SA DO TË MË PËLQENTE DIALOGU I TILLË, PO JA K'MONOLOGU

2006-01-02 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

SA DO TË MË PËLQENTE DIALOGU I TILLË, PO JA K'MONOLOGU

(Reagim me shkrimin e Qosjes lidhur me fitoren e Sali Berishes)

Rexhep Qosja, shkruajti
Bekim Rexhepi, kundër shkruajti

02 janar 2006

QOSJA:-Nuk ka dyshim se socialistët janë të merituar për shkallën e sotme të zhvillimit të demokracisë dhe të zhvillimit të përgjithshëm të Shqipërisë.

BEKU:-Po, por nuk mund ti thuhet me kaq lehtësi opinionit demokratik, kur në prag të zgjedhjeve të lira dhe në kohen e ndryshimit te pushtetit politik në Shqipëri, sepse del sikur qellimisht po i behet aludimi socialistëve për merita dhe zhvillime.

QOSJA:-Por, as meritat më të mëdha nuk do të duhej të na bëjnë të dëshirojmë që të njëjtit të mbeten gjatë në pushtet.

BEKU:-Në asnjë mënyrë dhe madje as edhe në këtë formë nuk mund të lendohet demokracia me faktin se socialistet kudo e ku kanë prodhuar vlera të një mendëta, që ta rrenoinë përfundimisht demokracinë e një shtet i cili këtë sistem e futen me revulucion.

QOSJA:-Pushteti prishë dhe sa më gjatë të jesh në pushtet aq më shumë prishesh. Demokracia është rend superior, pëpos të tjerash, edhe për arsye se e bën ndërrimin paqesor të subjekteve të pushtetit.

BEKU:-Nuk më japë aq bindja kuptimi i shprehës: “ Pushteti prishë“, sepse vetëm një pushtet, i tipit të tillë që ngritet mbi pushtetin e vullnetit të mirë mund te ketë kuptimin e shprehjes “Pushteti prishë“apo “Pushtet i prishur“.

QOSJA:- Pas gati 15 vjetësh në krye të socialistëve dhe pas dy mandatesh në krye të qeverisë së Shqipërisë, Fatos Nano filloi të sillet si një njeri të cilin e ka dehur fort pushteti: me prepotencë, me arrogancë, me vrazhdësi, me shpërfillje edhe të disa bashkëpunëtorëve të vet më të çmuar! Fatos Nano viteve të fundi në krye të qeverisë së Shqipërisë ishte një hazarder politik, që nuk lodhej se çka do të mendohet në popull për të! Disfata e tij ishte e logjikshme, politikisht, moralisht dhe historikisht e nevojshme. Socialistëve tani iu duhet kohë për mjekimin e pasojave të aventurizmit politik të Fatos Nanos.

BEKU:- “Pushteti i prishur“, mund të ketë jetë edhe me te gjatë, madje edhe me te gjatë se një jetë e një lideri. Lideri socialist Fatos Nano nuk qe i futur kot në burg nga demokracia e re e zotoit Berisha, madje F.Nano ishte ay që u shfaq i tëri në pushtetin e tij dhe jo më ndryshe se ç'ishte.

QOSJA:- Aventurizmi i Fatos Nanos e risolli në pushtet Sali Berishën, i cili, pas katastrofës politike me të cilën e ka tronditur Shqipërinë aq shumë në vitin 1997, me të drejtë është konsideruar përgjithmonë i vdekur politikisht.

BEKU:- Më duket shumë politik gjepi, konstatimi se ;“Aventurizmi i Fatos Nanos e risolli në pushtet Sali Berishën“. Berisha rivije në pushtet jo përshkak të liderit F.Nano, por se ay pas kaq vitesh izolimi mazhorant e socilë, më votën e lirë u rikthy më me shpresë dhe më i pjekur politikë.

QOSJA:-Fatos Nano e meritonte largimin nga qeveria e Shqipërisë, por, mua nuk më bën të lumtur as zëvendësimi i Fatos Nanos me Sali Berishën. Nuk flas për Partinë Demokratike – flas vetëm për Sali Berishën. Në qoftë se Fatos Nano vuan prej aventurizmit politik, Sali Berisha vuan prej tribalizmit dhe populizmit. Prirja e tij për ta përdorur pushtetin vrazhdë, egër, shtypshëm, domethënë jo demokratikisht dhe mentaliteti i tij krahinor është esenca e tij politike, shpirtërore. Dhe me prirje të tillë menjëherë e ka filluar mandatin e ri! Do t’ia fillojë ndërtimit administrativ të Shqipërisë prej fillimit thuajse Shqipëria shpallet shtet kur e merr ai në dorë! Shkurt: këmbimi Nano- Berisha në pushtet e mban Shqipërinë në gjendje të ashtuquajtur revolucionare dhe ky këmbim nuk e lejon Shqipërinë të krijojë identitet të qëndruar politk dhe institucional demokratik.

BEKU.-Prognozat më reale e politike, e kishin të qartë se në këto zgjidhje do të fitonte PD-ja dhe Shefi i saj Sali Berisha, jo më me skenat e zymta që partia e Nanos dhe pushteti i tij, i stolisën aq vrazhdët duke i hekurosur vazhdimisht në mendjen e popullit shqiptar, ngjarjet e tmerrshme te 1997-es për te cilën akoma akuzohet PD-ja dhe Shefi i saj Sali Berisha. Madje, S. Berisha nuk mund të vazhdoi dhe as demokracia në hapin e mbetur socialistë, sepse nuk mund te quhet fillimi mbarë por, vetëm ngecje, vazhdim i asaj rënje të përplotë i kriminalizimit të përgjithshëm qe nga koka e në shputa, më në fund sipas teorisë socialiste Shqipria po shëndrrohej në shtet Kriminalizus i vetvetës.

QOSJA:-Ky është “duet” fatal në politikën e Shqipërisë! E Shqipëria ka sot në jetën politike dhe në strukturat partiake intelektualë të shquar, me formim të gjithanshëm, intelektualë stabilë, të cilët do ta nxirrnin Shqipërinë nga gjendja revolucionare në të cilën e mbajnë Nano e Berisha. Ata, më në fund, do ta bëjnë këtë, por me vonesë, mbasi, pas Nanos, të shkojë edhe Berisha.

BEKU:-Humbja e Fatos Nano-së, me vete morri edhe akuzën denigruse „si përgjithmonë i vdekur politikisht“, që për sa kohë përdorej dhe fyhej kundeshtarin e tij politik, i cili është sot në Pushtet.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.