Letër Fatmir Limës
Shkruajnë:
Xhemil ZEQIRI dhe Fadil SHYTI
LETËR PËRSHËNDETËSE VËLLEZËRVE TË IDEALEVE ÇLIRIMTARE
KOMANDANTIT TË UÇK-së, FATMIR LIMAJ DHE USHTARËVE TË DEVOTSHËM HARADIN BALAJ DHE ISAK MUSLIUT.
Përqafime vëllazërore nga Skandinavia!
I nderuar komandant dhe ju të nderuar ushtarë të lirisë Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak Musliu!
Në pa mundësi për të ardhur në katundet tuaja dhe atje në burgun e Shevengenit, prej së largu duam t´jua shtërngojmë duart fort dhe t´i përshendesim dhe familjet tuaja fisnike, familjet që ju rritën, ju edukuan dhe ju shkolluan si bij´të vërtetë të kombit për t´ i dalë zot vetes, familjes dhe kombit, siç u dëshmuat fuqishëm duke u inkuadruar në famëmadhen Ushtri Çlirimtare e Kosovës.
Ty, Fatmir vëllai, u bëre një ndër udhëheqesit e kësaj ushtrie, prandaj aspak nuk gabuan shokët dhe shoqet kur të quajtën gjatë luftës çlirimtare, komandant "Çeliku".
Ne, që ishim larg mëmdheut tonë të dashur në ato vite të rënda u solidarizuam me luftën e drejtë të popullit tonë, sepse ju njihnim ju që ishit vu në ballë të kësaj lufte se ishit të vendosur të luftonit për lirinë Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare që mbetën padrejtësisht nën qizmet e huaja pushtuese sllave.
Ty o vëlla i dashur, me zgjuarsi dhe largpamësi me aksione konkrete në fushëbeteja i ke dhënë grushte të fuqishme armikut duke e ngritur lart e më lart në piedestalet e historisë sonë të re emrin e madh të UÇK-së së lavdishme që i tmerroi armiqtë dhe tradhtarët e vendit të shqiponjave krenare.
Gjatë asaj resistence të madhe, para dhe gjatë bombardimeve, Ty dhe shokët tuaj kacafyteshit me bishat sllave në tokë ndërsa nga ajri mbi qindra km lartësi bombardonin aleatët tanë të NATOS të cilët nuk futeshin dot në luftën tokësore.
Pra, ju or trima me fuqinë e hovit luftarak shqiptar dhe me ndihmën e vëllezërve shqiptarë të Shqipërisë së andej Drinit e thyet kufirin tek Kosharja legjendare, atë kufi-zi, që na e kishin vendosur (imponuar me dhunë ), miqtë e armiqëve tanë shekullorë në Londrën e mallkuar të vitit të mbrapshtë, 1913 dhe ky mallkim i historisë europiane u rifirmos sërish më 1992, me tendencën reaksionare se: kufiri në mes shqiptarëvet nuk do lejohet të lëvizë dot!
Por, ju shokët e legjendarit Adem Jashari e quat amanetin e tij deri në fund; duke i bërë gurët e kufirit copa copa!...
Vëlla i dashur, ne mërgimtarët pandalshëm jemi munduar kush më shumë e kush më pak, kemi bërë përpjekëje që ta ndihmojmë popullin nga aspekti politik, ekonomik dhe besa edhe me armë në dorë t´i çasemi atdheut kur qe në rrezik!
Për ato ndihma të sinqerta për të cilat konsiderojmë se ia kemi borxh popullit tonë të shumëvuajtur as jemi penduar as s ´do të pendohemi kurrë!
Ne, vetëm një brengë e kemi, sepse mendojmë që kemi dhënë pak kontribut për aq sa dëshironim të japim!...
Në kohën e lufës çlirimtare dhe më pastaj kishte dhe ka shqipfolës plan(g)prishës, mjeranë, trutharë dhe tradhtarë që dilnin me zë e vepra kundër çlirimtarëve dhe çlirimtareve, kundër atyre që u betuan në flamurin e Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemailit, kur dihet se bota na njohu botërisht vetëm me atë flamur!...
Pastaj, tani po shihet mirëfilli që pas përfundimit të luftës, që kur forcat ndërkombëtare u futën në Kosovë dhe filluan padrejtësitë ndaj popullit tonë i dalur nga lufta i lodhur dhe i traumatizuar, ne vazhduam aktivitetin politk dhe informativ nga Kopenhaga dhe Malmoja Ne, që nga fillimi i kemi vërejtur dhe për këtë e kemi ngritur zërin me gojë dhe me shkrime se: UNMIK-u, do të bëjë provokime të rënda siç qe fillimisht lejimi i fomimimit të enklavave serbe në veri dhe në zemër të Kosovës, çarmatosja e ushtarëve tanë, ndarja dhe copëtimi i ri i trojeve tona shqiptare, siç është rasti i Mitrovicës dhe ato 2500 ha (hektarë katrorë) tokë që Serbia ia dha si peshqesh IRJM-së.
Partitë "demokratike", që Serbia i lejoi të formoheshin, de fakto e kishin sabotuar luftën dhe do bëheshin shërbëtore të kolonizatorëve (pushtuesve) të rinj.
Pastaj, u pa qartë se flamurin e lirisë, pra udhëheqëjen e fitores për fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, nuk mundën ta marrin dot çlirimtarët por shërbëtorët e huaj...
Kjo, erdhi dhe si pasojë e votimit antidemokratik me lista të mbyllura nga këto parti, që e kurdisën këtë komplot me ndërkombëtarët, shkelësit më cinikë të demokracisë në Kosovë.
Nga të gjitha këto padrejtësi natyrisht si çdo atdhetarë as ne nuk mund të ishim të qetë!...
Pastaj, veprimi tepër antinjerëzorë dhe më antidemokratik i burgosjeve të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të përplasur nga gjykatat e huaja e të akuzuar me ligjet e ish-Jugosllavisë si në Kosovë ashtu edhe në Hagë, na ka shqetësuar së tepërmi; prandaj, ne kemi bërë disa protesta nëpër institucionet daneze, europiane dhe deri në OKB; për lirimin nga burgjet të bijëve më të mirë të Kosovës, që u izoluan në Hagë dhe në Dubravën famëkeqe, ku u derdhë aq shumë gjak shqiptari!...
Ne, me kohë kemi konstatuar se këto ishin komplote të kurdisura politike dhe me kohë kemi deklaruar: në Prishtinë, Dubravë dhe në Hagë, nuk po dënohen krimet, por e drejta e popullit shqiptar të Kosovës!
Atje, po tentohet të barazohen krimet e kriminelëve okupatorë sllavë, me çlirimimin e çlirimtarëve shqiptarë!
Natyrisht, duke e argumentauar me fakte të pamohueshme.
Vëllezër të dashur çlirimtarë!
Në kohën kur ju ishit atje të mbyllur si luanët në hekura; në Kosovë zhvillimet politike morën kahje tjera, pra, aspakt pozitive: padrejtësisht, popullit tonë iu ka imponuar poltika e S. Millosheviqit por, pa praninë e tij fizike.
Në Kosovë u bënë zgjedhje me listat të mbyllura si para luftës.
Në kohën e viteve 92-97, kur S. Millosheviqi u jepte të drejtë partive pacifiste të bëjnë zgjedhje ”të lira” por asesi të kërkojnë dhe të punojnë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
E njëjta gjë po bëhet tani nëpërmjet këtyre institucioneve ndërkombtare të instaluara në Kosovë.
Partitë pacifiste e në veçanti LDK-ja, po ia imponon popullit shqiptar edhe simbolet private siç janë ;hymni,flamuri dhe gjuha e re "kosovarqe" siç po tentojnë ta quajnë disa "gjuhëtarë" lokalistë.
Nëse ne veprimtarët e viteve 70-80 ta, e kemi ngritur kërkesën për Kosovën Repuplikë, ajo ka qenë strategji e përkohëshme, sepse atëbotë ashtu do të arrihej më lehtë tek ideja jonë madhore e ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
Ndërsa, tani pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, ne shqiptarët është krejt e natyrshme të dalim hapur për ribashkimin me Nënën Shqipëri.
Tani, fatkeqësisht rrjedhat politke kanë filluar të marrin rrugë të kundërta, të padëshiruara për çdo atdhetar, kanë marrë rrugën e përçarjes kombëtare!
Vëllezër të dashur idealesh çlirimtare,
Unë, jam nga Tetova dhe ua them sinqerisht se ëndërra jonë ishte të bashkohemi me Kosovën siç ka qenë dikur, para se t´i ndanin me dhunë trojet tona.
Ne sot, kurrsesi nuk duhet të pranojmë të mbesim nën veladonin e zi të vetëmashtrimit që në emër të çfardo demokracie sërish të na sakatosin fuqitë imperialiste antishqiptare por duhet të kambëgulim fort që kjo padrejtësi të përmirësohet.
Për ta bërë këtë me sukses, le të shpresojmë pa dhembje sakrificash të mëdha, ne duhet të përcaktohemi fort që ta kërkojmë të drejtën e kombeve për vetëvendosje, kjo e drejtë ne shqiptarëve na u mohua deri tani nga shtetet ballkanike dhe europiane edhe pse dihet botërisht se kjo e drejtë është e sanksionuar me ligjet ndërkombëtare e cila e lejon të drejtën e shkëputjes nga shtetet e huaja dhe bashkimin me shtetin amë, në rastin konkret pra të drejtën e kombit tonë që ta realizoj parimin madhor: NJË KOMB, NJË SHTET!
Tani, po debatohet shumë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, pra me bisedime; por, çka e bënë të rrezikshme çështjen është fakti se për grupin negociator dëgjohet zëshëm kërkesa absurde e shumë diplomatëve euro-atlantikë, që gjatë këtyre bisedimeve duhet që palët (këtu barazohen) xhelatët me viktimat; duhet të bëjnë kompromise!!!
Po e përfundojmë këtë letër me mendimin e një filozofi të madh i cili shkruante:
a do të bëjmë kompromise me kusarët?
Dhe, përgjigjej po vet!
Patjetër që do të bëjmë, por kurr që, me pretekstin e këtij kompromisi, të marrim pjesë në krim!
Vëllezër të dashur idealesh çlirimtare,
Urojmë të jeni mirë me shëndet, të jeni të pathyeshëm si kurdoherë përballë rreziqeve dhe komploteve që po i përgaditen Kosovës dhe viseve tjera shqiptare!
Gëzuar për lirimin tuaj nga burgu famëkeq i Hagës!
Ushtarit të devotshëm, Haradin Balaj i urojmë QËNDRESË dhe dalje të shpejtë nga burgu, konsiderojmë se atje mbahet padrejtësisht!
Vëlla i dashur Fatmir,
Gjatë gjykimit dhe lirimit tuaj nga burgu i Hagës; në personalitetin tuaj e shihinim personalitetin e të madhit atdhetar, Avni Rustemi kur gjykohej në Paris, për vrasjen e tradhtarit me damkë Esat Toptanit, pastaj lirimi i tij, kur u vërtetua pafajësia.
Ndërsa, në personalitetin e Haradin Balajt e shihnim titanikun, çlirimtarin shqiptar i cili për më tepër se një shekull po dënohet padrejtësisht nga shtetet sllave të Ballkanit të egër dhe nga Europa cinike dhe aleate besnike e tyre...
Ndërsa, në personalitetin e pathyeshëm të ushtarit Isak Musliu e shihnim intelektualin luftëtar shqiptar i cili qëndron i patundur përballë rreziqeve që ia solli koha-luftë!...
Kësaj letre të sinqertë si një vesë shkëlqyese që buron nga zemrat tona, më së miri i shkon urimi:
Gëzuar për lirimin tuaj!
Qëndresë për vëllaun tonë të idealeve!...
Kopenhagë-Malmë, 6-7 dhjetor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.