L E T Ë R E HAPUR z.ALI AHMETIT
L E T Ë R E HAPUR z.ALI AHMETIT
I nderuar zotri kryetar!
U drejtohem me gjithë respektin e madh që ndjej ndaj jush dhe veprimtarisë suaj
politike dhe intelektuale. Vlerësoj lart kontributin tuaj të mëparshëm dhe të
tanishëm për çështjen shqiptare në përgjithësi. Me anë të kësaj letre nuk dua të
marr kohën tuaj të çmuar, prandaj do të përpiqem të jem tepër i shkurtër.
Ishte letra e djeshme e djalit të të burgosurit kumanovar Agim Behlulit publikuar në
gazetën "Fakti", që më emocionoi së tepërmi dhe më nxiti që t’u drejtohem. Kam
përshtypjen dhe bindjen e thellë se bashkëqytetari im i akuzuar dhe i dënuar nga
gjykatat maqedonase, është viktimë e inskenimeve të improvizuara, kurtheve të
montuara dhe pseudoprovave të nxjerra nën trysninë e kërcënimeve policore. Natyra,
karakteri dhe personaliteti i intelektualit të njohur ndër qytetarët e Kumanovës
është garancë e pakontestueshme se ai nuk ka mundur të ishte i involvuar në skenarët
për të cilat ngarkohet nga prokuroria. Për këtë mund të gjenden me dhjetra – mijëra
dëshmitarë. Thjesht, pa mos e zgjatur ai është viktimë e pafajshme që po vuan
dënimin e pameritueshëm për vepra jo vetëm asnjëherë e kurrë të bëra, por as edhe të
imagjinuara. Së këtejmi e shoh të udhës që t’u drejtohem me
lutje për të ndikuar me autoritetin tënd që kjo çështje të rishqyrtohet. E di dhe e
kuptoj se nuk është në kompetencën tuaj që të përziheni në çështje të këtilla, se
këto janë tërësisht çështje gjykatash, por u kisha lutur që nëse keni sado pak
mundësi të ndërhyni në zbardhjen e kësaj të vërtete. Rasti i Agim Behlulit mendoj se
nuk duhet shqyrtuar si rast i izoluar, thjesht si një fatkeqësi individuale ose
familjare e dikujt, por duhet parë nga një sfond më i gjerë. Ai është dëshmi e
gjallë prapa grilave që është bërë sinonim i gjykimeve të shumta të padrejta që u
janë bërë shqiptarëve më parë. Përmes tij janë vënë në sprovë jo gjykatat
maqedonase, sepse ato nuk dinë të skuqen, por e gjithë intelegjencia shqiptare në
Maqedoni që mund të kontribuojë më tepër për zbardhjen e rastit në fjalë.
Për fund; i nderuar kryetar! E di se para teje janë sfida shumë të mëdha në
avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në implementimin e përpiktë
të Marrëveshjes së Ohrit. Megjithatë jam i bindur se zgjidhja e drejtë e kësaj
çështjeje për të cilën insistova unë me anë të kësaj letre, do t’i bënte nder të
madh qytetit tim Kumanovës, e cila ruan thellë në gjirin e vet respektin e
pakufishëm për intelektualin e saj prapa grilave zotri Agim Behluli. Lirimi i tij
nuk paraqet vetëm gëzim në familjen e tij, por kthimi i tij në liri i jep
domethënien kuptimplote drejtësisë për të cilën u sakrifikua ky popull.
Me nderime:
Avni Avdiu

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.