E perjetshme eshte Shqipria / te mesojme nga Aurel Dasareti

2005-12-15 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Nga Lajmet.com
--------------------------------------------------------------------------------
E përjetshme është SHQIPËRIA

Duhet lidhur progresin moral të shqiptarëve me progresin tonë intelektual dhe patriotik, duke u vendosur njëkohësisht në truallin politik të mbrojtjes së lirive dhe në atë kulturor të formimit të individëve.


Aurel Dasareti

Urrejtja është një nocion i dyfishtë. Në qoftë se do të kishim urrejtje për armiqtë e kombit shqiptar, për shqiptarofobinë, për teorinë makabre të destruktimit dhe shpërbërjes së plotë të kombit, të kulturës dhe të gjuhës shqipe, për orakujt e regresit, të injorancës, për dhunuesit e të drejtave etnike dhe të drejtave civile të shqiptarëve atëherë do të ishte pozitive, do të ishte dashuri e shqiptarëve për vetveten dhe humanizmin universal, do të ishte një proces dlirësimi, emancipimi dhe krenarie, një afirmim dinjitoz i historisë dhe LIRISË sonë.

Për fat të keq URREJTJA midis Shqiptarëve është një realitet i rëndë gati apokaliptik, një vetëvrasje e tyre, një çmenduri e pabesueshme. Si u krijua kjo urrejtje negative? Kujt i shërben? Natyrisht nuk u shërben shqiptarëve, po skenarëve antishqiptarë. Të gjithë kemi përgjegjësi historike për këtë. Nuk mund të ketë alibi dhe indiferentizëm. As tallje cinike.

Brenda Shqipërisë kanë përgjegjësi, sidomos për përçarjen, Nano dhe Berisha. Ata duke qenë thjesht partiak të skajshëm, kryetarë de facto të PS dhe PD (në pushtet), në të gjitha fjalimet dhe veprimet e tyre bëjnë politikën e diferencimit, sipas të cilës, çdo gjë që lidhet me ta e shpallin demokratike dhe të vërtetë, kurse kundërshtarët politikë i nëmin, i kërcnojnë, i sakatojnë, i...

Si u përçanë partitë politike shqiptare në Maqedoni? Politika zyrtare e Tiranës qe instrumenti i përçarjes. Po në Kosovë? Gjendja ishte kaotike; në vend të pacifizimit dinjitoz dhe të mençur një skllavëri paqësore e papranueshme, pa dinjitet, një vetëskllavërim absurd. Kush e theu embargon e Serbisë (armatim, karbonate) në luftën e Bosnjes? Vetë Tirana zyrtare e Berishës!

Dhuna mbi universitetin e Tetovës ishte një provë edhe për Tiranën zyrtare. Ç`u bë, ç`protesta pati, ç`reagime politike, apo shtetërore? Pothuaj asgjë. Vetëm alibira. Po gjatë luftës së Kosovës, luftës së Kosovës Lindore, Maqedonisë?
Përgjegjësi të madhe në këtë aspekt kanë tërë partitë shqiptare, kudo që janë, ka opozita në Shqipëri, kanë intelektualët dhe në fund të fundit vetë populli. LIRIA E ÇDO POPULLI VARET NGA SHKALLA E VETËDIJES SË TIJ PËR KËTË LIRI. Shumë politikanë shqipfolës duan të na bindin se mund të ketë histori të shqiptarëve vetëm prej jo shqiptarëve, nga të huajt, se mund të ketë histori të shqiptarëve pa LIRI të tyren, se mund të ketë histori të shqiptarëve pa shtet të tyre, se mund të ketë histori të shqiptarëve pa kulturë institucionale - të organizuar - dhe gjuhë të tyre. E tmerrshme, e llahtarshme kjo optikë! Kjo kultivon kompleksin e inferioritetit të shqiptarëve. Kultivon shkatërrimin e vetë historisë. Kultivon vetëmohimin, vdekjen konceptuale, shpirtërore dhe fizike të shqiptarëve.

Shikoni se si disa pseudointelektualë shqiptarë e konceptojnë historinë e kombit të tyre! Sipas tyre Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte thjesht një hajdut kuajsh, një komandant stratiotësh mercenarë të Italisë dhe Vatikanit; se historia e rezistencës në shekullin XV është një fiksion nacionalist i stërmadhuar, se…

Historia e shqiptarëve është bërë gjithmonë nga shqiptarët e gjithmonë do të bëhet nga shqiptarët. Po nuk u kuptua kjo gjë nuk do të ecim dot përpara. Populli i di të vërtetat e tij ekzistenciale. Po politikanët a i dinë ato? Populli është i përjetshëm. Politikanët janë të përkohshëm.
/ 15 12 2005/F.F.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-01-09

:D

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.