Këshillat pa fryt dhe fenomeni i tabuve

2006-01-14 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Këshillat pa fryt dhe fenomeni i tabuve

nga Bekim Rexhepi
(reagim lidhur me letrën e hapur te Mona Agrigoroaiei, dërguar A. Demaçit)

Më duhet të ja filloj nga këtu; se gjatë Luftës së dytë, dhe mbas „çlirimit“,1944, që realisht nuk u bë dot as çlirimi kombëtar dhe as shoqëror,nisi represioni total ndaj nacionalistëve që kishin mundur të mbesin gjallë nga lufta. Kështu ndodhi me nacionalistët në Shqipëri, ideologët pro-perëndimorë në radhët e intelektualëve shqiptarë, mbetën nën mëshirën e ashpër bolshevike të komisarëve të kuq, nën dhunën e tyre, e cila më vonë do të përfshinte tërë popullin, kjo po bëhej nën frymën „optimiste të çlirimit kombëtar“. Është e dhimbje e madhe ta shkruash dhe ta pranosh akoma më vështirë, një gjë të tillë. Është një dhimbje-akuzë për Shqipërin, por edhe për shqiptaret se si u zhytën në bolshevizëm nga segmente te jashtme antikombëtare, që përmes njeriut të diktuar, të shkalluar të çmontohej substanca shqiptare. Ky njeri i diktuar, i shkalluar, enigmë, po quhej Zhever Pozha apo i përpunuari i ortodoksizmës Ruso-franceze si; Enver Hoxha, drejtues i të ashtuquajtures PKSH-së, që u formua edhe nga implikimet e përbashkëta Jugosllave përmes Milladin Popoviçit.
Janë tabuistët ata që me vullnetin e tyre duan akoma te mbeten relikt të sotëm, këta reliktë akoma duan që tema të tilla si këto dhe ato që e prekun (të përpunuarin e ortodoksizmës Ruso-Francezo-Jugosllave) E.Hoxhen, të mbesin tabu deri sa tu luan interesi. Por, kur të përpunuarin E.Hoxha, dikush nuk e lavdron për „meritat“ që s'mund ti ipeshin hazer as edhe tani, na ngriten si ajo fjala që na e tregon; vonesën dhe kërkesën e pas te korrurave. Ishte Enver Hoxha, ay qe s'ngurroi, madje t'i shkaktoi shqiptarve edhe më shumë vuajtje dhe varfëri se sundusit.Geni i tij doli i pajustifikushëm edhe në kohën e tij, sepse në natyrën e tij ishte kultivuar prirja që ishte bërë edhe e tij e ngjajshme me ata që ishin të interesuar që shqiptaret kurrë të mos ndjeheshin të fortë dhe bashkë. Forcat e tij dhe njerëzit rreth tij nuk e përbënin as minimumin e fuqisë dhe te bashkimit të Shqipërisë, por se në te vërtet ato përbënin vetëm shërbesën për suitën e tij personale gjë qe u deshmua pas vdekjës së tij. Janë fakte këto që nuk mund ti hedhësh aq lehtë si një propagandë ndaj Hoxhes, sepse Shqipëria, u izolua pakuptimisht, në kohen kur fillonte hapja me botën, pavarsisht se në Shqipëri, nuk pati luftë reale, por, që ishte një luftë sporadike e grupeve bolshevike që kishte përmbledhur, i përpunuari Hoxha, e kjo madje, i sherbeu më tepër të tjerëve se sa vet shqiptarve partizan. Dëshmi e kësaj është realiteti shqiptar kudo e ku , më nuk ka mburrje për historin e kësaj perjudhe, ajo që mbet si një tragjedi festive, mund te jetë dhe vetëm dëshirë e mitofobikëve për një mitofobi.
Letra e hapur drejtuar z. Adem DEMAÇI-t nga Mona Agri, më la me kuptu edhe atë që shpesh e përpilit njeriun dardallisja e vet. Nga ju Mona u kërkuka që Zoti Demaçi, te mbetet një tabuist i edhe i çështjes së trajtimit të diktatorit Enver Hoxha, madje duke i thënë. se për Hoxhën s'të pyeti njëri qe te deklarosh atë, qe e ky e tha pa kompleks në „TV KLAN“. Kompleks i kësaj teme „tabu“ dolet ju,z Mona. Demaçi nuk bëri lapsus politik siç duani ju ta vëni në pah këtë gjatë ati shtjellimi të letës suaj, lapsusi mbet i juaji sepse je orvatur pa mendushëm dhe nxituar ta gërvishesh simbolin e rezistencës sonë Kombëtare me mbrojtjen e njeriut diktator. Kjo le me e pa se juve keni frymë akoma bolshevike dhe kjo verbëri u paraqit mu në këtë letër tuajën.
Se kush ka qenë Diktatori Hoxha, ju më pas i referoheni leximit të historisë e cila qe urdhëruar dhe qe paguar prej vet diktatorit të shkruhet si e tillë. Është e ditur se ata që shkruajn historinë nën urdhresa dhe pagesa nuk kanë qenë kurrë historian te vërtet. Sundimi diktatorial i Hoxhes ka hyrë në historin tonë dhe këtë nuk mund ta mohoi askush, madje as edhe unë që vendosa të polimizoi me ju z Mona. Kjo histori e Diktatorit Hoxha, nuk është as me e varfer se fati i keq i diktaturave të tjera, madje i përgjason shumë asaj te diktorit romun Çaushevski. Këto janë persiatjet e mia ndaj diktatorit Hoxha, gjithnjë duke pasur parasysh realitetin e imponuar, gadi më gjatë se ç'ishte ay vet në diktaturë. Nuk na u bë mirë si popull që arritëm me kaq lehtësi të lexojmë këtë Histori të tij.
Nëse e mbronë Diktaturën vepra, e vet diktatorit, a'herë qa tu desht ty ta sulmosh Demaçin, për këtë çështje. Kjo ta nxjerrë luksin rremë te meduzave për bolshevikët dhe atikombëtarin e përpunuar si një diktator ekzakt për shqiptaret qe ky pra: Enver Hoxha.
Hoxha nuk mund të mbijetonte jo më gjatë dhe jo më shkurtë se diktatet e tij nga jashtë, madje jo më keq përdori propaganden e vet më minore për të mashtruar opinionin për një „bashkim kombëtar“, nese do të ishte e kundërta ky bashkim do te ishte sadopak i mundur. Shqiptaret e Kosovës që ikën nga dhuna dhe terrori i regjimi ndjekës i Jugosllavisë, u bën pre e regjimit të tij të dhunëshëm dhe terorrist.
Nuk më duket menquri e gjetur, vetëm sa për të mbushur apo mbuluar realitetin e dhimbshëm të diktaturës së Hoxhës, ti referohesh historianit anglez: John Hallidey, e në anën tjetër përligjë dhunën dhe terrorin e diktaturës Hoxha, që shqiptaret vet e kan përjetuar mbi kurrizin e tyre, madje edhe akuzat dhe mospajtimet e shqiptarve për diktatorin e tyre, ju orvateni të hedheni në taborrin e armiqëve tanë. Këtë e bëre edhe ndaj „konusit shqiptar“ Adem Demaçi, emëri i këti njeriu që sa herë shqiptohet: tingëllon, bënë zhurëm, rrapllon, të habitë, të bënë me vjellë, të huton, të mrekullon. Janë pak njerzë si Demaçi, në historin moderne të shqiptarëve që personaliteti i tij shkaktoi e shkakton (fatkeqësisht) ende ndjesi të përplasura: adhurim përzirë me urrejtje, raspekt përzier me frikë, mrekulli përzier me dyshime. Janë të gjitha këto që nuk e kan vë këtë njeri në pozitë antikombëtarie siç, jeni orvatur ju dhe të tjerë kundeshtar të tij. Ay vazhdon te mbetet i tillë, i pa kompleks me realitetin dhe i pa gjunjëzuar me sfidat dhe sfidantët e tij. Demaçi edhe njëherë deshmoi se nuk është komunist, siç u orvaten njëri pas tjetritë, komisar të ndryshëm të përfitonin nga vepra e tij.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.