Enver Hoxha - Ky tradhtar i kombit shqiptar

2005-12-19 · Forumi historik RTVZIK · 12 përgjigje të ruajtura

Per here te pare faqen elektronike te rtv zik e hapa me 29.12.2005, dhe aty hasa ne nje telegrame urimi nga nje anonimus Xhemil Zeqiri , i cili shqiptareve ua uron 29 Nentorin.
U shtanga. Me qellim ta kuptoj se kush eshte ky dashamir i komunizmit hyra ne google dhe kuptova se i njejti jeton ne Danimarke punon si taksist, ka te kryer arsimin e mesem dhe i njejti i pergojon dhe shpif kunder veprimtareve te shquar te popullit tone.
Duke marre parasysh gjenocidin e papare qe tirani , stalinisti, tradhtari Enver Hoxha ia beri popullit te vet , i lus shqiptaret qe ti derdhin ne faqet e ketij forumi te gjitha deshmite qe i kane per kete perbindesh.
Shqiperia shqiptareve.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-12-20

Aritem ne një emerues te perbashket. Qe ne Shqipëri gjatë Luftes u vendosen ne drejtim te saj njerëz që do ta manipulonin këtë lufte ne dobi te Jugosllavise dhe që do të krijonin vellavrasjen me shqiptarët që nuk aderonin ne këtë levizje. Prandaj nuk u arriten ato marrveshje që synuan njerëzitë patriote te te dy paleve si Marreveshja e Mukjes etj. Pra ne Shqipëri u instalua një vellavrasje.

Nga ato që kam lexuar gjithmonë kam ndeshur idenë e percarjes ndermjet shqiptareve dhe te vellavrasjes që ka qenë ne dem te shqiptareve dhe ne dobi te fqinjeve. Dhe kjo është bërë ne momente kyçe te historisë kur vendoseshin edhe fatet e vendit.

Konica diku analizon konfliktin që u ndez ndermjet cameve myslimane dhe ortodokse. Meqenëse camet myslimane kishin përkrahjen e Turqise i persekutuan ato ortodokse. Këta te fundit kur Turqia po binte luftuan krahas grekeve për pavarësinë e Greqise dhe e quajtën veten Helene. Po kështu ata se bashku me forcat greke bene masakren ne 1914 ne jugun e Shqipërisë kundër myslimaneve. Dhe dihet se si vajti çështja Çame. Pra shqiptarët nuk u bashkuan për te mbrojtur trojet e tyre.

Me 1919 ne Konferencen e Paqes ne Paris delegacioni shqiptar thotë Konica ishte i ndare ne perkrahes te planit Europian për Shqipërinë dhe ne perkrahes te planit Amerikan për Shqipërinë. Pra përsëri te përçarë.

Gjatë luftës se dytë botërore te përçarë dhe ne lufte vellavrasese. Këtë ide e kam ndeshur dhe ne disa analiza te anglezeve për luftën e Dyte Botërore ne Shqipëri.

Pas 1994 përçarja dhe hendeku u thellua me shumë, pasi u persekutua një pjesë e madhe e shqiptareve po nga vete shqiptarët.

Kjo u shtri pas 1990 që ne i kemi diskutuar me sipër.

Çuditerisht edhe për çështjen e Kosovës përsëri shqiptarët janë te ndare dhe duket qartë. Një pjesë është për planin Europian për statusin e Kosovës "Pavaresi e Kushtezuar" që shprehet nga qeveria aktuale. Dhe pjesa tjetër se bashku me Kosovën për "Pavaresi e Plote" e Kosovës që është edhe plani Amerikan për Kosovën.

Pra a do të kemi ndonjëherë unitet për çështje te rëndësishme ne shqiptarët, apo gjithmonë do të percahemi nga te huajt dhe ne vete nuk e kuptojme që kjo nuk është ne dobi tonë.


Dhe me e keqja që ne shqiptareve e keqja na vjen nga vetvetja.

E identifikuar

Përgjigjja 2 · 2005-12-20

Historia e opozitës së parë në ‘46 ndaj Hoxhës


Riza Dani para Parlamentit të parë: Mos e votoni statutin e Enverit

Ishte i vetmi deputet në atë sallë që ndryshe nga të tjerët shfaqi mendimin e tij origjinal

Fatos Veliu

Plot 51 vjet më parë, pikërisht në orën 17:30 minuta të datës 7 mars të vitit 1946, Parlamenti i parë komunist, i njohur me emrin Asambleja Kushtetonjëse, miratoi satutin e ri mbi të cilin do të funksiononte pushteti i kuq.

Për atë çfarë ka ndodhur në atë Parlament, të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 dhe që filloi punën dy javë më vonë, pikërisht më 12 dhjetor, tashmë është e njohur për publikun nga historia komuniste. Kanë qenë 17 deputetë, të cilët duke mos njohur fytyrën e vërtetë me të cilën kishte vendosur të funksiononte pushteti i Enver Hoxhës, i porsaardhur në fuqi, guxuan të kundërshtojnë dhe të bëjnë opozitën e parë të tij. Ata do ta mësonin mirë atë që do t’i priste për atë guxim që po merrnin. Dhe kjo do të ndodhte shumë pak kohë pas atyre çudirave në Parlament, ku ata do të merrnin iniciativa të pamiratuara nga “Zeusi”. Konkretisht, grupi i parë që do të kundërshtonte Enver Hoxhën ka filluar veprimet konkrete pikërisht në 6 mars të vitit 1946, kur nëpërmjet fjalës së Riza Danit u kërkua në mënyrë shumë demokratike që të shikohej mirë çështja e miratimit të statutit, e cila ishte paraqitur si projekt. Askush nga ata nuk mund ta mendonte se e pakta që i priste ishte vdekja e sigurt dhe shpallja “tradhtar” jo vetëm e tyre, por edhe familja e deri te i gjithë fisi i tyre. E vërteta është se askush nuk kishte dijeni mbi hapat që do të hidhte pushteti komunist, i cili kishte vetëm tre muaj që ishte në fuqi. Tashmë, për të gjithë opinionin është i njohur fundi tragjik i deputetëve të parë opozitarë të Parlamentit të parë komunist. Gjithçka është theksuar në fjalimet patetike të propagandës së djeshme, ashtu siç është mësuar fakti se Enver Hoxha i ka treguar menjëherë Riza Danit se, ai dhe shokët e tij, që guxonin të paraqisnin platforma ndryshe nga ajo që ishte parashikuar në mendjen e tij, do ta pësonin. Dhe fjala e tij është shprehur nëpërmjet gojës së Nako Spirut. Por ndërsa janë mësuar shumë të dhëna dhe informacione të përgjithshme rreth asaj ditë, askush nuk e di të saktë se cila ka qenë fjala e parë e Riza Danit që ai ka mbajtur në atë Parlament. Çfarë ka thënë ai konkretisht në lidhje me statutin. Çudia se si ishte përpunuar ajo sallë, ku Enver Hoxha, pavarësisht se nuk kishte eksperiencë në pushtet, ishte munduar të siguronte një mbështetje të madhe deri në atë pikë sa të gjithë ishin servilë dhe inferiorë të mendimit të tij. Cila ka qenë fjala e Nako Spirut, që po lexonte materialin e përgatitur nga Enver Hoxha. Redaksia e gazetës “Panorama” sot ka mundur të zbardhë nga shtypi i kohës dhe nga dosjet përkatëse, pikërisht ato që po ndodhnin në atë Parlament, që do të hidhte themelet dhe do të bënte shembujt e parë të viktimave 17 koka turku, të cilët do të ishin pikërisht ata deputetë që kundërshtuan në atë seancë. Në këtë mënyrë, ai u tregoi shqiptarëve se rruga që po ndërmerrej ishte e vështirë dhe do të ecej vetëm nëpërmjet “tehut të shpatës” për armikun e klasës (që do të nënkuptonte ata që kishin mendim ndryshe). Gjithçka bëhet e qartë për publikun e gjerë vetëm tani, kur kanë kaluar plot 51 vjet nga ajo ditë.
Çfarë ndodhi në Parlamentin shqiptar paraditen e datës 6 mars 1946, kur mbajti fjalën edhe Riza Dani

Përshkrimi që i bëhet asaj seance nga shtypi zyrtar i asaj ditë
Data 6 mars 1946 Ora 09:30 minuta

Pas Dr. Sezai Agalliut foli përfaqësonjësi i Mallakastrës, z. Bilbil Klosi, i cili deklaroi që në krye se statuti që duhet të aprovohet është sanksionimi legjislativ i rezultatit dhe fryteve të arritura në luftën nacionalçlirimtare dhe gjatë një viti paqeje dhe rindërtimi. Rezultati kryesor që përfaqëson statuti është ky: Populli ka marrë fuqinë në dorë, populli s’e lëshon fuqinë nga duart. Rreth këtij rezultati është vërtitur gjithë kujdesi i lektorëve që kanë hartuar projekt–statutin. Populli, me anë të luftës antifashiste, zhduku grupet reaksionare dhe shfrytëzonjëse nga pushteti, e bashkë me ta influencën shkatërronjëse të imperialistëve të huaj, sot është i lirë se ka fuqinë në dorë. Prandaj, tha më në fund Bilbil Klosi, unë mendoj se ne ta votojmë projekt- statutin dhe bile me unanimitet se kjo është dëshira e popullit që na ka deleguar.

* * *

Foli pastaj Riza Dani që nuk deklarohet “as pro, as kundër projekt-statutit”
( Të qeshura në sallë)
Në realitet ai çfaqet kundër. Dani vazhdoi me ton ironik fjalën e tij duke thënë shprehimisht:
Në këtë rast që bisedojmë projekt-statutin due ta them dhe unë mendimin e përshtypjet e mia mbi këtë çështje themeltare me randësi vitale për shtetin e kombin shqiptar.
Do të mundohem për të folë më pak që të jetë e mundun, e para pse due t’i baj qejfin rregullores sonë që s’ia do hatri fjalët e shumta, e dyta pse fjalët nuk peshojnë kurrgja kur fakti është i kryem.
Për statutin tonë ka dy anë të shëndosha, të çkëlqyera, e plot heroizëm. Lufta çlirimtare në njërën anë e Fronti Demokratik në anën tjetër. Kjo bazë dyshe pa dyshim na ka diktue projekt-statutin. Por lufta çlirimtare dhe Fronti Nacionalçlirimtar kanë pasur dhe kanë akoma ma tepër karakter kombëtar sesa karakter ideologjik. Populli pa ndryshim klase e ideje ka luftue. Prap populli pa ndryshim ideje e partie ka bërë qëndresë në Frontin Demokratik. Fronti s’është tjetër veçse bashkim njerëzish, partish e tendencash për luftën çlirimtare e për rindërtimin.
Çdo lloj ngjyrë ideologjike që mund të marrë Fronti, ai do të ketë për pasojë xhdukjen apo transformimin e tij në nji parti të thjeshtë me ngjyrën e saj esenciale. Statuti pa dyshim është ba me frymë ideologjie dhe politikisht ashtu dhe nga pikpamja social- ekonomike.
Unë vetë personalisht jam në nji demokraci të lirë. Do të votoj për statutin, por natyrisht do të dëshiroja që dhe statuti jonë të inspironte nga ky parim. Prandaj kërkoj nga Asambleja që Republika jonë të konsiderohet Republikë Socialiste Popullore.
* * *

Pas tij e mori fjalën Sul Baholli, i cili tha se, me një statut të tillë përfaqësohen ma së miri vullneti i gjithë shtresave punonjëse të popullit tonë, gjë që është shprehur në telegramet e shumtë që i kanë ardhur Asamblesë nga të gjitha anët e Shqipërisë. Prandaj–thotë zoti Baholli,-propozoj që ky projekt- statut të jetë Statuti i Republikës sonë Popullore.
Pas zotit Sulë Baholli flet zoti Sul Spahia, i cili tregonte një anekdodë që ka ndodhur në krahinat e Elbasanit, ku shtypja shekullore ka pasur rrënjë më të thella se në çdo vend tjetër të Shqipërisë. Në një mbledhje, mbas diskutimeve mbi projekt- statutin, një fshatar i kaluem nga mosha, i prekur nga të drejtat që sot fitojnë e për t’u sigurue dhe nji herë mbi çka ndigjoi, i afrohet diskutantit. Kërkon t’i përsëritet fraza që i përkiste e ta shohë me sytë e tij, sado që analfabet: “Toka u takon atyre që e punojnë”. Fshatari plak, mbasi e përshkroi frazin me dorën e tija, pse kjo mënyrë proçedimi duket e bindi më tepër, e siguroi sikur e pa me sytë e zemrës së tij, shprehu mallëngjim: “Tashti theu qafën zullumqari (grabitqari) që më pat mbetë në vatër e i numëronte kafshojet e bukës fëmijës. Tashti m’u çelën sytë të rrojë sa malet qeveria”. Prandaj konkludoi zoti Sul Spahia, ne shokë asamblista s’na mbetet tjetër veç të aprovojmë si në parim ashtu dhe në detaje projekt –statutin e qeverisë për t’i dhanë masavet të gjana të popullit armën që do ta quej të çlirimit ekonomik, shoqnor, politik dhe kultural”.

* * *

Zoti Arif Gjyli tha se vetëm reaksionarëve nuk u pëlqen projekt – statuti, sepse në këtë projekt-statut pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Projekt-statuti ia mbyll rrugën tradhtisë. Neni 32 thotë tekstualisht: “Tradhtia ndaj popullit është krimi më i madh”. Pikërisht sepse projekt-statuti siguron masat kryesore të popullit kundra armiqve të tij shekullorë, ne duhet ta aprovojmë këtë projekt-statut.

* * *

Folën me radhë Baba Fejzua dhe zoti Qiriako Harito. I pari foli mbi përpjekjet e popullit shqiptar, mbi luftën nacionalçlirimtare dhe kërkoi aprovimin me unanimitet të projekt-statutit.

* * *

Zoti Qiriako Harito tha përveç të tjerave: Me këtë statut më duket se sigurohet integralisht programi i Frontit Demokratik, në bazë të të cilit ne të gjithë pa përjashtim jemi zgjedhur. Unë, duke parë të gjithë kapitujt e statutit, duke filluar qysh prej rendit politik, rendit ekonomik, të drejtat e qytetarëve, të organizatave, konformohem plotësisht me programin e Frontit Demokratik dhe në emër të popullit shqiptar, të cilin kemi nderin e madh ta përfaqësojmë në këtë Asamble historike, çfaqem në favor të këtij statuti.

* * *

Më në fund foli zoti Hasan Pulo, i cili tha se për popullin shqiptar nuk është i ri ky projekt-statut. Fryma dhe përmbajtja e këtij projekt–statuti iu varën që në grykën e pushkës së parë që u hodh kundër okupatorit dhe spiunëve të tij në Shqipëri. Popullit shqiptar iu shpjegua hollësisht me anë konferencash qëllimi i vërtetë i luftës së tij që do të kurorëzohej me një statut të tillë. Iu shpjegua, iu fol dhe iu sigurua në konferencën historike të Pezës. Iu forcua dhe më tepër në konferencën e Labinotit dhe populli ynë shprehu solidaritetin e tij për një statut të tillë në vendimet e marra në 24 maj 1944, në Kongresin historik të Përmetit. Populli shqiptar çfaqi dëshirën e tij dhe legalizojmë mirë këto vendime të tij në Berat. Pastaj zoti Hasan Pulo shpjegoi se si populli, ashtu si fitoi me luftë e me sakrifica lirinë e tij dhe nuk priti që t’ia falnin të tjerët për sevap, ashtu fitoi dhe të drejtat që përmban projekt-statuti. Prandaj, duke votuar projekt-statutin që na është paraqitur për aprovim, ne nuk i falim popullit ndonjë gjë nga vetja jonë, po vulosim të drejtat që ai ka fituar me luftën e tij.
“Anëtarët e kësaj Asambleje historike-tha zoti Hasan Pulo-jo vetëm që duhet ta pranojnë dhe aprovojnë me unanimitet këtë Projekt-Statut, po duhet ta kenë për nder dhe kryelartë që patën fatin ta jetojnë këtë luftë dhe që më në fund u dha një rast historik ta aprovojnë dhe t’i japin popullit një statut të kohës së sotme, me të cilin përmbyset gjithë tirania. Çfrytëzimi dhe gjithë barbaritë shekullore...



Parlamenti i parë i pasluftës dhe fundi i opozitës së tij

Parlamenti i parë i Shqipërisë së pasluftës, i dominuar nga komunistët që ishin përfaqësuar në zgjedhje nëpërmjet përfaqësuesve të Frontit Demokratik, i filloi punimet plot 10 ditë si kishin përfunduar zgjedhjet e përgjithshme, pra në 12 dhjetor 1945. Por situata demokratike, e prezantuar aq bukur ditën e zgjedhjeve, kur çdo shqiptar e dha votën e tij me dëshirë për atë që kishte drejtuar luftën, filloi të degjeneronte dalëngadalë.
Konkretisht, në këto zgjedhje morën pjesë dhe shumë elementë, të cilët nuk ishin në rezonancë me partinë që po merrte frenat e pushtetit në dorë, por që ishin të detyruar të hynin me grupin e deputetëve të Frontit Demokratik. Nga ky grup, që tashmë kishte krijuar në ilegalitet opozitën e parë, arritën të dilnin deputetë nëpërmjet rrugës së mësipërme pikërisht: Shefqet Beja, Kolë Kuqali, Selaudin Toto, Sheh Ibrahim Karbunara, Riza Dani, Enver Sazani, etj. Grupi i deputetëve menjëherë i vuri detyrë vetes për të përpiluar strategjinë e vet, për të arritur te legalizimi i qëllimit tij; për të krijuar një platformë funksionimi të jetës dhe veprimtarisë shoqërore dhe shtetërore krejt ndryshe nga sa po projektohej në atë periudhë. Konkretisht, ndërhyrjen e parë e ka bërë që në seancën e katërt të Parlamentit të parë, pikërisht kur po zgjidhej kryesia e tij. Por këtu u dështoi qëllimi për të futur në kryesi njerëzit e tyre, pasi në atë seancë u rrëzua lista e propozuar nga Riza Dani dhe u miratua ajo e propozuar nga deputetët e Beratit. Por, tre muaj më pas, pikërisht më 6 mars 1946, Riza Dani dhe grupi i tij do të pësonin një nga goditjet më të mëdha, dhe pas kësaj do të vijonin peripecitë e mëtejshme, deri në eliminim të plotë. Atë ditë, ai në zbatim të praktikës që kishin ndërmarrë si grup opozitar ka mbajtur një fjalë që ishte oponente me të gjithë opinionin e atjeshëm komunist, me qëllimin e vetëm për të penguar miratimin e Kushtetutës së sapohartuar. Atë ditë, ai ka marrë betimin e Enver Hoxhës, të shprehur nëpërmjet fjalës së mbajtur nga njeriu besuar i tij, Nako Spiru.
Pas saj, do të vinte vendimi i Byrosë Politike i datës 14 maj 1947, i firmosur nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peçi, ku urdhërohej arrestimi i 10 deputetëve, që me vendimin e datës 30 gusht 1947 dënohen me vdekje dhe ekzekutohen.



Si u krijua opozita e parë kundër Enver Hoxhës

Organizim i përsosur dhe solidarizim i intelektualëve më në zë të vendit, për të rrëzuar Enver Hoxhën dhe pushtetin e tij të painstaluar akoma në Shqipëri, që po uzurponte me koncepte joperëndimore dhe me metoda të tipit monarkik. Kjo ka ndodhur që në Parlamentin e parë të Shqipërisë së pasluftës, i dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 dhe që filloi funksionimin në 12 dhjetor të po atij viti. Aftësitë organizuese dhe intelektin interpretues grupi, që do të bënte opozitën e parë, i shfaqi që në momentet e para të punimeve, pikërisht kur po zgjidhej Kryesia e Asamblesë Kushtetuese (Parlamenti), në të cilin ata desh bënë të mundur zgjedhjen e njerëzve të tyre. Por nuk do të kalonin veç tre muaj veprimtari dhe ata do të binin menjëherë në syrin e Enver Hoxhës, që i denoncoi nëpërmjet fjalës së njërit prej njerëzve të tij të afërt të asaj kohe, Nako Spirut. Ka qenë pikërisht momenti kur ky grup kishte marrë iniciativën për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste. Iniciativa e tyre për të ndalur revanshin komunist do t’u kushtonte jetën jo vetëm 17 deputetëve, që kishin mundur të hynin në Parlament, por edhe shumë bashkëpunëtorëve, duke arritur kështu numrin e 40 vetave.

Përgjigjja 3 · 2005-12-20

Si funksiononte izolimi në Shqipërinë komuniste

Vetizolimi total shqiptar i periudhës komuniste nisi që gjatë Luftës Antifashiste dhe u kurorëzua përfundimisht në gjysmën e dytë të viteve 70-të. Për të siguruar mbarëvajtjen e revolucionit të saj, partia e izoloi plotësisht vendin nga pjesa tjetër e botës. Shqipëria u bë Tibeti i Përëndimit. Rreth e rrotull vendit ekzistonte një “zonë kufitare” nga 1 deri në 2 kilometra e ruajtur nga ushtria dhe e ndaluar për shqiptarët. Gjatë gjithë kufirit, me përjashtim të vendeve me të vërtetë të thepisura, ngrihej një mur me tela me gjemba e me korrent. Në Shqipëri kishte madje edhe kufij të brendshëm që ruheshin nga ushtria si urat mbi Mat në Veri dhe mbi Vjosë në Jug, apo në qafën e Llogarasë pas Vlorës, ku kishte posta kontrolli. Askush nuk mund të qarkullonte lirisht dhe, në rast se doje të udhëtoje, duhej të pajiseshe me një leje nga ndërmarrja ku punoje. Çdo shqiptar që orvatej të largohej nga vendi i vet tradhtonte atdheun dhe idealet e socializmit. Ai merrte një dënim që shkonte nga dhjetë vjet kamp punë deri në vdekje. Tekstet e ligjeve e quanin këtë shkelje “arratisje”. Megjithatë, çdo vit disa shqiptarë e ndërmerrnin një veprim të tillë. Më 1966-ën në liqenin e Shkodrës u vendos me shtylla një fill metalik. Në fillim të vitit 1968, në këtë postë kufitare u ngrit një postbllok i ri, i rrethuar me tela me gjemba, që materializonte “zonën kufitare”…
Në buzë të detit Jon, në Sarandë, përballë Korfuzit, me të rënë nata hynin në veprim dy prozhektorë të vendosur në të dyja anët e gjirit. Ushtarët që i përdornin ato, i binin gjithë kujdes kryq e tërthor sipërfaqes së ujit, duke bërë lëvizje të befta, për të zbuluar më mirë ndonjë arratisje të mundshme. Disa motobarka të vogla dhe të shpejta rrihnin vazhdimisht ujërat aty pranë për të kapur “të arratisurit”. Në buzë të liqenit të Pogradecit, në lindje të Shqipërisë, përballë Jugosllavisë, ashtu si edhe në Lin,15 kilometra më lartë, funksiononin mjete të ngjashme. Sipas një raporti të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, nga viti 1944 janë futur në kamp punë apo në burg 80 000 vetë, prej të cilëve 10 000 vdiqën. Caku i moshës për përgegjësi penale, në rastin “krim kundër shtetit”, ishte caktuar në 12 vjet. Këta të burgosur caktoheshin në punime drenazhimi dhe ujitjeje, në ndërtimin e rrugëve, të hekurudhave, të aeroporteve dhe uzinave. Të burgosurit politikë të dorës së parë izoloheshin në burgun e Burrelit. Në veri të vendit kampet e punës me regjim shumë të ashpër thyenin çdo lloj qëndrese. Më famëkeqi ishte ai i Spaçit në Mirditë.
Vetizolimi i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë. Në aspektin politik, ekonomik, kulturor etj. Vetizolimi i kushtoi Shqipërisë 5 557 burra dhe 450 gra të ekzekutuara, sepse ishin kundër diktaturës e nuk u pajtuan me të në aspekte të ndryshme të jetës. (…) Viti 1968 ishte shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, “Viti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut”. Karta e OKB-së shprehej se “çdo njeri kishte të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të besimit”. Shqipëria e shpalosi botërisht mungesën e tolerancës fetare më 5 tetor 1965, kur Papa Pavli VI mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku vetëm delegacioni shqiptar braktisi sallën. Duke qenë se shqetësimi për të drejtat e njeriut zuri vend kryesor gjatë vitit 1968, në shkurt të atij viti dr. Rexhep Krasniqi, kryetar i Komitetit të Shqipërisë së Lirë, në Nju Jork, i drejtoi një letër proteste dhe një apel sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe Komisionit të të Drejtave të Njeriut, duke i nxitur ata që të “ndalnin përndjekjen e egër fetare në Shqipëri”. Mirëpo nuk u arrit kurrfarë rezultati. Gazeta e përditshme e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, botonte gjithashtu raporte të shpeshta mbi veprimet e dhunshme antifetare të regjimit. Megjithatë, regjimi shqiptar vazhdoi rrugën e vet si i pari dhe i vetmi vend ateist në botë.
Akuza ndaj vetizolimit, këtij precedenti të krimeve të diktaturës, është konkrete: Gjatë 45 vjetëve të regjimit komunist në Shqipëri, përgjegjës i të cilit është ish-regjimi dhe Enver Hoxha, janë vrarë (sipas një varianti të pavarur) 10 000 vetë; ndërsa sipas një studimi të bërë në vitet 1992-‘94 nga Shoqata e ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, rezulton se janë ekzekutuar 5 557 burra dhe 450 gra; janë dënuar për politikë 26 768 burra dhe 7 367 gra; kanë vdekur në burgje 988 burra e 7 gra; kanë humbur aftësinë mendore 308 vetë; janë internuar 48 .217 burra dhe 10 792 gra; kanë vdekur në internime 7 022 vetë dhe janë viktima të luftës civile 22 500 vetë. Shkrimtari i madh disident Jevtushenko, shkruan: “U trondita kur zbrita në Shqipëri, sepse pashë një vend ku pasojat e diktaturës mund të krahasoheshin vetëm me Kamboxhian”.

Përgjigjja 4 · 2005-12-20

Enver Hoxha, i vetmi shqiptar në Enciklopedinë Botërore
Dorina Topollaj
Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë në Enciklopedinë Botërore të vitit 2005. Në volumin me një mijë e pesëdhjetë faqe, politikani komunist, është i vetmi shqiptar për të cilin shpjegohet me pak rreshta se kush ka qenë dhe se çfarë kontributi ka dhënë gjatë udhëheqjes së tij. Emri i tij shënohet në faqen 430, aty ku sipas rendit alfabetik vjen shkronja H.
“The Collins World Encyclopedia” është një volum ilustrativ i ngjarjeve të botës, historisë, artit, shkencës, mjekësisë dhe jep informacione për teknologjinë, shtëpinë, shkollën dhe për fjalët. Qëllimi i tij është për të siguruar fjalë, duke përdorur gjuhë të qartë dhe jo teknike.
Hoxha në enciklopedi
I kushtohen 53 fjalë në anglisht. Me to prezantohet figura e Enver Hoxhës, duke filluar që nga vitet e lindjes dhe vdekjes së tij. Në enciklopedi Hoxha nuk cilësohet si diktator, por si “politikan komunist” dhe si “stalinist”, por i pavarur nga komunizmi sovjetik dhe ai kinez. Në volumin, që këtë vit ka 1300 fjalë të reja, Enver Hoxha përshkruhet si udhëheqës i Shqipërisë që nga viti 1954. “Nga viti 1954, ishte sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë”, thuhet në enciklopedi. Ndërkohë, në të shpjegohet shkurtimisht veprimtaria e Hoxhës që nga viti 1939.
Enciklopedia
“The Collins World Encyclopedia” është publikuar për herë të parë në vitin 1995 dhe në shqip përkthehet “Enciklopedia Botërore Collins”. Në të mbulohen ngjarjet aktuale botërore në fushën e shkencës, historisë, teknologjisë, sportit, artit etj. Në të përmenden personalitete nga të gjithë vendet e botës. Gjithashtu, në enciklopedi ka mbi 300 harta dhe diagrame, sajte interneti, në të cilat ka informacion të dobishëm për çdo përdorues.
Shqipëria në enciklopedi
Në enciklopedi përshkruhet një historik i Shqipërisë që fillon që me vitin viti 168 para Krishtit e deri në ditët e sotme. Në të shpjegohet pozita gjeografike e vendit, popullsia, të ardhurat për frymë, monedha që përdoret dhe një vend të gjerë zë politika. Në enciklopedi, përshkruhet një kronologji e qeverisjes shqiptare që pas shpalljes së pavarësisë.
Enver Hoxha (1908-1985)
Politikan komunist shqiptar, udhëheqës i vendit që nga viti 1954. Ai themeloi Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe kryesoi Lëvizjen Liberale nga viti 1939-1944. Ishte kryeministër i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vitin 1954. Gjithashtu, ai ishte edhe ministër i Jashtëm nga viti 1944-1953. Nga viti 1954 ishte sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Në politikë ai ishte stalinist dhe i pavarur nga komunizmi kinez dhe sovjetik.

Përgjigjja 5 · 2005-12-30

Skënder Luarasi: “Me vdekjen e Hysni Kapos, u prish ekuilibri në Byronë Politike”. Mendimi i profesorit ishte se pas kësaj ndryshuan konjukturat në instacat e larta qeveritare dhe partiake

Marrëdhëniet e Skënder Luarasit me Mehmetin

Raportet mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, në lidhje me çështjen e Kosovës

Luan Kondi
Kastriot Kotoni

Petro Luarasi ka treguar momente të rëndësishme mbi personalitetin e luftëtarëve shqiptarë në Luftën Antifashiste të Spanjës (1936-1939), si dhe kontributin e tyre atje. Duke folur dhe nderuar këta luftëtarë, pinjolli i Luarasëve, familje me tradita të shquara patriotike, me të drejtë thotë së këta janë cilësuar nga bota mbarë si “Bijtë e Lirisë”.

Më pas, ai ka dëshmuar për peripecitë dhe fundin tragjik të një pjese të mirë të tyre. Dihet, që shumë prej vullnetarëve, që dolën gjallë nga Lufta e Dytë Botërore, u përndoqën, u sakatuan nga një luftë e re, akoma dhe më e tmerrshme, nga ajo ideologjike. Petro Luarasi shpjegoi takimin e vetëm mes Enver Hoxhës e Skënder Luarasit, dhe pse ishte kaq e rëndësishme për udhëheqësin që të siguronte dëshminë se gjoja ai e kishte dërguar profesorin në Luftën Antifashiste të Spanjës. Ai foli gjithashtu, edhe për faktin se si diktatori, i pakënaqur nga qëndrimi i papërkulur i Luarasit, drejtpërdrejt ose nëpërmjet të tretëve “leva” të tij, filloi përndjekjen, pavarësisht se Skënder Luarasi kishte një kontribut të madh si atdhetar dhe ishte shquar si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste të Spanjës. Petro e konkretizoi rrëfimin e tij me peripecitë që ndoqën jetën e të atit, vetëm e vetëm pse nuk iu nënshtrua tekës së diktatorit, ku ndërmjet të tjerave, spikaste mënjanimi, kritika, përgojimi, përjashtimi nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe deri te kërcënimet. Në numrin e sotëm, Petro Luarasi rrëfen marrëdhëniet e të atit me Mehmet Shehun, kryeministër i Shqipërisë dhe bashkëluftëtar i tij në Spanjë. Nëpërmjet bisedave me babanë, 40-vjeçari hedh dritë mbi disa gjëra të pathënë deri më tani, ku vendin kryesor e zënë marrëdhëniet Enver-Mehmet-Hysni. Përse Skënder Luarasi mendonte që pas vdekjes së Hysni Kapos, u prish eluilibri në Byronë Politike. Çfarë u kuptua nga fjalimi që Mehmet Shehu mbajti në ceremoninë mortore të Hysniut. Cilat ishin të tjera mosmarrëveshje ndërmjet Enverit dhe Skënder Luarasit për Kosovën dhe përse Skënderit i qante shpirti për atë pjesë shqiptare. Përse Enver Hoxha nuk e priti delegacionin e kosovarëve, cili ishte qëllimi i vizitës së tyre. A ka pasur të tjera raste të “shigjetimeve” të Enver Hoxhës ndaj Skënder Luarasit dhe pse pengohej botimi i veprave të tij “Gjerasim Qeriazi” dhe “Motrat Qiriazi”. Vizita e Skënder Luarasit në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe çfarë u diskutua mes tyre. Ç´donte t’i thoshte Skënderi Mehmetit me fjalët: “Ruaje veten!” dhe si reagoi ky i fundit. Si duhet të vlërësohen vullnetarët shqiptarë të Luftës Antifashiste të Spanjës dhe çfarë pret shoqata e familjeve të tyre. Për më tepër, lexoni në vazhdim të tjera episode interesante.

Po të tjera mosmarrëveshje?
Por, krahas këtyre, ka pasur mjaft çështje të tjera të rëndësishme nga lëmi i historisë e letërsisë, ku kanë pasur “shigjetime” në distancë. Për ta konkretizuar, po përmend historinë e botimit të monografisë “Isa Boletini”. Babai e kishte përgatitur për botim me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë që t’ia bashkëngjiste edhe botimit të monografisë së Ismail Qemali, si simbol uniteti i “dy shqiponjave të kombit”. Veprën e parë ia botuan pas shumë “sakatimesh” e sorrollatjesh, ndërsa veprës së dytë iu mundësua drita vetëm pas dhjetë vjetësh. Libri niste me këtë dedikim: “Nanës Kosovë, që e lindi, e rriti dhe e mban në gji birin e saj besnik, me zemër që rrahu gjer në fund për Shqipërinë”. Në faqen e parë, nën fotografinë e Isa Boletinit, shkruheshin vargjet: “Tokën tonë, që e thau osmanllia/Lotët tanë nuk mundën me e njomë/E tash na kena me e vadit/Me gjak të shqyptarit!”

Krahas fotografive të tjera historike, ishte edhe njëra, ku nën staturën e Isa Boletinit shkruhej: “Me nder, ia dhuroj Isa beg Boletinit, Thomson”. Ndërkohë, sipas Hoxhës dhe kalemxhinjve të historisë, kolonel Thomson konsiderohej tradhtar. Është kjo, një fotografi me vlera të mëdha historike, e fiksuar nga aparati fotografik i kolonelit Thomson, gjë që provon lidhjen e tyre. Redaksia, sigurisht me urdhër nga lart, këmbëngulte që kjo foto të hiqej. Luarasi kundërshtonte dhe kërkonte shpjegime. Me gjithë krasitjet e herëpashershme, sipas kërkesave të redaksisë, libri përsëri nuk lejohej të botohej. E përsëri fillonin ecejaket autor-redaksi-ankesa. Botimi i kësaj monografie të parë për heroin e Kosovës, Isa Boletini, kishte rëndësi të madhe për Kosovën, e cila në atë periudhë po jetonte një situatë të ndezur. Në vitin 1970, pasi i kishte bërë të tëra përpjekjet, Luarasi i dërgon një letër Mehmet Shehut ku i shkruan se kishte vite që po punonte për monografinë e Isa Boletinit, të cilën i kishte premtuar t’ia dhuronte për ditëlindje. Por, ja që nuk mund t´ia mbante fjalën, pasi redaksia nuk ia mundësonte botimin. Mehmet Shehu thirri kompetentin dhe i kërkoi shkaqet e mosbotimit. Kompetenti i shpjegoi porosinë nga “lart”. Dhe “çudia” ndodhi. Mehmeti urdhëroi: “Të botohet! Të tilla libra i duhen Shqipërisë!”

I gjithë tirazhi i Isa Boletinit u përpi në pak kohë nga lexuesit. Skënder Luarasi dërgoi shumë libra në Kosovë, ku bëri bujë të madhe dhe më pas u botua.

Në librin “Shpalime historike”, historiani i shquar kosovar, Zekerie Cana, kujton se kur e takoi një herë Skënder Luarasin, biseduan edhe mbi temën historike, dezertori dhe dëshmori, për të cilën profesor Luarasi theksoi se mund të shtjellohet një libër i tërë. “Fjalë pas fjale, dolëm te Isa Boletini. E përgëzova për librin që kishte nxjerrë, që shpalosej me përkushtimin ndaj Nanës Kosovë. Sakaq u mrrol: Si historian që je, duhet ta dish se Isa u vra dy herë. Së pari nga dora e malazezëve dhe së dyti, nga dora e vetë shqiptarëve. Kjo e dyta, është një “magna crimen”. E kishte fjalën për shkurtimin, cungimin dhe censurimin e dorëshkrimit të tij”.

Me këtë rast, dua të shpjegoj një çështje mbi të cilën spekullohet shumë. Babait i qante shpirti për Kosovën. Shpesh, në atë kohë, çohej nga gjumi dhe këndonte me zërin e tij, që më kumbon ende dhe sot: “Çoju Shqipni, mos u baj horre/Hajd n’Kosov, o me taborë/Bini ju, shqiptarë, ore/Tan Evropa të na njohë!” Dhe nuk donte t’ia dinte nga veshët e “lepujve”. Mos të harrojmë që ishte koha kur të tjerët i plasnin në burg për të tilla gjëra. Nga sa më ka treguar babai, dhe bazuar në shënimet që ka lënë, bindem që edhe Mehmet Shehu ishte “kokëkrisur” në këtë drejtim. Ai e kishte lidhur besën për çështjen kosovare dhe ishte gati për ta mbajtur atë, qoftë edhe duke u sakrifikuar. Nuk e di se si kanë rrjedhur ngjarjet “atje lart”, por një nga çështjet, ku janë ballafaquar Mehmeti me Enverin, me siguri është ajo e besës ndaj Kosovës. Për këtë kam dëgjuar me veshët e mi bisedën e Skënder Luarasit me një përfaqësues të rëndësishëm kosovar, që tha se ishte pritur vetëm nga Mehmet Shehu kur në fakt, diskutimi ishte për çështje politike, gjë që normalisht i takonte aparatit të Komitetit Qendror dhe në bazë të rëndësisë së çështjes, vetë Enver Hoxhës. Shpresoj se me hapjen e arkivave do të zbardhet më së miri çështja e qëndrimit privat dhe zyrtar të Hoxhës e Shehut në lidhje me Kosovën. Një tjetër rast i “shigjetimeve” të Enver Hoxhës, është ai kur Luarasit i pengohej botimi i veprave të “Gjerasim Qeriazit” dhe “Motrat Qiriazi”. Që kur erdhi në Shqipëri, babai bëri ç´është e mundur për ta rehabilituar këtë familje të shquar atdhetare. Pjestarët e gjithë në bllok, cilësoheshin “borgjezë” e “agjentë anglezë”. Atyre ua kishin marrë gjithçka dhe i kishin futur të jetonin në një plevicë. Dy djemtë e Sevasti Qiriaz-Dakos, i kishin futur në burg. Njëri prej tyre vdiq dhe tjetri, Skënderi, pas burgut dhe vdekjes së Sevastisë, u internua, duke i marrë edhe shtëpinë e prindërve. Me përpjekje të mëdha, ku ndihmoi drejtpërdrejt Hysni Kapo, ata u rehabilituan dhe shtëpia iu kthye të zotit. Me këtë rast, edhe librat u botuan.

Ç’dinte Skënder Luarasi për Mehmet Shehun?
Skënderi e Mehmeti njiheshin dhe kuptoheshin mirë me njëri-tjetrin. Veçanërisht, Lufta Antifashiste e Spanjës dhe kampi i përqëndrimit, ishte kudhra ku u farkëtua një miqësi e thellë, që nuk mund ta thyente as koniuktura politike dhe interesi. Nga sa kam kuptuar, ata mund të mos kishin domosdoshmërisht të njëjtat pikëpamje për çështje të caktuara, por prapë e toleronin njëri-tjetrin, në sajë të idealizmit të tyre. Për shembull, Skënder Luarasi i kishte ndërhyrë Mehmetit që të ndihmonte lirimin e Mirash Ivanait, të cilin e nderonin që të dy. Disa kohë pas vdekjes së tij në burg, në një bisedë Mehmeti i kishte thënë se Pushteti Popullor vepronte drejt. Babai i ishte përgjigjur: “Por janë bërë edhe gabime të rënda”. “Ç’do të thuash me këtë?”, ia kishte kthyer rreptë Mehmeti. Skënderi i kujtoi vdekjen tragjike të Mirash Ivanait në burg, gjë të cilën, sipas tij, nuk e meritonte. Ndër të tjera, Skënder Luarasi shkruan: “Mehmeti ktheu kokën rrëmbyeshëm dhe heshti”. Nga sa kam dëgjuar e mësuar nga bisedat me babanë, në shkrimet e tij dhe nga bisedat me luftëtarë të tjerë të Spanjës, si Petro Marko e Zef Prela, shprehem se Mehmet Shehu ishte i bindur në idealin e tij revolucionar, por ishte me karakter të rrëmbyer dhe në ekuipazhin e një anijeje që komandohej nga Enver Hoxha. Ndaj, edhe ai, si shokët, bëri gabime të rënda. Po të kishte qenë një “Enver idealist” timonier, Mehmeti mund të kishte bërë mrekullira si kryeministër. Mes thashethemeve të shumta qarkullon ideja se Mehmeti e adhuronte Enverin dhe se krisja dhe ngjarjet deri në vdekjen dramatike të tij, rrodhën papritur.

Unë di këtë gjë: Babai nuk e mbante portretin e askujt, në të gjallë, në shtëpi; as të Enver Hoxhës. Vazhdimisht “lepujt” ia vinin në dukje këtë “herezi”, por ai u është përgjigjur: “Unë kam parimin që sa janë gjallë, nuk ua var portretin, sepse “rrofshim shumë e vdekshim me vaft, sa pa bërë ndonjë mëkat!” Kur vdiq Hysni Kapo, ai vari në dhomën e pritjes një portet të madh, me një shirit të zi në cep. Dukej shumë i pikëlluar. Kur u njoftua vdekja e Kapos, qëlloi që po vija nga shkolla. Rrugës shihja njerëz që dukeshin të qeshur, ndaj e pyeta babanë se pse ai duhej të pikëllohej kaq shumë. “Mor bir, kjo është një humbje e madhe për Shqipërinë! U prishën ekuilibrat”, m’u përgjigj ai. Në atë kohë, nuk e kuptova thelbin e kësaj përgjigjeje. Më pas, isha prezent në sheshin “Skënderbej” ku u zhvillua ceremonia e varrimit. Kur dëgjova në fjalimin mortor zërin e Mehmet Shehut, u trondita. Më kujtohet se pas kësaj ngjarjeje, babai, së bashku me vëllanë e Heroit të Popullit Qemal Stafa, Alaudinin, shkuan për t’i uruar ditëlindjen Mehmet Shehut. Nuk u futën për urim së bashku me grupin e vullnetarëve të Luftës së Spanjës, por me grupin pasardhës. Babai më ka thënë se dhoma e pritjes së Mehmetit ishte e mobiluar thjesht. Në mes ishin vendosur dy kolltukë të rrethuar me karrike. Në bisedë me grupin, Mehmet Shehu iu drejtua një “personaliteti” të kulturës shqiptare, i cili sapo kishte dalë në pension. E pyeti se ç’punë kishte nëpër duar. Ai iu përgjigj se, meqë kishte dalë në pension, nuk po merrej me asgjë. Mehmeti iu drejtua se përse nuk merrte shembull nga profesori Skënder Luarasi, i cili, megjithëse në pension, vazhdimisht krijonte.

Ky “personalitet” vazhdimishte shquhej për krasitjet dhe pengesat që nxirrte për botimin e veprave të babait. Më kujtohet, me daljen e monografisë së Isa Boletinit, ai nxitoi të botonte një artikull ku shkruante: “Kur Isa Boletini vajti në Vlorë, e takoi Ismail Qemalin, u ul në gjunjë përpara flamurit, e puthi dhe i tha: Tani e kuptoj përse kam luftuar”. Shprehja e fundit, e shtuar nga “personaliteti”, e ulte shumë Isa Boletinin. Le të kthehemi te takimi me Mehmetin. Kur grupi u ngrit për t’u larguar, Mehmeti e kapi babanë nga krahu dhe i tha që të qëndronte edhe ca. Fiqreti doli dhe ata mbetën vetëm. Në bisedë e sipër, babai i tha: “Mehmet, ruaje veten!”. Mehmeti u zbeh. Ktheu kokën. Ndërsa sytë i shkrepëtinin mes reflektimit të dritës nga syzet, tha: “Derisa kam arritur këtu, do të di ta ruaj”. Koha tregoi të kundërtën.

Ky është nderim për luftëtarët e Spanjës?
Jetojmë kohën e hapjes së kufijve, ballafaqimin e pikëpamjeve dhe ekspansionin “pa cak” ekonomik, politik e kulturor. Në këto kushte, një problem të madh për popujt e vegjël e të varfër përbën identiteti e mbijetesa. Në këtë ballafaqim demokratik, një nga mjetet më të fuqishme është studimi e mbrojtja me përkushtim i vlerave kombëtare dhe ekspozimi i tyre në sistemit e vlerave universale botërore.

Një nga veprat më të mëdha të popullit shqiptar, liridashës e human, është pjesëmarrja e gjerë në Luftën Antifashiste, jo vetëm për çlirimin e territoreve shtetërore, por edhe më gjerë.

Çdo harresë apo përçmim i këtij fakti, është i pamoralshëm e i dënueshëm. Atdhetarizmi është etaloni i vlerës parësore të individit ndaj shoqërisë dhe të një kombi ndaj botës demokratike. Duke analizuar tezën spekulative të kolaboracionistëve, të cilët shfajësohen “u bashkuam me fashizmin që të luftonim komunizmin”, theksojmë faktin se lufta botërore zhvillohej midis koalicionit antifashist dhe atij fashist ku forcat komuniste ishin vetëm pjesëz e aleancës së vendeve demokratike, duke u shpallur bashkërisht fitimtarë të luftës.

Kombi shqiptar e ka treguar ndër shekuj fytyrën e shpirtin e tij progresiv,human e të qytetëruar. Janë të shumta rastet kur përfaqësues të tij kanë investuar në historinë e kombeve të tjera (në Turqi, Egjipt, Greqi etj) me burra shteti dhe ndihmë vullnetarësh. Për periudhën antifashiste vlerësoj se Lufta Antifashiste e Spanjës është prova më domethënëse.

Por si pasojë e rrethanave, kjo vlerë kombëtare u zbeh nga ambicja personale e një personi, që nuk i interesonte asgjë, përveç pushtetit të tij. Për dikë që nuk gëzon njohuritë e mjaftueshme mbi këto çështje, do të dukej e pabesueshme që në një vend me ideologji të majtë, të mos vlerësohen si duhet luftëtarët antifashistë të Luftës së Spanjës. Por ky është një fakt i padiskutueshëm. Nga viti 1945 e deri më sot, herë është penguar e herë është neglizhuar në mbledhjen e të dhënave mbi këtë çështje. Si mund të shpjegohet ndryshe, që ndërsa po punohet me këmbëngulje për përcaktimin e saktë të të rënëve nga turli lloj ushtrishë të huaja, po u vendosen pllaka përkujtimore, u ngrihen monumente e varreza madhështore, madje u bëhen edhe homazhe artistike me shpenzime maramendëse, edhe “armiqve të dashur”. Për “bijtë e lirisë” të kombit shqiptar, luftëtarët e parë antifashistë, nuk kryhet asgjë. Është tragjike që në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut nuk ka, qoftë edhe një pllakë përkujtimore për heronjtë e njohur e të panjohur të Spanjës. Por më tragjike, e që na korit në sytë e botës, është mungesa e një simboli përkujtimor për heronjtë antifashistë shqiptarë, që nuk dihet se ku ju tretën eshtrat anembanë Spanjës. Lëre pastaj, që dikush nga shteti shqiptar të interesohet zyrtarisht për hulumtimin e tyre.

Në vitin 1996, familjet e vullnetarëve të Luftës Antifashiste të Spanjës dhe disa simpatizantë të pakët, krijuan një shoqatë modeste për të mbajtur gjallë emrin dhe veprën e Bijve të Lirisë të kombit shqiptar. Në kuadër të 60- vjetorit të fillimit të Luftës Antifashiste, një delegacion i shoqatës, me shpenzimet e veta, u takua me shoqatat simotra nga e tërë bota. Kështu na u dha mundësia të vendosim një kurorë me lule, një grimcë mirënjohjeje në nderim të heronjve tanë. Jetojmë me bidjen se së shpejti, në atë vend të shenjtë, mes simbolesh madhështore nga kombet e tjera, do të bashkohet edhe i 53-ti, ai i kombit shqiptar. Shoqata e Vullnetarëve në Luftën Antifashiste të Spanjës po mbledh dëshmi dhe dokumante për përcaktimin e pjesëmarrësve në këtë ngjarje të rëndësishme...

Përgjigjja 6 · 2006-01-01

KETO DITE KETO DITE ERDHI NE SHQIPERI FAMEKEQI KRYETAR I SHOQATES SE INTELEKTUALEVE ISLAMIK
SHQIPTAR DHE ISH I EMERUARI NGA BERISHA KRYETAR I SHIK, GJITHASHTU KOMANDANT I
OPERACIONEVE GJATE GJENDJES SE JASHZAKONSHME NE SHQIPERI NE VITIN 97. GAZIDEDE DO
PERMBUSH NE SHQIPERI KETO DETYRA TE NGARKUARA NGA QEVERI TE VENDEVE ISLAMIKE,
SIDOMOS IRANI:
-KRIJIMIN SA ME PARE TE NJE PARTIE ISLAMIKE SHQIPTARE;
-FUTJEN E SAJ NE ZGJEDHJET E ARDHSHME NE PARLAMENT;
-PASJEN E MBESHTETJES SE MUSLIMANEVE SHQIPTAR RADIKAL;
-EKLIPSIMIN E KOMUNITETIT AKTUAL MUSLIMAN SHQIPTAR;
-NDEZJEN E KONFLIKTIT ME GREQINE;
NUK DIHET AKOMA SE C'POZICION DO MBAJ BERISHA NDAJ TIJ.

KRYETAR I SHOQATES SE INTELEKTUALEVE ISLAMIK
SHQIPTAR DHE ISH I EMERUARI NGA BERISHA KRYETAR I SHIK, GJITHASHTU KOMANDANT I
OPERACIONEVE GJATE GJENDJES SE JASHZAKONSHME NE SHQIPERI NE VITIN 97. GAZIDEDE DO
PERMBUSH NE SHQIPERI KETO DETYRA TE NGARKUARA NGA QEVERI TE VENDEVE ISLAMIKE,
SIDOMOS IRANI:
-KRIJIMIN SA ME PARE TE NJE PARTIE ISLAMIKE SHQIPTARE;
-FUTJEN E SAJ NE ZGJEDHJET E ARDHSHME NE PARLAMENT;
-PASJEN E MBESHTETJES SE MUSLIMANEVE SHQIPTAR RADIKAL;
-EKLIPSIMIN E KOMUNITETIT AKTUAL MUSLIMAN SHQIPTAR;
-NDEZJEN E KONFLIKTIT ME GREQINE;
NUK DIHET AKOMA SE C'POZICION DO MBAJ BERISHA NDAJ TIJ.

Përgjigjja 7 · 2006-01-02

Postuar: Mon Dec 19, 2005 2:15 pm


Per here te pare faqen elektronike te rtv zik e hapa me 29.12.2005, dhe aty hasa ne nje telegrame urimi nga nje anonimus Xhemil Zeqiri , i cili shqiptareve ua uron 29 Nentorin.
U shtanga. Me qellim ta kuptoj se kush eshte ky dashamir i komunizmit hyra ne google dhe kuptova se i njejti jeton ne Danimarke punon si taksist, ka te kryer arsimin e mesem dhe i njejti i pergojon dhe shpif kunder veprimtareve te shquar te popullit tone.
Duke marre parasysh gjenocidin e papare qe tirani , stalinisti, tradhtari Enver Hoxha ia beri popullit te vet , i lus shqiptaret qe ti derdhin ne faqet e ketij forumi te gjitha deshmite qe i kane per kete perbindesh.
Shqiperia shqiptareve.

-------------------------------------
Kjo që shkruan ti nuk eshte as kunt e regjistruar prandaj jan sjhpifje,Une e njoh Xhemil Zeqirin dhe ai natyrisht i ka ato mendime bile e ndien si Krenar sepse 29 nënedor 19944 Shqiperia u reshtuar me fituesit kunder Kucesdres fashiste-Italiane dhe naciste.gjerman.
Ndersa Ju pinjollet e fashizmit vajtonja kohrene humbur,se pse e humbet luften kunder Partizanve që ishin aleat me Amerikanet,anglezet dhe ruset.
Prandaj ti more far e keqe e fashizmit mos rej.dhe kunder Xhemil Zeqirit.

Përgjigjja 8 · 2006-01-04

Shkruan
Eugen SHEHU

Pse e theksoj këtë fakt? Pakkush në shtetin amë, apo vise të tjerë ku jetojnë shqiptarë çojnë nëpër mend institucionin e traditës. Madje shpesh konvecioni i traditës është shpërfytyruar prej mediokriteteve dhe rudimenteve të një pushtimi të gjatë, mbi trojet tona arbërorë Një traditë e mrekullueshme e gjuhës, kulturës, punës, jetës shoqërore, ka qënë ngjizur pa më të voglin dyshim në kohërat para sundimit të perandorisë osmane në vendin tonë. Aristrokacia e principatave arbërore, duke patur lidhje religjionale me Perëndimin konsolidoi një varg parametrash të kulturës së kombit tonë, duke formësuar në këtë mënyrë vetëdijen nacionale, pamvarsisht se në ç`shkallë ishte ajo.
Në mbrojtje të religjionit, racës, gjuhës, kulturës etj, qytetërimi i principatave arbërore është ndeshur me mjaft fenomene negative si inerci e vet kushteve të zhvillimit përgjithësisht të shoqërisë njerëzore. Mendoj se vetë këto përpjekje , për ta renditur kombin tonë në rang të popujve të qytetëruar evropianë( në se studiohet dhe perceptohet në kontekst të kohës) meriton të merret si një traditë , e cila pa më të voglin dyshim mund t`u shërbejë edhe brezave të neserm, E shoh me vend të theksoj se pikërisht sot, në mishmashin politik dhe moral, në të cilin është zhgrryer ideja e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të ishte shumë e dobishme të rishihen dhe diskutohen në formë bashkëpunimi konstruktiv midis shkenctarësh , pikërisht këto lidhje të princërve arbërorë me Evropën Perëndimore. Depërtimi në themel të konstitucionit të këtyre lidhjeve( sido që shumica e tyre ishte zgjedhje vetiake e princit arbëror) mendoj se do të ishte një mësim i vyer për ata, të cilët janë shprehur se duan ta shohin vendin e tyre sa më parë në gjirin e BE-së.

Mitet shqiptare në shërbim të mbrojtjes së civilizimit dhe jo të krishterimit

Dihet tanimë se pushtimi i trojeve arbërore prej perandorisë osmane, e cila ishte në kulmin e ekspasionit të saj, nuk mund të merret si tragjedi vetëm e marrjes së pushtetit. Për më tej, kjo tragjedi u shoqërua me një rrënim të kontimitet shpirtëror e moral të kombit tonë, më sakt të asaj tradite për të cilën ishte punuar e mëtuar me shekuj të tërë. Sistemi administrativo - ushtarak i Stambollit, me instalimin na trojet tona, i ngjante atij lumit të fryrë prej shirave, i cili duke dalë nga shtrati rrëmben me rrokopujë gjithçka gjen përpara duke mbjellë vetëm shkreti.Por nga ana tjetër duhet mirë analizuar,edhe për vlerat e shumta të përfituara nga ai sundim.
Por nëse në këto raste ne e shohim tragjedinë si prodhim të ekspasionit të perandorisë osmane, pesë shekuj më pas ndodhemi papritur në një batërdi klasike historiko- morale dhe fetare. Kam parasysh në këtë rast debatin e paradokohshëm të çelur në mediat shqiptare lidhur me figurën emblematike të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Strukturalisht është pranuar ideja se evokimi i një historie që përfaqëson luftën e një kombi, në një kohë të caktuar, sendërtohet në mitin e prijsit kombëtar. Ky mit ka nevojë të rizbulohet, të mbahet i gjallë, të përcillet nga gjenerata në gjeneratë me devocionin e merituar dhe jo të lihet në periferi të memories historike. Me ne shqiptarët ndodhi akoma më keq. Pardoksalisht figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut u banalizua, u çmitizua, u pa si një shfaqje e rëndomtë në kohezionin tonë kombëtar. Një vështrim i tillë i mitit kombëtar,
( ndonëse nga shqiptarë të pakët në numër) ka sjellë pa dyshim një shije të keqe pos të tjerave, edhe të vlerave me të cilat heroi i lavdishëm i trojeve arbërore, prezantoi në Evropën e qytetëruar. Në këtë rast , antivlerat që ushqejnë disa shqipfolës për historinë e të parëve të tyre, nuk mund të zbehin rolin e kryetrimit shqiptar i cili është vlerësuar nga elita evropiane si kalorës dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor.Dhe asesi jo si mbrojtës i krishterimit. Por fjala nuk është vetëm për paranoja të tilla antikombëtare që shfaqen si këpurdha pas shiut. Në këtë rast , ato që paguajnë haraçin e indiferencës tonë kolektive, janë padyshim vlerat , thesaret që i varrosim përditë e më shumë nën parrulla të kinse ngarendjes drejt Evropës.
Sikundër ka ndodhur realisht, dekandenca e perandorisë osmane solli konfigurimin e ri të hartës politike dhe gjeografike të Ballkanit. Dhe dihet tashmë dhe tragjedia më e dhimbshme gjatë dhe pas 1913-tës, kur u coptuan trojet etnike shqiptare duke ra nën pushtimin sllavo-helen.Në këtë shtjellë të trazuar ngjarjesh, ishin me dhjetra patriotë shqiptar, të cilët muarën mbi supe barrën e rëndë, atë të sendërtimit të shtetit të parë shqiptarë, pas pesë shekuj të një nate të gjatë dhe të një deliri të dhimbshëm. Ndërkaq ashtu sikundër është pranuar edhe nga historiografia e sotme shqiptare, pavarësisht ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 nëndor 1912, themelet kushtetues të shtetit shqiptar u vendosën pikërisht në fillim të viteve 20, pas Kuvendit emblematik të Lushnjës. Elita e atdhetarëve shqiptarë të kësaj periudhe , ndonëse e dyzuar midis pararojës së jetës kombëtare dhe atavizmit perandorak( shumica e tyre patën bërë karierë të lartë në administratën osmane) mundësoi krijimin e shtetit shqiptar sipas modeleve të qytetërimit perëndimor.
Çfarë është ruajtur në të vërtet nga 28 nëndori i vitit 1912 apo shteti shqiptar i viteve 1920- 1928? Sa gjenerata shqiptare kanë përcjellë e përcjellin nga vlerat apo traditat e asaj periudhe të rilindjes së kombit tonë? Si i afrohen sot gjeneratat më të reja mitit kombëtar? Është e trishtueshme të mendosh se në decenie të tëra, në shtetin tonë amë, u mësuan historitë, luftërat, zigzaket e mëdha të vendeve qoftë edhe si Kuba e largët, ndërkohë që shumë prej atyre burrave që patën firmosur aktin kulmor të shpalljes së pavarësisë, shumë prej qëndrestarëve të mëdhenj që u ngritën mbi ngatërresat ballkanike apo evropiane, u zhdukën qëllimisht nga analet e historisë vetëm e vetëm se duhej goditur fryma e nacionalizmit që patën shpërndarë dikur nëpër trojet amtarë.Kjo goditje e qëllimshme dhe fatale e pansllavizmit ortodoks në thelb nuk kishte të bënte me emra të përveçëm, por me një traditë të vyer të nacionalizmit të kulluar shqiptar. Prandaj edhe arsenali i shpifjeve dhe banaliteteve vullgare që rrethoi për 50 vjet nacionalizmin tonë, ishte i pashembullt në goditjen dhe rrënimin që pillte.

Nacionalizmi dhe Elita e saj

Me vendosjen e institucionit të monarkisë, në vitin 1928, shteti shqiptar i kohës, dukej se donte të rishikonte pozicionin e vet në krah të monarkive shqiptare të konsoliduara të kontinentit të vjetër. Tashmë monarkia shqiptare ishte e personalizuar në fytyrën e Mbretit Zog, i cili në çdo moment të veprimtarisë si burr shteti, anoi drejt rizbulimit të vlerave dhe traditave të vyera të kombit të vet. Analistë dhe politologë të huaj, kanë pranuar qysh herët se Kushtetuta Shqiptare e Monarkisë, ka qënë mbështetur kryekëput në kontinuitetin moral të popullit të vet, në të drejtat zakonore të përcjella nga gjenerata në gjeneratë, brenda hapsirës së trojeve etnike shqiptare.Madje qëmtuesit specialistë për të drejtat e shtetasve në të një mendje nga të drejtat sanksionuara me ligj të shqiptarëve, lindnin prej një historie të tërë, e cila kishte mbështjellë etnosin shqiptar.
Por çfarë ndodhi në të vërtet me kujtimin e monarkisë së perënduar? Apologjetët e diktaturës 50 vjeçare, duke dashur të mitizonin sistemin komunist, u vërsulën si çakenj mbi vlerat dhe ato pasuri të jashtzakonshme kulturore, shpirtërore,morale e fetare, të cilat mundën të mbijetojnë e marrin frymë edhe pas pushtimit osman pesë shekullore,por edhe gjatë pushtimit serbosllav, dhe ideologjisë bollshevike. Paralelisht me dëshirën për të asgjësuar deri në genin e fundit,nacionalizmin e shqiptarit, diktatura komuniste u përpoq të hidhte një mal me baltë e shpifje kundër monarkisë dhe frymëzuesit e saj Mbretit Zog. Ajo ishte e bindur në misionin e saj antishqiptar, përderisa godiste me rrufe mendimin e kulluar dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve për të qënë të bashkuar, të rrethuar nga avangarda e vlerave të mirëfillta dhe permanente të jetës së tyre,me një elitë të pastër morale e politike intelektuale.Së fundi do të thoja se në majën e vlerave të një kombi, qëndron padyshim elita e tij.
Pushtetet obskurantiste qysh nga koha e sulltanëve e deri në rënien e komunizmit janë përpjekur me çdo kusht të rrafshojnë atributet e vlerave, të mbjellin shkreti morale, shpirtërore dhe kulturore. Këto sisteme fatkeqe për vetë ngjizjen dhe sendërtimin e vetëdijes sonë nacionale u rrekën sa më parë të zhduknin elitën shqiptare nga vendi i merituar i tyre në histori. Për më tej kjo elitë në shekuj u likuidua sa në aspektin ekonomik dhe pronësor aq edhe në dimesionin intelektual. Sa për pushtetin komunist, ky jo rrallë nuk kurseu as jetën fizike të elitarëve të mendimit dhe veprimit nacionalist.
Por besoj se askush nuk mendon,që me zhvillimet e reja dhe fillozofinë e „integrimeve“ dhe „globalizimeve“ aq të trumbetuara nga element të konsumuar ideologjikisht e politik si në Shqipëri në Fyrom e gjetkë, ky problem kaq kardinal i ardhmërisë së kombit ka gjetur një përgjigje apo zgjidhje fatlume. Dinamika e vlerave dhe traditave të vyera kërkon jo vetëm një angazhim total shtetëror dhe kombëtar, por edhe një vizion të ri mbi paradigmat e nacionalizmit shqiptar. Milleniumi i ri natyrisht që ka shpërfillur prirjet romantike apo folklorike të nacionalizmit, por nga ana tjetër po afirmon vlerat dhe traditat e shkuara të popujve që e kanë syrin tek e ardhmja. Dhe e ardhmja ka një çmim,sidomos në hapsirat gjeografike,ku kombi dhe atdheu ynë është i rrethuar nga çakenjt cionist sllavo-helen,ushqyesit e të cilëve diku gjendet në mesin e asaj që quhet BE.
Por sidoqoftë shqiptarët duhet patjetër të shkrijnë atomin e fundit të energjisë së tyre,për të unisuar atdheun e kombin në përgjithësi,në të kundërtën,po u shkel gjaku i martirëve,jo vetëm që do të marim dënimin e armiqve tanë shekullorë,por edhe dënimin e Zotit. Ndaj Nacionalizmi shqiptar është i pavdekshëm,ashtu siç janë të pavdekshëm dhe amanetet e dëshmorëve të kombit./Bern-Zvicër

Përgjigjja 9 · 2006-02-15

Eshte shume interesant se Enver Hoxha sot, gjykohet me se shumti se e ka shitur kosoven dhe e ka tradhtuar qeshtjen shqiptare.
Denoht se ka bashkpunuar me serbet ne deme te kosoves.
Noshta kane te drejte ata qe e bejne kete, por si eshte e mundur qe tezat me te fota se Enver Hoxha e ka tradhtuar qeshtjen e kosoves dhe shqiptarve , permbahen ne deklaratat dhe shkrimet qe i kane bere serbet per nevojat e veta.
Une megjithe at u besoi me shume shkrimeve te Enwer Hoxhes se sa Te Serbeve dhe Titos.
Nese qiten ne Peshore Te mirat dhe te kqijat e Tije kame frigen so do dale si nje figure e Larte kombetare.
Une kame lindur ne vitin 1969 Ne Mitrovice une nepermjet shtetit shqiptare e kame kuptu se kemi te drejte te jemi te lire dhe qka eshte ma e keqja qe jemi te shtypur deri me athere nuk e kame ditur
e besoi se shumica prej jushe si une jeni.
Dhe si i tille qe ka qene per ne kosovaret nje figure lidhese me pjesen tjeter te atdheut duhet te keni kujdese se qka shkruani dhe si i komentoni ngjarjet.

Përgjigjja 10 · 2006-02-17

Jeni ka ushqeheni nga ushqimet e kuzhinave serbe të viteve 80-ta e këndej kur flitni për udhëheqsin e strategun e vetëm që pati deri më sot shteti amë. Për njeriun që ruajti dhe krijoi identitetin kombëtar, i vuri themelet e një shteti me të vërtetë të pavarur duke krijuar edhe gjuhen e njessuar kombëtare. Duke krijuar shtetin e vetëm në botë ku nuk dihej se qështë prostitucioni apo droga etj, etj. Por ja një citat të Enver Hoxhës për Shqipërin që sot bashkpuntorët e juaj që janë në pushtet në Shqipëri kundër kësaj ideje dhe përdorin sllogane jo shqipëri të madhe apo të vogël. :
"Nuk ka Shqipëri as të madhe e as të vogël por ekziston vetëm një Shqipëri e banuar nga po i njejti popull me po të njejtën gjuhë, kulturë e histori, me po të njejtin gjak nga Shqiptarët. Tezat e tilla i kan shpikur armiqt e popullit tonë".

Përgjigjja 11 · 2006-02-17

Eugen Shehu



Nostallgjitë e rrejshme



Për të sqaruar më realisht lexuesin shqiptar, vlen të merret në konsideratë fakti që me ardhjen e demokracisë në shtetin amë ( Shqipërinë politike ), në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, atributet e shtetit të parë shqiptar iu caktuan me të drejtë qeverisë së Vlorës, nën kryesinë e Ismail Qemalit, madje data 4 dhjetor 1912, dita e parë e punës e kësaj qeverie, ka hyrë në analet e historisë të shqiptarëve si dita e themelimit të shtetit shqiptar. Natyrisht në këtë rishikim të plotë të historisë dhe për më tepër të simboleve të saj, u angazhua jo vetëm qeverisja demokratike e asaj kohe por edhe politilogë, studjues ,historianë, gazetarë, deputetë dhe u paraqitën një varg provash të pakontestueshme lidhur me krijimin dhe funksionimin e shtetit të parë shqiptar. Të vetmit që e kundërshtuan këtë akt, në vitet 1992 – 1993 ishin një tufë pleqsh nostalgjikë të së keqes së kaluar, të cilët sot e kësaj dite, mbajnë nëpër dollapët e shtëpive të tyre, dekoratat apo urdhërat e çlirimit me simbolet drapër e çekan, të huazuara prej Moske e Beogradi.

Deri këtu gjithçka shkoi mirë por me ardhjen në pushtet të bolshevikëve shqiptarë në vitin 1997, me ndihmën e Beogradit, Athinës dhe grykëve të kallashnikovëve, avangarda e pleqve nostalgjikë sikur u gjallërua. Në vitet që rodhën më pas, institucionet e manipuluar të shtetit amë, nën ndrydhjen dhe shtjellën ideologjike të helmatisur, bënë ç’ishte e mundur që miti i rrejshëm i 29 nëndorit, fitores të komunistëve, “të ringrihej” përmes gjithfarë veprimtarive antishqiptare, duke anashkaluar apo lënë në harresë të plotë jo vetëm ngjarje kulmore të tilla, siç janë ngritja e flamurit në Vlorë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit,formimi i shtetit të parë shqiptar, por edhe një varg figurash të shquara që lidhen në mënyrë organike me ngjarjet epokale të kombit tonë. Sa për ngjarje apo data të tjera, të cilat lidhen me shqiptarët etnikë në Mal të Zi, Kosovë, Iliridë apo Çamëri, as që u tha ndonjë fjalë në këta vjet. Mbi këto ngjarje e burra të shquar, të cilët nuk kursyen as jetën për trojet tanë etnikë, qëllimisht, fatalisht dhe institucionalisht është derdhur vetëm vrerë dhe errësirë.

Ndërkaq fitorja e të djathtëve shqiptarë në zgjedhjet e kësaj vere, dhe në mënyrë të veçantë afrimi i festive të 28 – 29 nëndorit, duket se ringjallëroi shtratin e lumit të debateve allashqiptarçe. Të parët që u hodhën në ofensivë ishin avangarda e bolshevikëve, e cila kërcënoi deri në referendum, nëse 29 nëndori nuk do të ishte festë kombëtare për gjithë shqiptarët. Pas tyre dhe politikanë të cilët ngjiten në shkallët e Kuvendit të Shqipërisë me votat e 70- 80 vjeçarëve të matufosur, po përpiqen të mbajnë në këmbë simbolet gjakatare, vetëm e vetëm për hirë të karriges, pa çarë kokën se çfarë qëndron pas atyre miteve që ideuan dhe mbajtën në këmbë, një prej diktaturave totalitariste më të egra në krejt Evropën Lindore. Çështë më e keqja, televizione që në Tiranë kanë marrë liçensa si televizione publikë kombëtare, u bjenë borive të melodive sllave, lidhur me problemin ne fjalë.

E pra në këto momente e shoh të udhës të sqarojmë disa hamendje e dyshime të cilat, duan apo s’duam ne, lidhen me mite të tilla që për 5 – 6 decenie me radhë, kanë shërbyer jo vetëm si emocion ngazëllyes për shqiptarët, por edhe si pika referimi, prej të cilave kanë marrë udhë dhe janë zhvilluar proçese të shumtë social – politikë edhe etnologjikë. Dihet tani që Lufta e Dytë Botërore i ndau shqiptarët në dy kampe. Kampi i parë, ai nacionalistëve, ishte rryma demokratike dhe nacionaliste, e cila përfshiu ne vehtvete burrat më të shquar të Shqipërisë, brenda dhe jashtë kufijve politikë në prillin e vitit 1939, atëhere kur pushtimi i vendit tonë prej Italisë fashiste u bë fakt i kryer. Vizionet që përfshinë udhëheqjen e këtij kampi ishin padyshim perëndimore, për faktin se këta, jo vetëm kishin të studiuar dhe jetuar në Itali, Austri, Amerikë, Francë, Gjermani, por edhe se bënin pjesën më të pasur të familjeve shqiptare. E thënë ndryshe, këta ishin pinjollë të familjeve të mëdha shqiptare në shekujt 19-20, çka përbënin ashtin e vetedijes sonë kombëtare.

Ndërsa kampi i shqiptarëve të tjerë ( pa dashur t’i fyej aspak) jo vetëm që nuk bënin pjesën në grupin e familjeve të mëdha, por më e keqja ishte se ishin të ndikuar prej ideologjisë komuniste e importurar prej sllavëve,me prapavija djallëzore të tyre. Them më e keqja sepse, që këta të luftonin kundër okupatorit do të ishte një shëmbull ideal, por që paskëtaj t’u vërsuleshin për t’i shtypur e zhdukur krejt vlerat që mbartin familjet e mëdha, kjo ishte tragjedi. Dhe kjo tragjedi nuk vonoi. Në fundnëndorin e vitit 1944, aradhat partizane e lanë ushtrinë gjermane të largohej e qetë nga Shqipëria, ndërsa nuk vonuan të organizojnë ekspeditat ndëshkimore të tipit bolshevik ndaj ‘borgjezisë”, përndryshe familjeve të mëdha shqiptare,madje edhe ndaj formacioneve ushtarake nacionaliste siç ishin ato të Ballit Kombëtar, Lidhjes së Dytë të Prizrenit më pas të NDSH-së,dhe e tërë kjo bëhej në bashkëpunim të ngushtë me partizanët e çetnikët serbosllav.Dhe si rrjedhjojë e këtyre ndëshkimeve ndaj “reaksionarëve”,ishte aq e përgjakur saqë zgjati deri me nënshtrimin e Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare nën ishjugosllavinë titiste Kjo bëri që në 50 vitet e diktaturës komuniste, një pjesë e shqiptarëve, ata që cilësoheshin “fitimtarë”, ta shihnin 29 nëndorin si simbolin më të madh kombëtar, ndërsa pjesa tjetër, ajo e dhunuara në burgje dhe kampe të tmerrshëm pune, ta shihte si fatkeqësi, nga cila kërkonte të shpëtonte një orë e më parë. Ky andikap në mardhëniet e shqiptarëve mes veti, jo vetëm që nuk mund të shërbente si si një festë ngazëlluese, por për më tej, gozhdët e këpucëve në parada ushtarake, aplaudimet frenetike në plenumet komuniste, hapnin plagë të reja në ndërgjegjen historike të shqiptarëve.



Tradhëtia ndaj 28 nëndorit



Në kushtet e debatit të sotëm, unë do t’u kujtoja lexuesve se vlen të ndalemi në gjëra thelbësore, doktrinore dhe jo në kujtime veteranësh dhe aq më keq dokumente të sajuar për 50 vjet në bodrume arkivash të ideologjizuar. Kështu, është pranuar tanimë prej të gjithëve ne, se udhëheqja komuniste shqiptare u shërbente me servilizmin më të madh politik interesave të Beogradit. Këshilltarët jugosllavë në udhëheqje të komunistëve të Tiranës, vetëm emrin kishin të tillë, pasi të shumtën e kohës dirigjonin të gjtha veprimet, aksionet dhe aq më shumë strategjinë e udhëheqjes. Për të mos u zgjatur me këtë çështje , mjafton të përmend faktin se në arkivat e shtetit shqiptar ndodhen midis të tjerash, fjalët e Sejfulla Malëshovës, udhëheqës i lartë i komunistëve shqiptarë, i cili thekson midis të tjerash se “Miladin Popoviç ka qënë udhëheqës kryesor i Partisë Komuniste Shqiptare. Kongresi i Përmetit si dhe krijimi i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar ishin kryer prej tij, pasi Partia jonë: as Komiteti Qëndror nuk e kuptonin kongresin”. ( Arkivi Qëndror i shtetit- Tiranë. Fondi AP.)

Pra jo vetëm krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, por edhe mekanizma e ngjarje të tjera të komunistëve shqiptarë, deri tek kongresi i Përmetit, ai që vulosi përfundimisht drejtimin e Shqipërisë në kahje të popujve sllavë, mbajnë vulën sllavo – ortodokse. Pa dashur të hyj në imtësira dhe dokumente të tjerë, mendoj të sjellë në këto radhë një urdhër të E. Hoxhës që mban datën 19 nëndor 1944 dhe që gjendet sot në dosjen e dokumentave të Shtabit të Përgjithshëm. Midis të tjerave këtu thuhet tekstualisht: “Qeveria do të hyjë në Tiranë më 28 nëndor. Duhet të sigurohet qyteti dhe të arrestohen elementët me të vërtetë të dyshimtë. Partia dhe të tjera organizata të mobilizohen për sigurimin e qytetit, vençanërisht rinia. Qyteti të jetë i pastruar nga shenjat e luftës, rrugët të jenë të hapura. Të sigurohen banimet dhe ushqimet për qeverinë, këshillin, shtetin, rininë, gruan dhe të gjithë personelin e tyre, rreth 250 vetë, përveç 300 vetave të batalionit të Shtabit. Të rregullohen zyrat. Për 28 nëntor të thirren delegacione nga 10 – 15 veta nga Durrësi, Kavaja, Shijaku, Elbasani, Peqini, Shkodra, kruja, Peza, krahinat e Peshkopisë dhe e Kukësit. Për jugun lajmërojmë ne. të thërriten delegatë nga fshatrat afër tiranës. Të sigurohet buka përgjithësisht në qytet dhe veçanërisht për 28 nëndorin, që të mos bëhen çrregullime atë ditë. Të organizohet një paradë e madhe për 28 nëndorin me brigadën I, IV, VIII, XV. Nëse ndonjëra prej këtyre ndodhet larg të zëvendësohet. Të organizohen manifestime të mëdha për këtë ditë ku të marrin pjesë në mënyrë të organizuar i gjithë populli. T’u jepen udhëzime organizatave të tjera të Shqipërisë së mesme dhe të veriut për këtë festë. Ardhja e qeverisë të mbahet konspirative. Enver”

Më 28 nëndor 1944 qeveria komuniste hyri triumfalisht në Tiranë, duke u brohoritur nga fshatarët e shumtë të ardhur prej rrethinave, ashtu sikundër jepte porosi të veçanta komandant Enveri. Në fjalën e tij, midis të tjerave ai e pagëzoi 28 nëndorin si ditë të çlirimit dhe gjithmonë sipas tij, kjo ditë do të kujtohej plot lavdi prej shqiptarëve. Gjithashtu këtë ditë e njoftoi jo vetëm shtypi i tiranës por edhe ai në Shkodër e gjetkë. Në arkivat e Shqipërisë ende ruhet sot zëri i spikerit të Radio-Moskës, i cili uronte 28 nëndorin në emër të gjeneralizmit Stalin, për popullin shqiptar.

Por përse duhej çuar ora e shqiptarëve 24 orë më para?

Ndonëse gjermanët ishin larguar nga Shqipëria, ndonëse shqiptarët iu rikthye normalisht jetës, tani Tirana duhet të paguante borxhet e pushtetit tek Beogradi. Ishin me mijra vullnetarët e shtetit amë që dërgoheshin të luftonin kundër gjermanëve, përkrah vëllezërve jugosllavë, kurse vetë “vëllezërit” bënin kërdinë ndaj shqiptarëve të pafajshëm në vise të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare. Udhëheqja e klikës komuniste shqiptare, nëpërmjet emisarëve të Beogradit, po përgatitej të shndrohej në një shtojcë të sllavëve, për të çuar deri në fund, çdo aventurë të tyre ndaj popullit tonë.

Çdo ditë e më shumë, në Beograd dhe Tiranë, krahas mardhënieve gjithfarësh po strukturohej ideja që edhe shteti amë pra Shqipëria e cunguar mund të ishte Republikë më vehte brenda Republikës Federale Jugosllave. Pikërisht për këtë, duheshin sinkronizuar jo vetëm çështjet institucionale por edhe simbolet apo mitet. Kështu, në 22 majin e vitit 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, e vetëshpallur si një presidencë do të merrte vendimin mbi shpalljen e festave të reja të vendit, ku çuditërisht do të hiqej fare data 28 nëndorit 1944. kështu, në Fletoren Zyrtare të datës 16 qershor 1945, midis të tjerave lexojmë:

Vendim nr. 73

Mbi shpalljen e festave zyrtare

Kryesia e Këshillit Antifashistë Nacional Çlirimtar



Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar në mbledhjen e datës 22 maj 1945 vendosi: Të shpall festa zyrtare:



1. Dita 16 shtator – përvjetori i Konferencës së Pezës.

2. Dita 10 korrik – festa e Ushtrisë përvjetori i formimit të shtabit të përgjithshëm të

Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

3. Dita 24 maj – përvjetori i Kongresit të Përmetit.



Tiranë, më 22 maj 1945.

Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar

Sekretari; Koço Tashko,

Kryetari Omer Nishani”

Ndërkaq më 29 nëndor 1943 ishte mbajtur në ish –Jugosllavi mbledhja e dytë e AVNOJ dhe përgatitej që 29 nëndori 1945 të shpallej Republika Federale Popullore Jugosllave nga Ansambleja Popullore e vendit. Prandaj, për t’u sinkronizuar vendimet, udhëheqja e Tiranës nuk pyeti shumë, as për çfarë kishte thënë disa muaj më parë, dhe as për atë se çfarë miqësie po farkëtonte me sllavët, këta armiq shekullorë të viseve arbërorë. Ajo çfarë ndodhi më pas, me buletinët e luftrave, me dokumentet e Partisë Komuniste apo të Shtabit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, ishin vetëm spekulime ideologjikë e perversë.

Pa hyrë në diskutime e debate pa vlerë, pa u marë me faktin se kur ka ikur ushtari i fundit gjerman nga trojet shqiptare ( sepse duhet vlerësuar më parë çfarë lloj pushtuesi ka qënë ai për kombin tonë) unë e shohë “zjarrin” e ndezur të këtij debate akoma më thellë. Lufta vëllavrasëse e shqiptarëve në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kërkon ndriçime më të thella,jashtë inateve dhe fanatizmave ideologjike.Asnjëra palë nuk mund të mbetet peng i palës tjetër,e aq më tepër të kuazihistorianëve shqiptarë të cilët vazhdojnë të dërdëllisin ende sot pa përdorur forcën e faktit. Shoqëria e sotme shqiptare vlen të ndahet saora nga mendësitë komuniste sllave jo thjeshtë për t’u inkuadruar në proçese mbrenda shqiptare për vllezërim e bashkim kombëtar por edhe për të dezinfenktuar njëherë e mire kombin nga ky virus sllav . Veteranët e luftës,partizanët e ndershëm, duhet të distancohen nga 29 nëndori sepse ata nuk i ka lidhur dhe nuk i lidh asgjë me Beogradin, nuk mund të mbajnë përgjegjësi për udhëheqësit e tyre të dikurshëm. Këto mite duhen denocuar dhe gjykuar thellë nga studjues e historian shqiptarë, të cilët ndershmërisht punojnë në të mirën e kombit dhe atdheut shqiptar.Me mijëra janë ende sot ,varet e martirëve të kombit tone,të cilët u flijuan për çlirimin e vendit dhe lirinë e kombit,pikërisht nga tradhëtitë e së kaluarës.Ndaj 29 nëndori mbetet në garbiçen e mbeturinave të së kaluarës.

Përgjigjja 12 · 2006-02-17

Enver Hoxha është figura më e madhe në historinë e re të Shqipërisë.Falë vendosmërisë së Enver Hoxhës Shqipëria sot figuron si shtet i pamabvarur.Përndryshe do të përfundonte në kthetrat e shkijeve menjeher mbas luftës së dytë botrore.

Të kishin atëher pushtetin në duar kriminelet e kalibrit Sali Berisha dhe Fatos Nano sot dhe asnjeherë nuk do të kishte Shqipëri sepse këta gati e zhbënë ate .

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.