DHJETORI I MBRAPSHTË I LETËRSISË
Beqir ELSHANI
DHJETORI I MBRAPSHTË I LETËRSISË
Qysh vitin e kaluar në Suedi doli romani ”Linda-som Linda mordet” (Linda-si
vrasje Linda) i shkrimtarit suedez, Leif GW Person, ku flitet për një grua
të re, e cila mbytet nga një kriminel. Ndërkohë që librat mbi vrasjen e
ministres së punëve të jashtme të Suedisë, Ana Lind, po shiteshin në të
gjitha libraritë, një dramaturg me kasketë pritej të vinte në Stokholm.
Tashmë e tërë bota e dinë se kush është fitues, jo i çmimit artistik të
Nobelit, por fitues i parave të mëdha, dhe ky është dramaturgu anglez,
Harold Pinter. Ngjarja të kujton filmin vestern ku hajnat e armatosur mbajnë
veshin në asfalt për të dëgjuar vrapimin e kuajve me karrocën postare.
Testamenti i kimistit dhe shpikësit suedez, Alfred Nobel, ishte që çmimi të
ndahet për meritat e punës në fizikë, kimi, mjekësi, dhe në letërsi
gjithashtu për kontributin në shërbim të paqes. Me përjashtim të shkencave
natyrore, letërsia është një shkencë shoqërore që i shërben paqes në botë.
Prandaj nuk mjafton që veprat e shkrimtarit të kenë vlerën artistike, por
duhet të kenë edhe frymën politike në shërbim të paqes në botë.
Pa dyshim se viteve të fundit Akademia Suedeze ka dështuar si në fushën
artistike, ashtu dhe në atë etike, e cila me ndarjen e çmimit Nobel i
befason shkrimtarët pasivë. E tillë ishte edhe nobelistja austriake e vitit
2004, Elfriede Jelinek, e cila për Pinterin thotë se është dramatik i
mrekullueshëm. Këtu duhet përmendur anekdota universale se sorra sorrës s’
ia nxjerr sytë, që do të thotë se shkrimtarët e një tarafi e mbrojnë
njëri-tjetrin. Në vazhdim vlen të shtohet se këtë radhë Akademia Suedeze nuk
e kishte aspak vështirë të përcaktonte kandidatin Harold Pinter, meqë
qëllimi ishte të propozojë një kandidat me synime kundëramerikane vetëm pse
mbrojti boshnjakët dhe shqiptarët në Ballkan. Prandaj serbët e Millosheviqit
që kanë djegur flamurin amerikan gjatë mbrojtjes humanitare në Bosnjë e
Hercegovinë dhe në Kosovë do ta djegin edhe flamurin suedez. Së paku për
nder të ministres së parë suedeze, Ana Lind, e cila në moshën më të mirë të
saj u shua nga dora e kriminelit me prejardhje serbe, nuk duhej ndarë çmimin
Nobel adhuruesit të Millosheviqit - Pinterit. Duket se akti i atentatorit
serb ka pasur efekt në politikën terroriste, me anën e së cilës ia ka shtuar
frikën diplomacisë evropiane.
Dikur çmimi Nobel kishte një respekt të madh, sot është politizuar, ngjashëm
siç po politizohet religjioni ortodoks që vihet në shërbim të kolonizimit të
Kosovës. Sipas teorisë së filozofisë e vërteta është e dobishëm për jetën
dhe e frytshme për shkencën, kurse e kundërta e së vërtetës është gënjeshtra
apo hipokrizia. Prandaj me shkronja transparente mund të thuhet së në
Komitetin e ndarjes së çmimit Nobel ka hyrë hipokrizia. Këtë e dëshmon edhe
dorëheqja e shkrimtarit suedez, Knut Ahnlund, prej së cilës praktikisht,
është e pamundur të largohesh nga Akademia Suedeze, sepse anëtarët zgjidhen
me mandat të përjetshëm. Ai kritikoi bashkëpunëtorët në Akademinë Suedeze,
të cilët vitin e kaluar çmimin Nobel ia ndanë shkrimtares austriake,
Elfriede Jelinek. Në vazhdim shtoi se anëtarët e Akademisë nuk ishin të
vetëdijshëm rreth agresivitetit politik të Pinterit. Kurse kritiku letrar
gjerman, Denis Scheck e quajti shpërblimin e Pinterit „fyerje për letërsinë
botërore“, i cili nuk la pa përmendur se ka pasur shumë shkrimtarë të tjerë
më të frytshëm që kanë merituar çmimin Nobel, por që janë dëshpëruar.
Duket se fituesi i fundit i çmimit Nobel, Pinteri, ka dalë si kali murrak
(angl. dark horse) dhe papritur është propozuar për çmimin Nobel. Prandaj
nobelisti i dhjetorit të fundit, Pinteri i emocionuar në komentin dhënë
Radio Suedisë tha se kurrë nuk kishte pritur që do të fitojë çmimin Nobel
dhe se është tronditur. Gjithashtu edhe boshnjakët, edhe shqiptarët që
luftojnë për liri, që kanë përjetuar torturat e fashizmit serb, që ende
kërkojnë të afërmit e tyre të vrarë dhe të zhdukur, që ëndërrojnë për një
paqe të qëndrueshëm janë tronditur kur kanë mësuar se pikërisht miku i
kryekriminelit serb, Harold Pinter, fitoi çmimin Nobel. Siç duket Akademia
Suedeze ia ka vështirësuar punët kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare,
Karla Del Ponte, e cila do të ballafaqohet me nobelistin britanik rreth
lirimit të Millosheviqit nga krimet e luftës në Ballkan.
Despoti Millosheviq nuk ishte armik i SHBA-së, përkundrazi ishte armik i
popujve të pambrojtur nga diplomacia evropiane dhe ndërkombëtare, në Bosnje
e Hercegovinë dhe në Kosovë. Ishte NATO që i mbrojti popujt e ndjekur drejt
zhdukjes së tyre, prandaj po të mos ndërhynin forcat ndërkombëtare të NATO-s
zor se do të mbetej ndonjë shqiptar dhe boshnjak në truallin e
ish-Jugosllavisë. Pinteri vazhdon me qëndrimin e tij kundërshqiptar, prandaj
është mbrojtës i zjarrtë i Millosheviqit, i cili për nga krimet njerëzore ia
kalon Anastazio Somozës në Nikaragua. Në TV-programin suedez, Pinteri i ka
përqeshur shqiptarët e Kosovës, kurse Tribunalin e Hagës e përshkruan si një
blof. Sa i përket Gjykatës së Hagës, të cilën e quan një blof, shihet se
Gjykata e Hagës ka marrë frikë nga kritika e Pinterit, ndaj i vërsulet edhe
çlirimtarëve shqiptarë, të cilët mbrojtën pragun e shtëpisë.
Pa dyshim se çmimi Nobel dhënë sektaristit të llastuar është rezervuar dhe
përpunuar me kohë dhe me qëllim të caktuar. Duket qartë se në këto rrethana
diplomatike me ndikim kundërshqiptar zor se mund të fitojë cilido shkrimtar
shqiptar me kapital të madh letrar, siç është shkrimtari i mirënjohur,
Ismail Kadare. Jo vetëm kaq, sepse ndarja e çmimit Nobel Pinterit do të
thotë se të gjithë shkrimtarët që synojnë të fitojnë këtë çmim ndërkombëtar
duhet të jenë kundërshtarë të popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi.
Këmbëngulja e Sllobodan Millosheviqit rreth sulmit në takimin e fundit me
zyrtarin amerikan, Riçard Hollbruk, të bën të dyshosh në Diplomacinë
Ndërkombëtare që Serbia nuk kishte fare frikë nga sulmi i forcave
paqeruajtëse të NATO-s. Koha po tregon se ish-kryetari serb vetëm fizikisht
gjendet në burgun e Hagës, kurse ana shpirtërore gjendet në Serbinë e tij,
ku diplomacia serbe vazhdon me politikën kolonialiste ndaj Kosovës.
Lojërat dhe hilet nuk i kanë hije Komitetit Ndërkombëtar për ndarjen e
çmimit Nobel, sepse fyhen më të mirët e të mirëve të artit dhe letërsisë në
botë; fyhet etika ndërkombëtare. Fyhet krijimtaria artistike e krijuesve,
siç shkruan romantiku francez, Viktor Hygo: “Deti është i thellë, por më i
thellë se deti është qiell, dhe më i thellë se qielli është shpirti i
njeriut.” Pa dyshim se këtu çmimi Nobel, të cilën në shërbim të njerëzimit
dhe shkencës e themeloi kimisti dhe shpikësi, Alfred Nobel, po dhunohet,
ngjashëm siç po dhunohet një vashë e bukur; ngjashëm siç po helmohet deti
dhe qielli nga mjetet radioaktive, po ndotet thellësia e shpirtit të artit
dhe letërsisë në botë. Prandaj me të drejtë dyshohet se në Fondacionin e
çmimit Nobel kanë depërtuar elementet e politikës terroriste. Kjo do të
thotë se në Suedi mund të ekzistojnë qarqet e ngatërruara serbe rreth
vrasjes së ministres suedeze, Ana Lind, të cilën në shtator të vitit 2003 në
qendër të Stokholmit e ekzekutoi vrasësi serb. Mafia e dorës së zezë serbe
nuk të harron dhe s’ të lë kurrë në paqe. Kuptohet që grupet e caktuara
serbe mund ta kenë zgjedhur pikërisht Mihajlo Mihajloviqin, kinse me pasoja
mentale me anën e së cilës do të lanin duart e tyre të përgjakura. Jo për ta
liruar të riun serb nga dënimi me burg të përjetshëm, por sa për të mos e
bezdisur Serbinë që kishte dalë nga tri luftërat me radhë: kroate,
boshnjake, shqiptare dhe këtë vit nuk dihet me sa koka do të dalë, meqë
përgatitet për pushtimin e Kosovës nga diplomacia e brishtë evropiane dhe
ndërkombëtare. Dihet se qysh në vitin 1961 në Stokholm, çmimin Nobel për
letërsi e ka marrë shkrimtari i shquar fashist, Ivo Andriq, përndryshe gjysh
i kriminelëve të sotëm serbë, i cili ishte projektues, jo vetëm për
serbizimin e Kosovës, por edhe për zhdukjen e Shqipërisë nga harta fizike e
botës, në mënyrë që Serbia të dalë në detin Adriatik.
Ndarja e çmimit Nobel, dramaturgut anglez, Pinter Harold, të kujton
kriminelin e luftës Radovan Karaxhiq, përndryshe i akuzuar për krime lufte
në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, i cili para pesë vitesh me anën e
shtypit dhe televizionit paralajmëroi se së shpejti do të botojë memoaret e
tij me titull "Radovani dhe Serbia". Në vazhdim kishte deklaruar se me anën
e librit të tij do të sqarojë shumë gjëra dhe do t´i qesë hije të zezë
aleatit të vet Sllobodan Millosheviqit, duke shtuar se do të marrë edhe
çmimin Nobel. Duket qartë se fjalët e Radovan Karaxhiqit po dalin të
vërteta, prandaj Gjykata Ndërkombëtare në Hagë nuk do që ta shqetësoj rreth
aktivitetit të tij kundërboshnjak. Fatin e njëjtë gëzon edhe vëllai i tij,
gjenerali Ratko Mlladiq, i cili edhe pas dhjetëvjetorit të masakrës në
Srebrenicë nuk brengoset për Gjykatën e Hagës, sepse me vete e ka Serbinë e
Madhe në krye me Boris Tadiqin. Paralajmërimi i kriminelit të luftës nuk
ishte i rastit, përkundrazi, tregon se serbët në çfarëdo rrethana qofshin, i
kanë miqtë e tyre tradicionalë edhe në kryeqytetin ndërkombëtar të çmimit
Nobel. Prandaj me rastin e ndarjes së çmimit Nobel dramaturgut anglez,
Pinter, përndryshe adhurues i kriminelëve serbë, por kundërshtar i lirisë
dhe i paqes në botë, Stokholmi zbuloi fytyrën e vërtetë. “Ne nuk jemi më
produktiv, krejt është e automatizuar,” thotë Arnold Schvarzenegeri në
filmin Terminator, prandaj krejt është e automatizuar me qarqet reaksionare,
kështu që shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare e ka kot të marrë çmimin
Nobel, sepse është nën ndikimin e qarqeve kundërshqiptare.
Demagogjia e dramaturgut britanik, Harold Pinter, shihet kur ai flet për
politikanët, të cilët nuk janë të interesuar për të vërtetën, por janë të
interesuar për pushtet sa për ta mbajtur popullin e paditur. Lidhur me të
vërtetën e tij vlen të tregohet një fabul mbi gënjeshtrën dhe të vërtetën që
laheshin së bashku. Gënjeshtra doli e para prej ujit dhe mori rrobat e së
vërtetës, mirëpo kur doli e vërteta prej ujit nuk pranoi të vesh rrobat e
gënjeshtrës, prandaj e vërteta doli lakuriq. Kjo do të thotë se e vërteta e
NATO-s që e shpëtoi Kosovën nga masakrat e barbarisë serbe, nuk pranoi të
vesh rrobat e kriminelëve serbë në krye me Sllobodan Millosheviqin, prandaj
doli lakuriq. Gjithashtu Pinteri me përvojë të gënjeshtrës dramatike i veshi
rrobat e së vërtetës, prandaj e vërteta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që
luftoi për liri dhe demokraci doli lakuriq. Kurse shkrimtari amerikan, Mark
Tven, shkruan “Ne shikojmë që të ekonomizohemi me të vërtetën, në mënyrë që
ne të jetojmë më gjatë dhe ta themi këtë”. Në vazhdim dramaturgu britanik
shkon aq larg, sa që Millosheviqin që ka vrarë kroatë, boshnjakë dhe
shqiptarë e quan “një lider dhe ushtar serb i përndjekur” dhe jo kriminel.
Pastaj Pinteri në mënyrë retorike, si për të tërhequr vëmendjen e njerëzve,
kërkonte që në vend të Millosheviqit në Gjykatën e Hagës dëshiron të shohë
kryeministrin, Toni Bler dhe bashkëveprimtarët e tij, kinse paskan shkelur
„sovranitetit e Jugosllavisë“, me anën e intervenimit ushtarak të NATO-s.
Prandaj t’i ndahet çmimi Nobel një racisti të njerëzimit në botë, siç është
Harold Pinter, i cili Amerikën e quan „kafshë jashtëzakonisht e rrezikshme
dhe e fuqishme,“ do të thotë se Akademisë Suedeze i duhet një revolucion për
të mbrojtur cilësitë dhe vlerat letrare.
Është për t’u habitur sesi Akademia Suedeze për ndarjen e çmimit Nobel për
letërsi nuk interesohet të mësojë mbi personalitetin e shkrimtarit para se
t’ i ndahet çmimi Nobel. Ka raste kur veprat e shkrimtarit kanë vlerë të
madhe artistike, mirëpo një regres sado i vogël të jetë e zmbraps
autoritetin e tij letrar. Po të invadojë Rusia Suedinë përtej Baltikut,
ngjashëm siç veproi ish-presidenti Leonid Brezhnjev, i cili në vitin 1968 e
invadoi Çekosllovakinë, atëherë a do t’i ndahej çmimi Nobel Pinterit si
përkrahës i invadimit rus të Suedisë? Këtu nuk ka më parime, nuk ka etikë,
as vlerë nuk ka: shkrimtari që përkrah pushtimin e një vendi, zhdukjen e një
populli është kundërnjerëzor. Lind pyetja, përse shkrimtarët shkruajnë?
Shkruajnë që të keqen ta luftojnë, apo që të madhërishmen ta varrosin?! Vlen
të theksohet se sipas solidaritetit të Pinterit ndaj fashizmit serb si dhe
lirimit të ish-kryeministrit serb Millosheviq, do të thotë që të
rehabilitohet edhe Adolf Hitleri me bashkëpunëtorët e tij. Fill pas kësaj në
rruzullin tokësor por edhe në të gjitha fushat e artit dhe letërsisë, të
shuhet etja për liri; kurse në vend të saj të valojë flamuri i skllavërisë:
DURONI SHTYPJEN! DURONI ROBËRINË SERBE! POSHTË LIRIA! dhe të ngjashme.
Suedi, Janar 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.