z.Nexhmedin Spahiu pro qeshjes së Vuk Drashkoviqit!
Rexhep Ahmeti:
z.Nexhmedin Spahiu pro qeshjes së Vuk Drashkoviqit!
(Hyrje në polemikën që po zhvillohet këto ditë në “Lajm” në mes të z.Adriatik
Kelmendit dhe z. Nexhmedin Spahiut)
Që të kjo polemikë me temë aq të madhe mos të mbetet vetëm mes dy vetësh dhe të
mos përfundojë me “fitoren” e një sulmuesi politikolog ndaj një gazetari që
opinioni e çmon të aftë, po marrim edhe ne anë lidhur me këtë temë tashmë të
problematizuar.
Me dy shkrime autoriale, njëri në www.mitrivicapress.com...=article 689, me titull
“ Pavarësia dhe Sovraniteti i Kosovës, është kërkesa më maksimaliste e mundshme”
dhe tjetri në Lajm (5/12/2005) me titull “ Pse nuk e bëre Drashkoviqin të qajë ”,
analisti politik dhe “politologu profesionist” siç e quan veten z. Nexhmedin
Spahiu, vë në fokus një shprehje psikologjike të Vuk Drashkoviqit, qeshjen
ironike të tij, të cilën z.Spahiu e ka bërë temë dhe raklamë indirekte të
qeshësit të naivitetit të politikanëve shqiptar. Edhe për lexuesin më të thjeshtë
të këtyre dy artikujve të N. Spahiut, është krejt e qart se autori i tyre
shpirtërisht dhe teorikisht është pro qeshjes politike dhe ironike të Vuk
Drashkoviqit. Për ta fshehur këtë i bie në qafë një gazetari të pafajshëm, i
gjuhet një viktime, si orli pulës, duke e akuzuar ate si fajtor të çëshjes me vend
e të “drejtë” të Drashkoviqit. Dhe gazetari Adriatik Kelmendi, njëherë me të
drejtë çuditet me këtë reagim të çuditshëm të
z.Spahija, por në reagimin kthyes (Lajmi 3/12/2005,f.4) duke e pasur fjalën për
raportin psikologjik (shpirtëror) në mes të ministrit zyrtar serb, Drashkoviqit e
z.Spahija, gazetari i atakuar i afrohet shumë të vërtetës së këtij raporti kur
shkruan: “Kot s’kan vërejtur filozofët se ka raste kur viktima fillon të dashurohet
në dhunuesin e vet. Mendojnë se duhet qeshur kur xhelati qeshën…”
Pse qeshin bashkë zotrinjtë Drashkoviq e Spahija?! Këtë e shkruan vet z.
Spahija. Ja po ia citojmë: “Ajo cfarë e bëri Vuk Drashkoviqin të qeshte ishte
ndërhyrja e z.Adriatik Kelmendit se Kosova vec ka bërë kompromisin e saj duke
hequr dorë nga bashkimi me Shqipërinë. Drashkoviqi kishte të drejtë të qeshte me
naivitetin e gazetarit kosovar, por jo vetëm të tij por edhe të një pjese të
mirë të klasës politike dhe intelegjencisë së Kosovës”!!!
Këta dy zotërinjë histerishëm qeshin me idenë dhe të drejtën legjitime të Kosovës
për t’u bashkuar me Shqipërinë! Duke ironizuar kështu patologjikshëm edhe
përkrahësit e Bashkimit dhe “naivitetin e tyre”, duke i “tërhequr vemendjen
klasës politike….që mos i bëjnë të qeshin politikanët serbë me naivitete të
tilla” si “ Pavarësia e Kosovës është kompromis” që indirekt lë të kuptohet se
Kosova ka të drejtë të Bashkohet me Shqipërinë dhe se do të bashkohet në të
ardhmen e pastaj ku po mbetet teoria e z.N.Spahiut për “kombin kosovar”!? Për të
mos ndodhur ky “naivitet” a kjo “gjëmë”, “teoriku” i “kombit kosovar” qysh sot
përhap propagandën antishqiptare dhe vëllavrasëse se edhe po të bashkangjitet
Kosova Shqipërisë ...” atëherë kosovarëve do t’u duhej të zhvillojnë edhe një
luftë që të arrijnë statusin e pavarësisë e sovranitetin të cilin e kanë në
shteg tani ” ?!!!
Po si po u arrika, sipas “politikologut profesionist” kërkesa më maksimaliste e
mundëshme Pavarësia dhe Sovraniteti i Kosovës “ ?
Edhe këtë përgjigje e jep vet z Spahija, në shkrimin në www.mitrovicapress, të
cilin e lidh me qeshjen e Drashkoviqit, kur shkruan: “Nuk I duhet kujt nënshkrimi
i Rugovës, Dacit, Kosoumit, Thacit e Surroit, por ne na duhet nënshkrimi i Bushit,
Solanës, Koshtunicës, Buckovskit, Sali Berishës e Gjukanoviqit. Na duhen
nënshkrimi I tyre I njohjes së pavarësisë së dhe sovranitetit të Kosovës ” !!!
Edhe vetëm këto citime nga shkrimet e fundit të këtij “politikologu” dhe “analisti
politik” na tregojnë se cili është opsioni kuç i z. Spahija këtu: ështe opcioni i
përjashtimit e anashkalimit të faktorit kryesor që ka të drejtë të vetëtvendos,
faktorit vendor, popullit në Kosovë dhe instrimentit legjitim të vetëvendosjes -
referendumit. Pra, në vend të referendumit të vetëvendosjes së popullit shqiptar
dhe të tjerëve që jetojnë në Kosovë, vëhet (“legjitimohet”) nga N. Spahiu
nënshkrimi i Koshtunicës, Gjukanoviqit, Buckovskit, Solanës... Gjithëçka tjetër
mund të gjesh në shkrimet e këtij
analisti dhe drejtori të RTV Mitrovicës, pos teorisë, strategjisë, taktikës dhe
psikologjisë shqiptare.(Nuk është hera e parë që ky “teorik” i “ kombit
kosovar”çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi i sheh e
“analizon” nga prizmi i strategjisë dhe politikës “akademike” shoveniste serbe.)
Kur i lexon me vëmendje këto dy shkrimet e fundit të këtij “teoriku” të teorisë
joshqiptare, zor se e lë pa ia bërë një pyetje vetes: ky far politikologu, e
analisti politik, a e ndien veten shqiptar apo jo? (Ka të drejtë edhe të mos e
ndiej. Askush me zor nuk e detyron për këtë.) Z. Spahiu mund edhe ta ketë tejkaluar
fazën kombëtare të tij dhe tani mund të jetë bërë kosmopolit. Mund ta ketë këtë
teori që e zbaton përderisa thotë në shkrimin e djeshëm (ne Lajm,datë 5/12/2005f.4)
“ Unë e them atë që e ndjej për detyrë ta them, nisur nga profesioni im si
politikolog”
T’ia lëmë kohës ta vërtetoj se për çfarë motivi thotë këso gjërash z.Spahija,
për çka shkruan artikujë e libra, për çka iu ka lejuar të ketë RTV Mitrovicë,
në mënyrë që të krijojë opinion?!! Opinion për çështjen shqipatre dhe pjesën e
saj Pavarësinë me Sovranitet të Kosvës, apo vetëm asi opinioni që aktialisht
paguhet mirë dhe është biznesi më fitimprurës që i erdhi N.Spahiut si hutit në
zgur, në bazë të Luftës së UÇK-së, misionit të së cilës ky i kundërvihet aq
ironikisht me çëshjen a la Drashkoviq e pro Drashkoviq.
Tashmë fakti se e lavdishmja UÇK, ishte betuar për çlirim të Kosovës dhe Bashkim
me shtetin amë-Shqipërinë, i takon historisë dhe është i njohur nga të gjithë ata
që nuk duan t’i mbyllin sytë dhe veshët para së Vërtetes. Ai që nuk është sot
për Ribashkim Kombëtar nuk është as për Pavarësinë me Sovranitet të Kosovës. Ai
që sot nuk mbron të drejtën kombëtare për tërë kombin shqiptar nuk mund të
mbrojë as të drejtën e një pjese të këtij kombi- të drejtën e Kosovës për
identitet të plotë shtetëror, Pavarësi me Sovranitet, e cila edhe si e
parealizuar a e palejuar edhe si e realizuar dhe e lejuar (nga bashkësia
ndërkombëtare) domosdoshmërisht shkon kah ribashkimi kombëtar. Bile, nëse tani
faktori ndërkombëtar ndalon Pavarësinë me Sovranitet të Kosovës ai vetëm se e
shpejton realizimin e Ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kohësisht dhe
objektivisht Pavarësia e Kosovës e vonon realizimin e domosdoshëm të Ribashkimit
me Shqipërinë. Nga ana tjetër edhe status quoja ekzistuese dhe
ajo që po i përgatitet (e servohet) Kosovës është e padurueshme. Dhe dhëntë
domosdoshmëria, e këtë herë mos u mashtroftë kombi shqiptar në Ballkan!
( P.S.: Autori në këtë shkrim nuk ka komentuar fare as nuk ka mbrojtur pozicionin
politk të “klasës politike” në raport më të gjërë dhe kritik, por vetëm në raport
me pikpamjet e z.N.Spahiut, i cili ka rënë edhe shumë më poshtë se pikpamjet e
tashme të “klasës politike” në Kosovë. Për qëndrimin kritike ndaj pikpamjeve
aktuale të “klasës politike” shih artikullin ”Reth filozofisë së Bashkimit
Kombëtar” që lexuesi mund ta gjej në www.mitrovicapress.com, dhe në
wwwmekuli.com, me (nën) emrin e autorit (Rexhep Ahmetit)
6 dhjetor 2005
Trepçë-Prishtinë
*Autori është përfaqsues zyrtar i Shoqatës Kërkimoro Shkencore për Shoqërinë
Civile, si dhe publicist.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.