KOHERENCA E FALLSITETIT HISTORIKO-POLITIK DHE JURIDIK E SE

2005-12-15 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


KOHERENCA E FALLSITETIT HISTORIKO-POLITIK DHE JURIDIK E SERBISË MBI
KOSOVËN-SHQIPËRINË ETNIKE


* Turqia Osmane ishte djepi i civilizimit serb në Ballkan!
* Ndërsa për shqiptarët ishte varri i identitetit të tyre!

Shkenca e mirëfilltë objektive e historisë politike ndërkombëtare ka provuar se
gjatë periudhës së sundimit të Turqisë Osmane, vetëm serbët ( aspahurunë, fis
barbar, i dyndyrë nga Azia janë civilizuar në Ballkan, duke falënderuar sundimit
osman) kanë gëzuar statusin më të privilegjuar të robit në Ballkan. Ndërkaq,
shqiptarët indigjenë në tokat e tyre stërgjyshore, nuk kanë gëzuar asnjë liri dhe
të drejtë elementare, që i kishin serbët barbarë dhe primitivë, të ngulitur në
tokën shqiptare të vilajeteve të Shqipërisë Etnike nën sundimin osman, por kanë
qenë të diskriminuar dhe të asimiluar deri në maksimum. Kjo asimetri e pozitës së
serbëve dhe të shqiptarëve në sistemin e sundimit të Perandorisë osmane në thelb
përgënjeshtron mbi çdo bazë tezat dhe konceptet e deritashme nacionalshoviniste
dhe kishtare të koherenës konvencionale të historisë, të politikës, të
diplomacisë dhe të propagandës së aliazhuar kishtare-shtetërore serbomadhe, se
“serbët kanë qenë një nga popujt më
të viktimizuar në Ballkan nga sundimi i Perandorisë Osmane”. Kjo është një e
pavërtetë e madhe, por në shekuj e kapitalizuar në dobi të shkencës së historisë,
të politikës dhe të propagandës shtetërore kishtare të Serbisë. Përkundrazi,
historia objektive ndërkombëtare flet ndryshe, se robërit serbë kanë qenë më të
favorizuarit nga ana e Turqisë Osmane. Këtë e provon edhe argumenti aksiomatik
shkencor se serbët janë civilizuar nën sundimin e periudhës osmane, por në tokën
e huaj shqiptare. Prandaj, Serbia as serbët nuk kanë asnjë të drejtë morale,
njerëzore, ligjore as shkencore që Turqinë Osmane ta quajnë “ burgu më i madh për
serbët në Ballkan”, sepse ajo për ta nuk ishte kurrfarë “burgu famëkeq, as i zi”,
ashtu siç e kanë stigmatizuar me shekuj kuazishkenca historike dhe politika
propagandistike kishtare dhe shtetërore e Serbisë së Madhe dhe e
nacionalshovinistëve serbomëdhenj, sepse gjatë sundimit osman serbët kanë arritur
që ta ruajnë identitetin dhe gjuhën e tyre.
Ndërkaq, me shqiptarët ka ndodhur e kundërta mbase ata nuk ishin “foshnjë e
privilegjuar” sikurse serbët barbarë në truallin shqiptar, por ishin “halë në sy” e
Turqisë Osmane ngase luftonin për t’i çliruar dhe rikthyer territoret e tyre, që
kishin rënë pre nën sundimin e saj të egër antishqiptar. Për këtë të vërtetë të
pamohuar mbi statusin e robit të shqiptarëve të diskriminuar dhe të shfarsur nga
sistemi 500-vjeçar i Perandorisë Osmane, në mënyrën më objektive dhe më të qartë
flet shkenca e historisë, e politikës dhe e diplomacisë shqiptare. Prandaj, në këtë
kontekst nuk mund të tërhiqet, as nuk mund të pranohet kurrfarë paralelizimi
historik, politiko-juridik, as faktik, ashtu siç gënjen dhe falsifikon me
paturpësi, dhe pa kurrfarë argumenti të vlefshëm kuazishkenca dhe politika
propagandistike kishtare serbomadhe se në “vijimësinë historike shqiptarët kanë
qenë të mbështetur nga Turqia Osmane, si dhe më pas nga Turqia sekulariste, për
shkak të komponentës fetare islame”. Kjo
tezë falsifikuese 100-vjeçare serbomadhe, sa është e paqëndureshme, është edhe
absurde dhe iracionale, sepse po të kishte qenë ashtu mbi 50% të tokave indigjene
të Shqipërisë Etnike, pikërisht nuk do t’iu kishin falur Serbisë, Malit të Zi dhe
Greqisë, por do t’iu liheshin titullarëve të tyre legjitimë-shqiptarëve dhe
Shqipërisë Etnike. Kjo e vërtetë e hidhur shqiptare nuk është e diskutueshme, por e
diskutueshme është si për historinë, si për politikën, ashtu edhe për drejtësinë,
se si ka qenë e mundur, që barbarët serbë-robër në tokat shqiptare gjatë
Perandorisë Osmane, të fitojnë statusin e “ robit të privilegjuar” në karahasim me
shqiptarët autoktonë, për shkak të këtyre dy fakte kryesore: (1) kur dihet se
robërit serbë ishin barbarë, nomadë, të vendosur në tokat e shqiptarëve dhe të
Shqipërisë Etnike dhe, (2) kur dihet se feja ortodokse serbe nuk kishte dhe, nuk
ka asgjë të përbashkët me fenë islame, as me konvencionalen e kulturës turke dikur
dhe sot? – Përgjigja është e
thjeshtë, Kisdhën Ortodokse serbe dhe shtetin barbar gjenocidal serb, të vendosur
në zemrën e tokave të Shqipërisë Etnike (dikur) me Stambollën Osmane i ka lidhur
interesi i përbashkët (antifetar, antinjerëzor, antiligjor, antishqiptar) i
hegjemonizimit dhe i imperializimit serbosllav-turk mbi shqiptarët dhe Shqipërinë
Etnike në Ballkan. Fsatkeqësisht këtë gjendje de facto dhe de jure e dëshmon edhe
statusi kolonial i sotëm i shqiptarëve nën sovranitetin kolonial serbo-malazez-grek
dhe maqedon. Mirëpo, historikisht, ky fatalitet i shkaktuar mbi shqiptarët dhe
Shqipërinë Etnike, si shkak dhe pasojë e sundimit të Turqisë Osmane, e cila që në
Kongresin e Berlinit (1878) dhe mëpastaj në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës
(1912-1913), ua bëri “teslim” territoret shqiptare Serbisë, Malit të Zi dhe
Greqisë, kurse sot, Turqia sekulariste e Kemal Ataturkut, i ka futur “veshët në
lesh” hesht para kësaj tragjedie shqiptare në Ballkan, edhe pse serbomëdhnejt dhe
Serbia gjenocidale e
kritikojnë dhe e anatemojnë njësoj sikurse Turqinë Osmane për shkak të
komponentes konvencionale të “favorizimit të shqiptarëve në dëm të interesave
serbosllave në Ballkan”(!) – Një “heshtje” e tillë e politikës dhe e diplomacisë në
favor të ruajtjes së miqësisë së deritashme tradicionale me Serbinë, nuk është në
interes të shkolonizimit të shqiptarëve, as të normalizimit të marrëdhënieve serbe
– shqiptare ngase Turiqa, as Shqipëria nuk janë duke e destabilizuar paqen dhe
sigurinë në Ballkan, por Serbia gjenocidale me Malin e Zi dhe me Greqinë, të cilat
edhe në kët pesëvjeçar të shekullit 21, shqiptarët po i mbajnë “pengjë” të
interesave të tyre kolonialiste dhe imperialiste.

Shtrohet pyetja e pashmangshme: - Pse serbët barbarë kanë qenë “robërit” më të
favorizuar në kuadrin e Turqisë Osmane? - Në krijimin e kësaj komponenteje
absurde serbo-truke, kontributin më të madh, dhe rolin kryesor e kanë luajtuar
lidhjet e Kishës Ortodokse Serbe me Portën e Lartë të Stambollit.. Pikërisht, në
saje të një angazhimi dhe bashkëpunimi të këtillë permanent i Kishës Ortodokse
Serbe me Portën e Lartë të Stambollës, serbët e kanë fituar “autonominë
konfesionale dhe juridike-kishtare”. Ipso facto, ky tip autonomie përbënte
kornizën e ardhshme nacional-kishtare serbe të krijimit të “shtetit në shtet” serb
në truallin shqiptar të Shqipërisë Etnike, që atë botë ishte e kolonizuar dhe e
pushtuar nga Truqia Osmane, sikurse këtu e 100 vjet më parë, e edhe sot nën
Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. Ashtu, siç po kërkojnë edhe sot (në fillimshekullin
21) “piemontët” e “frontit ortodoks serbo-rus-grek” Beogradi zyrtar dhe Kisha
Orotodokse Serbe, që në Kosovën shqiptare të
krijohet edhe një “shtet kishtar serb” nën maskën e sintagmës
politiko-propagandistike serbomadhe, hiq më pak se një “shtet federativ a
konfederativ” me përbërje 7% të pakicës serbe kolonialiste serbe (!?) Me gjithë
ambicien e përsërtijes së simetrisë historike antishqiptare të Serbisë në disfavor
të pavarësisë së plotë të Kosovës, duke e kërcënuar me modele autonomiste të
“kornizave kishtare-juridike”, të bekuara qysh nga “sulltanati” i Turqisë Osmane,
si dhe nga carizmi i dikurshëm rus, vitin e ardhshëm në bisedimet ndërkombëtare
për zgjidhjen e statusit politiko-juridik të Kosovës nuk ka asnjë shans që të
përsëritet historia e hidhur e barbarizmit serbo-osman me krijimin e asnjë
“autonomie ose federate” e shtetit kishtar serb me 7% në Kosovë!

Pavarësisht nga falsifikimet e historisë së shqiptareve dhe të Ballkanit nga ana
e kuazishkecnës historike, politike dhe kishtare serbe, robërit serbë gjatë
sundimit osmanë nuk kanë qenë të diskriminuar, as të shfarosur sikurse që ishte
rasti me shqiptarët në vatrat e tyre stërgjyshore ilire, por kanë qenë të
privilegjuar me atribute të autonomisë së plotë konfesionale dhe juridike-kishtare
në tokat etnike shqiptare, që gjendeshin nën sundimin anadollak osman.

I vlen të ritheksojmë se “korniza konfesionale dhe juridike-kishtare” e theksuar
serbe e “bekuar” nga sulltanët e Turqisë Osmane, de facto dhe de jure ishte
bazamenti i rimëkëmbjes së “shtetit të shenjtë qiellor” serb në shekullin XIX,
përkatësisht i ndërtimit të Platformës së ekspansionizmit dhe të hegjemonizmit të
krijimit të Serbisë së Madhe në territoret autoktone të Shqipërisë Etnike dhe të
shqiptarëve në Ballkan.

Zanafilla e shpërfytyrimit të historisë së vërtetës mbi shqiptarët dhe Shqipërinë
Etnike në Ballkan nga ana e serbëve daton pra, që nga koha e Perandorisë Osmane,
kur edhe serbët e kishin siguruar statusin e robit më të favorizuar në tokat e
vilajeteve shqiptare, në krahasim me statusin e shqiptarëve, të cilët Perandoria
Osmane i kishte zhveshur nga çdo e drejtë dhe liri elementare e njeriut deri më 28
Nëntor 1912, kur Shqipëria përfundimisht, në saje të luftërave dhe kryengritjeve
të saj shekullore ia arrin të çlirohet dhe të pavarësohet nga sundimi 500-vjeçar
i Turqisë Osmane.

Vërtet, në njërën anë, viti 1912 i pavarësisë së Shqipërisë ishte një kurorëzim
real i fitores së shqiptarëve mbi pushtuesin e tyre osman pesëshekullor. Mirëpo,
në anën tjetër, viti 1912-1913 shënoi edhe disfatën më të rëndë dhe më tragjike në
historinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, sepse në territoret e liruara
dhe të çliruara nga vetë shqiptarët, vërshuan soldateskat terroriste-gjenocidale
pushtuese të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, të cilat me ndihmën e Fuqive
të Mëdha të Evropës (në veçanti të Francës dhe të Rusisë) pushtuan dhe kolonizuan
mbi 50% të territorit indigjen të Shqipërisë Etnike. Me gjithë këtë shkelje
flagrante të drejtës historike dhe asaj ndërkombëtare të shqiptarëve dhe të
trojeve të tyre etnike, politika, propaganda dhe “shkenca” shtetërore-kishtare e
Serbisë së Madhe, para opinionit evropian dhe ndërkombëtar në mënyrën më të
pacipë falsifikatore zuri për të shkruar “historinë e triumfit” të turpit
serbomalazez, kinëse Serbia dhe Mali i Zi
me “luftërat ballkanike” të tyre kishin “çliruar” Kosovën dhe viset e tjera të
Shqipërisë Etnike nga Perandoria Osmane. Në të vërtetë, kjo ishte rrena më e madhe,
që e fabrikoi kuazishkenca dhe politika e propaganda terroriste gjenocidale e
shtetit dhe e kishës ortodokse serbe, këtu e 100 vjet më parë, sepse e vërteta
ishte kjo: - Si Kosova dhe të gjitha territoret e tjera të Shqipërisë Etnike ishin
çliruar nga luftërat e përgjakshme heroike të shqiptarëve. Mirëpo, këtë fitore
tërësisht të ligjshme edhe sipas ligjeve e konventave ndërkombëtare të luftës, si
edhe të rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, Serbia dhe Mali i Zi ia
atribuan “luftërave çlirimtare” të tyre kundër Perandorisë Osmane. Në të vërtetë,
kjo ishte shkalla më e lartë e hipokrizisë dhe e fallsitetit historiko-politik,
juridik dhe luftarak e Serbisë, e cila së bashku me Malin e Zi me terror dhe me
gjenocid e invaduan Kosovën-gjysmën e Shqipërisë Etnike. Ajo ç’është më e keqja
dhe më e
papranueshme jo vetëm për të vërtetën historike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë
Etnike, por edhe për gjithë historinë e Ballkanit, është fabrikimi dhe “ngulitja” e
gënjeshtrës njëshekullore anticivilizuese dhe antishqiptare nga ana e “teftereve”
të peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe(të tipit pavle e artemije) dhe nga “shkenca
historike” serbomadhe, se “serbët dhe malazezët me luftërat e tyre çlirimtare
ballkanike , e përzunë sundimin osman nga trojet e tyre serbo-malazeze”(!?) – E
vërteta është në anën e historisë së Kosovës, përkatësisht gjysmës së Shqipërisë
Etnike, e cila edhe sot, si shkak dhe pasojë e fallsitetit historiko-politik dhe
juridik të Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, është pronë ilegale (si në
kuptimin historik, ashtu edhe në atë juridiko-politik ndërkombëtar) e sovranitetit
kolonial serbo-malazez. E vërteta është se, serbët dhe malazezët nuk kanë çliruar
kurrfarë territoresh të tyre “serbo-malazese”, por si hordhi barbare me kamën
çetniko-fashiste të
terrorizmit dhe gjenocidit të planifikuar dhe të institucionalizuar serbo-malazez,
vërshuan në uzurpimin dhe në grabitjen e territoreve të lira shqiptare, me ç’rast
masakruan dhe dëbuan nga vatrat dhe trojet e tyre me qindra dhe mijëra shqiptarë.
Kjo është e vërteta, të cilën edhe sot e sofistikon Serbia dhe Kisha Ortodokse
Serbe gjakatare, në mënyrë që, edhe më tej të manipulojë me shkencën, me politikën
dhe me propagandën evro-ndërkombëtaree në favor të mbrojtjes së interesave
kolonialiste të Serbisë së Madhe mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike (Presheva,
Bujanoci, Medvegja, Bllaca..,etj.).


Në frymën e kësaj koherence dhe hipokrizie falsifikatore kundër të së vërtetës
historike shumëshekullore dhe të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës dhe të
shqiptarëve të Shqipërisë Etnike, është edhe kjo deklaratë antishqiptare e
premierit aktual të qeverisë së Serbisë, Vojsilav Koshtunica :” Kompromisi nga ana
shqiptare është i domosdoshëm, sepse shqiptarët të drejtën e tyre të
vetëvendojes e kanë realizuar me krijimin e Shqipërisë. Kështu që, tani,
shqiptarët, pothuajse një shekull më pas, nuk mund ta formojnë edhe shtetin e dytë
shqiptar në territorin e Serbisë. Kjo thjesht, do të ishte precedencë, sepse në
tërësi do të dhunonte parimet mbi të cilat bazohet e drejta ndërkombëtare dhe
stabiliteti rendit evropian. Serbia në tërësi e respekton të drejtën që shqiptarët
ta realizojnë shkallën më të lartë të autonomisë në kuadrin e Serbisë, e cila ka
të drejtën e pakontestueshme të sovranitetit dhe të integritetit territorial mbi
Kosovën.”(Tanjug, 5.12.2005).

Kjo tezë me përmbajtje antihistorike dhe antijuridike ndërkombëtare, kryeminstrit
të qeverisë së Republikës së Serbisë, dr.Vojislav Koshtunica, nuk është e
pranueshme për këto arsye: (1) Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë territor serb, as i
Serbisë, por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve; (2) Kosova që prej vitit 1912 e deri
më 10 qershor 1999 ka qenë vetëm “plaçkë koloniale” e Serbisë gjenocidale
imperialiste; (3) Si rrjedhim i kolonialzimit serbo-malazez dhe grek njëshekullor
dmth deri më sot (viti 2005, shekulli XXI) shqiptarët as të Kosovës e as të
trevave të tjera të Shqipërisë Etnike, të cilat ende ndodhen në sundimin kolonial
serbo-malazez-grek dhe maqedon, nuk e kanë realizuar të drejtën e vetëvendosjes,
sikurse pjesa tjetër (50%) e shqiptarëve të Shqipërisë së pavarur më 1912; (4) Nuk
është e vërtetë, siç ka pohuar nacionalisti i regjur antishqiptar, Vojislav
Koshtunica, se shqiptarët po kërkojnë të ndërtojnë “shtetin e dytë shqiptar në
territorin e Serbisë”, sepse Kosova nuk
ka qenë, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë “territor etnik serb”, por vetëm
integrale historiko-natyrore, gjeopoltiike dhe e ligjshme e territorit etnik
shqiptar,që quhet Shqipëria Etnike, e jo “territor serb”, as “Shumadi serbe”, siç
ka pohuar kryeministri i qeverisë serbe, Vojislav Koshtunica, me qëllim që t’i
“rehabilitojë” dhe “qetësojë” nervat sklerotike të paranojës kolektive të
serbomëdhnejve dhe të Serbisë gjenocidale kolonialiste;(5) Duke qenë se Kosova dhe
trevat e tjera shqiptare nën Serbi dhe nën Mal të Zi ende janë me status kolonial
serbo-malazez, kjo gjendje faktike tregon se ende nuk është zgjidhur çështja
kombëtare shqiptare në Ballkan. Prandaj, si rrjedhim, shqiptarët si të Kosovës,
ashtu edhe të viseve të tjera të kolonizuara të Shqipërisë Etnike, sipas së drejtës
ndërkombëtare, gëzojnë të drejtën e plotë, që të anagazhohen për shkolonizimin e
tyre të plotë, e drejtë kjo, që në asnjë mënyrë nuk e dhunon asnjë parim, asnjë
dispozitë, asnjë paragraf dhe asnjë
normë të së drejtës ndërkombëtare, as të Kartës së Kombeve të Bashkuara e as të
Rendit të Ri Ndërkombëtar, përkundrazi është në frymën e tyre të plotë; (6) Duke
qenë se historikisht, serbomëdhenjtë i ndërrojnë tezat në favor të interesave të
politikës dhe të sistemeve të tyre hegjemoniste, nuk është fare e çuditshme, dhe
sigurisht nuk do të jetë i pari, as i fundit, as kreyminstri Vojislav Koshtnica, që
i “dhimbset” aq shumë “e drejta ndërkombëtare” dhe “rendi evropian” nëse Kosova do
të njihej në cilësinë e subjektivitet juridik ndërkombëtare, “do të shthureshin”
këto parime dhe norma vlerore të sistemit juridik pozitiv të bashkësisë
ndërkombëtare?! (7) Ky “vajtim” i V.Koshtunicës në dobi të “mbrojtjes” së drejtës
ndërkombëtare dhe evropiane nga njohja e pavarisë së Kosovës, është iracional,
tendncioz, apolitik, antijuridik, amoral, antihistorik, sepse pa kurrfarë baze,as
argumenti po kërkon nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare, që ato t’i
revidojnë rregullat dhe normat e
së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane për të mbështetur “sovranitetin kolonial”
100-vjeçar të Serbisë në Kosovën shqiptare?! – Kjo dëshirë e vjetër shekullore
serbomadhe e Vojislav Koshtunicës, e Kishës Ortodokse Serbe dhe e Serbisë
gjenocidale nuk ka asnjë gjasë që të përmbushet nga Bashkimi Evropian(BE), as nga
OKB-ja, as nga Amerika, sepse është amorale dhe plotësisht antiligjore, që vret
vlerat liridashëse dhe ciivilizuese jo vetëm të Evropës Perëndimore dhe të
Amerikës, por edhe të të gjithë popujve të shkolonizuar në përmasa të përbotshme.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.