NGA TRAGJEDIA E TIVARIT APO PERRALLAT E BUNARIT

Perjetime nga tragjedia e Tivarit, eshte titulli i tekstit te Beqir Elshanit botuar ne faqet e TV Zeri i Kosoves, po ne realitet me i qelluar do ishte titulli, sikur ta kishte titulluar me emrin Perrallat e bunarit.
Zoti Elshani shume here po prezantohet me shkrime, te cilat e kenaqin vetem shpirtin e tij, por keto shkrime jane vetem perralla , perralla e asgje tjeter. Nuk habitem aq shume me zotin Elshani, sepse qdo kush, sado qe tenton te jet objektiv, nje doze e narcisoizmit mbreteron ne individualitetin e tij. Edhe Beqir Elshani nuk eshte imun ndaj kesaj smuarje. Ai mendon se po jepe nje kontribut te madh. Habitem ne redaktorin e TV Zeri i Kosoves, i cili fare nuk i analizon keto shkrime, ku kjarte shifet se jane te shkruara me hamendje, e pa asnje argument. Ne ket menyre, Zeri i Kosoves, po humbe autoritetin qe ka krijua vite me rradhe.
Beqir Elshanit, i cili here pas here, nenshkruhet edhe si shkrimtar (do ishte mire, nese na tregon, ne cilen Shoqate te Shkrimetarve eshte i antaresuar), si po shifet, ka vu nje pale syza te zeza, qe kurr nuk i hjeke nga syte, andaj nuk shehe asgje pozitive ne periudhen, me se 40 vjeqare, qe eshte punua ne Kosove.
Ne nje shkrim te mehershem zoti Elshani thot, se ka qene familiarishte i persekutuar nga UDBA, por nuk ka treguar fare diskriminimet qe ka patur, perjashtuar ketu: Te vllane Bislimin, motren Shemen dhe Kusheririn Gafurrin. A munde te na tregoje fare, diq per persekutimet personale qe ka patur kur e morri rrugen per Suedi? A ka qene azilkerkus per qeshtje politike, apo e ka shfrytzuar situaten dhe i eshte drejtua Suedise, per interesat e tia private?
Neve qe kemi jetua ne afersi, ku ka jetua Beqiri, e dijme se ai, jo qe nuk ka qene i diskriminuar, por ka qene i avansuar, edhe shum bile, nga ajo shoqeri, qe ky tani e shane dhe nuk shehe asgje te mire ne te. Thote nje fjale popullore: Te vrane buka qe e ke ngrene. Nese kjo fjale popullore, ka diqka me te verteten, atehere Beqirin, jo qe do ta vrete buka qe e ka ngrene, por do ta shemtone.
Beqir Elshani sapo ka mbarua shkollen fillore ne vendlindje, ne Suhareke, po ajo shoqeri, te cilen tani e perbuze ne qdo moment dhe kur i jepet mundesia, i ka mundesua qe te shkollohet ne Beograd, ne nje shkolle te specializuar per bibliotekist. Ai kreu shkollen e mesme te bibliotekes ne Beograd dhe menjehere pas mbarimit te shkolles eshte punesur.
Nuk ka qendruar “asnje sahat“ i pa pune, perderisa, ne ato kohra shum moshatar te tij edhe ma te zgjuaar, e me te afte se ai, jo qe nuk kan patur mundesi me e vazhdua shkollimin ne shkolle te mesme, por as me u punesua, bile si puntor krahu - argat.
Si eshte e mundur nje djale familiarisht i persekutuar, te shkollohet ne nje shkolle te specializuar me shpenzime te shoqerise?!
Nuk e kam ndermend te merrem me te gjitha shkrimet e Beqir Elshanit, ne te kaluaren se nuk meriton, por do te ndalem, vetem ne keto dy te fundit, qe tani gjenden ne faqet e Zerit te Kosoves.
1) Vdekja e kurdisur me sahat
2) Perjetime nga tragjedia e Tivarit
1. Zoti Beqir Elshani na prezantohet si nje veprimetar i madh, ne qeshtjen kombetare, sepse e paska shoqerua redaktorin e Gazetes Shkendia, ne relacion, prej Suharekes deri ne Sallagrazhde, te familja e Fadil Vates. Edhe pse veprimtaria e Vadil Vates eshte e pakonteshtueshme, ne lemine e qeshtjes kombetare, Beqiri shume gjera i shkruan, ashtu si i shehe vetem ai. Gjera qe nuk kan asgje te perbashkte me realitetin. Thote se gjoja Fadil Vaten e paskan rrezatua, per ta semure, doktoret-gjelate te Beogradit, ne burgun e famshem Crvena Zvezda (Ylli i Kuq). Ky eshte vetem nje trillim i Beqir Elshanit dhe asgje tjeter. Se pari jo vetem ne Beograd, po as ne tere Serbine dhe ne ish Jugosllavine, nuk egzistone dhe as qe ka ekzistua asnje burg me emer Crvena Zvezda. Kete e di mire, se kam jetua dhe vepruar rreth 40 vite ne Beogard dhe shume kliente te mi, nder ta edhe shume patriote, te cilet i kam mbrojtur si avokat i tyre, i kam vizitua neper shume burgje te Serbise
Mandej Beqiri, thenjet e tia nuk i mbeshtet me asnje deshmi, per rrezatimin e çellimshem te Fadil Vates, nga doktoret-gjelate, si i quan ai. Askush me mende ne koke, nuk munde ta merre, per te vertete kete akuze te Beqir Elshanit. Nese nuk kemi deshmi per nje veprim, atehere edhe nuk mundemi ta akuzojme askend. Nje gje te tille e bejne vetem ata qe kane probleme me logjiken dhe jo njeriu me nje intelegjence mesatare
Jo vetem neve shqipetaret, por tere bota e dijne, se Adem Demaqi ka qen 27 vjete, ne burgje te Serbise dhe Jugosllavis. Pse atehere nuk e rrezatuan ate? A thua se Adem demaqi nuk paska qen i rrezikshem, per pushtetin Serb? Nuk ka dyshim qe policia e Serbise, i ka malltretua veprimetaret shqiptare ne menyrat me shtazarake, por nuk eshte mire me perzier drithe e mill bashke, me i akuzua edhe te gjithe mjeket pa kurrfar deshmie. Pse nuk na ofrone se paku nje deshmi te bazuar? A ka dijeni ai per Betimin e Hipokratit te cilit, qdo mjek duhet t’i permbahet?
2 Beqir Elshani ne tekstin Perkujtime nga tragjedis e Tivarit, prape na tegone nje prralle, qe ju tregohen femijve para se te flejne. Ai shkruan se xha Musliu nuk e pranonte se deti eshte i kalterte, por i kuq, sepse e paska pare detin te skuqur nga gjaku i shqiptareve ne Tivar. Kjo eshte vetem nje megalomani e Beqirit dhe nuk ka asgje te vertete, mbase eshte nje metafore e pakripte. Nuk eshte e kontestueshme tragjedia e shqiptareve ne Tivar, me 7. prill 1945, por per tu shendrua ngjyra e kalterte ne te kuqe, sa gjaku duhet derdhe? A i ka shikua donje here B.E lumejte, Drinin e Bardh dhe Drini e Zi, kur bashkohen ? Goxha nje gjatesi, dy ujerat edhe pse bashkohen, dallohen nder vedi. Per tu skuqur deti, duhet shume me shume gjak, se uji i Drinit te Zi. Ai e akuzon Titon dhe Rankoviqin se paskan planifikuar ne Beograd, masakren e Tivarit. Prape akuze pa kurfare deshmie. Pse nuk na ofrone bile nje deshmi te pakte, ose te na tregoje, se ku munde te informohemi per planifikimin e tragjedise te Tivarit?
Nuk po i marre ne mbrojte as Titon as Rankoviqin, as qe me shkone mendja, por te dhenat e B. E. nuk kan te bejne me te verteten. Nuk duhet shkrue me hamendje. Qeshtjen e masakres te Tivarit e kam studiuar bukur mire dhe thekshem, ne te gjitha aspektet. Une jam nder te paret qe ne vitin 1987, qeshtjen e masakres te Tivarit, e kam aktalizua ne shtypin Jugosllav dhe ate te Shqiperise.
B.E na tregone prralla, se xha Musliu e paska fshehur pushken me fisheke, menjeher pas lufte, ne bunar te oborrit, pa na tregua se ku luftoi Xha Musliu me ate pushke? Nese Xha Musa e ka patur pushken, pse nuk e rroku ne ne dore dhe me luftue kunder okupatorit Gjerman, sikur qe luftuan te tjeret? Ose se pakau te ju bashkohej forcave te Shaban Polluzhes, e me luftua kunder partizanve-okupoatorit serb? Per kend e ruajti pushken Xha Musliu? Nese patriotizmi matet me nje pushke te fshehur dhe me kutine e plumbave te Beqir Elshanit, ateher ta haje djallii edhe ate patriotizem. Me tutje shtone, se baba Qazim ka qene 6 vite rob lufte ne Gjermanine Hitleriane. Pse nuk na tregon ku ishte zen rob baba Qazim i tij? Ushtar i kujte ka qene atehere, per kend ka luftua dhe a ka luftue kunder Gjermaneve? Jugosllavia e krajlit eshte sulmua ne prill te vitit 1941, ndersa Gjermania Hitleriane ka kapituluar me 8 maj 1945. Te gjithe shqipetaret kosovare, qe kane qene rober lufte, si pjestare te ushtrise te Mbreterise te Jugollavise, pushteti Gjerman i ka lirua ne vitin 1943, nese deshirojne me u kethye ne Kosove per te luftua kunder Partizaneve. Shume atedhetare kane ardhe dhe eshte formue regjimenti “Skanderbeg”. Si mbeti baba Qazim gjashte vite ne Gjermani?
Me teje, Beqir Elshani thote se Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukrija, Kole Shiroka, Sinan Hasani, Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, do te perfundojne ne plehrin e historise. Banalitete te ketij lloji munden me thene vetem ata mendjelehte, si Beqir Elshani. Nuk eshte e kontestushme se ne grupin, qe e hudhe ne plehun e historise zoti B.E, nuk kan qene te gjithe tere kohen ne nivelin e duhur. Ata kane bere edhe gabime ne politiken kombetare, por eshte e pamundur qe te gjithe ti fusim me nje thes dhe te gjitha veprimet e tyre ti vlersojme si veprimtari tradhtare. Duhet te ndahen gabimet nga meritat (shapi prej sheqerit).
Po t’ishte ashtu, si tenton me na qite pluhur syve, B.E. atehere TMK, nuk do te bente homazhe mbi varrin e Fadil Hoxhes? Ndoshta edhe TMK, per ket “tradhti”do te perfundoje ne plehrin e historise, si pas kutit te Beqir Elshanit?!
I falemnderohem redaksise te TV ZiK, qe i gjeti vend te caktuar ketij shkrimi.
Dr Hysni Bytyci

Komentet e ruajtura
Beqir ELSHANI
REAGIM
DHE DETI ADRIATIK ËSHTË I KUQ
"Noli turbare obsecro circulos meos". Arkimedi
Me të parë emrin tim në bibliografinë e internetit krahas emrit Hysni
Bytyqi, u binda se kisha punë me një njeri, i cili vazhdimisht është
tendencioz dhe shprehet me zhargonin e rrugëve.
Ti kalon në ekstremizëm sa që redaksinë e “rtvzik-ut” e qorton për
piblikimin e artikujve të mi. Prandaj të kritikosh redaksinë e ”ZiK-ut në
Kopenhagë do të thotë të kritikosh shumë redaksi dhe shtëpi botuese
shqiptare që publikojnë veprat e mia. Kur ti deklaron se në faqen e ”ZiK-ut”
botohen tekste me tema reale dhe në nivel të duhur, me të drejt konstatoj se
në mesin e tyre janë shkrimet e mia që vlerësohen si më të mira, si nga ana
e redaksisë, ashtu edhe nga ana e lexuesve. Është fortë e çuditshme sesi nuk
shpreh asnjë mirënjohje për artikujt e mi të lavdishëm, të cilët kanë bërë
jehonë në tërë botën shqiptare si dhe kanë vëllimin më të madh të
lexuesve.Pa dyshim se ty të lëndon thellë në shpirt poezia “80 vjet shtriga
i mbushi”, ndaj revoltohesh për vdekjen klinike të Jugosllavisë së Versajës.
Shumë gazep i paske sjellë vetes, avokat Hysni Bytyqi, përse e tërë kjo
zallahi e jotja ndaj meje dhe familjes sime Elshani në Therandë, duke
përfshirë edhe familjet e xhaxhallarëve të mi. Duket qartë që ti bie në
kundërshtim edhe me veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, sepse atje
jam anëtar, edhe pse asnjë ditë nuk kam qenë në burg. Më në fund, ti je
qytetar i Beogradit, ndaj nuk më njeh as mua, as familjen time. Në anën
tjetër ti po del një diktator, sepse simpatinë tënde që ke ndaj Beogradit -
metropol i laboratoriumit për vrasjen e qindra mijëra shqiptarëve dhe
boshnjakëve të pafajshëm vetëm pse nuk janë serbë nuk bën t’ua mveshësh të
tjerëve. Që të jetë ironia më e madhe, në fillim të reagimit tënd i dallon
vëllezërit dhe motrën time prej meje, kurse në fund vë në dyshim
personalitetin e babait tim stoik dhe me moral të lartë. Jo vetëm kaq, sepse
ti kalon në misticizëm sa dhe mundohesh të ma skllavërosh shpirtin me anën e
dogmave të tua mesjetare. Pastaj paraqitja jote me citate të shpeshta
latine, do të thotë sikur vetëm ti merr vesh në gjuhën latine. Citatet
latine janë të frytshme, mirëpo duhet përdorur me masë dhe nuk duhet
tepruar.
Kujdes zotëri avokat, vdekja e dëshmorit Fadil Vata me anën e rrezeve laser
nuk është trillim, por realitet, prandaj nuk ke arsye të brengosesh për
etikën e ashtuquajtur mjekësore të Hipokratit në ish-jugosllavi. Mund të
mashtrosh një grup njerëzish në mjedisin tënd, por jo popullin e
shumëvuajtur shqiptar dhe boshnjak. Nëse është fjala për pëshpëritje,
vërtetoj që unë nuk dëgjoj me veshë, prandaj metodën e vdekjes me anën e
rrezeve laser e kam lexuar në librin e dëshmorëve të kombit, të cilët janë
vrarë me plumba prapa shpine dhe atë në të gjitha burgjet dhe kazermat
ushtarake të ish-Jugosllavisë. Ka kirurg që nga pakujdesia e mbyt pacientin,
një rast i tillë ka ndodhur edhe në Suedi, ku shteti do të paguaj
dëmshpërblimin ndaj pacienteve viktimë. Të tillët që më thonë “ka probleme
me logjikën dhe jo njeriu me një inteligjencë mesatare” mund të jenë vetëm
shërbëtorë të agjenturës hegjemoniste serbe, që përfundimin e kanë në
sanatoriumin e psikiatrisë. Nëse qenka ashtu, nuk është aspak e çuditshme të
jesh mbrojtës i flakët i psikopatit Radovan Karaxhiqi. Nuk është me rëndësi
se si quhej ai burgu famëkeq i Beogradit, ishte një gabim nga pakujdesia,
prandaj mos u nxeh! Ti shkruan se burgu quhet “Centralni Zatvor” (Burgu
Qendror), kurse beogradasit i thoshin “shiptarski zatvor” (burgu i
shqiptarëve), meqë aty zakonisht janë burgosur dhe torturuar shqiptarët. Nuk
ka rëndësi nëse macja është e zezë apo e bardhë, mece është, thotë populli.
Avokat Bytyqi, nëse je besimtar i fesë do ta pësosh prej zotit, nëse je
ateist do ta pësosh prej popullit. Ushtar Aziz Kelmendi ka mbetur figura më
e ndritshme në historinë ndërkombëtare për shkatërrimin e Armatës Terroriste
të Jugosllavisë, meqë udhëhiqej kryesisht nga krerët e neofashizmit serb.
Sipas kësaj do të thotë se Armata Popullore e Jugosllavisë është krijuar jo
për mbrojtjen e Jugosllavisë Socialiste dhe Federative, por pikërisht për të
shkombëtarizuar shqiptarët e shtypur në Kosovë. Ky projekt për kurdisjen e
kurtheve rreth vetëvrasjeve të rekrutëve shqiptarë nuk ishte spontan, por
ishte projekt i përpunuar dhe i organizuar mirë një kohë të gjatë në
Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Prandaj më 2 shtator 1987,
agjentura ushtarake serbe vret katër rekrutë (dy boshnjakë, një kroat dhe
një serb), fill pas kësaj vret ushtarin, Aziz Kelmendi, i cili ishte në prag
të përfundimit të tij ushtarak. Qëllimi i skenarit ishte shumë i thjeshtë
dhe i ngjante djegies së Raishtagut në vitin 1933 nga ana e fashizmit
gjerman sa për të akuzuar grupin kundërfashist në krye me Gjergj Dimitrovin.
Ky rast çoi pluhur të madh duke paraqitur si shembull i politikës shqiptare
të gjenocidit kundër serbëve. Ministria e Mbrojtjes paralajmëroi solemnisht
kinse armiku shqiptar ka filluar të zbatojë metoda të reja të çrregullimit.
Shumica e serbëve që u ndanë nga funerali i ushtarit serb, shkuan drejt
varrit të ultrashovinistit Aleksandar Rankoviq, u betuan për hakmarrje dhe
bërtitën me parullën: ”Shqiptarë, jashtë nga Jugosllavia.” Kështu Sllobodan
Millosheviqi e shfrytëzoi rastin dhe zgjidhet kryetar i Lidhjes Komuniste të
Serbisë. Ky destruktiv i fundit kishte dalë si pasojë e gabimeve të mëdha
vite me radhë të politikës jugosllave në krye me Josip Broz Tition, ku si
rezultat i tyre lind neofashisti serb - Sllobodan Millosheviqi. Prandaj
kumtoj se vrasja misterioze e ushtarit shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte plan i
përpunuar për të arritur deri te masakrimi i popullatës shqiptare si dhe
ndjekja nga trojet e tyre.
Ti, o, matrapaz i Beogradit, “Masakrën e Tivarit”, që në botën shqiptare
njihet si kryevepër e fashizmit serbosllav, guxon e quan përrallë. Turp të
kesh!!! Prandaj jo vetëm deti Adriatik ishte i kuq, por edhe Drini i Bardhë,
edhe Drini i Zi, edhe Ibri, edhe Vardari, edhe Danubi ishin të kuqë nga
vrasja masive e shqiptarëve të pafajshëm, dhe dhëntë zoti që kurrë mos të
skuqen më. Edhe Drini, edhe Neretva boshnjake janë skuqur nga masakrimi i
shumë njerëzve të pafajshëm boshnjakë. Kurse poeti kilian, Pablo Neruda,
shkruan “Lumi me detin lidh vajtimin që s’ pushon.” Prandaj të takon ty të
heqësh syzat e errëta dhe të shohësh vajtimin e shumë nënave shqiptare që
kërkojnë bijtë e tyre në qendër të Prishtinës. Me ankth në zemër Kosova i
pret kufomat e shqiptarëve të masakruar që përcillen nga Serbia
kundërnjerëzore drejt qyteteve të Kosovës, dhe njëra ndër to është Theranda.
Pikërisht në gjykatën e Beogradit po dënohet grupi i kriminelëve serbë
“Skorpion” (Akrepi), të cilët në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë masakruar
fëmijë boshnjakë. Prandaj me anën e reagimit ti ke rënë në kundërshtim me
etikën boshnjake. Kuptova se ti je i varfër në metaforën e vuajtjes së
popullit shqiptar, meqë nuk je në gjendje të kuptosh se ç’ paraqet ngjyra e
kuqe në asfalt e lëvizjes “Vetëvendosja”, të cilën e udhëheq Albin Kurti,
përndryshe sinonim i revolucionit drejt çlirimit të Kosovës nga kolonizimi
dhe decentralizimi serb.
Në vazhdim po shtoj se një ish-polic i Therandës tregonte se ka qenë i
angazhuar për të përgjuar se kush po hyn në shtëpinë time, të Qazimit dhe
Musli Elshanit si dhe në shtëpi të fqinjit tonë Murat Bytyqit. Kuptohet që
familja e veteranit Murat Bytyqi, përndryshe bashkëluftëtar i militantit
Fadil Vata, nuk flasin mirë as për ty as për vëllain tënd. Nëse ti je avokat
i zoti, nuk do të thotë se merr vesh në artin e shkrimit, sepse unë nuk jam
historian, por shkrimtar dhe tërthorazi përmend ngjarjet e tmerrshme të
luftës që kanë shkaktuar hordhitë serbofashiste. Prandaj kur shkruaj për
xhaxhain tim, Musën, nuk më takon të shkruaj për rrethanat e zënies rob të
babait tim, Qazimit. Në të ardhmen do të shkruaj një tregim për ty se si je
marrë me dallavere, duke marrë mitë nga familjet shqiptare, të cilët
kërkonin të afërmit e tyre nga burgjet serbe. Kurse përfundimi i tregimit do
të jetë tragjik, sepse matrapazët serbë do të rrahin për vdekje për shkak se
nuk i ke “shpërblyer” sipas marrëveshjes.
Përbuzja jote ndaj meje si shkrimtar i ngjan kovës së shpuar, sepse
përzihesh edhe në punët e brendshme të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
të Suedisë, ku në bazë të botimeve të mia jam pranuar anëtar. Ti je
hipokrit, ndaj përzihesh në etikën pedagogjike ku në shkollën e mesme në
Upsalë dallohesha me shkrime të bukura në gjuhën suedeze. Mos i ngatërro
diagramet e mia, thotë Arkimedi. Prandaj sa më e ashpër të jetë furtuna
jote, aq më shumë do të qëndrojë vepra ime artistike si në fushën e
letërsisë, ashtu edhe në fushën e artit. Ilustrimet e mia “Drejt bashkimit
kombëtar”, si dhe “Darët e Londrës”, “Çizmja e shkaut” dhe “Jugopranga” janë
publikuar në të gjitha faqet e “Zërit të Kosovës” gjatë pushtimit të hekurt
të Kosovës. Interesimi yt për të ditur se në cilën shoqatë të shkrimtarëve
jam i anëtarësuar, kryekëput do të thotë se ti je një spiun në shërbim të
politikës shoviniste të Beogradit, dhe ky është një motiv shumë i ulët. Edhe
një motiv tjetër i ulët është kur ti interesohesh se në ç’ rrethana kam hy
në Suedi: si azilkërkues për çështje politike apo diçka tjetër. Në vitin
1990, pas grevës së përgjithshme të punëtorëve shqiptarë, pushtuesi serb i
mbylli të gjitha fabrikat në Kosovë. Prandaj në industrinë e “Ballkanit”
mund të punonte vetëm ai që pranonte konvertimin serb, dhe kjo ishte e
pamundur, sepse shqiptarët më parë do të vdisnin se të pranojnë skllavërinë.
Ndërkohë administrata e dhunshme serbe kërkonte që unë të paguaj gjysmën e
fondit të bibliotekës, të cilët tashmë i kishin djegur në furrë për pjekjen
e tullave. Kuptohet se kjo ishte një nga metodat e tyre për të më torturuar,
edhe pse tanimë isha i papunë. Për shkak të burgosjes së Bislimit dhe
Shemsijes, Sekretariati i Punëve të Brendshme na i mori pasaportat dhe nuk
kishim të drejtë të lëvizim. Prandaj në verë të vitit 1992 referentit serb
ia dhashë “1000 marka” dhe ika për në Suedi. Edhe sot turpërohem që kam ikur
nga atdheu, mirëpo vuaja nga dhimbja kronike e veshit dhe për shkak të
rrethanave pushtuese nuk kisha të drejtë shërimi. Në kohën kur ti pije
“shlivovicë” në Skadarli të Beogradit, unë me tërë familjen kemi qenë aktiv
në demonstratat e Therandës. Ashtu siç janë vrarë dhe plagosur disa
demonstrues të Therandës, mund të pësonim unë, bashkëshortja dhe fëmijët e
mi.
Ti vuan nga arkaizmi i politikës aziatike, sa dhe nuk përton të përmendësh
shkollën që kam kryer në Beograd. Shkolla ime nuk ka qenë speciale për
nxënës me të meta, apo ndonjë shkollë e privilegjuar partiake, por ka qenë
shkollë e mesme profesionale ngjashëm siç është hapur dy vjet më vonë edhe
në Prishtinë. Në anën tjetër e tërë gjenerata ime është shkolluar nëpër
shkolla të ndryshme të Kosovës dhe sot janë akademikë, të cilëve u kam
lakmi. Bytyq, në vitet e gjashtëdhjeta shkolla më e lavdishme për nxënësit
shqiptarë ka qenë shkolla e mësuesisë dhe e mjekësisë, dhe jo e bibliotekës
në Beograd apo kudo qoftë. Unë dëshiroja të regjistrohem në shkollën e
arteve aplikative në Pejë. Kurse nxënësit e dobët, siç shkruan ti, kanë
udhëhequr në organet e pushtetit komunal dhe të tillët kanë qenë me
prejardhje nga fshatrat e Therandës. Ti e di dhumë mirë se therandasit nuk
kanë qenë të privilegjuar në pushtetin ish-jugosllav. Nuk mbahet në mend, që
sekretar i Komitetit Komunal, të emërohet ndonjë intelektual i Therandës.
Përveç Prof. Halit Berishës drejtor në Shkollën fillore dhe Prof. Ramadan
Shalës drejtor në Gjimnaz, të gjithë udhëheqësit e organizatave punuese dhe
komunale të Therandës kanë qenë me prejardhje nga fshatrat. Në Therandën
kreshnike, fill pas Prizrenit legjendar, flamuri kuqezi valoi në vitin 1968
në qendër të Therandës, që e ngriti studenti Haxhi Bajraktari, por që e
hoqën servilët dhe ata ishin me prejardhje nga fshatrat. Banorët e Therandës
bënë një protestë duke thyer dritaren e librarisë, ku ishte mbyllur flamuri
kombëtar, si rrethanë e së cilës ka lindur kënga popullore, e cila këndohet
edhe sot.Lidhur me pushtetmbajtësit me prejardhje nga fshatrat e rrethit,
plaku Nezir Morina nga Stravuçina, thotë: "Në Suharekë (emër i vjetër i
Therandës) gjitmonë ka pas burra të mirë dhe patriota, e kam fjalën për ata
që janë kanë vendas. Mirëpo me ardhjen e delenxhinjve prej fshatrave e kanë
përlye Suharekën. Ata nuk kanë mund me ba vend në katundet e tyne dhe kanë
zbrit në qytet. Të tillët janë ba servila të kuqë, të cilë në bashkpunim me
lidhjen komuniste i kanë shtyp suharekasit." Prandaj mallkimi i bukës të
zëntë ty, o i pafytyrë! Mallkimi mund t’i drejtohet vetëm atij që tradhton
atdheun, dhe atdheu i shqiptarëve është Shqiperia Etnike, dhe jo Jugosllavia
e coftë. Gjatë luftës në Kosovë populli shqiptar nuk u strehua në Serbi apo
në Turqi, por në gjirin e mëmës Shqiperi. Lirinë e popullit shqiptar e
sollën shqiptarët e burgosur dhe të shtypur nga çizmja e hekurt e shkaut,
dhe jo titistët me kravata në fyt.
Ti shkruan se menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1968 jam
punësuar në bibliotekën e Therandës, dhe kjo nuk është e vërtetë. Në mars të
vitit 1970 shkova te ish-drejtori i Bibliotekës Universitare të Kosovës,
Ismet Spahiu, i cili është tronditur kur ka mësuar se jam bibliotekar i
papunë. Ai më tha sesi ata punësonin bibliotekarë serbë, ndërkohë që unë
kërkoja punë deri në Kamenicën e largët. Po atë vit punësohem në Prishtinë,
ku edhe kam kryer Shkollën e Lartë Pedagogjike, kurse më vonë jam punuar në
vendlindje. Në fillim në Therandë ka qenë vështirë të punësohen shumë
profesionalistë të tjerë. Prandaj Hysni Bytyqi, ulu dhe analizo se ç’ ke
shkruar në pamfletin tënd faqe botës, ti po e vë në dyshim familjen e madhe
Elshani. Modeli yt rreth idealizimit të shoqërisë jugosllave (kupto
borgjezisë së kuqe) ishte i pranishëm edhe në kohën tënde. Shpeshherë vëllai
yt, Fazli Bytyqi, babait tim i thoshte: “Si është e mundur të merrni rrogë
dhe ta shani Titon? Natyrisht që populli shqiptar nuk ka marrë para të
mjaftueshme sa ka marrë Serbia prej mineraleve të Kosovës; mu për këtë
parulla “Trepça punon, Beogradi ndërton” jehonte në mbarë Kosovën. Prandaj
të gjithë nxënësit dhe studentët shqiptarë janë shkolluar me kontributin e
popullit shqiptar të Kosovës, dhe jo të Titos apo të Rankoviqit. Në klubin
shqiptar, një qytetar më pyeti se kur na e kanë dhënë Universitetin?
Normalisht që unë ia prita se kush ta dha Universitetin? Universitetin e
Kosovës e kemi fituar vetë, askush nuk na e fali, shkruan poeti Esad Mekuli.
Në kohën kur unë mësoja në Shkollën e Mesme të Bibliotekës ka pasur shumë
studentë shqiptarë nga Kosova dhe ishin atdhetarë të flaktë për çlirimin e
Kosovës nga kolonizimi serb. Qysh atëherë flisnim për burgosjen e Adem
Demaçit, përndryshe absolvent në Universitetin e Beogradit. Në vitin 1966 u
mbajt një protestë për largimin e trupave amerikane prej Vietnamit Jugor. Në
protestë isha unë me studentin dhe ish-arsimtarin tim të artit figurativ,
Aziz Berishën, i cili me të parë banderolën “Vietnam vietnamcima” (Vietnami
i vietnamezëve) më pyeti: ”Po Kosova e kujt është?”, ndaj unë u përgjigja se
Kosova është e Shqipnisë. Gjithashtu prej ish-arsimtarit tim mësova se
Titoja është një kalë Troje, dhe ky formulim më mbeti në kujtesë. Edhe pse
A. Rankoviqi ishte shkarkuar nga pushteti, politika e dhunës dhe e shtypjes
serbe ndaj popullit shqiptar mbeti e pandryshuar. Përveç kësaj, tek unë kanë
lënë gjurmë të thellë shqiptarët (ti i quan argatë), që punonin punë të
rënda: qoftë në ndërtimin e rrokaqiejve, qoftë në hapjen e kanaleve në tërë
metropolin serb dhe banonin në kushte shumë të vështira.
Avokat Bytyqi, herën tjetër shkruaj në vetën e parë njëjës dhe jo për të
tjerët. Ti si zejtar i avokaturës duhet të njohësh rregullat qytetare dhe të
shprehësh mospajtimin vetjak: “Ne qe kemi jetua, nje kohe te gjate ne ate
lokalitet, te Beqir Elshanit, nuk kemi dijeni se ai ne te kaluren, eshte
marrur me donje veprimtari te qeshtjes kombtare ku mundet te veçohet
personalisht. Bile nuk e dijme se ka patur guxim t’i ngrise dy gishta ne
forme te shkronjes “V”, përfundon citati i avokatit beogradas Dr. Hysni
Bytyqi. A je i vetëdijshëm se ç’ ke shkruar? Në Suedinë e ftohtë njeriu
është i detyruar të flas, për shkak se mos i ngrihet goja, prandaj duket se
edhe ti ke nevojë të shkruash dokrra nga frika se mos po të bie damlla.
Zemërimi yt për fyerjen e kuadrove titiste të Kosovës do të thotë se i tillë
je edhe vet. Dhjetë vjet më parë në Suedi flitej se avokati i Beogradit,
Hysni Bytyqi, i cili shpeshherë shkruan shkrime tendencioze kundër Ibrahim
Rugovës, është agjent i Serbisë. Mirëpo unë si kundërshtar i pacifizmit të
Rugovës nuk pajtohesha dhe thosha se janë thashetheme. Konkretisht, vetëm po
të zbatohej Kushtetuta e vitit 1974, Kosova do të përparonte dhe
kryekrimineli Millosheviq nuk do të guxonte të hynte në Fushë Kosovë, i cili
në prani të Azem Vllasit pakicës serbe i garantoi se tani e pas askush nuk
do të guxojë t’i prekë. Prandaj me të drejtë mund të thuhet se fajtor për
mosrealizimin e Republikës së Kosovës në Federatën ish-jugosllave ishin edhe
udhëheqësit e Kosovës. Po të ishte Kosova Republikë, nuk do të vinte deri
tek lufta në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Janë disa kolegë të mi që merren drejtpërdrejt me aktualitete politike, dhe
kjo më gëzon, ndryshe nga të tjerët unë merrem me tema aktuale, të cilat i
veshi me forma të ndryshme stilistike. Në banesë nuk kam internet, mirëpo në
vend të tyre kam një fond të madh librash në gjuhën suedeze, angleze dhe
shqipe. Shkrimtari i madh rus, Maksim Gorki, shkruan se çdo gjë që është e
bukur tek unë, i falënderoj librat, prandaj çdo shkrim që ty të vret në
zemër, i falënderoj librat suedeze. Ka pasur reagime edhe nga të tjerët, të
cilët duke mos e kuptuar forcën metaforike, më thoshin se Danubi nuk ka
peshkaqen, kur dihet se fjala është për kryekriminelin serb, Sllobodan
Millosheviqin. Në fund të këshilloj që në ato familje ku dikush ka qenë i
vrarë, i burgosur, apo i torturuar nga udba të mos shkruash shkarravina. Nuk
do të ishte keq që herën tjetër të shkruash përse nga familja jote nuk doli
ndonjë Bislim dhe Shemsije Elshani. Askush nga familja jote e madhe nuk ka
rënë prej dardhës, prandaj nuk ke të drejtë të ndërhysh në punët e të
tjerëve. Suedi, 20051228-31.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.