Sikur të isha femër
Sikur të isha femër Skënder Limani
Çka do të bëja sot në Kosovë po të isha femër? Gjithçka, të gjitha. Do të zgjedhja e zgjidhja vendin dhe pozitën e punës, pra, organizatën ose institucionin vendor/kombëtar ose ndërkombëtar se ku dhe çka do të dëshiroja të punoj; do të kisha shtëpi ose banesë, varësisht nga interesi, ose edhe të dyja; do të kisha veturë personale dhe zyrtare, pa asnjë shpenzim personal. E nëse dikush do të ma prishte qejfin, varësisht ku dhe si, do ta përjashtoja nga puna…
Pra, kjo është ajo që është femra Kosovare sot në Kosovë.
Shumë organizata joqeveritare (OJQ) janë formuar me synim ose qëllim “emancipimin” e gruas Kosovare në Kosovë, sidomos pas vitit 1999. E me këtë rast shumë donacione ndërkombëtare janë shpenzuar e dhuruar në këto OJQ, pra, janë hapur TV, gazeta e radio të udhëhequra nga femrat; janë hapur biznese të vogla e të mesme e të mëdha të udhëhequra nga femrat, etj., etj.
Sipas qasjes që kanë shfrytëzuar këto organizata, të udhëhequra nga femrat/gratë, femra kosovare nuk është e emancipuar, nuk ka të drejta, nuk ka të drejta të barabarta, nuk ka liri të veprimit e të shprehjes, etj etj. Me një fjalë, ende sipas këtyre OJQ-ve, femra kosovare nuk ka qene ose edhe nuk është asgjë më shumë sesa një makinë për lindjen e fëmijëve…
Para disa qindra vitesh një Princ anglez viziton mbretin e atëhershëm të Shqipërisë të asaj kohe. Pas vizitës, ai në udhërrëfimet e tij do të shkruaj: Unë si mbret kam dëgjuar e lexuar shumë për vuajtjet e femrës shqiptare, por kur u takova me mbretin shqiptar dhe gruan e tij, në fakt, nga e tërë biseda që u zhvillua unë vetëm jam përshëndetur në fillim dhe në fund të bashkëbisedimit me burrin, pra, mbretin, ndërsa tërë kohën ishte gruaja e mbretit, pra femra, ajo që udhëhiqte dhe vendoste për bisedën.
Nejse…
Ka shumëçka që nuk përputhet mes qasjes së këtyre OJQ-ve dhe situatës në terren, në Kosovë. Shembulli i lartpërmendur është shpjegues më i mirë. Por, në të njëjtën kohë ka shumëçka që nuk ofrojnë e mund të ofrojnë këto OJQ në mënyrë që femra ‘të trajtohet’ si e barabartë dhe më pas të ketë edhe përgjegjësitë e barabarta. Këtë pjesën e fundit, OJQ-të dhe organizatat të tjera me të njëjtën qasje, asnjëherë nuk e kanë përcjellur.
Përgjegjësia është baza e zhvillimit, andaj edhe e emancipimit dhe e dukurive të tjera që dalin nga përgjegjësia, edhe për femrën ose gruan. Shembull: Nëse një femër në Kosovë vendos “të flejë” me punëdhënësin e vet për arsye të përfitimeve personale atëherë është ajo që duhet të bartë përgjegjësinë. E nëse femra është e kushtëzuar “të flejë” me dhe nga punëdhënësi atëherë këto “gjëra” së pari duhet të bëhen publike, pastaj OJQ-të që merren me “emancipimin” e gruas duhet të insistojnë që ai punëdhënës të bartë përgjegjësinë, pse jo edhe me burgim. Sepse është e pakuptueshme që ne “burrat” tërë kohën të jemi viktima të dëshirave të femrave. Këtu kanë dështuar këto OJQ, përveç se në gjëra të tjera. Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.