Reagim ndaj Vuk Drashkoviqit
Shkruan:
Fadil SHYTI
Me këtë letër të hapur u drejtohem:
AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË SHQIPËRISË ADMINISTRATIVE
AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS
AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS
LIDHJES SË SHKRIMTARËVE TË SHQIPËRISË ADMINISTRATIVE
LIDHJES SË SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS DHE INTELEKTUALËVE PËRPARIMTARË NË VISET TJERA SHQIPTARE NË ÇAMËRI PRESHEVË NË MALËSINË E MADHE DHE NGA DIASPORA
FTESË PËR PËRKRAHJE TË KËTIJ
REAGIMI
Ndaj:
Ministrit të punëve të jashtme të Serbisë e Malit të Zi, Vuk Drazhkoviq.
E bëjë këtë kërkesë duk vlerësuar faktin se idetë që burojnë nga institucionet tona shkencore kanë peshë shumë më të madhe se fjala ime, zëri i së vërtetës larg atdheut.
Propozoj, që të mbetet mundësia e hapur për të gjithë ata/ato, që duan ta japin kontributin e tyre, pra për të shtuar më tej edhe një mal argumentash që do ta mohonin qëndrimin dinak dhe cinik të qeveritarit "të jashtëm" nga realiteti, Vuk Drazhkoviq.
Nuk lejohet heshtja sot për intelektualët tanë, përse heshtin ata/ato, deri kur kushtu?!
KUR XHELATI I VAJTON VIKTIMAT E TIJ
Kërkoj t´i drejtoheni me këtë reagim, pasi këto ditë e dëgjova ulërimën e tij dhelpërishte, gjatë takimit në Beograd me emisarin special të OKB-së, Kai Aide, kur ky dinak cinik e ngriti tezën e tij aspak të qëlluar dhe tepër provokative për ne shqiptarët e cila, po e përhapë aromën e luftës në Kosovë, kur deklaroi:
"Serbët e Kosovës janë populli më i shtypur në Ballkan dhe Europë"!!!
T´ ia kujtoni atij se ke konstatuar kështu, sipas analizave tuaja jo të argumentuara dhe bindëse për secilin njeri që logjikon arsyeshëm, kthjelltësisht, për secilin njeri që logjikon jo njënashëm, jo me tendenca të nxitura nga epshet shoveniste që ju karakterizojnë ju udhëheqësve "demokratë" të Beogradit.
Unë, jetoj që nga viti 1992, në pjesën europiane, në Skandinavi, gjegjësisht në Suedi.
I mërguar nga shtypja e politikës suaj gjenocidale serbomadhe, si ata qindra e mijëra shqiptarë, që ju i detyruat të mërgojnë nëpër botë.
Duke e përcjellur situatën në Shqipërinë time, si veprimtar i lëvizjes çlirimtare, jam fort i revoltuar nga amullia politike, ekonomike sociale që po kalon vendi im pas marrjes së kontrollit kinse "pretektorat" mbi Kosovën, nga UNMIK-u, jam gjithashtu fort i revoltuar nga rrokullisja e situatave të reja që po kalon populli im i cili jetoi dhe jeton në shekuj në trojet e veta të Shqipërisë Reale, më saktësisht në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare të ndara padrejtësisht nga shteti amë.
E theksova ku jetoj për të sqaruar ty dhe opinionin se gjatë këtyre viteve kam takuar njerëz të ndershëm dhe përparimtarë suedezë, danezë, norvegjezë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë njohuri të duhura për rrethanat historike të popujve të Ballkanit dhe për konfliktet e vjetra dhe të reja të popujve të këtij rajoni që konsiderohet me të drejtë "fuqi baruti", por për këtë nofkë fatkeqësie, nuk janë fajtorë vetëm popujt fqinjë të Ballkanit, por pjesën e vet të fajit e ndajnë edhe superfuqitë imperialiste europiane, sepse mbi këto vende e popuj në shekuj bënë ekserimente "gjeografike", gjatë konferencave "të famëshme", ndërkombëtare, duke i ndarë e përçarë popujt liridashës të cilët pastaj nuk e lejuan këtë farsë tradhtie.
Për këto panjohuri të popujve të botës për realitetin historik, natyrisht pa fajin e tyre, ka ndikuar fuqishëm propoganda juaj dinake, e cila përhapet si erë e keqe, kur pretendon që prej njëmijë rrenave, të mirret si diçka e vërtetë, në raport me Shqipërinë Reale.
Ju, padrejtësisht Kosovën dhe vise tjera shqiptare i konsideroni toka serbe, për faktin se atje paska ca manastire të ngulitura nga mesjeta e Car Dushanit, i cili i okupoi trojet tona me dhunë.
Kjo lojë tragjike ka vijuar pastaj edhe prej pasardhësve të tij, për të krijuar kështu një histori të hidhur midis popujsh që dikur as nuk ishin fqinjë, për faktin e pakontestuar që ju serbët keni ardhur nga Rusia, në këto troje aty nga fundi i shek.VII-të dhe fillimi i shek.VIII-të.
Për këtë ka dëshmi historike, toponomike dhe arkelologjike.
Dëshmi që ju gjatë shekujve jeni munduar t´i tjetërsoni dhe t´i parqisni si evëlmente tuaja sllave.
Bota e qytetruar e di mirëfilli në favor të kujt flasin këto.
Ju, që nga lufta e Kosovës, kundër turqve nga koalicioni i popujve liridashës të Ballkanit, (1839) verbërisht e keni krijuar mitin për Kosovën si tokë serbe.
Ti, këtë mit pacipmërisht, tentove ta ngre më tej kur deklarove në Austri se:
"ushtarët serbë e kanë ngrënë dheun e Kosovës, prandaj ne për Kosovën kemi luftuar dhe do të luftojmë"!...
Ti, në dukje të parë sikur ke të drejtë: sepse, Kosova shqiptare është e begatë me pasuri tokësore dhe nëntokësore, prandaj është "ëmbëlsirë", veç mos harro se dheun e tokës shqiptare të Kosovës, nuk e kanë ngrënë e lakmuar vetëm ushtritë tuaja okupuese por dhe shumë ushtri të huaja gjatë shekujve, por fatbardhësisht të gjitha, turpshëm kanë ikur me bisht nën shalë, ashtu siç iku ushtria juaj e cfilitur nga luftërat reaksionare.
Prandaj, vajtimi i mitit të Kosovës, tashmë më së miri i shkon iluzionit mjeran serbomadh, prandaj, ju e ruani atë në labirintet e muzeumeve tuaja të mykura.
Por, unë mendoj:
është në shpëtimin tuaj dhe në përparimin tuaj, ta harroni e mos e ruani as atje, më mirë hidheni në koshërat e plehrave të historisë.
Përndryshe, do ta pësoni kudroherë siç e pësuan okupatorët tjerë që iu vërsulën Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare.
Gjatë këtyre shekujve ju sllavët filluat dyndjet drejt trojeve tona.
Regjimet tuaja antipopullore që nga koha e krajlëve të vjetër serbë, malazezë, bullgarë e grekë e deri sot, e kishit dhe e keni një objektivë tmerrësisht shoveniste, për t´i shtypur e asimiluar shqiptarët dhe për t´i privilegjuar kolonët tuaj të sjellur me dhunë o me mashtrime në trojet tona gjatë këtyre shekujve vrastarë.
Pikërisht, pse ishin të privilegjuar ata vinin edhe vullnetarë në tokën e begatë shqiptare, vinin vullnetarë në malet tona me pasuri të mëdha nëntokësore, dhe lundronin piratisht në detrat tona.
Dhe, këtë e bëjnë deri sot, sepse "ëmbëlsira" shqiptare i ka majmur nëpër shekuj.
Pastaj, kur kolonët endacakë u vendosën në trojet e reja, e kishin dhe e kanë ndihmën e pakursyer nga regjimet ekspansioniste që t´i shtypin dhe t´i eliminojnë shqiptarët etnikë.
Regjimet shoveniste e fashiste që nga kohët e vjetra i ushqenin dhe i edukonin kolonët siç ushqehen ujqërit, që nga lindja me ushqim dhe urrejtje për prenë e tyre, ju i keni fryrë ata me urrejtje ndaj shqiptarëve, përndryshe ato (regjimet) nuk i trajtonin si të tyre, pra si "serbë patriotë", "malazezë patriotë", "bullgarë patriotë", dhe "grekë patriotë", natyrisht dukej se i privilegjonin ata, por në fakt i kanë përdorur kurdoherë si "mish për top" gjatë luftërave reaksionare.
Këtu, do të ndalem në veçanti tek politika reaksionare e Serbisë.
Kjo politikë e egër, asnjëherë nuk e shtriu dorën e pajtimit me shqiptarët, as të njohjes së vlerave kombëtare: gjuhësore, kulturore, morale, tradicionale të tyre, ajo e përbuzi tmerrsisht, flamurin e kombit shqiptar.
Kurdoherë, bëri përpjekëje që këto vlera njerëzore, t´i fshijë pamëshirë nga faqja e dheut!...
Serbia, kurrë se bëri si duhet respektimin e shtetit të përgjysmuar shqiptar, kurdoherë e shiqoi Shqipërinë me syrin e armikut.
Ju, kurdoherë keni pasur tendenca ta nënshtroni e gllabëroni tërë Shqipërinë, këtë e keni bërë gjatë luftës së parë botërore, pastaj edhe pas luftës së dytë botërore ju keni dërguar grupe të stërvitura gjakatare diversantësh nga malet dhe deti për ta pushtuar Shqipërinë.
Por, nga vigjilenca dhe qëndresa heroike e popullit dhe e shtetit shqiptar, kurdoherë keni dështuar në përpjekëjet tuaja monstruoze, okupuese.
Ju, edhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës ( 1998-1999 ), keni sulmuar me armët tuaja moderne, përtej kufirit londinez, shtetin shqiptar dhe keni vënë mina rreth kufirit, prej të cilave deri sot e pëson popullsia e asaj ane.
Por, sulmet tuaja fashiste kurdoherë kanë dështuar dhe do të dështojnë me turp!
Pra, kjo politikë e juaj kryeneqe dhe luftënxitëse, kurdoherë krijoi pasiguri në rajon dhe u solli vuajtje të mëdha dhe dëme të pallogaritshme popujve tanë.
Në logjikën e strategjisë afatgjate të pushtimit të popullit shqiptar dhe popujve tjerë jo serbë, (sllovenë, kroatë dhe boshnjakë), politika serbe ka vepruar dhe vepron herë hapur e herë maskuar, tmerrsisht me objektiva të strategjisë reaksionare të mendjemadhësisë së shtetit të madh, duke mos i respektuar kurrë popujt fqinjë.
Këtë më së miri bota demokratike e kuptoi, gjatë luftërave të fundit në këto rajone.
Këtu, e kanë burimin të tëra masakrat dhe gjenocidi i pamëshirshëm i ushtruar nga serbët, mbi popujt jo sllavë.
Kjo, politikë raksionare, asnjëherë s´ka hezituar që edhe vetë serbët kolonë t´i viktimizojë, për interesat e Serbisë së Madhe.
Kolonët e saj Serbia herë i futi rrugëve të pakrye në luftëra reaksionare, herë i la rrugëve për ´i vajtuar pastaj për përfitime të veta...
Serbia, kurdoherë kolonët e saj para botës i ka paraqitur si të viktimizuar nga popujt tjerë e në fakt burimi i këtij "vërshimi" përmbytës ka qenë dhe është vetë politika e "strategëve" akademikë serbë, që shkruanin elaborate, për pushtimin e popujve dhe asimilimin e gjuhëve e flamujve jo serbë.
Vetëm nga fillimi i viteve 70-ta, gjatë regjimit titist, ne shqiptarët e Kosovës me gjak e shumë sakrifica i fituam disa të drejta minimale.
Ti, me kompaninë tënde që mbanit thikat dhe kallashët në duar, tok me paraardhësit tuaj, që e keni armatosur popullin serbë që nga vitet 1986, dhe kërkuat rrugëve t´i vrisnit shqiptarët.
Ju, jeni ata pinjollë nacional-shovenistë, që i keni rehabilituar paramilitarët kolonë serbo-çetnikë, të cilët nën udhëheqëjen e Millosheviqit, Arkanit dhe Sheshelit i masakruan tmerrshëm popujt jo sllavë, pra edhe popullin shqiptar.
Ju, as deri sot kriminelët e atyre luftërave reaksionare as i ndiqni as i burgosni, ata jetojnë të lirë në shtetin tuaj "demokratik"!
Ju, i keni nxjerrë nga burgu i Mitrovicës së Kosovës, edhe ata pak kriminelë, që u burgosën pas luftës në Kosovë.
Ju, i keni futur në azil politik thellë në Serbi, apo i keni strehuar në enklavat serbe në Kosovë, kolaboracionistët shqipfolës, që përkrah jush gjatë luftës kryenin krime mbi shqiptarët liridashës.
As kriminelët më të urryer me damkë që bota i njeh, Karaxhiqin dhe Mlladiqin ju nuk i dorëzoni në gjyqin e Hagës, sepse ata i konsideroni heronjët tuaj, ose duke i dorëzuar ata me kushte, doni të përfitoni benificione materiale, pra t´i dorëzoni ata me miljona dollarë dhe ashtu doni çetnikisht për të hyrë në integrimin euro-atlantik!!!
Ju, kërkoni, "koka turku", siç i quani ju terroristë çlirimtarët tanë, që po gjykohen e dënohen në Hagë dhe njëkohësisht derdhni lotë krokodilash para botës demokratike, kinse serbët në Kosovë qenkan shumë të rrezikuar.
...Dhe, çka e bënë edhe më shqetësuese gjendjen është fakti se: derisa bota demokratike i kërkon komandantët fashistë, Karaxhiqin dhe Mlladiqin, asnjëherë nuk flitet për dorëzimin e pinjollëve të tyre që i lartëpërmenda.
Prandaj, nëse pretendoni se jeni për t´i plotësuar Kosova standardet demokratike, këtë paraprakisht shtrojani vetes detyrë ta plotësoni bile këtë standard njerëzor, që edhe ju t´i dorëzoni këta gjakpirës që u vërsulën si hijenat mbi popullsinë shqiptare etj...
Po, të pagjeturit shqiptarë, përse nuk i ktheni ende në Kosovë?
Po, dëmshpërblimet gjatë luftës, përse nuk ia ktheni Kosovës?
Do ta shtroja tani pyetjen: vallë, a ju kanë bërë ndonjëherë presion plaku, i Europës, plaku i ruajtjes së status-quos, së Jugosllavise ¨së re", Havier Solana dhe diplomatët tjerë ndërkombëtarë, për t´i plotësuar këto standarde demokratike, apo ata vetëm i dëgjojnë vajtimet tuaja?!
Apo, si duket ata po sillen verbërisht, pavarsisht se ju "marshoni" në rrugë pakrye, pa bërë anjë hap përpara drejt zgjidhjes së çështjeve të mëdha që e rëndojnë rajonin tonë, pra UNMIK-u i nxitur nga qarqe të caktuara antishqiptare, me çdo çmim po përpiqet t´ju rehabilitoj, duke e rënduar më tej peshën e kolonizimit mbi popullin shqiptar.
Po, dipolomati " i pavarur" Kai Aide, a ju ka kërkuar ndonjëherë që ju t´i plotësoni këto standarde, apo standardet "demokratike", vlejnë vetëm për Kosovën?!
Mos më keqkuptoni këtu!
Unë, nuk vajtoj kurrë për dëshmorët e lirisë së viseve shqiptare, unë kërkoj drejtësi!
Jo, o ithtar intrigash,
Nuk janë serbët e Kosovës populli më i shtypur i Ballkanit dhe i Europës!
Serbët e Kosovës, ishin dhe janë janë populli më i mashtruar nga vet shteti i tyre amë, që dinakrisht, historikisht me ´ta hiqej kinse si nënë, por në fakt u soll dhe po sillet si një njerkë tepër e keqe.
Populli serb në Kosovë, ishte dhe është populli më i privilegjuar nga regjimet kriminale jugosllave dhe tani nga UNMIK-u, atyre u krijohen kushte t´i shesin pronat e veta nga dy-tri herë në Kosovë.
Bile, ne shqiptarët gjatë periudhave të ndryshme të historisë, i kemi blerë dy-tri hera tokat tona të grabitura nga ata...
Kolonët serbë të ardhur nga vise të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, gjatë regjimit të S. Millosheviqit, tani po rikëthehen në banesat e tyre që në vitet 90-ta ky regjim fashizoid ua mori padrejtësisht punëtorëve kosovarë të cilët me djersën e tyre i fituan ato.
Ju, mendoni se duke grabitur pasuritë e shqiptarëve do të krijoni proçese të reja pajtimi?
Jo, ashtu e keni gabim!
Ju, ashtu çdo ditë po e forconi mërinë, ndaj padrejtësive që po ua bëni shqiptarëve, prandaj rezultatet do të dalin në dëm të paqes në rajon nga kjo rezilton fakti se:
nuk pasurohet populli yt, duke e bërë pirat të pasurisë së popujve tjerë!
Nuk ndihmohet populli yt, duke e nxitur egërsisht mbi popujt tjerë!
Nuk çlirohet as përparohet populli yt duke i robëruar dhe varfëruar popujt tjerë fqinjë!
Pra, duke ua grabitur lirinë, pasurinë, dhe duke ua mohuar gjuhën, flamurin, artin, dhe kulturën e tyre.
Prandaj, e theksova faktin se Serbia me kolonët serbë u soll si njerkë tepër e keqe, sepse i përdori ata si mish për top, për t´i realizuar interesat e veta kolonialiste.
Nuk paqësohet populli yt duke i kthyer ata në paramilitarë me bereta në brez, që hedhin gurë dhe kërkojnë rrugëve të vrasin shqiptarë!
Ju, po veproni ashtu siç veproi paraardhësi juaj Slloba.
Ju, ua mbani ison dhe i financoni paramilitarët serbë tek ura që e ndanë berlinisht Mitrovicën.
Pas të gjitha këtyre elementeve luftënxitëse, epilogu përfundimtar dihet!.
Ju e ngritni zërin e kukuvajkave deri në instancat më të larta ndërkombëtare, kinse serbët po shtypen nga shqiptarët!!!
Vallë, a e keni menduar ju ndonjëherë; sa ka arritur Serbia e juaj "demokratike", t´ua njohë të drejtat elementare të atyre 500.000 qytetarëve shqiparë që jetojnë prej kohësh thellë në Serbi dhe atyre që jetojnë në trojet e veta në Kosovën Lindore?
Tani të shtroj edhe ca pyetje: sa shkolla shqipe, sa shtëpi kulture i keni hapur, për mësimin dhe përparimin e kulturës së minoritetit shqiptar, sa e lejoni ju flamurin shqiptar të valojë në festa dhe në morde, atje në qytetet tuaja, sa e kanë të garantuar shqiptarët pasurinë dhe jetën e tyre?
Ne, e dijmë mirëfilli se këto janë të rrezikuara në çdo ditë dhe orë!
Në shtetet me tradita dhe aspirata demokratike, minorietet nëse janë në një lagje, me shumicë vetëm sa një autobus njerëz, atyre u sigurohet liria e shkollimit, e drejta e flamurit, mësimi i gjuhës dhe zhvillimi i i artit dhe i kulturës së tyre.
Prej teje pres përgjigje, por paraprakisht e di se këto "standarde" që Serbia i kërkon për serbët në Kosovë, në regjimin e vet "demokratik" asnjë nuk i ka realizuar dhe nuk besoj që ajo do t´i realizoj ato deri në ditën e moskurrit!
Serbia, tërë arsenalin e vet propogandistik, ekonomik, policor dhe ushtarak e ka vënë në qëllim të asimilimit të minoriteteve: hungarezë, rumunë, bullgarë, romë, e në veçanti të minoritetit shqiptar.
Sipas informatave të verifikuara mirë, tani shqiptarët që jetojnë në Serbi, sikur ata që jetojnë në Greqi, janë të detyruar t´i ndryshojnë emrat e tyre, për të siguruar qenien e tyre fizike, pra për të mbijetuar!
Kësaj "sëmurje kanceroze" shoveniste duhet sa më parë t´i ndalet turri!
Pse ngjanë kështu, vetëm ju nuk jeni fajtorë kur silleni me këtë papërgjegjësi ndaj shqiptarëve minoritarë; fajtorë janë padyshim edhe pushtetarët shqiptarë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë Reale, të cilët nuk e ngritin fuqishëm zërin e arsyes, për t´i kërkuar të drejtat legjitime të bashkëatdhetarëve të tyre
mërgimtarë.
Politikanët shqiptarë "modernistë" duke dashur të përfitojnë pikë dhe tituj për paqe, lajka boshe të botës demokratike, si personalitete që i kontribuojnë stabilitetit politik në Ballkan, po e harrojnë djersën dhe gjakun e minoritarëve dhe mërgimtarëve shqiptarë të cilët sot po e jetojnë një jetë ferri në shtete të huaja sllave.
Kujtojmë këtu, qafimet serviliste, me Kastriot Islamin në Tiranë, pastaj përkrahjen e Besnik Mustafajt, për idenë tënde shoveniste: "për Kosovën më shumë se autonomi e më pak se pavarësi", ndërsa homologu yt "demokrat" e defishroi kur deklaroi: "për Kosovën mjafton një pavarësi e kushtëzuar"!!!
Por, pastaj me turp u detyrua të tërhiqet, vetëm pas reagimit të forcave përparimtare shqiptare në përgjithsi dhe reagimit të opozitës socialiste në veçanti.
Ju, jeni thellësisht i paarsyeshëm në protestat dhe vajtimet tuaja tek faktorët ndërkombëtarë, sepse me këto intriga nacional -shoveniste serbomadhe në radhë të parë s´mund ta mashtroni popullin tuaj dhe pastaj popujt tjerë.
Ju e keni bërë shkollë propogandistike, versionin e politikës së viktimizimit të serbëve, për startegji afatgjate kundër shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti.
Por, faktet historike dëshmuan se për ta mbajtur një popull në robëri edhe populli yt robërohet dyfish...
Dhe, për këto komplote një ditë do të del e do të protestojë edhe populli juaj në rrugë, sepse politika konfliktuale një ditë do ta ketë fundin tragjik.
Ju, për serbët që jetojnë në Kosovë, derdhni lotë krokodili, sipas rastit Martinoviq, kur dihet nga gjithë opinioni se ky (me nder lexuesve) ia futi vetit shishen në b.... , për ta mobilizuar opinionin serb dhe ndërkombëtar kundër shqiptarëve.
Ti, mor ministër i kamufluar si demokrat, kujton se bota është syleshe, ti kujton se ende të shkon përshtati politika e gënjeshtrave alla titiste, për t´i mashtruar shqiptarët!
Mos harroi zotëri shkrues i "Thikës", se tani jetojmë në kohën e kibernetikës, tani bariu dhe amvisja shqiptare lexojnë dhe shkruajnë jo vetëm gjuhën e nënës, por lexojnë dhe shkruajnë edhe në gjuhë të huaja!...
Tani, populli im, nuk shkruan veç me lapsa grafik, por e lëvron edhe botën e paskajshme të diturisë, botën e madhe të shkencës, dritën e shkencës shqiptare dhe botërore...
Si duket nga trullosja merramendëse e disfatave tuaja, ju po mendoni se shqiptarët paskan mbetur prapa diellit, atje ku ka ndaluar ora juaj historike, në mugëtirat e mesjetës!...
Mos harroni!
Ikën kohët e errësirës mesjetare të Car Dushanit e të Nikolla Pashiqit, të Aleksandër Rankoviqit, Sllobodan Millosheviqit dhe ideja jote e
mashtrimeve "demokratike" , së shpejti do të shkrihet si fluskë sapuni, përballë shkencës së vërtetës që përjetësisht e ruan kthjelltësinë e burimeve të maleve tona...
S´keni ç´bëni o nacional-shovenist i dajllzuar,
Ju na e imponuat luftën, prandaj ju nuk mund të na e impononi "vëllazërim-bashkimin" e tipit Serbi-UNMIK!
Ju, do të keni paqe të vërtetë dhe fqinjësi të mirë me shqiptarët vetëm kur t´i largoni duart tuaja të pista gjakatare nga trojet tona etnike!
Parullave demagogjike të multietnicitetit që ju po ia servoni UNMIK-ut, i ka dalë boja, që kur u dha kushtrimi për lirinë, që kur krisën pushkët e para të kryengritësve shqiptarë, që kur u bënë masakrat e para nga ushtritë tuaja vrastare!...
Tani kur e ke parë me syzet "demokratike" që me format e dhunës, nuk nënshtrohet Kosova shqiptare, e ke futur "Thikën" përkohësisht nën jastëk, i ke marrë lulet artificiale për t´i mashtruar shqiptarët e ke marrë faculetën e priftit me lotë për t´i gënjyer e mallëngjyer ndërkombëtarët, se atje në Kosovë në "djepin e Serbisë", populli serb po heq të zitë e ullirit!...
Por dije mirë o dinak i regjur se:
e drejta e popullit tim nuk varet nga pehlivanllëqet tuaja politike, që i ke në gjenin tënd të urrejtjes shoveniste.
Mos e mbani shpresën për asnjë çast se do ta ripushtoni Kosovën, as me dhunë as me mashtrime!
Gënjeshtrave tuaja u erdhi fundi!
Këto ditë një serb i quajtur Radomir Dimiqi, ky i cili në vitet tetëdhejta ka mundur të jetë i manipuluar nga idetë tuaja antishqiptare, këto ditë doli në RTK, e foli realitetin, midis tjerash tha:
"Serbia i ka instrumentalizuar serbët e Kosovës, as nuk i pranon në Serbi, as nuk i lejon për t´u integruar në jetën politike në Kosovë, bashkëkombasit e saj, (minoritarët serbë) ajo po i dhunon vet, duke i përdorur si peng (serb. në origjinal ) Kao Taoci, që do të thotë: si pengje, duke vijuar më tej tha: sllobizmi, është ende i gjallë në Serbi dhe në Kosovë".
Janë të pa bazuara akuzat tuaja nga aspekti njerëzor dhe juridik akuzat e mjera deri në kancelaritë e të OKB-së dhe pshertimat rugoviste, kur i dënoni si vrasje politike vrasjet e serbëve në Kosovë.
Pra, duke u bazuar nga rrethanat politike dhe nga mungesa e fakteve tuaja ndaj akuzave, unë ju them troç:
Serbët nuk po vriten nga shqiptarët "terroristë" në Kosovë.
Tani, e shtroj pyetjen: sa shqiptarë vrasës u zbuluan në Kosovë?
Përgjigjja është plotësisht e çartë - Asnjë!
Përse, nuk u zbuluan?
- Sepse, nuk janë shqiptarët atdhetarë ata që i vrasin fëmijët dhe pleqtë e pambrojtur serbë, ata këtë nuk e bënë as gjatë luftës sonë çlirimtare, mbi civilët e pambrojtur!
Po, sikur të zbulosheshin kush i vret serbët e pafajshëm, gënjeshtrave tuaja do t´u vinte fundi, politikës vrastare i vjen kudroherë era e ndotur!
Atëherë, do të demaskohej politika luftënxitëse serbomadhe botërisht.
E, këtë se don as Serbia, as nuk e bënë UNMIK-u, pra, qarqet aleate besnike të saj.
Ju, kur thoni po vriten qytetarët e pafajshëm serbë nga shqiptarët po tentoni ta vrisni Kosovën dhe ardhmërinë e saj!..
.
Duke i akuzuar shqiptarët për këto vrasje, Drazhkoviqi &Co, vajtojnë për të siguruar pikë tek raporti "i famshëm" i Kai Aides.
Që, pastaj OKB-ja, ta zvarrisë pafundsisht zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Kjo, i ngjanë atij veprimit dinak të lavires: kur i thotë një gruaje, ma mbanë pak fëmijën, pastaj dobiqin (kopilin) ia lë në duar!
Ju, po bëni biznis politik, por dijeni mirë se "pogaçja serbe", është mykur në Kosovë, nëse sërish tentoni ta hani, do të mbeteni në vend!
Ju e keni helmuar vet, prandaj kthim prapa s´ka!...
Jo!
Nuk mund ta fshehësh dot mjekrrën "paqësore", të lustruar si mjekërr demokratike, sepse kësaj i ranë puplat botërisht në Ravna Gorë!
As lulet artificiale pa aromë mos i përdorë kot, se të njohin të gjithë kush je në botë!...
Ju, e kërkoni autonominë e serbëve në Kosovë, që ne ta harrojmë Sangjakun e Nishit, që shtrihet deri tek Molla e Kuqe, që ne ta harrojmë, Sanxhakun e Tregut të Ri, Malësinë e Madhe dhe Çamërinë, që ju sllavët egërsisht e keni spastruar!
Por, kot e keni!
Ne, s´i harrojmë kurrën e kurrës ato dëbime masive para zjarreve dhe thikave tuaja, kur derdhej rrëke gjaku i pafajshëm shqiptarë, i cili në shekuj jetoi në viset e veta pellazgo-ilirjane.
Jo, mor dinak!
Me këto standarde "demokratike" mos shpresoni se e keni paqësuar rajonin, mos shpresoni se duke na futur nën sqetulla të shtetit tuaj ne shqiptarëve, do të hyni të qetë në integrimet euro-atlantike!
Ne shqiptarët përparimtarë, e dijmë fort mirë që sipas këtyre proçeseve që po ecën bota demokratike, viktimizimi i serbëve në Kosovë, nuk është në favorin tonë!
Me politikën gjenocidale sipas modelit të shtetit tuaj, kurrsesi nuk na pranon në gjirin e saj bota demokratike, euro-atlantike.
Serbia dhe UNMIK-u, po e shohin përditë (po e dijnë) se institucionet tona i kanë duart të lidhura dhe për më keq, i kanë futur në korrupsion, prandaj luajnë me këto lojëra të ndyra dhe vrastare.
Unë, që po të shkruaj këtë reagim, jam poet dhe publicist, e di se një vepër jotja, quhet "Thika" të cilën e ke drejtuar kundër shqiptarëve, ndërsa një vepër imja quhet "Në rrugën e lirisë", e cila i takon popullit tim dhe s´ka të ndalë deri në FITORE!
Kjo, rrugë s´do të shembet ( pritet ) kurrë, as nga thika jote e ndryshkur, as nga armët moderne sllobiste dhe e pasuesve të tij!
Prandaj, reflektoni dhe gjykoni arsyeshëm ti dhe qeveria juaj, sepse përkundër rreziqeve të shumta që edhe personalisht i ke pasur, nga ambiciet për të ardhur në pushtet, nga regjimi i ortakut tuaj ideologjiko-çetnik, si duket ende s´keni mbledhë mend, ti as klika jote reaksionare.
Reflektoni pozitivisht në politikën tuaj e mos i zhgënjeni miqtë tuaj si Veton Surroin me kompani të cilët në vitin 1994, i bënin thirrje popullit të Kosovës, që të dilte në zgjedhje të Serbisë, sepse sipas logjikës së tij "të hollë" dhe besimit të tij dhe ithtarëve të tij, duke ardhur ti dhe kompania jote "anti-millosheviqiane" në pushtet, Serbia do të demokratizohej dhe Kosova do të çlirohej nga kalvari i vuajtjeve të pushimit të saj!
Më gëzon fakti se çyshë atëherë kam parashikuar drejt, me kohë i kam kundërshtuar idetë e tilla "naive" e dritëshkurtëra, çyshë atëherë kam shkruar në "Zërin e Kosovës", se:
asgjë pozitive s´do të ngjajë për Kosovën dhe shqiptarët, nëse Serbia e ndërron gëzofin politik të ashtuquajtur demokratik, nën udhëheqjen tënde.
Koha e vërtetoi se vetëm lufta heroike e popullit tim i ndërroi raportet politike në trojet shqiptare dhe krijoi realite të reja në Kosovë dhe në vise tjera shqiptare.
Pa harruar të poetencoj, se ti dhe kompania jote ia keni borgj popullit tim, të silleni urt dhe drejt, sepse fundi i regjimit millosheviqian nuk erdhi nga protestat tuaja dimërore rrugëve të Beogradit, por fundi i tij erdhi vetëm nga pranvera e luftës së UÇK-së, heroike.
Prandaj, ortakët tuaj politikë, satrapët e vjetër ranë përdhe, tani po "kurohen" në Hagë, ndërsa ti dhe kompania jote, po hedhin vallet e djajëve në pushtet, në Serbinë anidemokratike.
Edhe çka duhet të ngjajë në Serbi, që ju një ditë të bindeni se politika juaj ndaj shqiptarëve në tërësi dhe ndaj Kosovës në veçanti, është thellësisht politikë e gabuar dhe e dështuar!...
O Ministër neosllobistoviq,
Po e përfundoj këtë reagim ndaj teje me një ide gjeniale të demokratit e burrështetasit tonë të madh, Fan Stelian Noli, i cili qe në opzitë me aleatin e juaj besnik, me të vetëshpallurin mbretin e shqipfolësve Ahmet Zogollin, i cili erdhi në pushtet me ndihmën e ushtrive tuaja dhe të gjeneral Vrangelit të Rusisë cariste.
Noli, në konferencën e Ligës së Kombeve më 1920, e mbajtur në Paris, e ka pasqyruar më së miri karakterin e politikës dinake dhe fashizoide të shtetit serb, ky politikan dhe poet atëbotë ka deklaruar:
"Kur ligji është kundër jush, këmbëngulni te faktet, kur faktet janë kundër jush, insistoni te ligji, kur ligji dhe faktet janë kundër jush, shpifni kundër palës kundërshtare ".
Suedi, 20. 12. 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.