Megaloambiciet politike të N. Spahiut

2005-12-20 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Megaloambiciet politike të N. Spahiut

(Hyrje në polemikën që po zhvillohet këto ditë në “Lajm” në mes të z.Adriatik
Kelmendit dhe z. Nexhmedin Spahiut)


nga Bekim Rexhepi

Në fillim te artikullit z Nexhmedin SPAHIU, koklavitet me sjelljen e Drashkoviqit, edhe pse sjellje e tij nuk janë te pa njohura per ata qe kanë pasur rastin te takohen edhe ne debate te tjera, stili i tij, i njohur plotë ironi dhe plotë patetikë aversive, neveritëse të panserbizmit. Ndofta ky udhëheqs serbë, akoma mbetet me i denjëti i kohëes së fundit të nacionalshovenizmit serbë. Kështu mund te njihet Vuk Drashkoviqi, i cili nuk ka fare sens demokratiko-konsensual, i cili në politikë u fut si shkrimtar i romaneve me thika.
Pretendimet e fundit të Serbisë, përmesë dërgates serbe e në këtë rast si edhe V.Drashkoviqi, dhe të tjerë më pas, duan që Kosova dhe shqiptaret të mos kenë kontestime përmanente ndaj sovranitetit te Serbisë dhe të bëjnë të njohur, ta nxjerrin kompromisin para kohe, para fillimit te negociatave. Nuk i sanksionohet askujt e drejta e shprehjes për ta vënë vetën më te ngritur dhe tjetrin më ulur. Pothuaj asgjë si naivitet nuk mund te duket ndërhyrja e Adriatik Kelmendit, kur i përkujton pales tjeter, argumentin se "Kosova veç ka bërë kompromisin e saj duke hequr dorë nga bashkimi me Shqiperinë". Ndërsa më duket naivë argumenti pasusë i z Nexhmedin Spahiut, i cili këtë argument te kompromisit të A.Kelmendit, e kundeshton me një kundër argument tjetër, se; "Kjo (Sqaroi se fjala është për agumentin e kompromisit të A.K, "si heqje dorë e vetë Kosovarëve nga bashkimi me Shqiperinë") është sikur të thuash se unë kam hequr dorë nga banimi në shtëpinë e vëllaut dhe kam vendosur të ndërtoi shtëpinë time". Ky argument nuk qëndron, si një argumet në vete për te mbuluar çfardo megaloambiciet politike sepse shumë gjëra na mungojnë dhe as edhe shtëpinë tonë nuk mund ta ndërtojmë pa mbështetjen e vëllaut, vllëzërve tanë. Më poshtë na sjellë dhe na përkujton edhe disa praktika te "ngjajshme", te cilat sipas N.Spahiut, kan pak gjasa te ndodhin. Po edhe sikur te ndodhin këto praktika nuk sherbejnë për ne sepse sipas kësaj logjike te mprapshtë ne shqiptaret do te pajtoheshim me barrierat e huaja, madje duke i lënë në funksion të shkaktimit të ati dëmit, të çdo kontakti e bashkpunimi ndërshqiptar, gjithëshqiptar ose pas sa e sa viteteve do të kishim shtet të tretë në Maqedoni, të katërtë diku përrreth kufirit me Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.
Pa dyshim se kemi krijuar një kompleks metodash per realizimin e interesave të shtetit, derisa, politika jonë, akoma nuk ka arritur dhe nuk po gjenë, zbulonë rrugën që duhet ndjekur bashkarisht në mënyrë që kushtet e tanishme kaq inverse dhe te trysnive aversive nderkombëtare të ndërlidhura me ne të zhbllokohen. Te gjitha këto duhet të zberthehen dhe te mos mbesin megaloambicie, që do të na kthejnë në një kakofoni te rëndë.

Tentativat minimizuse te identitetit

Çështja e identitetit është përdiskutuar e motivuar nga sensasiv te ndryshëm jashtë dhe brenda faktorit shqiptar, përkitazi me të edhe çështje të tjera, si çeshtja e flamurit. Në një pjesë të popullit shqiptar, i cili deri me tani është ballafaquar me ndarjet dhe padrejtësit politike që u janë shkaktuar historikisht.
Janë bërë përpjekje shekullore, të ndryshohet ky identiteti kombëtar i shqiptarve. Që faktikisht dhe fatkeqësisht këto përpjekje kanë atakuar të gjithë shqiptaret jashtë Shqipërisë. Këto përpjekje u bënë edhe nga pushtues dhe okupues të ndryeshëm, te tokave shqiptare, Këto përpjekje në te shumten e rasteve paten edhe miratimin e të Mëdhenjëve të Perendimit. Kjo teori e ndryshimit të identitetit dhe përdallesave te tjera filloi gjegjësisht me shqiptaret me banim në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi. Të gjithë këta shqiptar nëpër këto pjesë, sipas kësaj teorie te mprapsht, duhet te kenë identitet të ndryshëm dhe të dallojnë konceptualisht e rrënjësisht nga shtetasit e Shqipërisë. Madje, këtë ndarje të tillë, akoma e ndjejnë rëndë në korrizin e tyre, të gjitha këto pjesë apo hapsira gjeografike shqiptare që përthekohen me Shqipërinë, të cilët janë dhe mbesinë akoma shumicë në trojet e tyre autoktone. Më këtë gjendje "pikëepesë", qe prej formimit si shtet Shqiperia, mbetet akoma një shtet „jofunkcional“ dhe „jo me ndikim“ në politikën ndërkombëtare. Pra, Shqiperia e tillë ballafaqohet edhe me mos unifikimin e hapsirës së vet gjeografiisë dhe etnik. Pjesë këto të rëndësishme të shtetit shqiptar, i cili nuk qe në gjendje e vetë fatlume, që deri më sot, të arrijë ti ketë brenda kufizimit unikal. Për shkak të këti coptimi dhe padrejtësive të tjera, Shqipëria nuk do të mund të justifikoi edhe me tej pafuqinë e vet dhe heshtjen. Kur në rastet e tilla si me Kosovën, pjesën më te pastërt etnike, me mbi 92%, të popullates shqiptare, të lejohet loja e interesave te ndryshme.

Flamuri kombëtar dhe Flamujtë politikë "kombëtar"

Flamuri kombëtar per te cilin duket se nuk kemi patur sa duhet fanatizëm kombëtar dhe për te cilët flamuj politik "kombëtar" kemi patur sipatizëm kozmopolit. Për secilin flamur të ri që ka ardhur nga secili pushtetar i ardhur ne krye te udheheqjës, ka nxjerrur një flamur te vetin dhe te shijës së tij, madje pa pyetur shijet e mases/qytetarit i është imponuar ta duan dhe ta mbajnë. Kështu duket se më pak na brengosin punet e djeshme dhe aq me pak ato te nesermet që vijnë, e me tepër na brengosin punet e sotme dhe vetëm te sotme. Pasojat mund te jenë katastrofale, meqe ne vetë po e fragmentarizojmë identitetin kombëtar. Dhe ne fund të keti procesi do te kishim, sipas kësaj logjike shqiptarë-shqiptar, shqiptarë-kosovar, shqiptar-maqedonas, shqiptarë/serb, shqiptarë-malazias, shqiptar-çamë etj. Pra ky është avanturizmi ynë ditor që na brengos me teper dhe jo imunizimet shtrengues unike, për një te neserme më të mirë e më të sigurtë.
Sidoqoftë edhe artikulli i N. Spahiut dhe libëri i fundit që doli nga botusi i Javës M. Kelmendi janë vetëm një prirje për axhamillëk. Sikur, e terë kjo nuk përfundon me kaq, akoma vazhdohet të investohet gabimisht në kode dalluse brenda përbrenda substances shqiptare. Por edhe jo secilin qytetar mund ta akuzojmë më te tilla viruse, edhe po ta venim ne vendin e ma te „Madhit“ ...do te vepronte mu kështu, siç po vepron „I madhi apo buzëqeshja e ngrirë e shakaxhiut “. Në fund te fundit duhet të pranojmë se janë pak dhe mjaftë pak ata qe duan ta bëjn varrin vetës, për të çoroditur unitetin kombëtar të shqiptarve.
Akoma nuk jemi mbushur mend, për të patur mend. Nuk mund ta marresh si një guxim të madhë ta gjykosh kombin dhe ta përceptosh shtetin, me një çalus të madhë dhe të papërmisushëm, madje ta shohin mjerushëm nga mjerimi yt. Çfardo përpjekje qe të identifikon me një skllavë te lumtur është vetëm një përpjekje armiqsore e vet njerzimit dhe vet lirisë. Ndërsa sundimi, për njerëzit e çiltër, është i huaj.
Pakkush ka vënë në dyshim pozitën e ndrrimit të popullit, kjo është një pyetje komplekse gadi si me pyetjen kur toka do të bëhet qiell e qilli tokë. Një popull i ngritur me vetëdije te lartë politike nuk e akcepton shkeljet drastike te demokracisë, te vlerave që janë krijuar me munde, kur është në pyetje përkufizimi i lirisë dhe i përfaqsimit. Por populli shqiptar ka përkrahur; mbretër, kryetaret, presidentet, liderët etj. Shembulli i Enver Hoxhes, dhe përkrahja e tij në vend (e pa vend) dhe jashtë tij, ka treguar se kjo përkrahje ka qenë përkrahje verbale dhe e dëmshme, këtë e kanë ditur pak njerzë në atë kohë apo edhe ata qe e kanë ditur janë sjellur inferior. Edhe tek ne shqiptaret me banim në Kosovë nuk ka munguar një përkrahje e tillë verbale, shih rasti me; Fadil Hoxhen, Azem Vllasin dhe se fundi me Ibrahim Rugoven. Te gjitha këto ide te llastura, këto avanturizma spiritualesh, që pakuptimisht po tentojnë të mbysin me të tilla sfida identitetin unik te shqiptarve do të bijnë. Unë nuk jam zbulusi i shekullit të ri qe i japë kodin tim epokës sime, siç duket ne horizontin tonë tentativat e ndonjerit nga këta, qe duan te sfidojnë realitetin shqiptar.
Së pari, atdheu është dashuri prindërore, është instikti më i fortë natyror dhe moral te njerëzit. Këtë duhet ta kuptojmë dhe duhet ta ruajmë në te kundërtën, çdo paqe e tipit çfare është ajo në Kosovë është vetëm një Paqe që e ushqen lirinë e dobët. Sikur të dini ju, çfarë di unë,- thoshte muhamedi,-më shumë kishit për të qarë se për të qeshur., me aluzionet e kësaj te ashtuquajture meritokracisë shqiptare.

[adresë e fshehur]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.