AEROPORTET DUHET TË KENË EMËR TRIMASH

2006-01-18 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Beqir Elshani
AEROPORTET DUHET TË KENË EMËR TRIMASH
Me rastin e zyrtarizmit të stadiumit të qytetit të Lushnjës me emrin e
komandantit legjendar “Adem Jashari” më shtyri ta publikoj këtë shkrim. Kjo
ngjarje historike e myzeqarëve tregoi atdhedashurinë e madhe ndaj vëllezërve
shqiptarë të ndarë me murin e dhunshëm të diplomacisë londineze. Edhe sot
diplomacia evropiane dhe ndërkombëtare nuk lejon që muri i dhunshëm në mes
trojeve shqiptare të shkatërrohet, ngjashëm siç vepruan gjermanët me rastin
e bashkimit të tyre madhështor. Prandaj është koha që Aeroporti i Prishtinës
të marrë emrin e “Adem Jasharit”. Ata, të cilët kundërshtojnë emrin e trimit
legjendar “Adem Jashari”, do të thotë se janë armiqtë e popullit shqiptar
dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu vlen të përmendet fjala e Bernar
Kushnerit, ish-administrator i OKB-së për Kosovë, i cili gjatë vizitës së
tij në gusht të vitit 2001, familjen Jashari e quajti “Familja e
sakrificës”, duke nderuar me çmimin Nobel për liri. Dhe ky çmim i lart
ndërkombëtar nuk ekziston, sepse liria dhe pavarësia nuk kanë çmim.
Nuk dihet ç’e shtyri ish-kryetarin e Shqipërisë, Rexhep Mejdanin, që
Aeroportin e Rinasit ta pagëzojë “Nënë Tereza”. Këtu shihet se shqiptarët
duke u dashuruar në narcizmin ndërkombëtar, mohojnë vlerat kombëtare të
atdheut. Përse akademikët-demokratët shqiptarë nuk marrin shembull prej
francezëve: aeroporti i Parisit quhet “Charl De Gol”, emër i komandantit dhe
heroit kombëtar francez, i cili me pushkë luftoi kundër pushtuesit
nazifashist. Prandaj, një emër të ngjashëm heroik “Bajram Curri” duhej të
kishte edhe aeroporti shqiptar, që do të ndikonte në edukimin revolucionar e
brezave të rinisë shqiptare. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza është bijë
shqiptare, e cila ka lindur në Shkupin e çliruar nga kryengritësit shqiptarë
në krye me Bajram Currin, Idriz Seferin dhe Isa Buletinin. Mos do të thotë
kjo se kanë gjetur një kapuç të përshtatshëm për shumë koka bashkëkohore? Po
e zëmë se është, mirëpo do të jetë në dëm të historisë dhe kulturës
kombëtare.
Në vitin 1967 ndiqja mësimet në Shkollën e Mesme të Bibliotekës në Beograd,
në orën mësimore të mbrojtjes popullore, gjatë qitjes me pushkë ajrore në
shenjë, një serb më përgëzonte ”Bravo, Shaban Polluzha!” Moshatari im serb
nuk mund ta njihte trimin shqiptar, Shaban Palluzhën, përveçqë i ka treguar
babai i tij, i cili ka dëgjuar për luftën heroike të Brigadës në krye me
Komandantin, Shaban Polluzha, që luftonte kundër kolonistëve serbë. Të
flitet për dëshmorin Shaban Polluzha dhe të burgosurin Adem Demaçi, atëherë
në Kosovë ishte rreptësisht e ndaluar. Kjo do të thotë se nëse armiku e
sulmon atdheun, atëherë rinia shqiptare do të kundërshtojë me arsyetimin se
janë nënëterezë dhe jo bajramcurrë - tribunë i vegjëlisë shqiptare, që për
nga fondi historik dhe folklorik është kampion i shqiptarisë. Mendoj se edhe
Nobelistja bamirëse e paqes, Nënë Tereza, nuk do të pajtohej që Aeroporti
Shqiptar të mbaj emrin e saj. Gjithashtu nuk do të pajtohej që t’i bëj
konkurrencë Plakut të Maleve - Bajram Curri, që Shkupin e çliroi nga
hordhitë osmane, në kohën kur Gonxhe Bojaxhiu ishte foshnje. Kjo do të thotë
se pa kontributin heroik të kryengritësve shqiptarë në krye me Bajram
Currin, fati i atdheut do të ishte krejt ndryshe. Prandaj duhet të bëhet
sinkronizimi i figurave historike rreth emërtimit të objekteve kulturore,
ushtarake, transportuese dhe ekonomike të vendit. Për shembull Aeroporti i
Rinasit nuk mund të nderohet me emrin e poetit rilindës, Naim Frashëri, apo
të Hoxha Tahsinit, sepse janë emra të shkencës, artit dhe kulturës.

Së pari shkolla, pastaj katedralja
Vazhdimisht gjatë transmetimit të lajmeve televizive, fotografia e Nënë
Terezës shihet nëpër lokale të zyrtarëve dhe autoriteteve shtetërore
shqiptare. Emri i Nënë Terezës, pothuaj, është bërë sinonim i shqiptarëve në
të gjitha anët, sa të lë përshtypjen se historia është e varfër me figura
kreshnike që luftuan për liri dhe arsimin e popullit shqiptar. Nuk kam asgjë
kundër nënës së madhe shqiptare që u kujdes për paqen e njerëzimit në botë,
mirëpo nuk pajtohem të dalë para kreshnikëve kombëtar Gjergj Kastriotit
Skënderbeut, Bajram Currit, Azem dhe Shote Galicës, Rifat Berishës, Hyrije
Hanës, Shaban Palluzhës, Çerçiz Topullit, Isa Buletinit, Mujo Ulqinakut etj.
Në gjokset luftarake të Adem Jasharit, Ukshin Hotit, Fehmi Lladrovcit, Zahir
Pajazitit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe shumë trimave tjerë nuk ka
qenë asnjë emër tjetër i kalitur, përveç emrave të figurave kombëtare
luftarake të Skënderbeut, Jakup Ferrit, Bajram Currit, Ahmet Delisë, Idriz
Seferit, Isuf Xhelilit, Shaban Palluzhës etj.
MNë fillim të vitit shkollor në Prishtinë,u vu gur themeli i ndërtimit të
katedrales përballë Universitetit të Prishtinës. Edhe këtu duket sikur
Prishtina qenka kaq e vogël, prandaj mu në lagjen universitare dhe
bibliotekare ndërtohen objektet fetare. Jo vetëm kaq, sepse katedralja po
ngrihet në truallin e Gjimnazit ”Xhevdet Doda” të Prishtinës. Ky qëndrim i
papeshuar më përkujtoi murgun gjerman, Peter Kazhninski, i cili thotë që më
mirë qyteti të mbetet pa kishë se pa shkollë. Prandaj shqiptarët nuk mund të
jenë më fetarë se prifti gjerman, Kazhninski, i cili është edukuar me artin,
kulturën dhe letërsinë e madhe gjermane. Mendoj se edhe Nënë Tereza do të
thoshte të njëjtën gjë, që më mirë Prishtina të mbetet pa katedrale se pa
shkollë. Tani në vend të leksioneve të gjimnazit ”Xhevdet Doda” në oborr
ushtojnë makinat e ndërtimit, kurse nxënësit janë flakur në rrugë. Flitet se
gjendemi në epokën demokratike, prandaj demokratike qenka që pranë
Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me një arkitekturë të bukur shqiptare,
pranë dhjetëra fakulteteve me rektoratin madhështor, të ndërtohet kisha
ortodokse, katedralja katolike dhe më pas patjetër do të ndërtohet xhamia
myslimane. Me të drejtë mund të thuhet se me anën e ndërtimit të objekteve
fetare do të hapet shtegu i kundërshtimeve të ndryshme, që dëmtojnë arsimin
e lartë, për të cilën populli shqiptar shekuj me radhë ka luftuar, jo për
kishë e xhami, por për të mirën abëcë. Ndërtimi i paligjshëm i këtyre
objekteve fetare në vatrën universitare i ngjan dyluftimit në mes të
bajlozit të detit dhe kreshnikut shqiptar, Gjergjelezalisë, që simbolizon
Universitetin e Prishtinës. Më në fund, katedralistët para vënies së gur
themelit duhej ndërtuar gjimnazin e ri “Xhevdet Doda”, në mënyrë që nxënësit
mos të përjetojnë traumat psikike.
Qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët duhej të
luftonin për të drejtat e tyre kombëtare, për flamurin dhe emancipimin e
popullit shqiptar. Prandaj në demonstratat e para të studentëve në vitin
1968 Kosova e fitoi Universitetin dhe Flamurin Kombëtar, kurse në vitin 1974
e fitoi Kushtetutën. Gjithashtu në vitin 1981 studentët dhe mbarë populli
shqiptar demonstruan për kërkesën e drejtë të Kosovës Republikë. Pa dyshim,
këtu shihet se kërkesat e studentëve, organizatës më përparimtare në botë,
kanë qenë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe jo për ndërtimin e
kishave dhe xhamive pranë Universitetit të Prishtinës. Ndërtimet e egra nuk
mund të quhen ndryshe pos provokim që shkaktojnë përçarjen e popullit. Duket
sikur me anën e ngritjes së katedrales, Qeveria e Kosovës mundohet të
tregojë simpati ndaj Evropës, dhe kjo nuk mund të quhet ndryshe pos
servilizëm ndaj diplomacisë evropiane. Jo vetëm kaq, sepse edhe po të ishte
e tërë Kosova dhe Shqipëria e besimit katolik, prapëseprapë diplomacia
evropiane nuk do të tradhtonte interesat imperialiste të Serbisë Fashiste
krahas mbështetjes së saj të hekurt ruse dhe franceze.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-02-18

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.