Kush jena Na/ky shkrim duhet te Anallizohet

2005-12-29 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Nga gazeta Expres

Ne punojmë për shtetin e Kosovës OPINONE
Telefoni më binte pandërprerë dhe
njerëz të ndryshëm, vendorë e të huaj,
ma bënin të njëjtën pyetje, “Naser, na
vije shumë keq, por a është mirë Presidenti?”.
Nuk mund ta kuptoja pse të
gjithë përnjëherë e bënin këtë pyetje,
por edhe më shumë u shqetësova
kur e kuptova se të gjithë ata ishin
duke u frikësuar për diçka edhe më
të keqe. Qytetarë të thjeshtë e deri te
përfaqësues seriozë partish e institucionesh
ndërkombëtare kishin rënë
pre e këtyre spekulimeve. Edhe sikur
të doja, më nuk mund ta bindja as
veten se e tërë kjo ishte një shaka e
dikujt. Jo! Kjo ishte një luftë speciale
johumane për të lënduar Presidentin,
familjen e tij dhe qytetarët e Kosovës.
Le ta paramendojë dikush një situatë
kur je i detyruar t’u përgjigjesh
qindra thirrjeve rreth fatit të dikujt
shumë të afërt për ju. Kështu janë ndjerë
anëtarët e familjes së Presidentit
ato ditë dhe me të drejtë kanë bërë
pyetjen pse njerëzit mund të jenë kaq
të ligë? Familja Rugova është mësuar
që të kalojë nëpër sfida të rënda dhe
të sakrifikojë vazhdimisht, kështu që
ata që e kanë menduar këtë lojë të
fëlliqur janë gabuar nëse kanë menduar
se do ta thyejnë vendosmërinë
tonë. Të vetmen që ata kanë arritur
është që ta turpërojnë veten dhe
gjithçka që ata përfaqësojnë. Një ditë
pas valës së madhe të spekulimeve
m’u kujtuan fjalët e dikurshme të Presidentit
- “Mos u merrni me ta. Disa
kanë 15 vjet që merren me ligësi,
kurse unë kam punuar për ndërtimin
e shtetit të pavarur të Kosovës”. Duke
i kujtuar këto fjalë edhe një herë e
kuptova se njerëzit nuk vijnë rastësisht
në pozitat në të cilat janë dhe e
ndjeva se Presidenti shumë vite më
parë kishte bërë paqe me veten, duke
e koncentruar tërë energjinë e tij në
realizimin e projektit të vet për shtet
të Kosovës dhe si rezultat i kësaj ai
tash ishte pothuajse i paprekshëm
nga fyerjet dhe spekulimet.
Për disa ditë mendova se ata që
kanë iniciuar këtë luftë speciale
ndoshta edhe vetë e kanë ndjerë se
kanë gabuar dhe se ajo që ata kanë
bërë nuk është njerëzore, por nuk
vonoi shumë dhe të shtunën në
mëngjes më bie në dorë titulli bombastik
me një pikëpyetje në fund me
aludimin se Presidenti kishte ndërruar
fe. Përsëri u ndjeva keq, jo për
situatën, por për njerëzit që janë prapa
këtyre gjërave, por është interesant
se atë ditë më ra ta lexoja këtë
shkrim së bashku me disa miq që
janë, si thuhet, myslimanë pesëvaktli
dhe të gjithë thoshin “Sa të ulët,
pse nuk po e lënë njeriun rehat?”. U
ndjeva krenar sepse ideologët e kësaj
propagande me mjete logjistike të
siguruara nga fushat e bardha të Afganistanit
dhe disa të tjerë nga plantazhet
e Bolivisë, po arrinin
kundërefekt mu te ata njerëz ndjenjat
e të cilëve kishin dashur t’i manipulonin.
Në një gazetë tjetër, pa menduar
aspak për anën njerëzore dhe për traditën
e kahmotshme të shqiptarëve,
pa fije turpi publikohen foto të varrezave.
A kanë familjarë këta njerëz?
Çfarë gjene kanë këta njerëz apo në
Kosovë duhet sjellë traditën e Karpateve
të lojës me të vdekur dhe varreza.
Dikush mund të thotë pse Presidenti
nuk i demanton të pavërtetat
që lansohen përditë, kurse unë ju
them se sikur Presidenti të demantonte
gjithçka që secili misionar i së
keqes flet poshtë e përpjetë, atëherë
nuk do të kishte letër të mjaftueshme
për të shkruar të gjitha demantet. Unë
nuk dëshiroj që ta demantoj këtë
shkrim, sepse nuk vlen që të bëhet
një gjë e tillë, por dua të merrem me
një çështje të fakteve të forta. Presidenti
e ka emrin Ibrahim, mbiemrin
e ka Rugova dhe ky emër është ai që
do të shënohet në histori. Në shkrim
po ashtu lexova se Presidenti kishte
iniciuar ndërtimin e një kishe katolike
në fshatin tim Cerrcë! U habita
shumë, sepse po atë ditë isha kthyer
nga Cerrca dhe nuk kisha parë e as
nuk kisha dëgjuar gjë për këtë.
Dikush mund të pyesë ku është
problemi? Unë do e marr guximin
dhe ta them se problemi nuk është
në asnjë prej detajeve që përmenden
paftyrësisht nëpër spekulime, por
problemi qëndron në faktin se për
herë të parë Kosova ka institucione
që e respektojnë njëri-tjetrin, për herë
të parë njerëzit janë bindur se armiqtë
e deridjeshëm sot mund të ulen dhe
të punojnë bashkë për të mirën e
Kosovës. Njerëzit e kanë parë se problemet
e së kaluarës nuk kanë qenë
probleme të natyrës “kush është më
shumë shqiptar?” por të natyrës “dua
të jem me çdo kusht bajraktar”. Fatkeqësisht
nuk është këtu vetëm një pjesë
e opozitës që nuk e do këtë zhvillim
pozitiv, por janë edhe disa hiena brenda
LDK-së që me vite të tëra kanë
ngjyer në konakun e Presidentit dhe
kanë shfrytëzuar për të ndërtuar imixhe
personale dhe sot e kanë parë
rrezikun se maskat e tyre mund të bien.
Të tillë ndoshta edhe mund të
dëshirojnë që spekulimet e ditëve të
fundit edhe të ishin të vërteta.
(Autori është këshilltar i
Kryeministrit të Kosovës)
Në komentin përjashtues të
shkruar nga Këshilltari i Kryeministrit
është shumë e vështirë të
qëndrosh indiferent. Mirëpo, papajtueshmëria
me tezat e Naser
Rugovës nuk e bën të
pabotueshëm komentin. Përkundrazi.
Çdo kontribut publik, qoftë
edhe me shkrime, hap debat edhe
për tema që për qarqe të caktuara
mund të konsiderohen tabu.
Naser Rugova nis shkrimin e tij
duke treguar për qindra telefonata
që i janë bërë para disa ditësh
nga qytetarë vendorë dhe të huaj,
të cilët interesoheshin rreth shëndetit
të njeriut të parë të vendit.
Asgjë më mirë se kjo nuk e dëshmon
se sa njerëzit e Kosovës, por
edhe të huajt, janë të interesuar
për të ditur rreth shëndetit të Presidentit
Rugova.
Për këtë arsye, edhe gazeta si
medium publik e ka obligim profesional
që të informojë opinionin
për ato probleme për të cilat
kanë nevojë më së shumti. Kohëve
të fundit, i kësaj natyre është
edhe shëndeti i Presidentit.
Njëra prej telefonatave që i ka
arritur Naser Rugovës, ditën e
spekulimeve të mëdha, ka qenë
edhe nga Express. Në kërkim të
një informate të besueshme, gazetari
i Express ka biseduar në telefon
me kushëririn e Presidentit
Rugova dhe e ka pyetur rreth atyre
spekulimeve. Por, nuk ishte vetëm
Naser Rugova ai që u kontaktua
nga Express gjatë dy ditëve të
spekulimeve. Dhjetëra persona,
shumica brenda LDK, janë konsultuar
dhe në fund kemi mundur
të nxjerrim një përfundim se
gjendja shëndetësore e Presidentit
është e pandryshueshme.
Jam i sigurt se gjatë kohës sa
Presidenti Rugova është i prekur
nga sëmundja e kancerit, në
gjendje të njëjtë janë edhe disa
mijëra qytetarë të Kosovës. Edhe
ata vuajnë nga po kjo sëmundje,
por përveç familjarëve të tyre,
askush nuk preokupohet me ta.
Është e kuptueshme pse ndodh
kështu. Nuk është interesi i publikut
që të marrë informacione
për gjendjen shëndetësore të individëve
që nuk kanë përgjegjësi
publike. Gjë që nuk është rasti me
numrin një të vendit. Nuk ka njeri
në Kosovë që ka një vetëdije mesatare
qytetare që nuk ka interes të
informohet për shëndetin e Presidentit,
Kryeministrit, Kryeparlamentarit,
ose edhe ministrave.
Kështu ndodh në çdo vend
demokratik të botës. Rasti më i
freskët është në Izrael. Kryeministri
Ariel Sharon, me gjasë, do
t’i nënshtrohet një operacioni
kirurgjik. Në këtë vend, që njihet
si vendi me demokracinë e brendshme
më të zhvilluar në botë, po
shtrohet dilema nëse Sharon edhe
më tutje është në gjendje të
ushtrojë detyrat që i takojnë.
Kjo pyetje asnjëherë nuk është
shtruar nga mediat kosovare. Mirë
kanë bërë që nuk e kanë shtruar,
marrë parasysh rolin historik të
Rugovës në proceset politike në
këto 16 vjet. Ekziston një mirëkuptim
i përbashkët se ky lider duhet
t’i prijë procesit politik të Kosovës
deri në zgjidhjen e statusit final,
e nëse i fiton zgjedhjet tjera edhe
më gjatë. Mirëpo është kërkesë
tendencioze që për dhe rreth
shëndetit të Presidentit as të mos
flitet e as të mos shkruhet. Të mos
flasësh për shëndetin e Presidentit
nuk e shëron atë. Sepse, po të
ishte ashtu, jam i bindur se ne si
gazetë do ta respektonim të parët
heshtjen. Puna është si është dhe
ne na obligon profesioni i gazetarit
që të raportojmë, shumë herë
edhe për tema që janë shumë të
ndjeshme.
Kjo është njëra çështje.
Dilema tjetër që ngrihet kur lexohet
komenti i Naser Rugovës
haset në titull. “Ne punojmë për
shtetin e Kosovës”, e quan komentin
e tij Këshilltari i Kryeministrit.
Në Kosovë paska “Ne” dhe “Ata”.
Diferencim ky në vija shumë të
trasha. Mirëpo, duke lënë anash
të gjitha këto, nuk e kuptoj se në
çfarë konteksti e përdor Naser Rugova
përemrin vetor “Ne”. A është
ky një privilegj që ai e përvetëson,
marrë parasysh lidhjen familjare
me Presidentin Rugova. Apo,
dëshiron të thotë se Naser Rugova
dhe Ibrahim Rugova punojnë
për shtetin e Kosovës. Nëse mendon
kështu, atëherë kemi të bëjmë
me një krahasim shumë joproporcional.
Meritat e Rugovës junior
dhe Rugovës senior për statusin
politik të Kosovës janë të
pabarazueshme.
Me komentin e tij, mund të pajtohem
vetëm në pikën ku flet për
hiena brenda LDK-së, të cilat,
sipas tij, ja duan të keqën Presidentit
Rugova. Nuk kam ndonjë
informacion të tillë, por meqë artikullshkruesi
është pjesë e organizmit
të kësaj partie, atëherë më
duhet t’i besoj në atë që shkruan.
Kush është “Ne”
Alush Gashi, një veteran i LDK’së,
ka qenë për një kohë të
gjatë përgjegjës për marrëdhëniet
me jashtë, në partinë më të
madhe të vendit.
Por, nëse vendoset që kjo ministri
t’i takojë AAK’së, atëherë ajo
do të mund të udhëhiqet nga
Ardian Gjini.
ke - të LDK’së. Ministria
LDK’së. Ministria e
kombinim hyn Çelë Çelaj.FOTO: ASTRIT IBRAHIMI

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.