Adem Demaci-Përgjegje lexuesëve të “KOSOVËS SOT”2
Përgjegje lexuesëve të “KOSOVËS SOT” 2
Nga Adem Demaçi:
ADRIATIK GASHI: I nderuari z. Adem, çka mendoni Ju pse nuk pranon opozita që
të ngritet një komision hetimi kundër Qeverisë Kosumi gjë të cilën po e
kërkon opozita? Çka mendoni Ju, nëse këta qeveritarë tanë, janë të pastër,
atëherë a duhet këta të pranojnë që të formohet komisioni? Por si po shihet,
kjo qeveri është e zhytur në krim. Cili është komenti Juaj?
A.D. – I nderuri Adriatik, mendoj se më së miri do të ishte që të krijohej
një Komision permanent, i përbërë nga njerëz kompetentë, jopartiakë dhe
jodeputetë të cilët, në mënyrë të pavarur dhe të vazhdueshme, do të
përcillnin pastërtinë morale e materiale të pushtetarëve, do të mbikëqyrnin
veprimet e të gjithë pushtetarëve, qofshin ata vendorë, apo ndërkombëtarë.
Ky komision duhet të kishte qasje të lirë në të gjitha dokumentet dhe të
fshehtat tjera pushtetore. Zbulimet e veta të argumentuara eventuale do t’ua
raportonte, në rastin konkret, zotërinjëve Soren Jesen Petersen dhe Kofi
Anan për të proceduar më tutje. Nëse këta zotërinj, brenda tre muajsh, me
anën e mekanizmave përkatëse, nuk do të merrnin masat e duhura kundër
kriminalitetit në Kosovë, atëherë Komisioni, këta zotërinj, do të kishte të
drejtë t’i padiste para mekanizmave përkatëse ndërkombëtare, për fshehje të
krimit, për pjesëmarrje në krim dhe për mbrojtje të kriminelëve. Ky Komision
do të kushtonte dhjetë herë më lirë sesa paga, bie fjala, e zotëri Hazelokut
të cilin, ku ta dimë se kush, e sollën përsëri në Kosovë dhe e emëruan për
këshilltarë (lexo: kontrollor) të Qeverisë aktuale. Ndryshe nuk do të mundet
as të ndiqet, as të zbulohet, as të eliminohet kriminaliteti në Kosovë,
sepse kriminaliteti në Kosovë buron nga piramida pushtetore. Sepse, kur
opozita, me argumente ose pa to, paditë pozitën, kësaj i vie era luftë për
pushtet dhe lufta për pushtet është një punë shumë e ngatërruar. E, lufta e
ka sulmin dhe mbrojtjen. E, këtë luftë për pushtet, pa zgjedhur mjete, e
paguajnë qytetarët e shkretë të Kosovës.
ALBIONI: Më i nderuari, baca Adem, besoj se mund të ndodhë që më përpara
vetë Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës sesa këtë gjë ta bëjnë Evropa e
Amerika, të cilat kanë ardhur në Kosovës vetëm për interesat e veta, por jo
edhe për interesat e popullit shqiptar, i cili ndonëse përbën mbi 90 për
qind të popullsisë së Kosovës, ka më pak të drejta sesa minoritetet tjera,
ashtu tamam si në kohën e Millosheviqit. Cili është mendimi Juaj për
konstatimin tim?
A.D. – I nderuari Albion, mendimi im është se ju konstatimet i bëni me
“vija të drejta”. E vijat e drejta presin edhe atë që është e drejtë edhe që
nuk është e drejtë. Sikur mendësia politike në Serbi të ishte në nivelin,
bie fjala, anglez, ata do ta bënin atë punë që moti. Mirëpo mendësia
politike në Serbinë e sotme ende është në nivelin e mendësisë politike të
car Dushanit, prandaj nuk mund të ndodhë që ata ta bëjnë një gjë të tillë.
Ata, me organizimin e veprimet tona, duhet t’i detyrojmë që ta bëjnë një gjë
të tillë. Ne nuk guxojmë të ushqejmë shpresa të kota. Sigurisht që Evropa
dhe Amerika kanë interesat e tyre në krejt botën e edhe në Kosovë. Prandaj
këto dy fuqi merren me balansime, me qetësime të situatave botërore, prandaj
imponojnë kompromise kudo që munden sepse ato, për shkak të interesave të
veta, duan që të mbeten mirë me të gjithë. Prandaj ne, me organizimin dhe
veprimet tona adekuate, duhet t’i bindim, me argumente, këta zotërinj se
interesat e tyre të vërteta e afatgjate nuk janë përkrahja e shteteve
terroriste, siç ishte dhe siç ka mbetur ende Serbia, por përkrahja e popujve
liridashës. Liria, pavarësia e shteti i Kosovës, në rend të parë, na duhet
ne, prandaj kjo është detyrë jona dhe këtë punë kurrë, askush, nuk do ta
bëjë për ne. Sa për atë që thoni ju, për të drejtat e minoriteteve, Ju them
se derisa Kosova të mos jetë e lirë, e pavarur dhe me të vërtetë
demokratike, pus do të jenë të drejtat e tyre dhe pus do të jenë të
drejtat tona!
FITORE MORINA: Baca Adem, sa janë gjasat që marrja e kompetencave në
Drejtësi dhe Polici nga kabineti i tashëm qeveritar do të mund të ndërpriste
krimin e organizuar që po merr përmasa të gjera në Kosovë?
A.D. – E nderuara Fitore, pikë së pari, gjasat për të marrë kompetencat e
plota dhe të vërteta në drejtësi e polici nga kabineti i tashëm janë fort të
vogla, për të mos thënë, janë barazi me zero. Prandaj kriminaliteti i
organizuar dhe i paorganizuar, në Kosovë, po shkon në pupa.
LINDITA AZEMI: A beson, baca Adem, se Ramush Haradinaj do të mund të mbrohet
nga liria pas provokimit që përcolli familjen e tij dhe tërë Kosovën, me
rastin më të rëndë të vrasjes së Enverit?
A.D. – E nderuara Linditë, nuk besoj në një mundësi të tillë. Mirëpo, në
politikë, nuk ka çfarë nuk mund të ndodhë, përveçse të ngjallen të vdekurit!
ADEM BEHLULI: PDK-ja po kërcënohet me formimin e Qeverisë nën hije. A mund
të rrezikohet nga ky paralelizëm kabineti i tashëm i Bajram Kosumit?
A.D. – Kabineti nën hije mund të flladitet, ndërsa kabineti në diell po
djersitet e do të djersitet pa u rrezikuar nga askush.
BLERIM CANOLLI: Si e komenton, baca Adem, marrjen e përgjegjësive nga
SHPK-ja për mbrojtjen e kryetarit të Kosovës? A do të duhet lejuar që secili
personalitet të ketë forcën e vet mbrojtëse, apo këtë duhet ta bëjnë vetëm
organet zyrtare të rendit?
A.D. – Qytetarët privatë mund të kenë roje private, nëse kanë para, ndërsa
zyrtarët e shtetit duhet t’i kenë rojet e shtetit, nëse ka shtet.
BLERINA SEJDIU: Çfarë ndikimi mund të ketë zgjedhja e papës së ri në
procesin e ri politik ndërkombëtar kur dihet se roli i katolicizmit ka qenë
i madh edhe në të kaluarën?
A.D. – Roli i katolicizmit dhe i krishtenizmit, në përgjithësi, ka qenë dhe
është i madh. Mirëpo, prej se janë ndarë kisha dhe shteti dhe kjo ka ndodhur
bukur moti, Papa ka pasur dhe ka vetëm pushtet moral e shpirtëror.
BAJRAM AHMETI: Baca Adem, i kam dy kushërinj të zhdukur nga lufta. A mund të
gjinden ata në ndonjë burg privat, pasi që po flitet shpesh se në Serbi ka
edhe burgje private. Çka mendoni Ju, baca Adem, rreth vërtetësisë së kësaj
mundësie?
A.D. – Ah, o vëlla Bajram, derisa ishin të forta “beretat e kuqe”, në Serbi
ka pasur mundësi që të kishte edhe burgje private, por pas shpartallimit të
tyre, ka pak mundësi për një gjë të tillë. Por, derisa të mos sqarohen
gjërat, e vetmja gjë na mbetet shpresa.
SHKËLQIM BEHLULI: Çka mund të më thoni Ju, baca Adem, për polemikën që keni
pasë filluar me Veton Surroin, para dy vjetësh, Pse nuk e çuat atë polemikë
deri në fund, por e keni lënë përgjysmë?
A.D. – Paj, i nderuari Shkëlqim, pavarësisht se kam pasur edhe shumë për të
thënë, mendoj se nuk meriton Vetoni që të merremi krejt jetën me të. Pastaj,
zotëri Vetoni, ka mundësi që edhe të përmirësohet kështu, një ditë edhe mund
t’i duhet Kosovës.
ERZEN BEHRAMI: Baca Adem, të dy partitë politike LDK-ja dhe AAK-ja, më herët
janë deklaruar ndryshe rreth zgjidhjes së statusit final e tash po veprojnë
ndryshe. LDK-ja është shprehur se insiston vetëm në njohjen formale të
pavarësisë, kurse AAK-ja është angazhuar për shpalljen e pavarësisë nga
Kuvendi. Tash, të dy këto subjekte politike po insistojnë në formimin e
ekipit me bazë të gjerë për të negociuar rreth statusit. Si e komentoni Ju
këtë ndryshim kaq të madh te këto parti politike?
A.D. – Unë e spjegoj këtë fenomen se që të dy partitë kanë mbledhur mend,
por me vonesë. Mirëpo, më mirë vonë se kurrë, thotë populli.
KUSHTRIM MEHMETI: Kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat e zyrtarëve të
lartë serbë për dialog të drejtpërdrejtë me krerët e institucioneve tona.
Këta të fundit po i kundërshtojnë këto ftesa. A do të dëmtohet imazhi
politik i Kosovës duke pasur parasysh standardet që kemi pranuar me të
cilat, mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare, parashihet si pikë
prioritare dialogu me Serbinë?
A.D. – I nderuari Kushtrim, mos u ngutni shumë. Të shohim nëse, si thoni Ju
“këta të fundit” po i refuzojnë dhe do t’i refuzojnë seriozisht këto ftesa
provokuese nga Beogradi. Ditëve të fundit, “këta të fundit”, nën trysnitë e
shumta, sikur po luhaten paksa.
MINIRE OSMANI: Para disa muajsh, në Kosovë erdhi një dokument kushtetues i
hartuar nga ekspertët e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ky dokument u
prit me pompozitet të madh dhe pastaj u hesht. A mendoni se një kushtetutë e
hartuar nga të tjerët mund të jetë zgjidhje e qëlluar për bërjen e shtetit
të Kosovës?
A.D. – Paj, e nderuara Minire, ajo ishte vetëm një tullumbace për kosovarët
që ende nuk u mbushën mend.
HYDAJETE ALIU: Z. Adem, me rastin e festës së një majit të këtij viti,
liderët tanë politikë dhe krerët e institucioneve harruan urimet
tradicionale për shtresën e gjerë punëtore. A kanë bërë mirë që kanë harruar
për këtë urim, apo kanë gabuar?
A.D. – E nderuara Hydajete, më mirë kanë bërë që kanë harruar, nëse kanë
harruar, sepse me çfarë do t’ua uronin festën 60% të punëtorëve të papunë të
Kosovës? Por nuk e di a kanë gabuar punëtorët që nuk e festuan festën e
tyre. Sigurisht shumica prej tyre mendojnë gabimisht se festa e një majit
është festë komuniste, prandaj dhe hezitojnë që ta bëjnë një gjë të tillë.
ENVER BAJRAMI: Baca Adem, tash që u bëtë edhe numri një i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës a do të ndikojë kjo detyrë e re në aktivitetin Tuaj
të ri në krijimtarinë letrare?
A.D. – I nderuari Enver, sigurisht që ai që rri pranë flakës edhe mund ta
“rrokin ca xixa” e, nga xixat mund të shpërthejë edhe zjarri!
FATMIR GASHI: Baca Adem, dashamirët e fjalës së shkruar artistike të cilët
vijnë nga brezi më i ri i entuziastëve të fjalës artistike, për një kohë të
gjatë ishin nga shkrimtarët tradicionalë dhe me emër që kishin okupuar
Shoqatën ose Lidhjen si i thonë tash. Si do t’i hapni Ju dyert e Shoqatës,
ose Lidhjes së Shkrimtarëve për krijuesit e rinj?
A.D. – I nderuari Fatmir, tash e tutje, shkrimtarët tanë të rinj do të bëhen
anëtarë të Lidhjes së vet jo vetëm përmes njëfarë jurie, ose komisioni
përkatës, por ata do të bëhen anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
në mënyrë spektakulare. Do të organizojmë shfaqje publike ku pretendentët do
të kenë rastin dhe mundësinë që të mbrojnë veprën e vet para dashamirëve të
fjalës artistike dhe para kamerave televizive dhe para gazetarëve të
interesuar. Kjo do të jetë si një formë e mbrojtjes publike të “maturimeve”
të tyre si shkrimtarë.
GANIMETE MUHAXHERI: Para më shumë se një viti LPK-ja pati paraqitur para
Kuvendit të Kosovës një peticion për krijimin e Unionit Kosovë-Shqipëri. Ky
subjekt politik tash po anon kah koalicioni qeveritar LDK-AAK që asnjëherë
nuk ngritën zërin për të jetësuar këtë kërkesë të rreth 50 mijë qytetarëve
të Kosovës. A mendoni se kështu është tradhëtuar trefish vullneti i këtyre
qytetarëve?
A.D. – Ah, e nderuara Ganimete, a aq të shumta po Ju duken dëshirat e
shprehura të 50 mijë qytetarëve përkundër dy milion qytetarëve indiferentë
për Unionin Kosovë-Shqipëri? Mendoni pak!
FITIM AVDIU: Si e vlerësoni situatën e krijuar ditët e fundit në skenën
politike kosovare, pas dosjes së fundit të opozitës? A ekziston rreziku real
i rënies së kabinetit qeveritar?
A.D. – Jo!
AVNI ALIU: Baca Adem, ku do ta kenë vendin emrat Fadil Hoxha dhe Sinan
Hasani për krijimtarinë e tyre letrare pas emërimit Tuaj në krye të Lidhjes
së Shkrimtarëve të Kosovës. A do të jenë këta dy emra të anatemuar
politikisht nga Ju?
A.D. – I ndruari Avni, ne nuk merremi me anatemime politike, por ndoshta,
një ditë, nëse “do të kemi nge me shti rruaza në pe”, do ta shqyrtojmë
“kapitalin e tyre letrar” me të cilin ata kanë hyrë në Lidhjen e
Shkrimtarëve të Kosovës. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me disa të tjerë
që janë nëpër listat tona.
PËRPARIM QERIMI: Si e shihni Ju, baca Adem, krijimin e Forumit të propozuar
nga UNMIK-u për negocimin e çështjeve madhore për Kosovën? A do të jetë kjo
edhe një përpjekje për rikomponimin e ekipit të Rambujesë fatale?
A.D. – I nderuari Përparim, plotësisht pajtohem me dyshimin që shprehni Ju.
FEHMI BILALLI: Cila është e vërteta e takimit të bacës Adem me Kryeministrin
Bajram Kosumi? A ia keni tërhequr veshin për njerëzit e krimit të cilët po
thuhet se i ka në kabinet?
A.D. – Paj, o i nderuari Fehmi, vizita e z. Bajram Kosumit ishte një vizitë
përgëzimi për postin tim dhe për kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të
Kosovës; ishte një vizitë me frymë përkrahjeje dhe vlerësimi për shkrimtarët
e Kosovës. E sa “për fjalët e hallkut e birat e gardhit” nuk patëm nge që të
flisnim.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.