Vdes Presidenti Ibrahim Rugova

2006-01-21 · Forumi historik RTVZIK · 31 përgjigje të ruajtura

Prishtinë, 21 janar - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë, ndërroi jetë sot (e shtunë) në orën 11:38.
Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë.
Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri, me të cilin ishte diagnostifikuar në fund të gushtit të vitit 2005.
Ai ndërroi sot jetë në fazën terminale të sëmundjes primare, pasi luftoi këtë sëmundje gjithë këta muaj me guxim të pashoq dhe moral të lartë.
Opinioni do të njoftohet me kohë për detajet që lidhen me nderimet e fundit që do t'i bëhen Presidentit Rugova, - thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-01-22

Oh sa keq ki komunisti serb shkoj pa një plumb.Eu sa keq po më vin se si u zgëdhinte me milloshin.
Tani priti titistat komunist të vriten për pushtet kush do behet i par si ballistat ton gjat luftes.

Përgjigjja 2 · 2006-01-23

IBRAHIM RUGOVA - IKONA E PAVARESISE

( “Lidhja Qeparotese ne Bote” shpreh dhimbjen e saj te madhe per humbjen e
liderit te shquar shqiptar duke e krahasuar ate me Mahtama Gandhin e Martin
Luter Kingun, njeriun e emancipuar me prirje te theksuara perendimore i cili
pati gjithemone si udherrefyese, nobelisten tone te shenjte Nene Tereza )

Lajmi per vdekjen e Kryetarit te Kosoves ka goditur opinionin e gjere
kosovar dhe eshte pritur me pikellim te thelle kudo, tej e mbane globit. Ne keto
dite dhimbjeje dhe pikellimi te vecante, per te gjithe shqiptaret kudo ku
ndodhen, brenda e jashte Kosoves, ne emer te “Lidhjes Qeparotese ne Bote”
deshirojme t'i përcjellim popullit te Kosoves, gjithe institucioneve te saj, Lidhjes
Demokratike te Kosoves si edhe familjes se Presidentit Rugova, ngushellimet
tona me te sinqerta e, njekohesisht edhe solidaritetin tone ne kapercimin e
kesaj dhimbjeje te vecante shoqeruar me urimin per realizimin e aspirates, se
endrres dhe te gjithe perpjekjeve te Tij, realizimin sa me shpejte te
Pavaresise se Kosoves.

Kjo eshte nje humbje e madhe per popullin e Kosoves, per mbare popullin
shqiptar. Nje humbje te cilen e ndjen thelle gjithe bota shqiptare, pa asnje
dallim. Sepse Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet udheheqesi historik i Kosoves. Ai
ia kushtoi tere jeten e tij ardhmerise se saj dhe ka nje merite te vecante ne
futjen e Kosoves ne orientimin e saj drejt pavaresise. Ibrahim Rugova
misheronte cilesite me te vyera te popullit te tij. Mencuria dhe urtesia e tij u
bene simbol i rezistences paqesore - nje etape qe do te mbetet e pashlyeshme ne
historine e Kosoves. Rezistenca paqesore, lufta clirimtare dhe sakrificat e
popullit, prodhuan Kosoven e sotme, nje vend qe po shkon drejt pavaresise, si
nje shtet demokratik dhe europian.
Ne keto momente te dhimbjes se madhe, humbja e Ibrahim Rugoves - Ikones se
Shenjte te Kosoves Martire - perben nje apel per popullin dhe klasen politike
te saj, per te qene me te bashkuar se kurre, ne emer te idealeve te medha, te
cilave Ai u kushtoi gjithe jeten. Edhe nje here, me pikellim dhe nderim te
veçante, “Lidhja Qeparotese ne Bote”i shpreh ngushellimet me te thella
familjes, popullit dhe qeverise se Kosoves. Emri, vepra dhe kauza per te cilen
luftoi e punoi Ibrahim Rugova, nuk do te vdesin kurre !
Nga Stafi Drejtues i “Lidhjes Qeparotese ne Bote”
( 22 Janar 2006 )

Përgjigjja 3 · 2006-01-23

NGUSHELLIM

Ashtu si per mbare shqiptaret kudo ne bote,vdekja e parakoheshmme e Ibrahim Rugoves
eshtë një ngjarje e hidhur dhe mjaft tronditese edhe per mua.Udheheqesi i Kosoves,
i cili luftoi gjer ne fund per liri e pavaresi, do te të kujtohet për shumë
gjëra e mbi te gjitha sepse ishte presidenti i parë i saj,njeriu qe ja kushtoi
jeten asaj,luftetari dhe misionari i vendosur i Lirise.Për mua si qytetar i
thjeshte,dhimbja per humbjen e tij ne keto momente teper delikate per te ardhmen e
shqiptareve,eshte e veçantë dhe padyshim edhe shqetesuese. Ibrahim Rugova ishte
dhe do te mbetet nje personalitet i shquar me permasa boterore.Pavaresisht nga
humbja e tij,ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për
Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar.Nderkohe,shpreh urimin se klasa
politike e Kosovës,në këtë vit historik ku mungesa e tij do të ndihet aq
shumë,do te tregohet me e mençur se kurre dhe ka per t'a kthyer emrin e Ibrahim
Rugoves,idealin,veprën dhe urtësinë e tij,në nje energji të madhe pozitive për
Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen,duke çuar gjer ne fund amanetin e
tij - PAVARESINE e Kosoves.Me kete rast,ne menyre teper modeste e si
bashkeatdhetar,kam nderin e madh t'i percjell me perulje e devocion,familjes,gjithe
vellezeerve kosovare si edhe Lidhjes Demokratike te Kosoves,ngushellimet e mia te
ndjera e teper te sinqerta !

Vasil QESARI
Bordeaux - France
21 janar 2006

Përgjigjja 4 · 2006-01-23

Vdekja e parakohshme e Presidentit Ibrahim Rugova eshte nje humbje e madhe
dhe dhimbje e thelle jo vetem per popullin e vuajtur te Kososves, por per
gjithe Kombin Shqiptar.
Ibrahim Rugova nuk duhet te vdiste ne kete kohe kaq kritike per Kososven
martire dhe popullin e saj, ne kete kohe kaq te rendesishme per te ardhmen e
Kosoves, per pavaresine e saj.
Shpirti i Rugoves do te prehet ne paqe, sepse edhe Ai vete, jeten e tij ia
kushtoi paqes se Kosoves deri ne momentet e fundit te jetes se tij.
Presidenti i ardhshem i Kosoves dhe gjithe klasa politike e saj kane c'te
mesojne shume nga pjekuria e tij politike.
Dhimbjes se thelle te Kombit Shqiptar per humbjen e Rugoves i bashkohet edhe
dhimbja ime qe po jetojme keto dite.
Ibrahim Rugova vdiq kur nuk duhet te vdiste, duke lene gjurme dhe emer te
ndritur ne Historine e Kososves dhe mbare kombit tone.
Le te prehet ne paqe shpirti tij.

Pierre-Pandeli Simsia

Përgjigjja 5 · 2006-01-23

Te dashur bashkatdhetare!

Me dhimbje te thelle morem vesh vdekjen e presidentit te Kosoves martire,
Z.Ibrahim Rugova.
Ai ishte nje president me vizion erudit, nje president i respektuar ne Perendim
dhe nga populli i vet qe e zgjodhi. Me nje urtesi dhe mencuri qe e karakterizonte
fal natyres se tij dhe kultures qe kishte, diti ta udhehiqte popullin e vet te
roberuar nga genocidi serb.
Komunikimi i tij i qete dhe me kulture, ku dihet ne sa universitete perendimore
eshte vleresuar dhe eshte bere anetar nderi, flasin qarte per kete president
karizmatik dhe me plot gojen themi: se eshte emblema e udheheqjes popullore
Kosovare.
Ai ne bashkepunim me udheheqesit e tjere kosovare dhe me popullin e tij po e conin
Kosoven drejt Pavaresise se shumepritur.
Nepermjet rruges dipllomatike dhe debatit me kulture, arriti te kete nje
bashkepunim te mire si ne qarqet politike te Kosoves ashtu dhe ne qarqet politike
perendimore dhe te botes.
Lutemi per shpirtin e tij te prehet ne paqe, dhe ardhte sa me shpejt Pavaresia e
Kosoves, endrra e Tij dhe e gjithe shqiptareve ne te gjithe boten.
Kozeta dhe Qemal Zylo, New York

Përgjigjja 6 · 2006-01-23

Nazo Veliu - Bronx, New York, SHBA

Si per te gjithe shqiptaret edhe per mua vajzen came vdekja e te madhit Ibrahim
Rugova eshte nje humbje e madhe. Kurajoja dhe forca e shpirtit te Tij per te
mposhtur murtajen serbe do te mbetet nje drite e ndezur, e cila do te ndricoje
rrugen ne te cilen duhet te ecim per te realizuar endrren shekullore, PAVARESINE E
KOSOVES. U PREFTE NE PAQE SHPIRTI I TIJ.
Dhimbjen jam munduar ta shpreh ne vargje, jo duke qare, sepse trimat nuk qahen,
Atyre u thuren hymne. Nuk di se sa me vlere do t'ju duken keto pak rreshta. Nese i
shihni me vlere nepermjet gazetes Bota Sot apo dhe gazetave te tjera shqiptare me
te cilat Ju kontaktoni mund t'i shprehni ngushellimet e mia LDK ne Kosove, Deges
se saj ne SHBA, familjes Rugova si dhe cdo shqiptari qe e ndjen veten te tille. I
PERJETSHEM KUJTIMI I TIJ.

Përgjigjja 7 · 2006-01-23

Kosova fitoi perjetesisht simbolin e saj.


Ibrahim Rugova nderroi jete. Ky lajm ishte shokues per shqiptaret, te cilet nuk
mund ta kuptojne Kosoven pa Te dhe per nje moment u ndjene vetmitare.
Si neper legjenda njerezit u ngujuan neper kullat e tyre me njeri-tjetrin per tu
ndjere disi me te sigurte. Kundershtaret e Tij u ndien te varfer dje. Ibrahim
Rugova nderroi jete pa negocuar per Pamvaresine e Kosoves te cilen Ai e shpalli qe
ne vitin 1990-te.
Kosova kishte nevoje per Heroin e vet dhe e fitoi dje. Qyterimi prendimor fitoi
nje simbol te ri.Rugova iku fizikisht dhe u ngulit perjetesisht ne Historine e
Shtetit te Kosoves si hero kombetar. Perkrah Gjergj Kastriotit ne qender te
Prishtines se shpejti do te qendroje edhe nje bust tjeter rojtar i idealit te nje
Kosove te lire, busti i atij qe mbeti Babai i Shtetit te Kosoves, sot e mijera
vjet.

Përgjigjja 8 · 2006-01-23

SHQKVZ "VITIA"
SHOQATA E QYTETARËVE TË KOMUNËS SË VITISË QË JETOJNË NË ZVICËR

*****

Familjes Rugova,Kryetarit te Kuvendit te Kosovës, z. Nexhat
Daci,Kryeministrit te Qeverise se Kosovës z. Bajram Kosumi,Kryesisë se
Lidhjes Demokratike te Kosovës, Qytetareve te Kosovës

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje dhe pikëllim morëm lajmin për vdekjen e kryetarit te Kosovës,
Zotit Ibrahim Rugova.



Bashkqytetarët tanë qe jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, me pikëllim të thellë
morrën lajmin për vdekjen e Presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova .

Durimi, Urtësia, Intelekti, Vendoshmëria ... i rezervuan vend të madh Dr.
Ibrahim Rugovës në Historin tonë Kombëtare nga e cila nuk do të del kurrë.



Bashkqytetarët e Komunës së Vitisë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, i
shprehin ngushëllime të sinqerta: Familjes Rugova, Parlamentit të Kosovës,
Qeveris së Kosovës, dhe mbar popullit Shqipëtarë.



Shpirti i Dr. Ibrahim Rugovës pushoft në paqë.

I leht i qoft dheu i Kosovës



Kryesia e SHQKVZ

Gjenevë, 22 Janar 2006

Përgjigjja 9 · 2006-01-24

Si me rugoven si pa të nuk ka ndrishim.do vezhdojn avazet e vjetra anti-shqiptare serbi-Unmki.
Mos e qani kot se ai e meritoj ndrishe sic veproi Avni treimi.
Por Roft Zoti ai e luajti rolin e Avni Rustemit. e beri atentat dhe ua thau pështimen nderkombtarve sepse nuk mundi ky pinjoll titist që kishin ivestur shum,u humbi.prandaj Roft Zoti me madhsin e vet.

Përgjigjja 10 · 2006-01-25

Ti more i ndyrë që vjedhë pseudonimet e hueja (Ballisti 007), je një klysh shkine apo bugareje, nuk ke dy koqe mend ne kokë, ty te vie rradha te thuash diqka per Rugoven apo A.Rrustemin?! Sa bejne 8 x 7, e din? nuk e din pra i biri shkines. Ik more shkerdhat se akoma nuk din ta shkruash alfabetin shqip, ke ngelur me ciriliken e "bugarit". mbushu debil....

Përgjigjja 11 · 2006-01-25

Te tronditur thelle, te shtunen ne mesdite, u desh t` u transmetojme degjuesve tane lajmin e kobshem për ndërrim jete të presidentit të nderuar Dr. Ibrahim Rugoves , arkitektit të shtetit modern të Kosoves.

Shpirti human dhe paqesor i tije, vizionet e kjarta dhe strategjia e nje burreshteti te pazevendesueshem, na ben krenare qe e patem, por kjo na i shton edhe me shume dhimbjet dhe na pikellon thelle.

Per ket humbje te madhe, shprehim ngushellime te sinqerta familjes se Zotit Ibrahim Rugova si dhe te gjith shqiptareve kudo qe jane.

Zoti ia befte te lehte token e Kosoves martire Presidentit Ibrahim Rugova.


Redaksia e Radio Focusit - Tetovë

Përgjigjja 12 · 2006-01-25

Kosova dhe mbarë shqiptaria me dhembje te madhe ppo kalojn këto ditë pikëllimi për vdekjen e Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ata po i bëjnë homazhet më dinjitoze që kanë mund të bëhen ndonjëhere.Ata e respektuan dhe e respektojn vepren e tij. Një botë e tere e njohu këtë burrshteti të kalibrit botror.
Por ka disa qakenjë si puna e këtij Ballisto 007 që edhe në ditë zie vjellin helm. Ju lutem pritni së paku gjer sa të vorroset ky kolos, e pastaj vazhdoni me te juajen siqë keni bere edhe sa ishte gjallë.
Pushoni së paku këto ditë, për hirë te familjes së tij, për hirë të atyre që ndjejn dhembje, për hirë të atyre që po i bëjn homazhe përkunder motit të ftohtë dhe acarit duke pritur në rend. Janë shqiptar të gjithë ata, janë vëllezrit dhe motrat tona,janë nenat dhe baballaret ton, janë fëmijët ton ata.
Së paku në raste mordje/është në traditen e shqiptarit të hesht.
E ti që identifikohesh me emër Ballisti, nëse je shqiptar dhe ke gjak atehere skuqu për atë që shkruan, e nese je anemik(i pagjak) atëhere së paku zverdhu.

Përgjigjja 13 · 2006-01-25

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan
"Nga Madisoni-Wisconsin"

Familjes Rugova dhe Institucioneve Shtetrore Te Kosoves
Data: 24 Janar, 2006

Me dhembje te madhe dhe pikellim morem lajmin per umbjen e prijesit,
strategut dhe humanistit tone te dashur, Presidentit te Kosoves,
Prof.Dr.Ibrahim Rugova.
Ne shqiptaret ne diaspor,perher ishim e do te jemi krenar qe patem
nje lider te tille, i cili me menquri dhe urtesi na udheheqi ne periudhen me
te veshtire te historise sone.
Personaliteti i Tij dhe respekti ndaj Tijne ne gjithe boten, edhe
neve ne diaspor, na mundesoj qe te kyqemi ne rrjedhat demokratike te vendeve
ku jetojme dhe veprojme.
Vizioni i Tij per nje Kosove te lire, demokratike e te pavarur, ishte
dhe do te mbetet udherrefim per te gjithe ne.



Kryetari i Kryesise se Komunitetit

ecc. Musli Krasniqi


Komuniteti Shqiptaro-Amerikan
"Nga Madisoni-Wisconsin"

Familjes Rugova dhe
Institucioneve Shtetrore
Te
Kosoves
Data: 24 Janar, 2006

Me dhembje te madhe dhe pikellim morem lajmin per umbjen e prijesit,
strategut dhe humanistit tone te dashur, Presidentit te Kosoves,
Prof.Dr.Ibrahim Rugova.
Ne shqiptaret ne diaspor,perher ishim e do te jemi krenar qe patem
nje lider te tille, i cili me menquri dhe urtesi na udheheqi ne periudhen me
te veshtire te historise sone.
Personaliteti i Tij dhe respekti ndaj Tijne ne gjithe boten, edhe
neve ne diaspor, na mundesoj qe te kyqemi ne rrjedhat demokratike te vendeve
ku jetojme dhe veprojme.
Vizioni i Tij per nje Kosove te lire, demokratike e te pavarur, ishte
dhe do te mbetet udherrefim per te gjithe ne.



Kryetari i Kryesise se Komunitetit

ecc. Musli Krasniqi

Përgjigjja 14 · 2006-01-25

Humbja e presidentit Rugova eshte nje dhimbje e madhe per mbare shqiptaret e gjithe
Shqiperine, jo vetem per Kosoven.
Kosova dhe Shqiperia jane gjymtyre te nje trupi dhe se jane te ndara. Forcimi i
njres sjell shendet dhe ke tjetra. Presidenti Rugova pa diskutim qe qe lideri dhe
politikani me i kompletuar shqiptar, asnje ekzistues nuk jane ne nivelin e tij.
Eshte e dhimbshme te flitet per te ne te kaluaren, ndoshta eshte dhe gabim, me vjen
te flas ne te tanishmen se eshte i gjalle ne zemrat tona.
Per te miren e kombit tone ai duhet te jetonte gjate, iku ne nje moshe te re,
shpresojme qe shpirti i tij te drejtoj liderit e rinj, shembulli i tij t'i udheheqe
me urtesi ne keto momente mjaft delikate ne jeten e Kosoves.
Kjo humbje eshte me te vertete nje fatkeqesi per popullin tone dhe nje dhimbje qe
nje figure kaq delikate, ne sensin e kalses, intelektuale, e urte, e matur nnuk do
jete me, ne nje moment qe kemi aq shume nevoje. Dhemb, por duhet pohuar se nuk kemi
shume burra si presidenti Rugova dhe largimi i tij prej botes tone njeerezore na
varferon pa mase.
Kjo dhimbje eshte dhe nje fare egoizmi, se ne humbem nje figure, por dhemb dhe jeta
e tij, familja e tij njerezit e tij te dashur qe kane humbur te dashurin e tyre.
Ngushullime familjes se tij, miqve te tij, popullit te Kosoves dhe gjithe shqiptareve.
Pushofte ne paqe shpirti i tij, Zoti i dhente force familjes se tij.
Zoti qe e mori vent doren e tij paqesore mbi popullin e Kosoves dhe mbare Shqiperine.
Nirvana

Përgjigjja 15 · 2006-01-25

Ngushllime te gjitheve per vdekjen e Pjeter Uke Rugoves.
Padyshim qe ky Pjeter Rugova ishte nje FIGURE e RRALLË e Historise
Shqiptare.Vdekja e tij e Pritur ka tronditur te gjithe
Ballkanin(Greqine,Bullgarine=Maqedonine,Serbine,Shqiperine veriore),nje pjese te
Evropes(Francen dhe Italine) dhe 3/4 e Azise(Rusine +++)
Shqiptaret,kudo qe jane duhet te ndihen Fatlumë qe ky ishte nje FIGURE e
RRALLE,nje burre SHTETI i RRALLE,me nje DIPLOMACI te HOLLE dhe ELASTIKE,i
shquar,bile me i shquari i TRi decenieve te fundit(per trathtine e tij)nder
shqiptaret.
Qe mky ishte i RRALLE ketu u vertetua qarte se qe nga 1920(ESAT PASHAIN) e gjer me
sot nuk kemi patur nje te rangut te tille(Fadil Hoxha,Ali shukrija,Sinan
Hasani...kane qene amatere afer ketij)
Te gjitha Repartet USHTARAKE te ARMIQVE te SHQIPTAREVE i kane ulur FLAMUJT e tyre
ne GJYSEMSHTIZE...!
Ky ishte PATRIOTI me i MADH ROMAK-GREK -SLLAV!
Per Fat te mire...Zoti nuk ia dha mundesine te Punoje me shume per TA!

Përgjigjja 16 · 2006-01-25

Shefqet Dibrani

NËNDEGA E LDK-SË NË ST.GALLEN HAP LIBRIN E ZISË NË NDERIM TË PRESIDENTIT
RUGOVA

St.Gallen, 24 janar 2006- Nëndega e LDK-së në St. Gallen të Zvicrës do të
hap një Libër Zie në nderim të kryetari të LDK-së dhe Presidentit të Kosovës
dr.Ibrahim Rugova.
Kryesia e nëndegës së LDK-së në St.Gallen i shpreh ngushëllimet e veta
familjes Rugova, kryesisë së LDK-së, Presidencës dhe institucioneve të
Kosovës. Në shenjë dhembje dhe përkujtimi kjo nëndegë do të hap Librin e
Zisë në të cilën mund të nënshkruhen të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në
këtë qytet dhe rrethinë. me familjarët, të afërmit, miqtë e bashkëpunëtorët
e Presidentit Ibrahim Rugova". Libri i Zisë do të jetë i hapur më 28 dhe 29
janar nga ora 9:00 – 19:00 në Klubin Shqiptar “Gjergj Kastrioti,
Geltenwilenstr.23, 9000 St.Gallen. Tel. 071 223 70 98



Nga Kryesia e Nëndegës së LDK-së

në St.Gallen - Zvicër

Përgjigjja 17 · 2006-01-25

Do lirohet shlivovoca...shkijet mban zi se u ka humb një konzumator...!

Përgjigjja 18 · 2006-01-25

Ngushëllime te sinqerta familjes, dhe popullit shqiptar per humbjen e presidentit
Dr. Ibrahim Rugova
Kjo dhimbje eshte e madhe per Kosovën dhe tërë trevat tona shqiptare
shpirti i tij shkofte në paqe

Me Respekt Flora Shala Ameti dhe familja e saj Suedi


Flora Shala Ameti

Përgjigjja 19 · 2006-01-25

IBRAHIM RUGOVA

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.

U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim mbi supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.

Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.

Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.

Simboli I bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr I rrallë,
Globi I botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.

Këze (Kozeta) Zylo, Manhattan, NY
22 Janar, 2006

Përgjigjja 20 · 2006-01-25

Te dashur miq,

MJAFT! London Club shpreh hidherimin e madh per humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova.
Ngushellime te sinqerta familjes dhe popullit te cilit ai i sherbeu gjate gjithe
jetes se tij.
Lutemi dhe shpresojme qe populli i Kosoves te qendroje i bashkuar duke treguar pjekuri
dhe kulture demokratike ne realizimin e endrres se madhe te Presidentit Rugova,
pavaresine e Kosoves.

Per lexuesit qe jetojne ne Angli, ju njoftojme se ne Londer ka nisur hapja e librit
te ngushellimeve per ata qe deshirojne te shprehin nderimet dhe respektin per
Presidentin Rugova.
Ky liber zije do te jete i hapur nga e hena, date 23 deri te premten me 27 Janar ne
bar-restorantin Koha ne 11 St. Martin's Court,
Leicester Square, London WC2N 4AJ, duke filluar c'do dite prej ores 11:30 deri ne
18:00.

Ne keto momente te veshtira qendrojme afer vellezerve tane ne Kosove.

Pershendetje te perzemerta,
________________________
Ralf Gjoni
MJAFT! London Club
PO Box 5037
London, W1A 7XS
United Kingdom

Tel: +44 (0)7910-314694
Email: [adresë e fshehur]
Web: www.mjaft.org

Përgjigjja 21 · 2006-01-26

TELEGRAM PËRKRAHJEJE

Statuti i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, parasheh që statusin e dëshmorit mund ta marrin vetëm ata që kanë rënë gjatë luftës së UÇK-së dhe ata që kanë vdekur një vit pas përfundimit të luftës si pasojë e plagëve të marra.
KJO TANI ËSHTË E VËRTETË DHE OVLUÇK-KA VEPRUAR SIPAS LIGJIT.

I LUMTE!

NË KËTË SITUATE QË E KA QITUR NË SHESH TË VËRTETËN MADHËSHTORE TË SIMBOLIT FENOMENAL, ADEM JASHARI DHE TË SIMBOLIT TË PËRÇARJES KOMBËTARE, FIGURËS MË KOMIKOTRAGJIKE TË FALSIT KUR DISA "MENDJEHOLLË" PO GABOJNË RËNDË DUKE E QUAJTUR IBRAHIM RUGOVËN I SHENJTË!!!
Ne, një grup mërgimtarësh nga vende e ndryshme të Evropës, deklarohemi në përkrahje dhe solidarizim të thellë me reagimin e OVLUÇK-së, kundër vendimit të këshillit të varrimit që trupi i Ibrahim Rugovës të pushojë në varrezat e dëshmorëve pranë ushtarëve të UÇK-së, në Velani.
Të revoltuar, vendosim të bëjmë këtë:
REAGIM
Varrosja e Ibrahim Rugovës është provokimi më i rëndë, fyerja më e madhe që mund t’u bëhet DËSHMORËVE TË LIRISË nga ana e “institucioneve” dekorative kukulla të Kosovës.
Ata që e mitizojnë verbërisht pa asnjë arsye personalitetin e Ibrahim Rugovës, harrojnë qëllimisht dhe se marrin parasysh rolin tejet negativ dhe sjelljet e tij që shpesh shpienin në tradhti të rënda kombëtare të këtij politikani.
Ibrahim Rugova kurrë nuk mund të krahasohet me Gjergj Kastriotin, Isa Buletinin as me Adem Jasharin dhe me dëshmorët të tjerë që ranë për atdheun tonë të dashur.
Ai nuk ka kontribuar aspak në luftën çlirimtare, bile çlirimtarëve u ka vënë etiketa të rënda anatemuese dhe e ka sabotuar rëndë këtë luftë, herë nga Beogradi, herë nga Gjermania e herë nga Roma.
Politika e tij pacifiste, në kushtet e shtypjes dhe kolonizimit serb ka qenë një aprovim e gjithë politikës djallëzore diskriminuese dhe asimiluese të Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Për këto arsye ai nuk duhet të varroset atje ku trupat e shenjta të dëshmorëve gjejnë prehjen e përhershme, sepse kjo është tradhti kombëtare që rrallë mund të harrohet apo të falet.
Por, vërtetë, jetojmë kohëra të këqia si ato të shekullit të kaluar kur atdhetari Avni Rrustemi shtriu përdhe tradhtarin Esat Toptanin - babain shpirtëror të Ibrahim Rugovës.
Por analogjia qëndron përherë.
Vetëm se rolin e Avniut tash e luajti nëna Natyrë, pasi që as ajo s'mundi më shumë ta duronte kundërmimin politik të paralajmërimit për nënshkrimin e një tradhtie të re, përmes “negociatave” të tipit Rambuje për vendosjen e statusit të Kosovës si “shtet të pavarur”, me kokën nën Serbi.
Ka edhe shumë analogji të tjera.
Ashtu si për Esat Pashën, të cilin të huajt e qanë, u përqyrren dhe vunë kujën edhe për Ibrahim Rugovën, u alarmuan aq shume sa edhe OSBE-ja dhe NATO-ja, mbajtën mbledhje urgjente brenda disa orësh pas vdekjes se tij! (Ku thanë se i ndjeri ishte lider i vlerësuar lart nga Perëndim!...
Ç’hipokrizi!...
Po të ishte ashtu pse kurrë nuk e vlerësuan si kryetar të shtetit të Pavarur të Kosovës?...)
Kulti i personalitetit duhet t’i takojë të së kaluarës së murgët të jugosllavizmit titist, kur “baballarëve të federatës” u ngritin homazhe tejet joracionale nga ana e puthadorëve të tyre shqipfolës.
Çfarë propagande djallëzore po bëhet duke e hiporbolizuar e hyjnizuar emrin e tij vetëm me qëllimin që të eklipsohet lufta çlirimtare për ta pasur shumë më të lehtë zgjedhjen e presidentit nga krahu i tyre pacifist e pastaj për të shfrytëzuar edhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare!! !
Duke e bërë këtë propogandë të tejskajshme, qarqet e huaja antishqiptare po e parapërgadisin terrenin që popullit të Kosovës t´ia mohojnë të drejtën legjitime të popujve për VETËVENDOSJE.

Nuk po e shikoni ju, o politikanë shqipfolës (të edukuar në ideologjinë cinike dhe fashiste më të errët të titizmit), që të gjitha vlerat pozitive të luftës çlirimtare po i atribuohen këtij njeriu kur e gjithë bota mbarë i njeh qëndrimet e tij mjeruese, disfatiste, kur të gjithë shqiptarët e njohin pozitën dezertuese para, gjatë dhe pas luftës?
A është normale që për të të mbahen 15 ditë zie, kur për të gjithë dëshmorët e Kosovës dhe më tutje nuk u mbajt as së paku një ditë zie në hapësirat shqiptare?!!!
Por mos harroni një gjë se të gjitha këto atribute dhe hyjnizime një ditë do ta ç'vlerësojnë së tepërmi figurën e tij e cila do të transformohet në një shëmbëlltyrë të urryer.

Reagojnë:

Ramadan Kurtaj, veprimtar
Vezire Kurtaj
Mona Agrigoroaiei
Naser Hyseni, ish-ushtar i UÇK-së
Avdi Sherifi, ish-ushtar i UÇK-së
Liman Rusemi, ish-ushtar i UÇK-së
Azem Musliu, ish-ushtar i UÇK-së
Fadil Shyti, veprimtar politik i UÇK-së
Mevlude Shyti
Azem Musliu, ish-ushtar i UÇK-së
Bekim Avdiu, ish-ushtar i UÇK-së
Xhemil Zeqiri
Nisret Ahmeti
Saimir Nikçi
Sahit Shabani
Beqir Elshani, analist
Enver Hyseni
Abdyl Hoxhaj
Ramë Selimi
Faxhir Asipi
Andrim Zeqiri
Avdi Serveti
Arbnora Serveti
Agim Shasivari
Servet Zeqiri
Sabrije Jonuzi
Ardit Xhemaili
Fatmir Jonuzi
Ismet Xhemaili
Saimir Nikqi
Ali Malokaj, ish-ushtar i UÇK-së
Shake Malokaj
Premtim Malokaj
Rreze Malokaj
Xhevahire Ademaj-Nikqi
Ideal Nikqi
Shqipërim Nikqi
Osman Gashi
Teuta Gashi
Ujkan Nikqi, ish-ushtar i UÇK-së
Rrustem Nikqi
Shkurte Nikqi
Flora Nikqi
Betim Nikqi
Haki Nikqi
Majlinda Nikqi
Sokol Ademaj
Kujtim Ademaj
Fatmire Ademaj
Mustaf Ademaj
Drita Ademaj
Kosovare Ademaj
Fatmire Ademaj
Nora Nikqi
Besjana Nikqi
Blerat Nikqi
Musa Ahmeti, ish-ushtar i UÇK-së
Adnan Ahmeti
Valon Ahmeti
Rifadije Ahmeti
Besnik Lajqi, ish-ushtar i UÇK-së
Ganimete Asllani
Ramë Mujaj
Blerim Mujaj
Kushtrim Mujaj
Drilon Mujaj
Merita Mujaj
Elhami Kastrati
Mevlyde Kastrati
Avni Kastrati
Ilmije Kastrati
Jeton Kastrati
Alban Kastrati
Egzon Kastrati
Tahir Nikqi
Xhemile Nikqi
Shkurte Nikqi
Servete Nikqi
Cenë Kelmendi
Shkëlzen Kelmendi
Valdet Mustafa, ish-ushtar i UÇK-së
Xhevdet Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së
Xhevat Kelmendi
Ganimete Kelmendi
Violeta Kelmendi
Xhemë Malokaj
Aurora Malokaj
Nexhmedin Krasniqi dhe
Afërdita Krasniqi

Evropë, 25 Janar 2006

Përgjigjja 22 · 2006-01-26

| | | Indbakke


Letërnjoftimi Artificial i Kosovës



Vdekja qe na kthen 100 vjet ,mbrapa, kanë kaluar kohërat e baballarëve të kombit !!

Astrit Gashi

Helsinki- 24 janar


äKu mbeti letërnjoftimi i Kosovës i bronzuar në plagët e invalidve të luftës së UÇK-së,që sot në këtë acar kanë edhe dhimbjen e plagëve të tyre por me siguri edhe mëshirën ndaj kryetarit të ndjerë ,por me një kusht që mos ti provokon kush nga të gjallët,në emër të demokracisë. Të gjitha mediat ne Kosove raportojne thuaje se u bë kjameti, thua se vdiq edhe Kosova, tamam si në kohën e vdekjes së Enverit dhe të Titos.Unë së paku nuk shof asnjë ndryshim,nga ajo kohë. Thirret për unitet ,që të jetsohet amaneti i njeriut që nuk krijoi asnjëher këtë unitet në mes të popullit.Unë do përmend vetëm disa fakte për këte:Ai nuk vizitoi asnjëherë Prekazin legjendar, simbolin e pavarësisë, simbolin e krijimit të institucionit në të cilin e vuri prapanicën,me votën e qytetarëve të manipuluar, sikur të ishte pasuri i prindëve të tijë.Ai tentoi dhe punoi me tërë forcën që kishte për ndarjen e dëshmorëve të kombit,duke i potencua disa,nga të tjerët.Ai nuk bëri asgjë bash asgjë për familjet e masakruara nga makineria serbe si në Reqak, Izbicë,Obri etj.

Me 24 janar shumë qytetar të ngrire prisni për ti bere homazhe personit të ndier ne hollin e Kuvendit të Kosovës, por per çudi asnjeri nuk ndalej para mjera fotografive të personave të zhdukur qe i kishin para syve. A thua fotot e tyre tani peshperiteshin fjalen "Kosovë haram të qofte gjaku im" disa muaje me pare pikrisht ne këte vend fshihen trotuaret me trupat e Nënlokeve sypërlotura dhe zemërdjegura, qe kerkonin te dini per bijet e tyre por ato moren diqka tjetër!! Duke i rrahur dhe zvarritur i huji drejt autoburgjeve, të dreqit dhe të birit vetem e vetem qe kekoni te dije diqka me shume per bijët e tyre. Ende kujtoj skena të trishtueshme, shqelmimet nga qizmja e huaj edhe të fëmijëve bonjak, me fotot e prindërve të masakruar nga hasmi në duart e tyre të vogëla, të njomura në vazhdimësi nga lotët që rrjedhin nga sytë e tyre plotë etëje për dashuri dhe përkujdesje prindore e cila u mungon që plotë disa vite.

Vetëm änë vendet zululu aty ku udheheqesi konsiderohet kultë shpallen 15 ditë zie dhe kjo fushatë bijë ne kundershtim me boten demokratike por ne vazhdojme te luajme me skenare të huaja. Ja pra se ne kete skenar janë përzir shumë skenaristë jep me kuptuar fakti atehere kur këshilli i varrimit diten e parë shpall 5 ditë zie dhe të nesermen kur i futen hundet dhe të huajë dhe shebimet tjera u ndryshua koha e zisë në 15 ditë.

äEdhe tentimi për ta vorrosur Rugoven në varrezat e deshmorve, që vetë per se gjalli Gandisti europian i ka qujtur terorist, dhe ka ftuar interpolin ti asgjesoj, dhe tani po na paska lënë amanet të hyn ne mes të deshmorve dhe bile me ate flamurin e tijë që ditë më parë u flakë ne mes të Prishtinës nga deshmorët e gjallë të UQK-së. Konsideroj se ky aktë mund të jetë si ftesë për prishje të kesaj cermoni të varrimit, dhe mund te krijon një gjendeje të rremujës civile.
Thënë të drejtën z.Rugova si kryetar të Republikës së Kosovës,neni 108 i kushtetutës së Kaçanikut ,në rrethana lufte e obligonte që ta"shpallë mobilizimin e përgjithshëm"si dhe" të udhëheq rezistencën popullore",mirëpo ai këtë nuk e bëri,dhe për më keq ky njeri u bë penges dhe i dëmshëm për organizimin e mirëfillt të luftës çlirimtare.Te gjithë neve na kujtohen deklaratat e tija anti-UÇK,duke e cilësuar atë si" "krijesë e shërbimeve serbe",ndërsa drejtuesit e saj i quante"individ të frustruar"…!!! Dhe tani kekon te jete ne mesin e tyre!!?

Rugova asnjher nuk ka qene faktor uniteti ai änuk e njohu UÇK-në. Bëri zgjedhje të "lira" ,derisa në gjysmen e Kosovës bëhej luftë. Bëri marveshjen për arsim atëher kur fëmijet masakroheshin e helmoheshin neper shkolla. Nuk e njohu marveshjen e QPK-së, që vetë e nënshkroi në Ramëbuje. Nxori një flamur dhe himin partiak. E qka nuk bëri ...
äSjelljet dhe veprimet dyfytyrëshe të këtyre subjekteve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe kesja radhe me bekimin e mediave e përforcojnë konstatimin se në vend se të ndërmerrin veprime konkrete për shërimin, si të plagëve të vjetra dhe ashtu dhe ato të rejat, me të cilat është lodhur jo vetëm Kosova, por edhe i terë Ballkani, ato ndërmarrin veprime të cilat ndikojnë në përkeqësimin e tyre. Ato, për qellimet e caktuara të disa koalicioneve tradicionalisht prosllave, po e rrezikojnë jo vetëm regjionin e Ballkanit, por edhe terë Evropën Plakë.

Përgjigjja 23 · 2006-01-26

Dega e PDK-së për Zvicër: Varrimi i Rugovës në varrezat e dëshmorëve-provokim

Ta varrosësh pranë dëshmorëve të kombit atë që pikërisht këta dëshmorë i quante “dorë e zezë e Serbisë“ , apo “dorë e zgjatur e Arkanit”, dhe që kërkonte angazhim madje edhe të CIA-s për zbulimin e tyre, është pra më tepër se provokim. Prandaj të njëjtin shqetësim e ndjejmë edhe ne së bashku me këto familje, thuhet në reagimin e kryesisë së Degës të PDK-së për Zvicër

Përgjigjja 24 · 2006-01-26

Me nderime të larta ushtarake u varros kryetari Ibrahim Rugova

Prishtinë, 26 janar 2006

Me nderime të larta ushtarake dhe rite kombëtare, por jo edhe fetare, të enjten në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në prani të dhjetëra- mijëra qytetarëve nga e gjithë Kosova, u varros kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë të shtunën e kaluar në moshën 61-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Përgjigjja 25 · 2006-01-27

Mos u bëni qesharak pash at Zot! Bëhen tri apo kater familje dhe mendojnë ta sfidojnë gjithë popullin shqiptar të të gjitha trojeve etnike të cilët e nderuan sot Presidentin aty ku ishin; ushtaret ne kazerme, peshkataret ne port, udhetaret ne rruge, studentet ne akademi dhe kudo aty ku u gjend shqiptar. Dhe kush do ta bëjë këtë disa "analist" dhe "diplomat" të vet-shpallur që vdesin për një grimë famë, por ja qe fama fitohet me punë e jo me "pordha te ftofta" ashtu siq qelbeni ju. Se kush ishte Presidenti ynë, atë e tregoi i mbarë populli gjatë gjithë kësaj jave, e çka ështe me rendesi se qka thonë një grup psikopatësh dhe disa viktima të tyre. Nuk e shkruaj këtë për juve, po per femijet tuaj qe i rradhitni nen "deklaratat" tuaja per te bere "kallaballak" nenshkrime; femijet mos i helmoni nese juve ju ka marrosur deshira per te dale ne faqe te parë te gazetes.

Lavdi atyre që kontribuan me zemer dhe mendje te pastër!
Poshtë tradhtarët dhe përqarësit e popullit!

Përgjigjja 26 · 2006-01-27

E di se jeni te papermirsueshem.Por nuk jeni me shume se sa lista ne te cilen vendosni emrat e jauj dhe te femijeve tuaj.Kur Nje milion shqiptar ne kosove ngriten ne kembe dhe bejn homazhe per Presidentin e Kosoves, ju mjeranet e paket aq sa jeni, mbani ne keso forumesh ligjerata te se kaluares.
Flisni per deshmoret sikur ata te ishin prone e juaja. Ata nuk jan vetem te nje grupi, cilidoqoft ai por te Kombit shqiptar.Dhe nese dikush neperkemb gjakun e tyre, emrin e tyre, jane disa qe thirren gjithmon vetem ne emer te deshmorve per qdo interes te ngusht te tyre. Sa te mjer dukeni keshtu kur ne qdo forum shieht emri i juaj duke mohuar qdo gje pa baze. Jeni nihilista te pa permirsueshem.

Përgjigjja 27 · 2006-01-29

per ata qe flasin gjysem shqip si keta ballisti 007 dhe gencim etj keta jane shkavella qe flasin shqip e dojne me na perqa por nuk do te kene suksese se i njofim dhe i dime mire se kush jane dhe shka kan bere per kosove.NGUSHELIME TE GJITHE KOMBIT SHQIPTARE PER HUMBJEN E BIRIT ME TE SHTREJTE TE KOSOVES TE SHEJTIN DR IBRAHIM RUGOVA.LAVDI KOSOVES QE E PATI I LEHTE I QOFTE DHEU I KOSOVES,ZOTI E BEKOFTE RUGOVEN ZOTI E BEKOFTE KOSOVEN DHE POPULLIN SHQIPTARE KUDO QE TE JETE.kurse per ata qe behen patriota me baterija u prefshin ne fere.DR IBRAHIM RUGOVA U PERCOLLE NGA 1 MILION NJEREZ PER NE BOTEN TJETER[e ketu ne kete bote jane disa autobusa njerez qe jetojne ne kete bote dhe ne kete web faqe dhe vjellin vnerese jane duke jetuar ne fere dhe edhe ne boten tjeter do ti prese edhe FERI MA I MADHE.

Përgjigjja 28 · 2006-01-30

O të njer mos e vajtonia ate shkelbas titiste se nanen nai ka kajt
ky titist i përbetuar,dhe pasojat jemi duke i par dhe do duken më së miari në kohen e afert

Përgjigjja 29 · 2006-01-31

Duke i falenderuar te gjithe ata qe na ngushelluan per humbjen e babait tone,po nis
dhe pershendetjen e Z.Vasil Qesarit derguar me kete rast.
Ju degjofshim ne gezime te gjitheve,qe me pranine tuaj,me telefona ,me mesazhe dhe
ndjenja te pastra e kujtoni babane tone dhe mesuesin e njeriun tuaj te respektuar,
me dhimbje.
Me respekte,
Eleonora,

Përgjigjja 30 · 2006-02-01

Ibrahim Rugova ishte kryetar i Kosoves, prijes legjendar. Ishte rruga qe con ne pavaresi, kryetar legjendar.
Kosova njihej , njihet dhe do te njihet nepermjet Rugoves.
E tash a mund te krahasohet nje shpifes, nje arogant si Xhemil Zeqiri apo Fadil Shyti apo Mona, etj.qe propagojne ide staliniste dhe legjenda Ibrahim Rugova??!!
O ju komunista qe ne numer nuk jeni as sa gishtat e njeres dore.. Koha enveriane , staliniste, ka perfunduar. Eshte koha e demokracise , prosperitetit. Eshte koha e Europes, e Europes se bashkuar.

Përgjigjja 31 · 2006-02-01

Gencian -ti shkruan se koha e enverizmit,stalinizmit,komunizmit mbaroi dhe eshtë koha e demokracisë.Por e ke haruar ta shënojsh se edhe koha e TITIZMIT mbaroi ku mbi gjysma e pupullit të Kosovës i ka shërby në mënyrë më idioteske dhe antikombtare.Mos vallë edhe ti ke qenë Titist i përbetuar që mbështetesh në kulte.Për fat të keq edhe Ibrahimi yt ka qenë antarë i devotshëm i LKJ.
PRANDAJ KOMUNIZMI SLLAVO-SHQIPTAR MORI FUND.AMIN

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.