PAZARLLËQET ME ALEATET E XHELATËVE TË BASHKËKOMBËSVE TUAJ, N
PAZARLLËQET ME ALEATET E XHELATËVE TË BASHKËKOMBËSVE TUAJ, NXJERRIN NË PAHË
MUNGESEN E NDËRGJEGJËS NJERËZORE DHE KOMBËTARE
“Kush ka qenë i keq, nuk bëhet kurrë i mirë: vera mund të bëhet lehtë
uthull, por kurrë uthulla nuk bëhet verë” J.Rykert
Shkruan: Sejdi Veseli
Me 11 janar 2006 e përditshmja tiranase “Gazeta Shqiptare”, bëri publikimin
ekskluziv të një faksimili të një oferte të kompanisë Barbopur Griffith &
Rogers LLC ( në vazhdimësinë e tekstit BG&R), për lidhjen e një marrëveshje
afariste me Qeverinë e Republikës të Serbisë, për të mbështetur përpjekjet e
saj për pengimin e pavarësimit të Kosovës. Ky publikim i Gazetës Shqiptare,
mbështetet në argumente të qëndrueshme.
Cit: “...BG&R për një pagesë prej 60 mijë USD në muaj i ka ofruar ndihmën e
saj qeverisë serbe të Koshtunicës për të penguar Kosovën të fitojë
pavarësinë e saj nga Serbia-Meli i Zi...”
Përgjegjësia njerëzore, kombëtare dhe profesionale e stafit të Gazetës
Shqiptare, nuk i la vend frikës se mos ndonjëri prej tyre do të pësonte
fatin e ish kolegut të tyre patriot, Ali Ukaj. Andaj nuk e lanë me kaq, me
13 janar 2006, në faqen 3 të Gazetës Shqiptare e publikuan tekstin e plotë
të plan-propozimit të BG&R për qeverinë e Serbisë.
Cit:
“Lanny Griffith
Drejtues ekzekutiv
17 nëntor 2005
Për: Aleksandar Simiæ
Kabineti i Kryeministrit
Republika e Serbisë
Nemanjina 11
Beograd, Serbi-Mali i Zi
Cc:Mr. Srdjan Djuriæ
I dashur z. Simiæ
Ne jemi të nderuar t’i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që
paraqet pikat kryesore në të cilat Barbopur Griffith & Rogers mendon t’ju
ndihmojë ju në politikën e jashtme, veçanërisht në diskutimet për të ardhmen
e Kosovës...”
Vlen për t’u theksuar, se kjo ofertë në formë të shkruar e BG&R-së, i bëhet
pa u bërë gjashtë muaj të plotë, pas fjalimit të Përfaqësuesit të kësaj
kompanie para profesorëve dhe studentëve të Fakultetit të shkencave
politike në Beograd, në kohën kur kjo kompani po programonte fushatën
elektorale të Partisë Demokratike të Sali Berishës.
Fjalimi i këtij “afaristi” amerikan, mund të ngërthehet në një fjali të
vetme:cit:”Ju kërkoj që ju ta pranoni qëndrimin tim, si pozicionin e dikujt
i cili dëshiron shumë që Serbia të ketë sukses...”. Për më shumë, shiko:
www.balkanweb.com/gazeta/faqe 2-3/html
Kjo kompani “afariste” amerikane, në maj të vitit 2001, nënshkroi një
marrëveshje me qeverinë maqedonase, konkretisht me qeverinë e bullgaromadhit
Georgijevski, për të lobuar në favor të saj në luftën kundër “rebelëve”
etnikë shqiptar.
Për më shumë lexo: “BG&R, lobi kundër “rebelëve shqiptar” në www.pasqyra.com
Përjashtuar Sali Berishen dhe vëllezërit e tij shpirtëror, të cilët këtë
shkrim e konsideronin si një shpifje senzacionaliste, përmbajtja e këtij
shkrimi të botuar në këtë gazete shqiptare, shkaktojë shqetësim të thellë në
tërë hapësirën kombëtare shqiptare. Por, duke pasur njohuri të mjaftueshme,
për lidhjet afariste të kësaj kompanie amerikane, me Sali Berishen, jo për
ndonjë punë të ndershme, por për qëllimet e tij të sëmura dhe komplotiste
ndaj shqiptarëve në përgjithësi, ky lajm nuk ishte befasi!
Le ta vlerësojnë si të duanë këtë shkrim Sali Berisha dhe kamarilla e tij,
por nuk kanë as edhe një argument për të demantuar, se nuk kanë pasur
dijeni, se kjo kompani afariste amerikane, këmbë e krye është proserbiane!
Kush është BG&R?
BG&R (www.bgrdc.com) me 10-12 avokatët e saj, të drejtuar nga Grifit,
Stujart dhe Blackeill është një kompani amerikane e specializuar për
përpilimin dhe zbatimin e suksesshëm të lobizimeve për çështje të ndjeshme
në arenën ndërkombëtare.
Një prej aktiviteteve shumë të suksesshme të kësaj kompanie është përgatitja
dhe drejtimi i zbatimit të fushatave nacionale zgjedhore. Në këtë drejtim,
kjo kompani ka përvojë të pasur. Kjo kompani e ka përpiluar dhe drejtuar
zbatimin e strategjisë së fushatave elektorale të kasapit të Ballkanit
Slobodan Miloševiæ, të serbo-çetnikëve Vojislav Šešelj dhe Tomislav Nikolæ,
të cilët ishin ideator dhe ekzekutues të fushatës gjenocidale ndaj
shqiptarëve të Kosovës dhe të luginës së Preshevës, si dhe të
ish-kryeministrit të IRJM, bullgaromadhit Georgijevski i cili i lau në gjak
shqiptarët e Luginës së Vardarit.
Si erdhi deri të angazhimi i BG&R-në për përgatitjen e fushatës së fundit
elektorale të PD-së së Sali Berishës?
Këtë kompani të specializuar për përpilimin e strategjive kundër shqiptare,
ia preferuan Sali Berishës, aleatët e tij serbomëdhenj nëpërmjet të
besueshmëve të tyre, bijës së tij Argitë Sali Berisha (mbesës së tyre) dhe
kolegut të saj shumë të besueshëm Lulzim Basha.
Duhet theksuar, se Argitë Berisha si nëpunëse e UNMIK-ut ishte asistente e
Lulzim Bashës, gjatë punës së tij, menjëherë pas përfundimit të luftës në
Kosovë, për përpilimin e dosjeve për ish-drejtuesit emblematik të Fammadhes
UÇK, të bazuara në akuza të shpifura në kuzhinat udbeske serbijane.
Gjithashtu duhet theksuar, se në bazë të këtyre dosjeve u përpilue Bela
Knjiga e BIA-s serbijane dhe u mbushen burgjet e Kosovës dhe të Shevingenit
me ish pjesëtar të UÇK-së. Konkretisht, si rezultat i veprës antishqiptare,
të Argitë Berishës dhe Lulzim Bashës, u arrestuan dhe penalizuanë Grupi i
Llabit, Grupi i Dukagjinit, në mesin e të cilëve edhe Fatmir Limaj, Ramush
Hajredinaj, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Daut Hajredinaj, Selim Krasniqi
dhe shumë luftëtar tjerë të UÇK-së, për gjoja krime të luftës ndaj
minoritarëve serbijanë!
Për më shumë:
http://www.zeripopullit.com/arkiva/2002/01/30/Ekskluzive/eks1.htm
Përveç tjerash, Beogradi ja kishte borgj Sali Berishës një shërbim të tillë,
ngase ky bespak shqipfolës ishte dëshmuar në vepër dhe në ditë të vështira,
se është shërbëtor besnik i Serbisë. Kjo është e ditur për shumicën e
shqiptarëve. Por, për hir të bashkëkombësve tanë, të cilët, si pasojë e
mungesës së informacioneve të mbështetura në argumente, vazhdojnë të ruajnë
një respekt për këtë antishqiptar, e shoh të nevojshme të shpalosë disa
fakte për t’u ndihmuar që të gjykojnë drejt.
Furnizimi i makinerisë vrastare serbo-çetnike millosheviqiane, me
karburante,armatime dhe pjesë të këmbimit.
Në kulmin e luftimeve në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në kohën kur nga
pushteti serbo-çetnik ushtrohej terrori sistematik shtetëror ndaj
shqiptarëve të Kosovës, atëherë kur OKB kishte vendosur sanksione kundër
Serbisë dhe Malit të Zi, Sali Berisha-atëherë President i Republikës së
Shqipërisë, nëpërmjet Firmës së PD-së “Shqiponja” dhe filialeve të saj të
drejtuara nga shqipfolës, të kredituara edhe nga Dardania Bank, e furnizonte
me karburante, armatime dhe pjesë të këmbimit makinerinë vrastare dhe
fashizoide serbe. Kjo thyerje e embargos dihet edhe nga KS i OKB-së dhe
Bashkësia Evropiane.
Në kohën kur bëheshin përgatitjet me intensitet të shtuar për përgatitjen e
shqiptarëve të Kosovës, për t’u përballur me një luftë të armatosur
çlirimtare e cila po u imponohej, me ndihmën e pushtetit të kontrolluar nga
PD-ja e Sali Berishës, u krijuan kushtet që të vinin në Shqipëri, tre
përfaqësues të logjistikës ushtarake millosheviqiane për të lidhur
marrëveshje të re për vazhdimin e furnizimit të Serbisë me karburante,
sidomos me Disel D2, Benzinë dhe Kerozinë. Falë veprimtarisë informative të
luftëtarëve të lirisë, u zbuluan këto fakte:
-tre përfaqësuesit e logjistikës ushtarake millosheviqiane, të cilët erdhën
në Shqipëri, nëpërmjet vendkalimit kufitar Shqipëri-Mali i Zi, në Bozhaj,
ishin Kazikaloviæ Zoran, me nr. të pasaportës BE 256579, Boroviæ Marko, me
nr. të pasaportës GE 324106 dhe kushëriri i presidentit aktual të Serbisë
Vuk Tadiæ, me nr. të pasaportës CJ 256077;
-kjo marrëveshje u zbatua në vazhdimësi, duke futur karburante nëpërmjet
kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Shqipëri-Maqedoni dhe Shqipëri-Kosovë, deri në
momenti e rënies së diktaturës berishiane. Me këtë rast vlen të theksohet,
se vetëm në periudhën kohore tetor 1995-qershor 1996, nga Republika e
Shqipërisë, u futen në territorin e kontrolluar nga serbo-sllavet 17000 tonë
benzinë, 7000 tonë kerozinë dhe 10.000 tonë naftë dizel.
Përndjekja, burgosja dhe likuidimi fizik i luftëtarëve të lirisë në
territorin e Republikës së Shqipërisë
Në kohën kur po zhvilloheshin veprimet përgatitore për luftën e armatosur
çlirimtare, e cila po u imponohej si pashmangësi shqiptarëve, për t’u
çliruar nga thundra e pushtuesve serbo-sllav, nga aparati policore-ushtarak
dhe gjyqësor berishijan, përndiqeshin dhe arrestoheshin pjesëtarët e
organizatave patriotike të viseve të okupuara shqiptare, nën akuzën serbe si
prishës të mardhënieve ndëretnike. Kështu ndodhi, së pari me Dëshmorin e
Kombit Zahir Pajaziti, i cili u kap nga rojet kufitare të Ushtrisë
Shqiptare, duke e kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar, në regjionin e Kuksit;
Kështu ndodhi me Dëshmoret e Kombit, Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe
Fehmi Lladrovcin, të cilët u përcollën këmba-këmbës nga shikovcat berishian,
u shoqëruan në komisariate policie dhe u ndaluan disa herë; burgosja dhe
dënimi me burg i veprimtarit kombëtar Ismet Kryeziu. Një fat të tillë e ka
pasur edhe autori i këtij shkrimi, i cili bashkë me bashkëveprimtarin Sabit
Gashi dhe me bashkëshorten e tij, u shoqëruan në Komisariatin nr.3 në
Tiranë, ku u murrën në pyetje disa orë, nga analfabetë të kriminalistikës
berishiane, si të dyshuar pas shpërthimit të në mjeti plasës në objektin e
VEFA-s në Tiranë.
Në këtë drejtim, më së keqi pësoj veprimtari i palodhshëm në shërbim të
zgjidhjes së çështjes kombëtare, gazetari patriot Ali Ukaj, i cili ishte i
punësuar në Gazetën Shqiptare dhe që u vra, në rrethana të pa zbardhura deri
më sot.
Kur u pajtua BG&R nga Kryeministri i sotëm për të përgatitë fushatën
elektorale të PD-së?
Kjo Kompani për herë të parë u paraqitë publikisht, nëpërmjet Drejtorit
ekzekutiv të saj Lanny Griffith, i shoqëruar nga Kryetari i PD-së, Sali
Berisha, gjatë një konference për shtyp, në ambientet e hotelit Sheraton,
me 21 mars 2005.
Pas 3 korrikut 2005, Sali Berisha plotë entuziazëm u deklarojë mjeteve të
komunikimit masiv, se BG&R do të vazhdojë kontributin për qeverinë
shqiptare. Kështu ndodhë kur dikujt i përzihen telat, siç ndodh me Sali
Berisha, i cili nuk e bën dallimin ndërmjet PD-së dhe qeverisë. Bile me këtë
rast e tha edhe një të pa vërtetë e cila në arenën diplomatike mund të
klasifikohet edhe skandaloze, se gjoja kjo kompani përfaqëson interesat e
qeverisë amerikane, se gjoja kjo kompani do të lobizoj pranë qeverisë së
SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Marrëveshja e kësaj kompanie me Koshtunicën, për të penguar realizimin e të
drejtës legjitime të shqiptarëve të Kosovës, cit. “...Presidenti dhe
sekretarja e shtetit kanë ndikimin më të madh në përcaktimin e pozicionit
amerikan në këtë proces. Brenda këtyre zyrave, do të jetë shumë e
rëndësishme të ndikohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e
Departamentit të Shtetit, si dhe në ambasadorët në OKB. Është shumë e
rëndësishme që pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë serbe të dëgjohen nga
dega ekzekutive për të arritur një zgjidhje që nuk shkel sovranitetin dhe
integritetin territorial të Serbisë dhe Melit të Zi”, tregon qartë se sa
është e bazuar në të vërtetën kjo deklaratë e atij, që ka filluar ta ridjeg
Republikën e Shqipërisë. Kësaj i thotë populli “Rrena i ka këmbët e shkurta”
Duke lexuar përmbajtjen e kësaj letre të BG&R, drejtuar Kabinetit të
Koshtunicës, imponohet dyshimi i bazuar, nëse kjo kompani paska mundësi për
të ndikuar në Kreun e SHBA-ve, a ka filluar ndikimi i saj në Kryeministrin
aktual të Shqipërisë, Sali Berisha dhe në Ministrin e jashtëm, Besnik
Mustafaj?
Duke i pasur parasysh sjelljet dhe deklarimet e derisotme të këtyre dy
“zotërinjve” në raport me Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare në
përgjithësi, nuk mund as të paramendohet përgjigje tjetër pos: PO!
Në vend të përfundimit
Qëllimi i këtij shkrimi nuk ishte denigrimi i kompanisë BG&R, e cila vepron
për përmbushjen e objektivave të themeluesve të saj. Ndërsa objektivi
kryesor-themeltar i themeluesve të kësaj kompanie, ishte, është dhe do të
mbetet profiti!
Qëllimi i këtij shkrimi është, jo vetëm për të pasqyruar vetëdemaskimin e
një soji shqipfolësish, të cilët përveç se shërbehen me gjuhen shqipe (me
plotë gabime), asgjë tjetër shqiptare nuk kanë. Populli e thotë mirë:

MUNGESEN E NDËRGJEGJËS NJERËZORE DHE KOMBËTARE!
Krejt në fund dua të theksoj një të vërtetë të pa kontestueshme. Kosova dhe
Trojet tjera shqiptare, jashtë Republikës së Shqipërisë, nuk janë të
shkreta, dhe nuk do të shndërrohen kurrë më, në mall pazari të askujt, pra
as të atyre të sojit neo-toptanist!. Ato i kanë bijtë dhe bijat e tyre, të
cilët si dje, ashtu dhe nesër do t’i dalin zot, duke sakrifikuar ç’është e
domosdoshme!
Kthim prapa nuk ka!

Komentet e ruajtura
I dashur Sejdi
E veshtrova materialin bashkangjitur mesazhit tuaj; m'u duk sikur me imponohet te
mos rri i heshtur, prandaj detyrohem te shprehem
Ju lumte per konstatimet dhe veprimet ;por c' te bejme kur:
1 - kunder-kombtarshmeria shqiptare e nisur qe me percarjen e Lidhjes se Prizrenit;
vrau sa e sa mesues dhe pararendes te gjuhes shqipe;
realizoi luften Roso-Turke ne favor te Serbise e kunder Shqiperise ne proces krijimi;
tentoi te beje atentat kunder Kongresit te Manastirit;
shpalli luften ballkanike, gjoja kunder Turqise, por per shperberjen e Shqiperise
pontenciale;
e konsideroi socialist-komunist revolucionin demokratik te 1924 me qellim qe te
eliminonte nje Shqiperri progresiste;
heshti per pushtimin e Shqiperise nga Italia;
njohu te gjitha qeverite antifashiste e antinaziste nacionaliste e te djathta te
botes dhe mbretrit e tyre ne mergim, me perjashtim te Qeverise dhe te mbretit te
Shqiperise;
pranoi luften kunder ballist -zogisteve te shpallur nga PK ne MUkje;
u perpoq qe forcat e djathta e nacionaliste te vendit t'i vinte nen tutelen e
Ushtrise se Kuqe (komuniste) te Enver Hoxhes gjoja per te penguar luften civile
qe tashme, jo vetem kish filluar; por ishte ne shkallen me te larte;
ka mbashtetur e stimuluar pelivansirat e Enver Hoxhes per te elimninuar elementin
progresive , jo vetem jashte Partise, por edhe brenda saje , bile edhe ne arenen
nderkombtare per te krijuar iluzionin absurd sikur Enver Hoxha qe kishte kthyer
fshataret e Shqiprise ne koperativist skllever na qenkish udheheqes i
revolucionit botror peoletar me seli ne Shqiperi me popullesi dominuese
fshatareske;
stimuloi Enver Hoxhen t'iu kundervihej me lufte ideologjike tere Partive Komuniste
te botes nga pozita gjoja te nje komunizmi te mirefillte, duke qene se nga pozita
centriste dhe djathtiste kishte plote ryma politike e ideologjike qe e luftonin
komunizin boteror si te deshtuar per te krijuar iluzionin te Shqiptaret se kishin
nje udheheqes te madh;
stimuloi, gjate proceseve per demokraci,shkatrimin total te punes dhe forcave
prodhuese te Shqiptareve pavaresisht se ishin zhvilluar e kryer gjate tiranise
moniste dhe la te pa prekur figuren e Enver Hoxhes, dmth per prapambetjen the
egersine e regjimit ia hodhi fajin Shqiptareve ne teresi per t'iu shmangur
rikonstruksionit ekonomik, baze e progresit demokratik;
hodhi parrullat, qe ne gjendjen qe jane, Shqiptaret nuk mund te qeverisin vecse
nepermjat mbeturinave te Partise Komuniste, pra te te Sigurimit te Shtetit dhe
Sigurimit Personal te Enver Hoxhes (ende fantazme qe s'ka lene ghurme) te
shperndar dhe te rigrupuar neper firma ekonomike-fantazma dhe neper parti
politike si dhe ne Partine Socialiste qe percon stafeten e 7-8 dhe 29 Nentorit qe
direkt dhe indirekt i meshon Lavdise se Mukjes, kur Ushtria e Kuqeqe e Shqiperise
nen drejtimin e Stalinit te Shqiperise shpalli luften kunder te Bardheve te
Shqiperise ; hodhi parrullen qe gjoja Shqiperia s'eshte e Europes por qe te mbrije
ne Evrope duhet te gjeje udhen qe kalon nga Athina (nepermjet misionarit te saje
ne Tirane Janullatos), sepse nuk mundej nga Serbia ende diktatoriale komuniste;
kembenguli per dhe realizoi destabilizimin ekonomik-politik-moral per te denigruar
forcat reale ekonomike, krijuese, demokratike e progresive e mandej per te
realizuar shperndarjen e tyre jashte vendit
per te zhdukur perfundimisht ndjenja e Shqiptareve per Atdheun e mjeruar e te
raskapitur, qe Shqiptari miresite e rrjedhura nga shembja e diktature t'i gjeje
jashte atdheut;
Skualifikoi totalisht jo vetem diasporen politike, por edhe ate jo politike dhe
ekonomike te Shqiptareve ne mergim
2 - poliika aktuale e brendeshme dhe e jashtme e Shtetit Shqiptare te
demokratizuar, s'e ka per turp qe, me servilimin e vete nderkombtar, te shpreh;
imazhe pompoze pseudokombtare ne te gjitha drejtimet;
mungese te theksuar te respektimit te parimit te reciprocitetit ne bisedime,
deklarata, marreveshje, kontrata apo protokolle te perbashketa;
mungese te theksuar per te evidentuar dinjitetin kombtar, kur behet fjale pe
minoritetet ne Shqiperi ( asnjehere nuk permenden shqiptaret etnike ne te gjitha
venndet fqinje, pa le me persekutimi i tyre nga forca shovene );
mosinteresim te theksuar per mbrojtjen e njeriut (Shqiptarit) mos interesim per
terheqje investimesh themelore per te shfrytezuar pasurite natyrore, per te
permiresuar e shfrytezuar mjedisin natyeror;
ashpersim artificial te kontradiktave ne gjirin e shoqerise me paraqitjen e
gjendjes sikur perqendrohet per-rreth dy "Luaneve" Nano-Berisha si te ishin dy
gladiator apo heronj Iliad-as Akil-Hektor dhe populli spektator qe vetem mund te
duartrokas here njerin e here tjetrin.
3.- Uzurpimi i politikes nga dy kolloset e modifikuar te komunisteve mbeshtetes te
diktatures (tashme te rrezuar) te ngritur mbi shkatrimin e vlerave vitale,
shpirtedhenese ekonomoke, kulturore kombtare ka cuar: ne paralizen e veprimtarise
per cuarjen perpara te proceseve demokratike; moslejimin e grupimit ne nje force
te re te te gjithe krijuseve dhe aktivisteve me ne ze te vendit; percarjen fetare,
krahinore dhe ideore te kombit;
4 - kundershtimet e bemave antikombtare ne drejtim njerit hero, mbrojtesit te
Trojes dmth Trojanit Hektor, kalojne ne favor te bemave te tjeterit hero
agresorit te Trojes dmth Grekut Akil, atehere :
kur luftohet servilizmi ndaj shovinizmit serb nxitet sevilizmi ndaj shovinizmit
grek dhe anasjeltas;
nuk mund te luftohet per interesa kombtare duke u mbeshtetur te njera force
servile per te demaskuar bemat e forces tjeter servile e antikombtare;
duhet kuptuar se mbeshtetja here ne njeren e here ne tjetren force politike
aktuale ne Shqiperi nuk i sherben fare kombit shqiptare, shtetit, vendit.
5- kur as une e as ti dhe as ata qe jane miqte tane bashk me ne nuk kemi kellqe
t'u dalim zot trojeve tona, bile, mesa duket edhe ata para nesh s'kane pas edhe
ata qe do vijne pas nesh nuk kene per te pas, atehere prao te mbyllim rrethin :
c'te bejme?
---"...Bir Selman i Nenes, ke te qaj me pare? Njerin e kam nip, tjetrin e kam djale!!
Me nderime
Vedat Shehu
Perparim Lesi wrote:
Të nderuar miq,
Pasi që mora përgjigje nga posta virtuale, se përpjekjet për dërgimin e këtij
shkrim, dje me 17 janar kanë dështuar, po e ripërseris sot.
Kam shpresë se nuk ju merzis, nese po Ju kërkoj ndjesë!
Sejdiu

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.