KURANI ME I VJETER NE BOTE

2006-01-14 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

RELIKTI ISLAMIK I FSHEHUR NE TASHKENT

Tashkent's hidden Islamic relic
( BBC NEWS by Ian MacWilliam 05/01/06 )

Ne nje kende obskur ( jo e kjarte - i fshehte ) te kryeqytet Uzbek, Tashkent, gjendet nje nga reliktet me te shenjeta Islame - Kurani me i vjeter ne bote.

Eshte nje shenje qe tregon rolin e Azise Qendrore qe ka luajtur dikur - nje fakte qe eshte analizuar shpesh here pas shtate dekadsh te ateizmit Sovjetik.

Biblioteka ku eshte Kurani i ruajtur, eshte nje ndertese e vjeter e Tashkenit e njohur si Hast-Imam; nje vende qe eshte shume i vizituar. Aty afer gjendet varri i te shkolluarit, Kaffel Shashi qe nga shekulli i dhjete.

Myftiu i Uzbekistanit, lideri me i larte religjioz i vendit e ka zyren aty ne oborrin e medreses. Vetem ne anen e kundert te rruges gjendet gjamia dhe medresa Mui-Mubarak ose si e quajn medresa Floket e shenjeta. Ne kete shtepi gjenden floket e profetit Muhamed dhe punime tjera historike nga Azia Qendrore.

Nje asistent i ri ne zyren e myftise, Ikram Akhmedov, thote se ne biblioteke gjenden perafersishte 2000 libra dhe 3000 manuskripte.

" Ato merren me historin e mesjetes, astronomi dhe medicin. Aty po ashtu ka edhe komentime te Kuranit dhe librave te drejtesise. Por libri me i vjeter eshte KURANI OTHMAN i shekullit te shtate."


SHKRIMET E SHENJETA


Kurani Othoman eshte kompiluar ne Medine nga Othoman, i cili ishte kalifi i trete ( lider Musliman)

Perpara Othomanit, shkrimet e shenjeta Zoti ja jep Muhamedit, dhe ato kane qene te memorizuara ose te shkruara ne pjese te drurit dhe eshtra te deves.

Per te penguar mosemarrveshjet se cili shkrimi eshte me inspirim te shenjet, Othman e ka pasur kete verzion te kompiluar. Ky kompilim eshte bere ne vitin 651, vetem 19 vite pas vdekjes se profetit Muhamed. Ky Kuran eshte ruajtur ne nje ndertim qe eshte bere ne muret e ngushta te dhomes me xhame special.

Rreth nje e treta e Kuranit ka mbijetuar - rreth 250 faqeve - nje vellim i madhe i shkruar ne shkrimin Arabik.

Akhmedov thot se Kurani eshte shkruar ne lekuren e drerit. Eshte shkruar ne Hejaze te Arabise Saudite, shkrimi eshte Hejazi, i ngjajshem me shkrimin Kufic.

Thuhet se Kalifi Othman ka bere pese kopje te Kuranit origjinale. Nje pjese e nje Kuranit te Othman sot gjendet ne pallatin Topkapi ne Stamboll.



TEKSTI HISTORIKE


Othmanin e kan mbytur masa e njerzve kur ai ishte duke lexuar Kuranin. Nje shenje e zeze ne Kuran, thuhet se eshte gjaku i Kalifit.

Vrasja e Othman e ndajti boten Islame ne SHIA dhe SUNI, qysh atehere.

Kjo mosemarreveshje i ndajti ne pjesen kryesore Suni dhe pjesa tjeter qe ishte adhuruese Alise, suksesorit Othman, ku u bene Shia.

Tregimi se si erdhi Kurani Othman ne Tashkent eshte interesant:

Pas vdekjes se Othman, Kuranin e merr kalifi Ali dhe e dergon ne Kufa, ne Irakun modern. Pas shtat - qinde vitesh, Tamerlane me ushtrin e tije e pushton ate pjese dhe e merr Kuranin e dergon ne vendin e tije, Samarkand. Per kater shekuj Kurani qendron ne Samerkande deri ne vitin 1868, ateher kur Rusia e pushtoj ate vend. Pastaj, qeveria e Rusis e merr Kuranin Othman nga Azia Qendrore dhe e dergone ne Biblioteken Imperiale te St Petersburg.

Pas revulucionit Bolshevik, Lenini ishte i etshem te fitoj mbi Muslimanet e Rusise dhe Azise Qendrore. Fillimishte e dergon Kuranin ne Ufa ( Bashkortostani modern ).

Dhe finalishte, pas apeleve qe bejne Muslimanet e Tashkent, Kurani eshte kthyer edhe njehere ne Azin Qendrore ne vitin 1924, ku edhe me tutje qendron aty.

Muslimanet qe e vizitojne duhet te shkojne ne nje thellesi te Tashkent sepse nga mosbesimi qe eshte i krijuar me Rusin, aty ende veshtrohet historia Islame me dyshim.

Stafi zyrtar i myftise e veshtron me kujdes qe te mos i kushtohet vemedje e tepert ne vetevehten,

Si rezultate, kjo eshte nje pasuri madheshtore, Kurani me i vjeter i botes, vazhon te rrije i qete ne kuarterin e mesjetes te Tashkent te vjeter.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.