MOS I JEPNI PUSHTUESIT TË DREJTËN E PUSHTIMIT TË KOSOVËS, PO
~Reagim ndaj deklaratës së shefit të zyrës amerikane Philip Goldberg~
MOS I JEPNI PUSHTUESIT TË DREJTËN E PUSHTIMIT TË KOSOVËS, POR I JEPNI TË PUSHTUARIT,
TË DREJTËN E VETËVENDOSJES DHE TË DEKOLONIZIMIT!
Në kuadrin e ciklit të deklaratave që pranojnë sloganin tadiçian "më shumë autonomi,
më pak se pavarësi" (lexo: më pak liri, më shumë robëri për Kosovën), shefi i zyrës
amerikane në Prishtinë, zoti Philip Goldberg, në takim me diplomatët e huaja dhe në
praninë e "qeverisë" se Kosovës, ka pohuar disa qëndrime të tij lidhur me statusin e
Kosovës dhe mënyrën në të cilën duhet (sipas tij) të arrihet në të.
Së pari do citojmë fjalët e Zotit Goldberg të botuar ne agjencinë e Lajme.Net:
«Politikanët në Prishtinë duhet t´i thonë popullit se statuti i Kosovës do të jetë
Kompromisi, se dhe asnjëra palë nuk do ta marrë atë që dëshiron dhe është më rendësi
që njerëzit që jetojnë këtu ta dinë këtë dhe të mos përmendin fare fjalën
"pavarësi"».
Kurse në KOSOVAPRESS, deklarimi i zotit Goldberg ishte kështu: «“kërkoj që të mos
paragjykohet statusi final i Kosovës”, duke shtruar nevojën e arritjes së
kompromisit në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që sipas tij "asnjëra palë nuk do
t’i marrë të gjitha”».
Ai tha se arritja e kompromisit i takon palës kosovare e jo asaj serbe.
Ndërkohë që Qendra Informative të Kosovës (QIK), shkruante si vijon: «"Sa i përket
statusit të Kosovës dhe qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit, zoti GOLDBERG thotë se
asnjëra palë nuk do t’i fitojë ato që kërkon, dhe kjo është një arsye që të jemi të
gatshëm për sakrifica dhe kompromise"».
I nderuari zoti Goldberg!
Ne, një grup shqiptarësh, shumica e cilëve jemi të shpërndarë nëpër katër anët e
globit tokësor, si rezultat i dhunës dhe terrorit shekullor të ushtruar nga
pushtuesit sllavë ndaj popullit shqiptar u drejtohemi juve, duke qenë gjithmonë të
shqetësuar për të ardhmen e këtij kombi si pasojë e sakrificave të imponuara në
mënyrë të dhunshme nën diktatin e forcës së Fuqive të Mëdha, tërësisht në dëm të
çështjes kombëtare.
Duke iu falënderuar ndihmës humanitare dhe ushtarake të administratës amerikane dhe
popullit amerikan që mundësuan dëbimin i forcave terroriste,kriminale dhe shoviniste
të pushtetit hegjemonist të qeverisë së kriminelit Millosheviq nga KOSOVA për të
ndaluar spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptaret (të shkaktuar nga dhuna dhe
terrori shtetëror nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe që dëbuan më shumë se
një milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre), ne nuk dyshojmë në ndihmën dhe në
kontributin e sinqertë të institucioneve amerikane si atëherë gjatë luftës
çlirimtare dhe deri tani.
Por, na çudit fakti i kësaj deklarate që del nga ju, deklarim në lidhje me statusin
e ardhshëm të Kosovës, në takimin me diplomatët e diplomacive ndërkombëtare në
Prishtinë, të organizuar nga “qeveria” dhe që u mbajt më 13.01.2006!
Pra, ju zoti Goldberg, i propozoni palës shqiptare nga Kosova kompromis dhe
sakrifica, kjo do të thotë që ajo të heqë dorë nga sovraniteti, nga shkëputja e
nevojshme prej fijeve kolonizuese gjenocidale e etnodicale të Serbisë pushtuese dhe
të pranojë njëfarë "pavarësi", siç e quajnë disa "substanciale", pa të drejtë
përfaqësimi në strukturat administrative ndërkombëtare, pa të drejtë të ushtrimit të
pushtetit shtetëror, siç cilindo shtet tjetër në botë.
Një “logjikë” të vërtetë, në kushtet në të cilat Kosova dhe trojet e tjera shqiptare
kanë qenë dhe disa vazhdojnë të jenë koloni të katër shteteve të huaja.
Ju zotëri, kërkoni që pala shqiptare e Kosovës të sakrifikojë lirinë dhe ardhmërinë
e popullit të vet, nga i cili është votuar për të mbrojtur dhe avancuar interesat
qytetare dhe kombëtare të tij!
Për çfarë arsye ia propozoni palës kosovare këtë qëndrim imponues të tuajin, dhe në
anën tjetër deklaroni se kompromisi dhe sakrifica janë në të mirën e shoqërisë
shqiptare të Kosovës?!
Pra, sipas jush, të heqësh dorë nga e drejta elementare për të jetuar i lirë dhe
sovran në vendin tënd qenka në të mirën e shoqërisë shqiptare të Kosovës?!
Pse shkoni aq larg sa që i thoni palës kosovare dhe të heqë dorë nga çlirimi dhe
liria e vet?!
Ju, zotëri i nderuar me këtë jeni pozicionuar në anën e kundërt të interesave të
popullit shqiptar të Kosovës!
Popullin e viktimizuar të Kosovës doni ta viktimizoni edhe njëherë që të pranojë në
mënyrë të dhunshme dhe të imponojë esencën e diktatit të forcës përmes riokupimit të
Kosovës, apo dëshironi një konflikt të llojit palestinez që nuk do të kufizohet
vetëm brenda territorit të ngushtë të Kosovës, por në të gjitha shtetet ballkanike
që janë përreth, bile: të heqë dorë nga çlirimi dhe liria e vet?!
Historikisht, në shekuj deri më sot, populli shqiptar mjaft ka vuajtur e sakrifikuar
bijat dhe bijtë më të mirë për lirinë dhe sovranitetin e trojeve të veta
A nuk është sakrificë e popullit shqiptar spastrimi etnik që iu bë nga forcat
kolonizuese serbe në Toplicën shqiptare, pas marrëveshjes së Berlinit prej vitit
1878?!
Sipas dëshmive historiografike, pushteti serb i atëhershëm dogji rreth 700 fshatra
shqiptare, duke zhvendosur një popullatë civile të pafajshme mbi 300.000
shqiptaresh?!
A nuk është sakrificë e popullit shqiptar riokupimi i shqiptarëve në Luginën e
Vardarit për shkak të disa politikanëve që pranuan riokupimin sllavo-maqedonas për
hir të disa "të drejta"(duke përfshirë edhe të "drejtën" e marrjes së pushtetit së
bashku me LSDM-në) , apo rishtypjen e Luginës së Preshevës, apo zgjedha koloniale të
shqiptarëve nën Republikën e Malit të Zi që u mohon të drejtën e natyrshme për
VETËVENDOSJE dhe RIBASHKIM kombëtar?
A nuk është SAKRIFICË pushtimi ekonomik i Shqipërisë së Londrës për të ndikuar në
heshtje "diplomatike" "ballkaniko-veriore" në sensin e moskërkimit të çlirimit dhe
rikthimit të territoreve të veta?!
Pra, kërkojmë me vendosmëri prej jush:
- MOS E SHPËRBLENI AGRESORIN SERB, DUKE E VIKTIMIZUAR POPULLIN SHQIPTAR TË KOSOVËS
VETËM E VETËM PËR TA NGOPUR SERBINË NË PËRPJEKJET E SAJ TË ETSHME SHEKULLORE PËR TË
REALIZUAR NJË PJESË TË PLANIT KOLONIALIST TË IDEOLOGËVE FAMKEQINJ SI ÇUBRILLOVIÇI
DHE GARASHANINI PËR COPËTIMIN DHE RIOKUPIMIN E TROJEVE SHQIPTARE!
Tani, kur shantazhet dhe lojërat e ndyra të Serbisë dhe të firmave serbofile si
Barbour Grifith & Rogers për të imponuar "strategjinë" e helmosjes ME TRADHTI të
qeverisë shqiptare dhe amerikane në dëm të Kosovës dhe të ardhmes së tij janë
zbuluar, ju lutem mendoni KTHJELLTËSISHT, më thellë si duhet ndarë drejtësinë.
Mos bëni krimin e ri shekullor politiko-diplomatik që për pikë politike t’i jepni
pushtuesit të drejtën e pushtimit të Kosovës, por i jepni të pushtuarit, të drejtën
e vetëvendosjes dhe të dekolonizimit!
Ne shqiptarëve, Evropa na ka prerë në besë me shekuj, por tani më shumë se kurrë
kombi ynë shpresat i kishim tek ju pra, tek demokracia amerikane, tek e cila besonim
se më shumë se çdo kush tjetër në botë i di dhe i kupton tragjeditë shqiptare që i
përjetoi gjatë shekujve nga thikat e politikës sllave!
Tani, shpresat e fundit po na venitën, se ju nuk na përkrahni!
Ne reaguesit, pas kësaj paraqitjeje tuaj, druajmë që po riciklohen tragjeditë e
luftërave të reja në rajonin tonë.
Tragjedi, të cilave ju mund t´u kishit vënë kapakët hermetikë, po të doni të jeni të
drejtë dhe të sinqertë!
Prandaj, po u paralajmërojmë se: ngjarje dramatike do të ketë në hapësirat shqiptare
por, nëse ngjajnë këto ngjarje të padëshiruara prej askujt e në veçanti prej ne
shqiptarëve që aq shumë vuajtëm nga tri luftëra të përgjakshme, përgjegjësia nuk do
të bie mbi ne, por mbi vet shkaktarët e nxitjes së këtyre luftërave të reja në
rajonin e Ballkanit.
Zotërinjtë euro-atlantikë ju duhet të reflektoni dhe ta kuptoni që:
Ne, shqiptarët jetojmë prej shekujsh në trojet tona etnike, ne nuk i kemi rënë e as
nuk po i biem askujt në qafë, askujt nuk ia kemi okupuar asnjë pëllëmbë tokë, por
janë të tjerët, pra fqinjët tanë mizorë ata që i kanë okupuar trojet tona etnike, të
lashta sa vet jeta, ku jetuan e po jetojnë shqiptarët duke e ngjyer bukën me gjak e
lot...
Zotërinj diplomatë!
Ju po fluturoni nga njëri shtet në tjetrin me çantat tuaja plot helm prej të cilave
po hapen plagë të reja nga diplomacia e vendosjes antihistorike, e jo e
VETËVENDOSJES demokratike për shqiptarët!
Ne, mirëfilli po e dimë se fajtorë nuk jeni vetëm ju, por me ju këtë faj po e
mbjellin (e bëjnë) sot dhe "do ta korrin" nesër edhe pushtetarët "tanë" të pa shtet
dhe ata me atë gjysmë shtet që sot po "sundojnë" me servilizëm me UNMIK-un, "aleatë"
të cilët me kompromiset e tyre të "vogla" siç po hidhet vallja, ka rrezik që së
shpejti do t´ia sjellin kombit tragjedinë e re, por jo pavarësinë, as ribashkimin
kombëtar, ideale këto për të cilat u derdh në shekuj aq shumë gjak shqiptarësh!
Zotëri Goldberg!
Shqiptarët, nuk ju shikuan ju amerikanëve si aleatë besnikë
por si vëllezër...
Ne, u jemi fort mirënjohës se ju e përkrahët luftën tonë, bile për këtë ne nuk
hezituam të derdhim gjakun përkrah jush në aleancën e madhe antiterroriste
ndërkombëtare!
Por, ja që ne shqiptarëve jeta po na mëson shpesh që në politikë s´qenka e thënë të
qëndrojnë të pathyeshme vëllazëria, besnikëria dhe sinqeriteti i popujve liridashës,
por si duket mbi të gjitha po qëndruakan vetëm interesat politike, ekonomike,
strategjike etj etj...
Deklaratat tuaja tepër të hidhura antishqiptare, përditë po e vërtetojnë këtë!
Ne, shqiptarët kemi një histori të hidhur nga besnikëria jonë; jemi prerë keq në
besë nga shtetet sllave dhe Evropa në vitet e pasluftës me Perandorinë Osmane,
pastaj, pas Luftës së Parë Botërore, pastaj edhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga
vet aleatët ballkaniko-euro-atlantikë...
Si fat tragjik deri në ditët tona, qenka shkruar në historinë tonë të stuhishme, që
edhe kësaj here të tradhtohemi dhe të bëhemi pre e xhelatëve sllavo-okupatorë.
Ju, duhet ta dini se "boshti i së keqes" në Ballkan, boshti i terrorizmit është ai i
Beogradit, Shkupit dhe Athinës, sepse këta terrorizuan dhe vrisnin për më tepër se
një shekull popullatën civile të pafajshme shqiptare në Ballkan.
Por, si kurdoherë edhe tani ne jemi të bindur që për asnjë çmim, ne nuk do të heqim
dorë nga përpjekjet tona për liri, pavarësi dhe ribashkim kombëtar deri në FITORE!
Për këtë na obligojnë luftërat tona shekullore, gjaku i dëshmorëve tanë, dhe nuk
kemi as paramendimin më të vogël që sërish të jetojmë nën thundrat e huaja
gjakatare...
Zoti Goldberg,
Me shpresë se do të na i kuptoni hallet dhe brengat tone objektive sikur “TO BE OR
NOT TO BE”, të të madhit SHAKESPEARE, se kjo deklaratë juaja do të mbetet vetëm një
gafë diplomatik dhe se nuk do të ketë një hap kundër çështjes sonë të Drejtësisë
natyrore, juridike e historike, besojmë se diplomacia juaj dhe e SHBA-ve do të del
haptas në favorin e të drejtit - të popullit shqiptar.
Reaguesit:
Saimir Nikqi
Astrit Gashi
Mona Agrigoroaiei
Fadil Shyti
Mevlude Shyti
Rexhep Ahmeti
Fevzi Beqiri
Azem Musliu
Beqir Elshani
Enver Hyseni
Dritan Abdiu
Ramadan Kurtaj
Vezire Kurtaj
Nisret Ahmeti
Mahmud Xheladini
Ramush Krasniqi
Beda Krasniqi
Arben Krasniqi
Sahit Krasniqi
Sahit Xhemajli
Ramadan Pllana
Ali Malokaj
Shake Malokaj
Premtim Malokaj
Rreze Malokaj
Xhevahire Ademaj-Nikqi
Ideal Nikqi
Shqipërim Nikqi
Osman Gashi
Teuta Gashi
Ujkan Nikqi
Rrustem Nikqi
Shkurte Nikqi
Flora Nikqi
Betim Nikqi
Haki Nikqi
Majlinda Nikqi
Sokol Ademaj
Kujtim Ademaj
Fatmire Ademaj
Mustaf Ademaj
Drita Ademaj
Kosovare Ademaj
Fatmire Ademaj
Nora Nikqi
Besjana Nikqi
Blerat Nikqi
Musa Ahmeti
Adnan Ahmeti
Valon Ahmeti
Rifadije Ahmeti
Besnik Lajqi
Ganimete Asllani
Ramë Mujaj
Blerin Mujaj
Kushtrim Mujaj
Drilon Mujaj
Merita Mujaj
Elhami Kastrati
Mevlyde Kastrati
Avni Kastrati
Ilmije Kastrati
Jeton Kastrati
Alban Kastrati
Egzon Kastrati
Tahir Nikqi
Xhemile Nikqi
Shkurte Nikqi
Servete Nikqi
Cenë Kelmendi
Shkëlzen Kelmendi
Xhevdet Kelmendi
Xhevat Kelmendi
Ganimete Kelmendi
Violeta Kelmendi
Xhemë Malokaj
Aurora Malokaj
Nexhmedin Krasniqi
Afërdita Krasniqi
Salih Sefa
Flora Selimi
Vesel Sefa
Veson Sefa
Nebi Selmani
Kimete Selmani
Albin Selmani
Avdyl Cakolli
Bahrije Sefa
Xhemil Zeqiri
Fexhri Asipi
Bekim Avdiu
Evropë, 17 Janar 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.