SHQIPTARËT NUK PRANOJNË NGUSHËLLIME NGA ARMIQTË TË TYRE!

2006-01-24 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

SHQIPTARËT NUK PRANOJNË NGUSHËLLIME NGA ARMIQTË TË TYRE!

* Nuk duam që të na qajnë, as të na ngushëllojnë ata që na vrasin...

Tradicionalisht, shqiptarët kurrënjëherë në historinë e tyre nuk kanë pranuar që
të jenë të ngushëlluar nga xhelatët e tyre kolonialistë serbo-sllavë, sepse direkt
dhe indirekt, shkak dhe pasojë e vdekjes së tyre të panatyrshme dhe të parakohshme
kanë qenë dhe janë pushtuesit gjenocidalë serbomëdhenj, grekomëdhenj etj., të
cilët që këtu e 100 vjet më parë më se dhjetra herë e kanë djegur
Kosovën-Shqipërinë Etnike vetëm për t'i shfarosur shqiptarët nga trualli
gjeopolitik i Gadishullit Ballkanik. Si rrjedhim i një strategjie të tillë
gjenocidale të shteteve fqinje(Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia) ndaj
qenies gjithëshqiptare në Ballkan, shqiptarët as sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit,
as sipas normave të tjera morale, zakonore dhe kombëtare, nuk i lejon ndërgjegja
njerëzore, as gjaku e as amaneti i të gjithë viktimave shqiptare të hollokaustit
serbomadh (1912-1999), që në ceremoninë e varrimit të kryertarit të ndjerë të
Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, të marrë pjesë kryetari i
Serbisë, Boris Tadiq dhe, madje asnjë serb tjetër. Për më tepër, duke i mbajtur
parasysh të të gjitha mizoritë, terrorin gjenocidal, djegien e Kosovës nga Serbia e
Boris Tadiqit (1989-1999), as familja e Rugovës, as Qeveria, as Parlamenti e as
populli shqiptar i Kosovës, në asnjë mënyrë nuk duhet t'i poranojnë ngushëllimet e
"trashëgimtarëve" politikë të kriminelit Slobodan Milosheviq, qoftë ai Tadiqi,
Drashkoviqi, patriarku Pavle, vladika Artemije apo ndonjë serb tjetër, sepse ata së
bashku me Serbinë e tyre gjenocidale (1912-1999) janë shkaktarët dhe bartësit
kryesorë të "sëmundjes kancerogjene vdekjerurëse", jo vetëm në Kosovë, por në të
gjitha trevat shqiptare të Shqipërisë Etnike, të cilat edhe sot ndodhen nën
sundimin barbarik kolonial të Unionit të SMZ-së. Prandaj, shikuar statistikën e
deritashme 100-vjeçare të vdekjes së shqiptarëve nga dhuna, tortura, terrori dhe
gjenocidi serbomadh, nuk na lejon ndërgjegjja, që xhelatëve serbë dhe Serbisë
vrastare gjenocidale t'iu hapim
rrugën e pajtimit, përsëri, sikurse në 100 vitetet e shkuara(duke i "harruar" të
gjitha krimet dhe barbarizmat e kryera mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike), që të
vijnë as për gëzim, as për hidhërim, sepse ata janë armiq tanë(pavarësisht nga
ndërrimi i regjimeve të pushtetit shtetëror në Serbi), të cilët, edhe me rastin e
varrimit të heronjve dhe të dëshmorëve tanë, na kanë vrarë, na kanë terroziuar në
prani të familjeve, të farefisit dhe të miqve tanë. Nuk duam ngushëllim nga armiqtë
serbomalazezë, të cilët në mënyrën më ataviste dhe kanibaleske me shekuj kanë shuar
jetët tona (kanë therrur dhe masakruar edhe foshnja në bark të nënave shtatëzana,
duke filluar që nga Vranja, Leskoviku, Medvegja, Bujanoci, Presheva, Bllaca,
Kurshumlia, Kosova, Dibra e deri në Lumë, Kukës, Elbasan, Durrës, Shkodër, ULqin,
Tivar e Podgoricë etj.); kanë djegur pëllëmbë me pëllëmbë vendbanimet (fshat dhe
qytet) e lashta të Shqipërisë Etnike; kanë shfrytëzuar, kanë plaçkitur dhe vjedhur
çdo gjë që ka
qenë e vlefshme dhe e dobishme për ekzistencën dhe jetën normale të njeriut (
pasuri e luejtshme dhe e paluejtshme). Dhe, sot e asaj dite (1912-2006) kurrnjëherë
nuk e kanë kthyer borxhin dhe, kurrënjëherë nuk kanë kërkuar falje botërisht për
krimet e gjoncidit shekullor , të kryer mbi shqiptarët e pafajshëm dhe Shqipërinë
Etnike. Prandaj, parapëlqehet që si Tadiqi, si serbët e tjerë kriminelë, të rrijnë
në Serbinë dhe në shtëpitë e tyre, e të mos marrin rrugën për Kosovë me rastin e
varrimit të kryetarit të Kosovës, DR, Ibrahim Rugova, sepse duam të na lënë të
qetë, që ta varrosim birin tonë të madh, i cili me vetëmohnim, me besim dhe me
devotshmëri të patundur asgjë nuk kurseu për të mirën e pavarësisë së Kosovës
martire. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës shqiptare! I përjetshme qoftë shembëlltyra
e tij atdhetare! Hallall i qofshin të gjitha vuajtjet dhe sakrificat tona
mbinjerëzore, që i bëmë së bashku plot 16 vjet rresht dhe, ende jemi duke i bërë
vetëm për të parë Kosovën e lirë,
të pavarme dhe sovrane!

* * *
Pikërisht,pse shqiptarët deri më 1999, grabitçarëve kolonialistë serbo-sllavë,
kurrë nuk iu kërkuan dëmshpërblim, (të paktën duke i "rikujtuar" sikurse UÇK-ja e
lavdishme dhe heroike më 1998-1999) për rikthimin e pasurive dhe të tokave të
pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, fatkeqësisht në periudhën e viteve 1989-1999
të dekadës së fundme të shekullit XX, Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi (i
vetëquajtur "RFJ") nën flamurin antishqiptar të Kishës Ortodokse Serbe për të
rujatur me çdo kusht " mexhat" e Serbisë së Madhe në dëm të territorit indigjen të
Shqipërisë Etnike, e reprizoi hollokaustin aetniko-fashist serbomadh mbi
shqiptarët dhe Kosovën, në të gjitha format e tij aniticivilizuese dhe antihumane,
edhe pse ishin të dënueshme sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe rendit
pozitiv ndërkombëtar.
Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, spiunët, tradhtarët, kollaboracionistët, armiqtë
dhe vrastarët e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike nuk kanë të drejtë të marrin
pjesë as në ceremini gëzimi, as në ceremoni hidhërimi të shqiptarëve. Kjo është
rreptësisht e ndalueshme sipas këtij Zakoni të vjetër kombëtar shqiptar.Prandaj,
duhet zbatuar këtë normë zakonore shqiptare që, as në varrimin e Dr. Ibrahim
Rugovës, i cili do bëhet më 26 janar 2006, Qeveria, as Parlamenit e as UNMik-u nuk
duhet t'i japin "vizën" jo vetëm kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, por asnjë
funksionari serb që të hyjë në Kosovë, sepse ata do të vijnë jo për të na
ngushëlluar në shenjë dhimbjeje, as për t'ia njohur meritat politike, kombëtare e
atdhetare Dr. Ibrahim Rugovës për pavarësimin e Kosovës, por thjesht do të vijnë
(sikur këtu e 100 vjet të shkuara) për qëllime poltike për të na provokuar dhe
përulur para botës, duke na konsideruar "ende si vasalë" të Serbisë së Boris
Tadiqit. Shprehur shumë thjesht,
pjesëmarrhja e Boris Tadiqit në ditën e varrimit të Ibrahim Rugovës, do të thoshte
: " ja, kush jemi ne serbët, edhe iu vrasim, edhe iu vajtojmë, edhe iu
ngushëllojmë, edhe iu varrosim"(!) - Realizimin e një synimi të këtillë të turpshëm
të politikës serbomadhe antishqiptare, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, duhet ta
parandalojnë me të gjitha mjetet ligjore që i kanë dispozicion, në mënyrë që nga
ana e Serbisë dhe e armiqve të tjerë të pavarësisë së Kosovës, të mos lejojnë
politizimin provokues të varrimit të ish-kryetarit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,
sepse as ai, as populli shqiptar e as Kosova shqiptare nuk e meritojnë një provokim
të tillë primitiv dhe anticivilues.
Këtë konstatim tonin, se ardhja e Boris Tadiqit në Kosovë (kinëse për të marrë
pjesë në varrimin e kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës) thellësisht ka
karakter provokues politiko-propagandistik, e provon edhe kjo deklaratë zyrtare e
tij: " Rregull elementar është që kryetari i Serbisë të shkojë në Kosovë, e cila
është pjesë e territorit integral të Serbisë dhe, t'i shprehë respoekt të thellë
përfaqësuesit të popullit shqiptar" (Sipas Agjencisë Beta, 23 janar 2006). Ja, pra
që në fillim të intervistës së tij dhënë kësaj agjenicie serbe të lajmeve,
kryetari i Serbisë Boris Tadiq, ende pa marrë rrugën e nisjes së tij për në
Kosovë, që të na "ngushëllojë" familiarisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ai
veç i ka provokuar keq dhe në formën më komprituese njerëzore, politike dhe
historike ngase ish-kryetarin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e quan vetëm "një
përfqësues të popullit shqiptar" e jo kryetar të Kosovës dhe të popullit shqiptar.
Kjo shprehje provokative- "ngushëlluese" e
tij është aq tendencioze, cinike dhe abstrakte, që në asnjë mënyrë nuk mund t'
referohet I. Rugovës, sepse ai nuk ishte vetëm "përfaqësues i thjeshtë" i popullit
shqiptar, por ishte kryetar i popullit shqiptar dhe i Kosovës shqiptare. Si
rrjedhim, ky "cilësim politik" i kryetarit I. Rugova nga ana Boris Tadiqit nuk
është gabim i rastësishëm, por është gabim i qëllishëm, i cili vë në dukje faktin
se as kryetari Boris Tadiq e as Serbia gfjenocidale e tij, kurrnjëherë nuk e kanë
njohur, as nuk e kanë quajtur kryetar të Kosovës, as të shqiptarëve Dr. Ibrahim
Rugovën. Provokimi tjetër edhe më drastik në sfondin e historisë kombëtare
shqiptare dhe të së drejtës ndërkombëtare, i bërë nga ana kryetarit
"demokrat-modertaor" me "vizion evropian" Boris Tadiq është edhe ky, kur thotë se
"Kosova është pjesë e territorit të Serbisë"?! - Kjo është një gënjeshtër triviale
e shkencës, e poilitikës shtetërore dhe e Kishës Ostodokse Serbe, e përsëritur qe
pothuj se një shekull (1912-2006). E vërteta
është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, se Kosova është territor
autokton i tyre dhe pjesë e pandashme e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike,
e cila është pika më nevrlagjike dhe nyja kryesore gjeopolitike e Gadishullit
Ballkanik, ku pa zgjidhjen e drejtë të problemit kolonial të saj, Ballkani me mbi
50 milionë banorë të tij, pak ka gjasa që të flejë i qetë, në siguri, në harmoni
dhe në paqe të mirëfilltë me shqiptarët, të cilët, edhe sot në fillimshekullin XXI
(viti 2006) ende ndodhën nën hudhrën dhe çakanin e imperializmit
serbop-sllav(Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia).
Gabimi i tretë me radhë i Boris Tadiqit është edhe ky, kur pohon se: " Unë, në çdo
pikëpamje dëshiroj që t'i kontribuojë Serbisë, e cila nuk është vend i mbyllur,
nuk është e frikësuar nga takimi me njerëz të panjohur ose me ata që kanë interesa
të ndryshme. Nuk dua të jem kryetar i një vendi të vogël ksenofob, i frikësuar nga
bota, por i një vendi të hapur me prosperitet evropian, që komunikon me botën dhe,
që madje i respekton edhe ata që kanë mendim të ndryshëm politik." (Beta, po aty,
23.01.2006). Së pari, pse B. Tadiqi si kryetar i Serbisë do t'i ndihmojë Serbisë
në të gjitha segmentet e ekzistnecës, të përparimit dhe të evropianizimit të saj,
ky vizion shqiptarët e Kosovës-Shqipërisë Etnike nuk i iriton në asnjë mënyrë, as
nuk i bën për të "gjelozuar" në arritjen e objektivave të tij, sepse në parim
dihet që secili kryetar i shtet si në Ballkan, në Evropë e gjetkë është i
preokupuar me vizion të ndërtimit, të zhvillimit të përparimit ekonomik, politik,
demokratik etj. të
vendit të tij. Kjo nuk është e diskutueshme, por i kontestueshëm dhe i diskutueshëm
është ky koncept politik megaloman i Boris Tadiqit, kur thotë se : "Nuk dua të jem
kryetar i një shteti të vogël, ksenofob dhe i frikësuar nga mendimet dhe interesat
e ndryshme të tjerëve" (Beta, po aty, 23.01.2006)!? Politikisht, kjo "dëshirë
makropolitike" e Boris Tadiqit na apstrofon sheshit se është në frymën e ruajtjes
dhe të zgjerimit edhe më të madh të kufijve Serbisë së Ilia Garashaninit (sipas
Naçertanisë,1844), Projekt ky nacionalshovinist serbomadh, që përveç të territoreve
të sotme shqiptare që ndodhen nën Serbi, parashikonte edhe shkëputjen dhe aneksimin
e Shqipërisë së sotme veriore (Shkodrën dhe Durrësin etj.) Ky është motivi kryesor
i ambicies politike edhe të Boris Tadiqit, i cili edhe ky si parardhësit e tij (
Ilia Garashanin, Milosh Obrenoviq, Aleksandër Karagjorgjeviq, Nikolla Pashiq, Milan
Nediq, Slobodan Milosheviq etj.) dëshiron ta ketë një Serbi të Madhe në kurriz të
territorit të Kosovës-Shqipërisë Etnike, por " jo ksenofobe" dhe të "frikësuar"
(!?) - Çfarë "silogjizmi" politik ky, kryetari i Serbisë kërkon ta ketë një shtet
serb, edhe më të madh,sesa ky brenda kufijve ekzistues kolonial, të cilët
historikisht dhe drejtësisht janë të diskutueshëm, sepse tërësia e tyre përbëhet
nga teritoret e aneksuara të: Shqipërisë (Kosova, Vranja, Medvegja, Leskoviku,
Bllaca, Presheva, Kurshumlia, Bujanoci etj.), të Kroacisë , të Vojvodinës, të
Bosnjës dhe të Bullgarisë. Duke mbajtur parasyshë këtgo fakte relevante del se,
kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, nuk ka asrye që të jetë i zhgënjyerë sa i përket
madhësisë territoriale të shtetit të tij serb, sepse ai është mjaft i madh, i
ndërtuar në kurriz të shteve dhe vendeve fqnije. Mirëpo, siç shihet edhe nga
dëshira e konceptit serbomadh të kryetarit aktual Boris Tadiq, edhe Serbia "e
demokratizuar" dhe me synime "proevropiane" e tij, zbaton me konsekuencë dhe
besnikëri Programin e Serbisë së Madhe të Slobodan
Milosheviqit, por me mjete dhe forma të tjera taktike improvizuese, " të kapshme"
për proceset integruese rajonale dhe evropiane, por për nga strategjia aspak nuk
ndryshojnë nga përmbajtja e konceptit të vjetër fashistoid, të njohur me emrin
"lebensraum", që do të thotë zgjerim i territorit në llogari të shteteve dhe
popujve të tjerë. Si rrjedhojë, edhe "Serbia e vogël, e kryetarit të madh", Boris
Tadiq, në thelb ishte dhe, ende është me elemente ksenofobe dhe me pretndime të
hapura territoriale ndaj Kosovës, si dhe ndaj pjesëve të tjera të Shqipërisë
Etnike. Për këtë arsye, "vizionari proevropian demokrat" i Serbisë, Boris Tadiq, me
një politikë të tillë serbomadhe, nuk mund të llogaritë as hyrjen e lirshme në
Kosovës me rastin e varrimit të ish-kryetarit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, as
hyrjen në Bashkimin Evropian, përderisa vërtet ai dhe e gjithë Serbia e tij nuk
lirohen njëherë e përgjithmonë nga paranoja ksenofobike kolektive se "Kosova është
pjesë e Serbisë", si dhe pjesët
e tjera territoriale të Shqipërisë Etnike që ndodhen nën Serbi, të cilat i theksuam
më sipër. Ndërkaq, sa i përket çështjes se B. Tadiqi nuk do një "Serbi të
frikësuar", kjo frikë e tij dhe e gjithë serbëve në Ballkan mund të evitohet, vetëm
pasi Serbia të ketë hequr dorë në mënyrë paqësore nga Kosova dhe nga të gjitha
territorete e tjera të kolonkisuara të Shqipërisë Etnike. Ndryshe frika dhe
ksenofobia e paranojës kolejktive serbe nuk mund të zhduket nga doktrina, as nga
praktika e derisotme e Serbisë së Madhe të Boris Tadiqit, pavarësisht nga
marketingu politik i tij, se Serbia, tanimë ka marrë rrugën e "evropianizimit".

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-01-24

Me vjen keq per vdekjen e Dr,Ibrahim Rugoves.
Shprehi ngushllimet me te sinqerta familjes ; e mbar popullit shqiptar me rastin e vdekjes se presedentit ton te par ne historin e kosoves.
I let i qoft dheu , bekuar qoft fjala e ti dhe puna e ti ,qe e beri per ne.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.