SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE "Dr.IBRAHIM RUGOVA"

2006-01-23 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Bashkesia Shqiptaro-Amerikane e Virgjinise, prej sot do te quhet

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE "Dr.IBRAHIM RUGOVA"

nga- BEQIR SINA, Nju Jork

Arthure Avenue Broonx New York : Lajmi i kobeshem per vdekjen e Presidentit
Rugova, eshte pritur me dhimbje te madhe edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Bashkeatdhetaret tane i ka kapluar kudo hidherimi i madhe. Pothuajse, ne çdo
vater shqiptare po ndihet atmosfera e zise. Flamuri i Dardanise, u ule sot, ne
gjysem shtize ne seline e Lidhjes Demokratike te Kosoves ,ne Nju Jork. Qytetaret i
bene gjate gjithe dites homazhe - ndezen qirinje e u luten ne zyren e LDK-se .
Kryetari, i saj zoteri Agim Rexhaj, hapi fletoren e ngushellimit, ku
bashkeatdhetaret tane po shenohen ne Librin e Ngushellimit. Kryetaret e
organizatave , shoqatave, enteve fetare, individ te veqante, profesor, doktor,
artiste, kengetar, muzikan, afaristet e njohur, nxensit e shkollave dhe studenetet
hyne e dalin me koken e ulur dhe mbajne nje minute heshtje


Lidhja Demokratike e Kosoves, Dega e Lidhjes Demokratike te Kosoves per SHBA
Telegram ngushellimi me rastin e vdekjes se Presidentit te Kosoves, Dr, Ibrahim Rugoves

Familjes Rugova,
Presidences,
Parlamentit dhe Qeverise se Kosoves
Kryesise se Lidhjes Demokratike te Kosoves

Lajmin per vdekjen e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, e morem me
tronditje te thelle, sepse Kosova sot humbi burrshtetasin e madh, njeriun e
vizionit historik per Kosoven, njeriun dhe heroin e paqes, simbolin e Pavaresise
se Kosoves.

Pikellimi, tronditja e dhembja per humbjen e tij na goditen thelle, sepse me
humbjen e Presidentit te Pavaresise, te personalitetit te permasave te medha,
Kosova humbi njeriun dhe udheheqesin, i cili, me frymen e mendimit e te veprimit
te tij integrativ, me kembenguljen e qendresen e pashembellte, me guximin e
vizionin e atdhetrait te pashoq, nuk u ndal asnjehere ne perpjekjet e tij per
realizimin e pavaresise, te demokracise e te sovranitetit te Kosoves.

E nderuara familje, pranoni ngushellimet tona me te thella per humbjen e njeriut
Tuaj, per humbjen e njeriut i cili nuk eshte vetem i Juaji, por edhe i joni,
njeriu i Kosoves dhe i endrres se saj per pavaresi e demokraci.

E nderuara Presidence, pikellimi juaj per humbjen e njeriut dhe te burreshtetasit
te madh, i cili ju la ne kohen kur Kosoves me se shumti i duhej urtia dhe vizioni
i personalitetit te fuqishem, eshte pikellim edhe per ne, qe humbem njeriun e
qendreses e te frymes se bashkepunimit, njeriun i cili jetoi me idealin e
pavaresise.

I nderuari Zoti Kryetar I kuvendit te Kosoves,I nderuari Zoti Kryeminister,
pranoni ngushellimet tona per humbjen e njeriut te madh, te personalitetit i cili
me veprimet e urta, te matura e te guximshme, hapi shtigje per sendertim te
idealeve te qytetareve te Kosoves, per shtetin dhe sovranitetin e Kosoves.

E nderuara Kryesi e Lidhjes Demokratike, ndajme me ju dhembjen e thelle per
humbjen e udheheqesit, te personalitetit i cili me jeten e me vepren e tij, me
frymen e tij atdhetare, mbolli, kultivoi, zhvilloi dhe e shpuri ne prag te
realizimit te plote pavaresine e Kosoves.

Ne kete dite te tronditjes se thelle te permasave kombetare, ne kete dite kur nga
ne u nda Presidenti yne pa e pare te sendertuar plotesisht endrren e tij jetesore,
te ciles iu perkushtua me gjithe potencialin e tij, vepra e Presidentit tone
mbetet vetem nje ndarje fizike nga ne nese ne i perkushtohemi deri ne fund rruges
e vizionit te tij, nese sendertojme endrren dhe amanetin e tij per pavaresine,
demokracine dhe sovranitetin e Kosoves.
Agim Rexhaj
Kryetar

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-01-23

Ky emerim i Shoqates Shqiptaro-Amerikane me emrin e Pjeter Uke Rugoves tani te
vdekur eshte njesoj sikurse emerimi i Mitrovices se kosoves pas ngordhjes se
sllovakut(jo kroatit qe u vra ne desantin e Dervarit me 1943) Tito,me emrin
TITOVAMITROVICA
Dashte zoti i shqiptareve Enver Hoxha dhe nuk lejon te marre kete emer te
felliqur te pionerit te Titos (i.r.)
Lidhja SHqiptare...se do te behet M** fund e krye!
sa per LKJ-ne(L:SH:A) le te quhet edhe Aleksander Rankoviqi apo Sllobodan
Milosheviqi...nuk prishe pune fare!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.