Redaksise te TV Zeri i Kosoves

2005-12-19 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

E diel, 2005-12-18


Redaksise te TV Zeri i Kosoves
(Per botim te pa korigjuar)


Te Nderuar Zotrinje


Per hire te se vertetes dhe mbrojtjes te dinjitetit
njerzore u detyrova te ju shkruaj kete leter,
megjisthese dyshoje se do ta botoni. Keta pake rreshta
po ju shkruaj, pasi nuk munda te komunikoje drejt per
drejti, edhe pse ca here ju kerkova ne telefon, madje
ju lashe edhe dy mesazhe, me lutje qe te me beni me
dije prezencen t’uaj ne redaksi, por e tera ishte e
kote. Me vie keq qe po ju them, por si duket juve fare
nuk ju intereson korektsija dhe faktet. Ju ju jepni
tedrejte dhe botoni tekstet, te kenaqur vetem me ata
qe plotesisht kan mendim te njejt me juve. T’i
kethehemi problemit per te cilin edhe ju shkrova, e ju
nuk e botuat shkrimin t’im ne ZiK.

Ne faqet e TV ZIK shume here, botohen tekste – tema
reale dhe ne nivel te duhur, qe eshte per qdo lavdate.
Por jo rrall kemi edhe shume tema bajate, qe nuk jane
ne raport me kohen dhe ngjarjet. Kam bindje se, koheve
te fundit, faqet e TV ZIK jane shendrrua ne nje
poligon garash,kush eshte ma “patriot” se tjetri.

Lidhur me kete qeshtje,ceku autorin e shume shkrimeve
ne faqet t’uaja, Zotin Beqir
Elshani. Ky autor, jo rralle here shkruan me hamendje
dhe pa kurrfar kriteri dhe duke bere konludime
katastrofale.Ne nje shkrime famoz te tij, Z.Beqir
Elshani ben barazim mesveprimtareve te devotshem,
Fazli Grejqevci e Bahri Fazliu, me Aziz Kelmendin. Nje
gje te tille do bente vetem nje njeri i painformuar
dhe large rreales. Zoterinj te nderuar, besoje se ju
keni shenime dhe informime, madje dhe dituri per
veprimtarin e Aziz Kelmendit?! Kam bindjen se ju aspak
nuk i verifikoni dhe kontrolloni shkrimet e B.E. por
mbase, ai me ‘patriotizmin’ e tij, eshte i paprekshmi
juaj. Ua shof per te madhe, kur i lejoni vetes, qe te
behet nje peshoje e barabart e veprimtarise patriotike
te Fazli Grejqevcit dhe Bahri Fazliut, me nje veprim
te Azis Kelmendit. Ju beni nje mekat te madh dhe po i
varni vetevetes, ne qafe, eshtrat e deshmoreve te
vertet F. G. Dhe B.F. Z.Beqir Beqir Elshani, i cili
kater vite rreshte, ka vijua shkollen Speciale te
bibliotekes ne Beograd, shkruan se ne Beograd po
egzistoka burgu “Cervena Zvezda”, nje gje qe fare nuk
ka te bej me te verteten. Beqiri ka lexua diku
inicialet “ CZ “ dhe ia ka fute se koti, si emer
“Crvena Zvezda” ( Ylli i Kuq) edhepse te gjithe e dine
, e sidomos Shqiptaret, se inicialet “C.Z.) kane te
bejne me emrin e burgut famkeq te Beogradit “
Centralni Zatvor “ ( Burgu Qendror ).

Per POEZITE E TIJ? QE SHKRUAN Beqir Elshani, te cilat
nuk kane lidhje as me parodi, nuk dua te hargjoje
letren, lexoni ju zotrinje vet. Duke lexua letrat e
Beqir Elshanit, njeriu qe nuk e njeh ate, fiton
pershtypjen, se ka te beje me nje veprimtar te madh ne
lemine patriotike, jo vetem ne komunen u Suharekes
(Therandes).
Gjoja se ai i paska “demaskua” te gjithe bashkpuntoret
e UDB-es neper oda te burrave (si shprehet ai) dhe ne
kete menyre iu paska zbukurua dasmat, ku ka marre
pjese ne pergezime!
Ne qe kemi jetua, nje kohe te gjate ne ate lokalitet,
te Beqir Elshanit, nuk kemi dijeni se ai ne te
kaluren, eshte marrur me donje veprimtari te qeshtjes
kombtare ku mundet te veçohet personalisht. Bile nuk e
dijme se ka patur guxim t’i ngrise dy gishta ne forme
te shkronjes “V”.

Veprimtaria e kusheririt te tij, Gafurr Elshanit,e
cila eshte E PACENUSHME, i takon vetem atij dhe askujt
tjeter. Gjithashtu B.E. nuk munde te lavdrohet as me
vemrimtarine e motres se tij Shemsie Elshanit (Shemes)
dhe vllaut te tij Bislim Elshanit.Askush nuk ka te
drejte te vishet me pupla te huaja. Si kush per vete,
bane lavdin e meritave dhe pergjegjesine e te metave
me te cilat ka te beje. Nese per hir te Gafurr
Elshanit, i jepni aq shume hapsire Beqir Elshanit dhe
liri te shkrimeve te tij, te pakontrolluara, atehere
Zoterinje te Nderuar, e keni shume gabim.

Me nje shkrim t’imin, te cilin redaksise t’uaj, ia
dergova para afer dy javesh, tentova qe t’ia beje me
die B.E. dhe juve se e kaeni teprua, por ju nuk e
botuat, psehin e mosbotimit e dini vetem ju. Mendova
se i rrespektoni normat e gazetaris,ku rrespektohen
dhe mendimet e te tjerve, si intervenime objektive,
por ju, jo nuk e botuat, por nuk treguat as
interestimin me te vogel, te kontaktoni ne telefon. Ne
thirrjen time, pergjigjej automati i mesazheve (
answer machine ), fatkeqesishte vetem ne gjuhen
DANEZE. Keto gjera po me shtyjne te besoje, se
vertete, jeni te njeashem, mu si pase, asaj
fillozofise komuniste:“Kush nuk eshte me ne, eshte
kunder nesh” apo “Kush mendon ndryshe eshte armiku i
yne??? !!!”

Si duket tek ju, fare nuk honepset parimi Latino-Romak
: « AUDIATUR ET ALTERA PARS « ( TA DEGJOJME EDHE
PALEN TJETER ), i cili ze vend te dukshem, si parim,
edhe ne gazetari.


Me respekt



Dr. Hysni Bytyci (Avokat).

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-12-19

I nderuari Z Bytyqi

Në fillim ju njoftojmë se është hera e parë që po marim një reagim nga
juve.Nëse i keni dërguar shkrimet e juaja në emailin [adresë e fshehur] ,ju
themi se ky email për një kohë të gjatë na është blokuar nga atakimi i mijëra virusave
që na hynin në ditë dhe nuk kemi fare mundësi që ti lexojmë letrat që vinë
në adresë.
Sa i përket telefonatave që i paski bërë;Kemi transferu studion e radios
në lokale të reja prandaj numrin paraprak të telfonit e kemi ndëruar dhe
së shpejti presim të instalohet një numër tjetër telefoni.Kurse telefoni
celular +45 51526484 pranon vetëm mesage me shkrim dhe jo me zë.

RTVZIK.COM është krejtësisht e pamvarur dhe nuk financohet nga askush
prandaj nuk kemi apsolutikisht asnjë arsye të favorizojmë shkrimin e
dikujtë apo ta disfavorizojmë shkrim e tjetër kujtë.
Krejt Elshanat që i përmendët,asnjëherë nuk kam komunikuar me ta dhe nuk j'ua njohë të
kaluarën dhe të tashmen e tyre,dhe as ata dhe kushdo tjetër nuk ka patur dhe nuk
do të ketë mundësi që të ndikojë në politikën redaktuese të www.rtvzik.com

Neve punojmë vullnetarishtë duke respektuar ligjet e shtetit danez dhe duke e patur parasyshë lirinë e të shprehurit të lirë në Danimarkë dhe natyrisht edhe konsekvencat për shpifje ,ne publikojmë cdo shkrimë të cdo kujtë që tenton
ti shprehë opinionet e veta pa cenzurë,duke patur parasyshë të kaluarën e mediave shqiptare ku liria e të shprehurit të lirë ka qenë plotsishtë e kontrolluar.Për fat të keqë kjo gjendje pjesërisht ende është prezente tek mediat tona në vendlindje.

RTVZIK nuk mer përgjegjsinë për shkrimet që përmbajnë akuza,shpifje..etj,ajo ju ngelet të gjithë atyre që vëndojnë emrin dhe mbiemrin si autorë të shkrimit.

Nëse keni ndonjë shkrim/reagim ose nëse keni dërguar më herët ndonjë shkrim në emailin [adresë e fshehur] , ju lutem dërgojeni edhe njëherë ketu dhe ju garantojë se do ta publikohet.
Cenzura dhe pseododemokracia janë të huaja për RTVZIK.COM

Të fala Adnan Aliti-redaktor

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.