KUR KËSHILLTAR BËHET TITISTI ME KAMXHIK DHE I PËSHTYRJEVE TË
KUR KËSHILLTAR BËHET TITISTI ME KAMXHIK DHE I PËSHTYRJEVE TË PISTA POLITIKE: ËSHTË
KJO TRADHTI KOMBËTARE APO VDEKJE POLITIKE E «QEVERISË» DEKORATIVE TË KOSOVËS?!
Siç u njoftuam këto ditë nga lajmet e RTK-së, për një "mrekulli" trishtuese, për një
anomali antidemokraike: puna paska shkuar aq "mjaltë e sheqer" në politikën
kosovare, sa të bëhen bashkë "ujku me shqerra", kur ish-pionieri i xhelatit dinak
Tito, Azem Vllasi paska arritur që sërish t´i kapë majat e politikës së "qeverisë
demokratrike" të B.Kosumit.
Ne, protestojmë që "gospodinat" e tipave të Azem Vllasit, i quajtur në vitet e
errëta të terrorit jugosllav (të udhëhequr nga ai, nga pozita që e kishte) si
"shqiptari besnik", "udhëheqësi i madh i LKJ- së rinisë së Titos", të bëhet
këshilltar të qeverisë Kosumi, për të çuar Kosovën në "duart e hapura" gjenocidale
të "pavarësisë" së saj me kokën nën Serbi!!...
Fadil Shyti Mona Agrigoroaiei
Kemi milituar dhe vazhdojmë të besojmë se duhet ligjëruar në Kosovë që ata, të cilët
gjatë kohës së titizmit i shërbyen në çfarëdo mënyre shtetit jugosllav dhe politikës
represive të tij gjatë sundimit të drejtpërdrejtë të Beogradit mbi Kosovën dhe
trojet e tjera shqiptare, të mos kenë assesi të drejtë të hyjnë në politikën dhe
jetën publike të kësaj treve. Sigurisht, kjo është një pozitë parimore që për moment
mbetet në rrafshin teorik, për shkak të karakterit të nënshtrueshëm të
institucioneve vendore" ndaj administratës së UNMIK-ut, si të "drejtësisë" që ende
bëhet me ligjet e vjetra të sistemit kolonizues jugosllav.
Por jemi të revoltuar pasi kemi konstatuar pas analizimit të situatës që në
pushtetin shqipfolës pa shtet të Kosovës, po lidhen si rrjeta merimangash elementë
antikombëtarë me një të kaluar të kobshme në fushëbetejat politike të bashkëpunimit
të zellshëm me pushtetin e Beogradit.
Përfundimi është përforcuar nga fakti se shqipfolësi Azem Vllasi, ish-kryetari i të
ashtuquajturës "Krahinë Socialiste Autonome" të Kosovës, ka "zbritur" në mes të
"qeverisë" dekorative të Bajram Kosumit, si "këshilltar" i saj!
Më "befasues" qenka fakti se "politikani kameleon" paska ardhur për diçka për të
cilën është mjaft i përgatitur prej kohësh, (pra, për puthjen e këmbëve të
Beogradit), si "këshilltar për marrëdhënie me Serbinë", pikërisht në kohën kur
Kosova është në udhëkryqin e vendosjes se statusit të saj.
Ai i ka ofruar "ndihmën" Bajram Kosumit, duke u krekosur se: "Kam përvojë të gjatë
në LKJ, baras me Ibrahim Rugovën, madje një kohë unë isha Kryetar i Ibrahim Rugovës
!"
Vërtetë, ky politikan sharlatan, me përvoje në vitet e turpeve me teserën e partisë
fashiste të LKJ-së, ishte quajtur në ato vite të errëta të terrorit antishqiptar si
"jugosllavi besnik", "pionieri" e pastaj "udhëheqësi i madh i rinisë titiste " ( ! )
Ai ka "udhëhequr" apo më saktë e ka stërkequr Kosovën që nga mesi i viteve 1970-ta e
fundi i vitit 1989 dhe pastaj në vitet 90-ta, këtë "udhëheqëje", apo stërkeqje ia
besoj Ibrahim Rugovës .
Anipse, karriera e tij politike u pasurua me një "trimëri" stërkeqje 1990-it
gjithashtu (deri kur ishte arrestuar thjesht sepse nuk e kishte mbështetur
Millosheviçin në parlament), kur ky ia rrezikoi seriozisht "pushtetin" ky prap është
i rrezikshëm për për popullin shqiptar!
Populli shqiptar, s´mund t´i harroj kurrë të bëmat e zeza të tij:
Ai ka larguar njerëz nga puna, ka burgosur shumë intelektualë atdhetarë, ka bërë
politikën e UDB-së në Kosovë...
Është Azem Vllasi ai që dikur e ka rrahur me kamxhik z.Bajram Kosumi me shokë duke i
degdisur pastaj në burgje.
Ky është ai që me turr si bualli në pus ka votuar me dy gishtat lart për heqjen nga
detyra të Dr. Ali Hadrit, historianit më të guximshëm shqiptar, atij të cilit ia
nxiu jetën dhe e çoi në varr para kohë nga mërzia.
Dihet pastaj që Drajfusi shqiptar iu pat drejtuar me vendosmëri me fjalët "O Vllasi,
mos i ngrit dy gishta në mbledhje, lëre njërin për vete, sepse më vonë edhe për ty
do të duhet.".
Pastaj, ishte ky Vllaso qyqari, që kur hyri dinakërisht në minierën e Trepçës kur
minatorët ishin në grevë, me tradhti u thoshte minatorëve: "Mos e lëshoni këtë
"bebareq"!", duke bërë në dorë nga fotografia e Titos.
Se kjo fotografi do të na shpëtoj!; pra ai e kërkonte shpëtimin nga lëkura e kalbur
e kalit të Trojës, e Titos; pastaj "i siguronte" ata, "se Kushtetuta jonë na mbronë"
(Kushtetuta e vitit 1974).
Pastaj, kur e burgosën, për "rrezikimin e Jugosllavisë" qyqja e rremit, qante në gjyq!
Duke e parë gjendjen e tij mjerane, një minator i quajtur Mursel Haziri i cili po
gjykohej në gjyq u ngrit dhe tha në gjyq: "Lirojeni, se krimineli nuk qan"!
Sulmet banditeske dhe turpet e Vllasit, s'kanë fund!
Ai ka quajtur demonstratat e vitit 1981, si "kundërrevolucionare" , "irredentiste"
etj...
Nga këto vlerësime idioteske, dihet pastaj si e pësoi rinia dhe populli shqiptar
terrorin jugosllav.
Pastaj, dihet se gjatë atyre ngjarjeve, ai kishte kundërshtime të forta në konviktin
nr. 4, në ballafaqim me studentët demonstrues, me në krye me Ali Lajçin me shokë, ku
besojmë se edhe Kosumi ka qenë i pranishëm.
Kjo polemikë midis tij dhe protestuesve ka përfunduar kur ai i revoltuar tej mase ka
ikur, pastaj policia serbe është vërsulur egërsisht mbi studentët të cilët i ka larë
në gjak.
Ai atëbotë thoshte: "Pse keni dalë në rrugë, ne shqiptarët në Jugosllavi kemi mjaft
të drejta, neve s´na duhet Kosova Republikë, ikni në shtëpitë tuaja!...
Ai përpiqej mjerueshëm me forcë t´i bindë demonstruesit se: kërkesa Republikë për
Kosovën, është kërkesë kundërrevolucionare" !!!
Bile, dihet se pjesëmarrësit aty e kane fishkëlluar e pështyrë dhe ai ka qenë fort i
hidhëruar dhe i ka lëshuar policinë si qentë mbi heronjt e heroinat e Kosovës
shqiptare.
Për rezultatet e represionit kundër demonstruesve gjatë ngjarjes së pranverës
dramatike të vitit 1981, historiani anglez, Noel Malcom në librin "Kosova: një
histori të shkurtër" se :
numri i shqiptarëve të vrarë mund të jetë diku rreth 1000.
Pastaj, më shumë se 2000 shqiptarë u arrestuan në kohën e protestave, kurse numri
tërësor të shqiptarëve që u burgosën ishte, sipas të dhënave të kohës më i madh se
sa 4000 persona. (f. 335).
Kjo qe vetëm fillimi, kur dihet që deri me "rënien" e pushtetit vllasian, në
vj.1989, në Kosovën Martire u gjykuan dhe u dënuan burgjeve jugoslave 28.000
atdhetarë e atdhetare shqiptare.
Për të gjitha këto persekutime dhe vrasje, Vllasi e ka rolin e tij të qartë
vendimmarrës antikombëtar për shkak të pozitës që e kishte.
Ai kontrollonte organet e policore, që ishin "strofkulla ujqërish" të represionit
dhe është krejtësisht përgjegjës për arrestimet, aktet e dhunës, valën e terrorit të
organeve të policisë e ushtrisë, të shërbimeve sekrete serbe kundër shqiptarëve dhe
për proceset të montuara në Kosovë.
Kur ai ndërhyri në bisedat publike dhe tha se "ju ndihmoj unë", përse "qeveritarët
dekorativë" nuk e kishin pyetur për rolin e tij famëkeq, se me urdhrat e tij ka
vrarë e ka burgosur, e ka torturuar e vrarë aq shumë djem dhe vasha shqiptare?!
Këtu shtrohet gjithashtu pyetja, përse është i nevojshëm "të ndihmojë"?
Mos dëshironi zotërinjë që kusari t´i ndihmojë viktimat e tij, të shpëtojnë nga
"binjakët e tij politikë", me të cilët me aq besnikëri veproi dikur!
Kush mund të na siguroi ne, që tani kusari qënka bërë engjëll, gjegjësisht atdhetar
dhe qenka penduar se nuk i rikthehet zejës së vjetër!!!
Thjeshtë, ne s´ia kemi besën aspak matrapazit politik as ideologëve pro-jugosllavë
të dikurshëm si ai!...
Kush ka ngërnë një lugë helm, i vjen era ndot tërë jetën!
(Populli)
Përfitojmë nga ky rast, që ta këshillojmë mikun e nderuar, Bajram Kosumi, të heq
dorë prej qëndrimit tolerues, qëndrimit nolian i cili dikur e ka pësuar keq, kur i
toleroi mercenarët zogistë të cilët kishin ikur në Beograd gjatë revolucionit të
qershorit të vitit 1924, të rikthehen në Tiranë, duke besuar se ata do të pendohen
dhe nuk do t´i bëjnë më keq të uruares Shqipëri!
Prandaj, ne nuk duam të shohim tmerrin që e dëgjuam për qeverinë e Nolit të madh!
Gabimet kur përsëriten, nuk mund të quhen më gabime, por tradhti!...
Mos vallë, për t´i shtrirë dhe forcuar ende fijet, lidhjet me Beogradin, për
"urtësimin" e "ëmbëlsimin" e negociatave që paralajmërohen të bëhen midis
shqipfolësve të Kosovës dhe administratës me dukje joreale demokratike serbe?!
Me një fjalë, besojmë se ndihma e Vllasit është e nevojshme për "nxënësit" e tij për
të përgatitur Kosovën të hyjë me kokën në rërë, pra nën Serbi, në stilin më famëkeq
të bashkim-vëllazërimit.
Por jo për bijtë e vijat e Kosovës që ia falën djersën dhe gjakun për më tepër se
një shekull!
Mirëpo, besojmë që: Bajram Kosumit i duhet diçka më mirë se sa një "limon i
shtrydhur" (siç e ka vlerësuar Adem Demaçi, Vllasin) që Serbia e ka hedhur në kosh
kur si duhej më; që "dialogu" e "negociatat" me Beogradin të bëhen pa "konsekuenca
të tmerrshme"!
Gjithashtu, jemi kureshtarë të pyesim përse gjatë luftës çlirimtare, "këshilltari" i
pasluftës nuk ishte në Kosovë. Ku ishte ai, përse nuk dha asnjë "ndihmë"? SIGURISHT
ishte duke u "specializuar" jashtë Kosovës për advokat, në gjirin e miqve në
Sarajevë apo me tej tek miqtë e vjetër veriorë, pro-sllavë!
Rikujtojmë këtu edhe vizitën "nostalgjike" që ai e ka bërë në 2003 në Beograd në
ditën e çlirimit të Jugosllavisë, fakt që dëshmon se ende i "flë" në kokë dëshira e
manive të vjetra që sërish ta ketë një pozitë politike titiste, por tani me
"ngjyrime" blu, kinse demokratike!!!
Nuk janë aspakt të rastësishme përpjekëjet e tij për ta "montuar" një lloj
vëllazërim-bashkimi me petka të reja, me ato konferencat dhe simpoziumet që i
drejton në bashkëpunim me sivëllezërit e tij ideologjikë!
Prandaj, duke i parë të gjitha këto në dritën e rrethanave të reja të krijuara,
konsiderojmë se "ngatërrimi" i fijeve vllasjane është një rrezik kombëtar për
shqiptarët, sepse përveç fatkeqësive të reja të një politike autonomiste, asgjë të
mirë nuk do t'i sjellë Kosovës me vise rikthimi i tij në politikë.
Kurse për qeverinë "Kosumi", mund të arrijmë në përfundimin se asaj haptazi i ka
dalë fytyra e vërtetë neobrahimiste alla titiste, sepse ka pranuar në gjirin e vet
një ish- shërbëtor të regjimeve kriminale të shteteve të huaja, një poliagjent, për
të cilin shpresojnë mjerueshëm se qenka përmirësuar!!!
Duke bërë këtë druajmë se kjo e çon drejt tradhtisë kombëtare, apo më saktë, ajo ka
nënshkruar vdekjen e saj politike!
Suedi / Rumani, 4 Janar 2006

Komentet e ruajtura
Isha ne vitin 1989 në nje spital te Zvicrres. Isha i sëmuar nuk e kisha asënje antar te familjes pran vetit. Por e kisha nje vlla nje bashkëvendas, nje njeri Kombtar nga Lipjani i Kosoves. Me kujtohet ajo mbramje te cilen nuk muja ta kaloi. Isha ne Spital familjen i kisha në kosovë. më kishte lindur nje djal. Nuk dija per tu gezuar aq shum, sepse sëmunja nuk me linte qe ta parashof te ardhmen. Nga emucjonet qe kisha dal ne sallen e Spitalit e leshoi Televizjonin. Dhe e shof atë politikanin e Ish Jugosllavis Azem Vllasin se si qante para gjykatav Serbe si i burgosur me pranga ne duar. Isha i Ri ne atë mosh nuk disha se qka po ndodh me Kosoven martire, nuk kisha njohori se qka po ndodh me vllazrit dhe motrat tone neper konviktet e Prishtines. Gjat ati shiqimi e thirri nje shok nga Lipjani i quajtur Z. Vehapi dhe i tham o zotri eja ne sallen e televizjonit dhe shiqoje se po Gjykohet Azem Vllasi. Filloi te buzqeshet burrri i pjekur i moshes 45 vjeqare. Dhe me drejtohet lere o djal e mos u merr me te a e din me thoshte se sa Nana qan sod ne Kosovë per bïjat dhe bitë e tyre qe u vran nga kriminelet serbë. I cili heshte kur vllaznit dhe motrat tona vriteneshin nga barbaret. lere me thoshte e eja sherou se je i ri dhe ke kohë te pjekesh se koha dhe historija do te tregonte se kush asht ky njeri. Vall kaq pas vitev me tingllon ne vesh dhe me bie ndermend e tera kur Kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi deklaron se e paska percaktua Titistin Komunistin Azem Vllasin Kshilltaer politik per politik te jashtme. Vall pyes zotin Bajram Kosuminse kujna do ti sherben sa do te ket efekt qeverija e kosumit me keta njerz. !!!
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.