Liria/te mesojme nga ky shkrime
nga Lajmet.com
--------------------------------------------------------------------------------
LIRIA
Ne tash jemi për të pranuar standardet e luftës me armiqtë natyralë të lirisë dhe, nëse është e domosdoshme, do të shpenzojmë tërë forcën e kombit që t`i kufizojmë dhe shfuqizojmë pretendimet dhe forcën e armikut.
Fati i kombit i hapet përjetësisë, qiellit apo ferrit; modernizimi i hapet historisë, një të ardhmeje që njëherë quhet republika e të drejtave dhe njëherë tjetër republika e të barabartëve. Dinjiteti i politikës rrjedh nga ky ndryshim: pushon së qeni art i fitimit apo i mbajtjes së pushtetit dhe transformohet në lojë ku luhet e ardhmja e njerëzve. Një lojë që e luajmë të gjithë dhe që kërkon një minimum lirie për t`u realizuar. Hapsira ku shpaloset liria politike është cirk, arenë, teatër, gjykatë, akademi filozofike, laborator shkencor dhe kishë përjashta në qiell të hapur, të gjitha bashkë. Hera-herës është një dhomë e vogël ku mblidhet fshehurazi një komitet; hera-herës është një shesh i hapur ku një turmë e tërbuar vret ose vritet; ka raste kur është një fushë beteje e madhe sa planeti. Loja politike nga një anë është pranë filozofisë dhe nga ana tjetër pranë luftës. Në këtë apo atë mënyrë, me ide apo me armë, është një formë e kritikës...Akt dhe ide, në politikë bashkohe n dashuria për pushtetin dhe joshja për teorinë, aspirata për drejtësi dhe lakmia, nostalgjia për bashkim vëllazëror dhe pasionin e inkuizitorit, orerksi për sundim dhe dëshira për...
Dëshira për pushtet i lejon Historisë të përsëritet dhe sërish në thelb të mbetet e njëjta...Përpiquni të jeni të lirë: do të vdisni nga uria. Shoqëria ju toleron vetëm nëse jeni paralelisht servilë dhe despotë; ajo është burg pa roje nga i cili, prapëseprapë, nuk do të dilni para se të vdisni...Më në fund, mbetesh këtu, si të gjithë njerëzit, duke u shtirur se je i zënë me punë; e pranon këtë zgjidhje përfundimtare duke i falënderuar aftësisë gjendëse, duke e ditur se i je ekspozuar më pak përçmimit nëse e simulon jetën se sa nëse e jeton.
Liria zakonisht shihet si një e drejtë ose sërë të drejtash - liria kombëtare - liria e fjalës, e lëvizjes, e besimit, e femrës...të përcaktuara me ligj apo me Kushtetutë. Një pikëpamje e tillë është tepër e ngushtë. Mua më pëlqen t`i jap kësaj fjale një kuptim më të gjërë. Lirinë unë e shoh si mundësi rrugësh të ndryshme në dispozicion. Nëse rrugët e tjera të mundshme të një situate aktuale janë tepër më të ulëta nga niveli, apo nëse lëvizja kërkon mundime e sakrifica të mëdha, njerëzit mbeten të varur nga sistemi ekzistues dhe vihen përballë lloj-lloj shtërngimesh. Nëse kanë në dispozicion rrugë të tjera, atëherë inferiorë janë vetëm në shkallë më të ulët, por janë të lirë nga trysnitë e mësipërme. Po të ushtrohet trysni, ata thjesht lëvizin e ndërrojnë vend. Liria është atëherë funksion i aftësisë së njerëzve për t`u larguar nga pozicionet ekzistues. Kur këto rrugë të tjera nuk janë inferiore veçse në gjëra të dorës së fundit, atëherë liria është në shkallën më të lartë.
Kjo pikëpamje ndryshon mjaft nga mënyra si shihet liria zakonisht, pra kur liria përgjithësisht shihet si ideal e jo si fakt. Si ideal, lirinë zakonisht e lidhin me sakrificën. Si fakt, ajo qëndron në mundësinë për të bërë atë që dëshiron pa qenë nevoja për sakrifica.
nevoja për sakrifica. nevoja për sakrifica.
Ata njerëz që besojnë te liria si ideal mund të luftojnë me zjarr për të, por kjo nuk do të thotë se edhe e kuptojnë se ç`është. Përderisa ajo u shërben si ideal, ata priren ta shohin si një fatmirësi absolute. Në të vërtetë, liria nuk është pa aspekte të padëshiruara. Një gjë e tillë mund të bëhet më e dukshme jo kur liria është ideal, por sakrificat në emër të saj të kenë frute dhe liria të jetë arritur. Në kohën tonë afshi i heroizmit ka rënë, solidariteti i bazuar në një ideal të përbashkët është dobësuar. Ajo çka mbetet është një shumicë individësh, ku secili ndjek interesin vetiak siç e koncepton ai. Ky konceptim mund të përkojë ose mund të mos përkojë me interesin publik. Kjo është liria, ashtu siç mund të gjendet në një shoqëri shqiptare të trojeve të okupuara; një liri që mund t`u duket zhgënjyese atyre që kanë luftuar për të.
S`ka asnjë legjendë
E megjithatë
Diçka dihet
Për luftimin dhe disfatën,
Për thyerjen
Dhe rrëzimin mes gjakut,
Për goditjet,
Copëtimet,
Për plagët,
Për klithmat
Dhe kalbjen e kufomave
Në betejën për LIRI.
Aurel Dasareti
/ 11 12 2005/F.F.

Komentet e ruajtura
Pajtohem me ju Ballist007, por duke lexuar debatet del se te hollat e fondit kryesia ia ka dorezuar Abdilhalim Kasamit , gjithashty edhe kryesia e shteteve tjera i ka dorzuar tek ai. Por shtrohet pyetja se a ka qene fondi i regjistruar dhe a ka patur xhiro-llogari. Un mendoj se kryesia e fondit ne Danimarke duhet te deklarohet se a i kane dhene A.Kasamit. Si duket te hollat pas perfundimit te luftes kane mbete te A.Kasami. Peticioni eshte propozim me vend. Un mendoj se gurbetqaret kane te drejte te dyshojn sepse ky A.Kasami eshte pasuru brenda nji kohe shume te shkurter. A ka mundesi te hlumtohet te organet daneze pasuria e tij? Sepse ne shkrime thuhet se ai esht i pensionuar ne Danimarke.

Ne raste se mendoni ti bene Keq ketij komuniteti udhroni dhe veproni por ,deme do ti beni vetvetes ,atyre qe vepruan dhe i mblodhen parat ,ata te cilet kan vepruar dite dhe nate per ti mbledh ato para. Fonde lufte eshte kunderligjor d.m.th te gjithe qe kan ndihmuar luften e kan thyer ligjin e ketij shteti.Ne vend qe te mireni me A.Kasamin ,me se miri mendoni si me i bashku forcat dhe me vepru kunderpranimit te Maqedonises ne BE, Maqedonija qe mos pranohet Kandidate per bisede: ti permbushe disa Kushte: Nga 150000-200000 nuk kan nenshtetsi, Shqiptaret Shtet Formues etj.Gjerat po i kapim nga bishti dhe jo nga koka.A nuk e vereni qe 15 vite asnji parti nuk vepron per kombin,Ne Kumanove duhet ti dalin njerzit ne demostrata per te kerkuar drejten e Flamur per ate qe u luftuan sepse nuk jane 50%,gjepura ,marreveshje e Ohrit(Kornize) vetem me e vendos Flamurin(kornize) dhe me e vare ne Mur.Deri ne vitin 90 me ligj ka qene e rregulluar vendosja e Flamurit.Pas 15 vite kena mbri ne gjysmen e punes,ne disa qytete mundet. Demokratet e par e humben me ndrim.Te mesohena nga gabimet e te parve.Te gjitha investimet e huaja behen ne Maq.Lindore ose ne Shkup,ne Maq.Perendimore cka investohet nga shteti,nji rruge qe ndertohet ne Tetove , mburena ,shtepijat e damtuara nga lufta nuk jan te ndertuara te shqiptarve edhe pse BE i ka dhene per rindertim.
--------------------------------------------------------------------------------
Xhaferi - Bashkim të Maqedonisë Perëndimore, Shqipërisë dhe Kosovës
Bashkim të territoreve shqiptare me shtetin amë, në të cilin përveç Shqipërisë, do të hynin edhe Kosova dhe Maqedonia Perëndimore, sot sërish kërkoi lideri i partisë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Ai, siç lajmëroi korrespondenti i agjencisë së lajmeve Makfaks, nga Tirana porositi se bashkimi i territoreve shqiptare në një shtet është në kontekst të zgjidhjes së çështjes shqiptare, pa të cilën nuk mund të zgjidhet kriza në rajon.
"Çështja shqiptare nuk është fiksion ose romantizëm, por realitet. Procesi i asimilimit të shqiptarëve është ndërprerë, procesi i shpërnguljeve të mëdha është ndërprerë dhe tani mbetet të shqyrtohet realiteti", deklaroi lideri i Partisë opozitare Demokratike Shqiptare (PDSH) Arbën Xhaferi për televizionin shqiptar "Klan".
Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, vallë koncepti i tij mund të tingëllojë në mënyrë ekstreme dhe të ketë pasoja mbi shqiptarët në kohën kur bashkësia ndërkombëtare përsërit se nuk do të ketë ndryshime të kufijve në rajon, Xhaferi tha se "mosndryshimi i kufijve është çështje teknike për ta parandaluar dhunën, mbi të cilën është e drejta e vetëpërcaktimit".
Ai shtoi si argument plus, se "prej themelimit të Kombeve të Bashkuara, e deri tani, mbi 180 herë kanë ndryshuar kufijt shtetërorë në botë".
Lideri i PDSH-së opozitare Arbën Xhaferi, në Tiranë merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në temën "Çështjet e problemeve shqiptare" të organizuar nga Instituti për dialog dhe komunikime.
/ 14 12 2005/V.H.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.