Analiz..

2005-12-28 · Forumi historik RTVZIK · 2 përgjigje të ruajtura

Prapashtesat në peshojë

Anëtari i ekipit negociator, Veton Surroi, ka pranuar pa më të voglin hezitim se do të nënshkruante pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, ngase sipas tij prapashtesat nuk çojnë kandar. A thua është kështu?!

Shkruan Shkëlzen Gashi

Në intervistën dhënë gazetës Express, të datës 22 dhjetor 2005, lideri i Partisë Reformiste ORA dhe njëkohësisht anëtari i ekipit negociator, Veton Surroi, ka pranuar pa më të voglin hezitim se do të nënshkruante pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, ngase sipas tij prapashtesat nuk çojnë kandar. Kjo është njësoj sikur të thuhet: jam i gatshëm të nënshkruaj çdo gjë që e ka emrin vetëvendosje, prapashtesat nuk çojnë kandar. Mirëpo, ç’është e vërteta, prapashtesat çojnë shumë kandar. Ka shumë rëndësi a është vetëvendosje e brendshme (interne) apo vetëvendosje e jashtme (eksterne). Vetëvendosja e brendshme (që nënkupton autonomi) mund të thuhet se është ekuivalent me pavarësinë e kushtëzuar, ndërsa vetëvendosja e jashtme nënkupton shtetin e pavarur dhe sovran. Nënkupton shkëputjen.

Nuk është aspak e çuditshme që Surroi pranon të nënshkruaj pavarësi të kushtëzuar (pra diçka që është në shpërputhje me vullnetin e popullit) kur kihet parasysh se para gjashtë viteve, edhe atëherë pa as më të voglin hezitim, pat nënshkruar - në emër të popullit dhe pa e pyetur fare popullin - dokumentin e Rambujesë. Me këtë nënshkrim, ai jo vetëm që ka pranuar garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë, por edhe ka pranuar që të jetë deputet në Kuvendin Nacional të Republikës së Serbisë (shih kapitulli I, neni IX, pika I (b) e Marrëveshjes së Rambujesë në bazë të së cilës pikë, bashkësia nacionale shqiptare ka të drejtë të dërgoj 20 deputetë në Kuvendin Nacional të Republikës së Serbisë). Për më shumë, ai ka pranuar se nuk do ta shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë (shih kapitulli I, neni I, pika 2). Është shumë e vërtetë se Veton Surroi, siç e thotë edhe vetë në intervistë, hyrjen në histori e ka kryer me aktin e nënshkrimit të Rambujesë. Ai është futur në histori. S’ka rëndësi se a është futur në histori për të mirë apo për të keq. Për të nuk kanë rëndësi prapashtesat.

Tutje, në intervistën dhënë gazetës Express, Veton Surroi duke u orvatuar të përligj gatishmërinë e tij për të nënshkruar pavarësi të kushtëzuar për Kosovën thotë: “A keni ju telashe me forcat e NATO-s në Kosovë? Unë s’kam. S’besoj se ndonjë qytetar i Kosovës ka”. Është me rëndësi të thuhet se forcat e NATO-s janë në Kosovë në bazë të Marrëveshjes Teniko-Ushtarake, të nënshkruar në Kumanovë mes NATO-s dhe RFJ-së dhe jo mes NATO-s dhe Kosovës. Po qe se futeni në faqen e internetit të NATO-s (www.nato.int) dhe kërkoni informacione përkitazi për misionin e NATO-s në Kosovë, atëherë, që në fillim të përshkrimit të këtij misioni në Kosovë, do të hasni këtë fjali: Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka për qëllim që të ruajë provincën (Kosovën) si pjesë të Serbisë. Për më shumë, edhe Henry Kissinger në librin e tij “Toward a diplomacy for the 21st century - Does America need a foreign policy?”, kur bën fjalë për misionin e trupave të NATO-s në Kosovë, mes tjerash, thotë: “Forcat e NATO-s në Kosovë janë në kuadër të mandatit të Kombeve të Bashkuara, dhe funksionojnë në kundërshtim me aspiratat e popullatës shqiptare” (faqe 270). Në fund fare: forcat e NATO-s në Kosovë janë për ta ruajtur Kosovën - me dije qoftë - si pjesë të Serbisë, por, e rëndësishme është se janë për ta ruajtur. Nuk është e rëndësishme si pjesë të kujt. “Prapashtesat” nuk çojnë kandar.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-12-28

Per ti analizuar prapashtesat duhet me fillue me i analizue parashtesat ,kena ardhe deri te prapashtesa se ishim ne gjume/trans ne Rambuje dhe pas bombardimeve ne ender nenshkruajtem dicka qe nuk e dinim kuptimin e saj, tituj te larte Dr ,mr, etj e futen popullin ne tranz,te besojne dicka jo te vertet.Presidendi i smuar keq nga nji smundje joeshrueshme
vazhdon te vendos/te rri president pse? dicka nuk jena duke kuptuar? ne cdo vend te botes njerzit te smuar nga Kanceri dalen ne pension pse ne Kosove nuk ndodh?.Ne kete rast duhet te analizohen disa gjera: E kushtezuar,Vetevendosje(referendum) Trazira.

Përgjigjja 2 · 2005-12-30

E enjte, 29. Dhjetor, 2005
VETON SURROI: ÇDO AKT I DHUNËS DO TË RREZIKONTE PROCESIN NEGOCIATOR

"Për mua është natyrisht po aq e rëndësishme se çfarë do të jenë këto kushtëzime, por më me rëndësi, me rëndësi fundamentale historike, është që të mbërrijmë pavarësinë juridike, që të shndërrohemi në subjekt sovran ndërkombëtar. Çështja e pranisë ushtarake ndërkombëtare, çështja e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, e misionit pas statusit janë kushtëzime dhe janë kompromise dhe këtu duhet të mbërrihet kompromisi ndërmjet nesh dhe Bashkësisë ndërkombëtare", thotë, pos tjerash, kryteari i partisë ORA, Veton Surroi.

RADIO EVROPA E LIRË
Viti i ardhshëm pritet të nisë me një proces të intensifikuar lidhur me përcaktimin e statusit. Sa është grupi negociues i Kosovës i përgatitur për ta përballuar këtë proces?

VETON SURROI
Unë besoj që me formën se si i kemi shpërndarë punët dhe me aktivizimin e grupeve punuese, disa prej tyre ende në zhvillim e sipër, besoj se do t’i prijmë së paku në ato tema në të cilat i kemi paralajmëruar. Ne nga kjo anë, nga Këshilli Konsultativ i Komuniteteve do t’i prezantojmë qëndrimet tona në gjysmën e parë të janarit dhe do të kemi edhe pika bazë për debatin për decentralizim, gjegjësisht për pozicionin tonë për decentralizimin.

RADIO EVROPA E LIRË
Analistë ndërkombëtarë kanë vlerësuar se bisedimet do të bëhen jo për statusin e Kosovës, por për statusin e serbëve në Kosovë. Cila është oferta kosovare për bashkësinë serbe, meqë udhëhiqni edhe Këshillin Konsultativ për Komunitetet pakicë?

VETON SURROI
Aty do të kemi oferta të nduarnduarta, një spektër ofertash – prej çështjeve të cilat janë të zgjidhshme menjëherë e deri te ndryshimet ligjore apo vendosja e ligjeve të reja dhe vendosja e çështjeve të komuniteteve brenda kushtetutës së re të Kosovës. Të gjitha këto e kanë natyrisht një emërues të përbashkët, e kjo është që shumica e kosovarëve duhet të jenë në gjendje të ofrojnë njohjen e të drejtave për popujt që gjenden në pozitë pakicë, me një diskriminim pozitiv dhe me një përpjekje për integrim. Natyrisht kjo duhet të bëhet por brenda një konteksti real regjional, domethënë disa të drejta duhet të vlejnë për të gjitha komunitetet, pavarësisht se a gjenden në Kosovë, Serbi, në Maqedoni…pra janë disa vlera të përbashkëta.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju keni thënë se do të sugjeroni zgjidhje analogjie për pozitën e serbëve në Kosovë me atë të shqiptarëve në Serbi. A mund ta elaboroni paksa këtë tezë tuajën?

VETON SURROI
Po, natyrisht se ne nuk mund të kushtëzojmë gjë, por mund të sugjerojmë dhe brenda një koncepti pozitiv të vendosim një garë pozitive për të drejtat e komuniteteve që gjenden në pakicë. Interesi i Kosovës është që çfarëdo që fitojnë komunitetet në Kosovë, çfarëdo që t’u njihet si e drejtë, për ç’gjë do të merremi vesh, të vlejë edhe për komunitetin shqiptar në Serbi. Ne kërkojmë, që nëse për shembull bëhet një elaborim me të cilin ndihmohet arsimi serb në Kosovë edhe nga Ministria e Arsimit e Serbisë, për shembull me plan-programe të përbashkëta apo me mjete të tjera shtesë, nuk shoh arsye pse kjo nuk do të vlente që edhe Ministria e Arsimit e Kosovës të ndihmojë arsimin shqip në Luginën e Preshevës.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Surroi a ekziston një bazë mbi të cilën do të mbështetet oferta që do të ofroni për serbët e Kosovës, në kuptimin që sa është punuar deri më tash për ta bërë këtë ofertë?

VETON SURROI
Shikoni, nga aspekti ligjor, të kodifikimit ndërkombëtar ekzistojnë disa rekomandime – tri rekomandime – të Lundit, të Helsinkit dhe të Amsterdamit, sa u përket formave të ndryshme të involvimit të komuniteteve pakicë. Këto rekomandime të Këshillit të Evropës për ne do të shndërrohen në obligative, pasi ne do të aspirojmë të jemi pjesë e Këshillit të Evropës. Ato do t’i integrojmë brenda një konteksti ligjor. Kështu që nga ai aspekt, nga aspekti i listës së gjërave që duhen bërë, ato janë unike për tërë Evropën dhe nuk shoh këtu ndonjë problem. Nga aspekti politik natyrisht çështja është se duhet një përgatitje më e madhe, më dinamike, e spektrit politik kosovar dhe e serbëve të Kosovës për të adoptuar një koncept zgjidhjeje që është brenda kontekstit evropian.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Surroi, ju keni thënë se mund të jetë e pranueshme edhe pavarësia e kushtëzuar. Cili është arsyetimi juaj për këtë, ndërkohë që anëtarët e tjerë të Grupit negociues kanë thënë se nuk janë të gatshëm të nënshkruajnë pavarësi me prapashtesa, siç është shprehur edhe, ta zëmë, kryeministri?

VETON SURROI
Po, kryeministri dhe të gjithë të tjerët po harrojnë se ky proces është i kushtëzuar në fillim, jo në fund. Ky proces është i kushtëzuar me qëndrimet e Grupit të Kontaktit – qëndrimet e Grupit të Kontaktit janë të qarta dhe të panegociueshme sa i përket pranisë së ardhshme ushtarake ndërkombëtare dhe pranisë së ardhshme të një misioni civil ndërkombëtar. Që të dyja këto misione do ta kushtëzojnë që në fillim, po e kushtëzojnë pavarësinë e Kosovës. Për mua është natyrisht po aq e rëndësishme se çfarë do të jenë këto kushtëzime, por më me rëndësi, me rëndësi fundamentale historike është që të mbërrijmë pavarësinë juridike që të shndërrohemi në subjekt sovran ndërkombëtar. Çështja e pranisë ushtarake ndërkombëtare, çështja e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, e misionit pas statusit janë kushtëzime dhe janë kompromise dhe këtu duhet të mbërrihet kompromisi ndërmjet nesh dhe Bashkësisë ndërkombëtare.

RADIO EVROPA E LIRË
Çka mund t’i rrezikojë bisedat për statusin e Kosovës?

VETON SURROI
Ka shumë gjëra që mund të rrezikojnë. Së pari mund të rrezikojë bllokimi i tanishëm politik, do të thosha, dhe institucional në Kosovë, mund të rrezikojë një keq qeverisje, apo problemet e ndryshme në parlament, pra mund të rrezikojnë përpjesëtimin e ndërhyrjes së Bashkësisë ndërkombëtare pas zgjidhjes së statusit. Sa më keq të shkojnë punët me qeverisjen në Kosovë, aq më shumë do të rritet presioni për të ndërhyrë në çështjet e Kosovës pas zgjidhjes së statusit. Kjo nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër çfarëdo akti i dhunës do të rrezikonte procesin negociator dhe së treti ne kemi qartazi një krizë politike, të shkaktuar pos të tjerash edhe me sëmundjen e Dr. Rugovës, kryetarit të Kosovës dhe kjo është një çështje të cilën do ta adresojmë dhe duhet ta adresojmë në muajt apo javët që vijnë, që ta adresojmë në kuptimin e seriozitetit të çështjes dhe të iniciativave eventuale që të ndihmohet procesi.

RADIO EVROPA E LIRË
Libri juaj “Fluturimi i fundit i Azem Berishës për në Kosovë” thuhet të përmbajë edhe rezultatin e negociatave. A mund ta shpaloni sekretin e fshehur mes rreshtave të librit, ose çfarë është raporti ndërmjet rezultatit final dhe pritjeve lidhur me të?

VETON SURROI
Po, për librin duhet të flasin lexuesit dhe jo ai që e ka shkruar, pasi me vetë aktin e dorëzimit të tekstit e ka humbur të drejtën të flasë për të.
Intervistoi: Rrahman Paçarizi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.