Rreth filozofisë së Bashkimit Kombëtar
Rexhep Ahmeti: përfaqsues zyrtar i Shoqatës Kërkimoro Shkencore për
Shoqërinë Civile, Mitrovicë, Kosovë, tel.044 147 547, E-mail:
[adresë e fshehur]
(Më 26 nëntor 2005 në Tiranë (organizuar nga SHAIBK-u) u mbajt një Simpoziumin
Shkencor shumë i rëndësishëm me temën: Rreth filizofisë së Bashkimit Kombëtar.
Nga ky Simpozium dolën rezultate të rëndësishme kombëtare. Shoqata jonë pati
nderin të jet pjesëmarrëse e këtij Simpoziumi shkencor, për të cilin pat
përgatitur këtë ese, që po ia sjellim rtvzikut për botim.)
Rreth filozofisë së Bashkimit Kombëtar
Ontologjia e copëtuar
1. Rrezikimi (Përsëri Atdheu dhe Kombi në rrezik!)
Qenja fizike dhe shpirtërore e kombit shqiptar sot është e copëzuar ndaj edhe e
rrezikuar.
Shqiptarët e ndarë në 5 shtete, në shumë entitete dhe pa një identitet dinjitoz
të institucionalizuar, të koncentruar, të konsoliduar, të zgjuar dhe të
mbrojtur.
2. Jo legalizim të copëzimit shqiptar
Jo më ricopëtim i ontologjisë shqiptare! kur ka mundësi që të ribashkohet kombi.
Legalizimi i ricopëtimit të vjetër e të ri të kombit nga politikat zyrtare
shqiptare është krejt i paarsyeshëm. Pse Kuvendi i Kosovës në Rezolutën për
rikonfirmimin e vullnetit të popullit, nuk e rikonfirmoi edhe vullnetin e asaj
pjesëve të qytetarëve që kanë qenë dhe janë për ribashkimin e kombit? Më në fund,
pse Kuvendi i Kosovës, më 17 nëntor 2005, nuk e riafirmoi dhe legjitimoi të
drejtën e shqiptarëve të Kosovës për Bashkim me Shqipërinë?
3. Teori të jolirisë
Nëse shqiptarët sot mbesin të mbërthyer me teorinë dhe psikologjinë
“startegjike” të rezistencës më të vogël, të mosbashkimit kombëtar, që përkthyer
në gjuhën konkrete dmth. neokolonializëm modern, globalizëm gllabrues
identitetesh origjinale, atëherë po e nënshkruajnë pavetëdijshëm dhe tragjikisht
vazhdimin e ekzistencës robëruese, copëzuese për kombin. Legalizojnë kështu
robërinë e re me petk solemn.
4. Opsioni i çuditshëm i një akademiku
ose
Opsioni absurd i lëvizjes së kufijve
Se ende kemi mbetur komb jo “ në vete dhe për vete” e vërteton edhe njëherë, këto
ditë, një shkrim i një akademiku (botuar në “Epokës së e re”, më 8 nëntor 2005
f. 4 e 5 ) i cili ja çka problematizon: problematizon, apo “legalizon” një opsion
të çuditshëm të “lëvizjes së kufijve me Serbinë ” i cili është vetëm, sinonim
fshehës i opsionit për ndarjen e Kosovës apo siç e definon Qosja “ lëvizje e
kufijve mes Kosovës dhe Serbisë më në brendësi të Kosovës”
Kur një akademik që më parë kishte shkruar e mbrojtur çështjen dhe të drejtën
legjitime për ribashkim kombëtar, tani kur është domosdoshmëri që kjo e drejtë
të vëhet vendosmërisht në tavolinë për t’u realizuar aq sa është e mundur
objektivisht (edhe përmes Pavarësisë me Sovranitet të Kosovës), mu tani,
akademiku ynë jo që nuk e mbron më parimim dhe të drejtën legjitime për
Ribashkim Kombëtar, po bie edhe më poshtë se opsioni i Pavarësisë së Kosovës,
pra bie diku edhe më keq, te “ tërheqje e vijës kufitare mes Kosovës dhe
Serbisë më në brendësi të Kosovës ” !? (citim nga shkrimi origjinal i Rexhep
Qosjes, siç është botuar, aty ku e përmendëm më lartë), atëherë ku mund të bien
dhe deri ku mund të tërhiqen ata që nuk janë akademikë ?!
Të mos e dijsh apo ta harrosh se Dobrica Qosiqi, a si e quajnë “babai i kombit
serb”, qysh në vitin 1996, në një të gazetë të përditshme shqipe në Kosovë, kishte
dalur me një opsion të ngjashëm si ky i Qosjes për marrjen ose aneksimin e një
pjese të territorit të Kosovës! dhe ta anashkalosh një luftë të tërë, luftën e
UÇK-së për të mos ndodhur kjo “lëvizje kufijsh më në brendësi të Kosovës”, kjo, jo
vetëm që është më shumë se absurde por shpreh edhe një mungesë të theksuar të
imagjinatës sociologjike, juridike e psikologjike lidhur me çështje të ndryshme
territoriale në kuadrin e konfliktualitetit serbo-shqiptar.
5. Shkrimarët politika dhe çështja kombëtare
Domosdoshmëri! ruaje Kombin dhe Atdheun Shqiptar nga imagjinata letrare e
disa shkrimtarëve shqiptarë, që aq të mëdha i paskan gabimet!
6.Identiteti shqiptar në Ballkan e Evropë
Identiteti shqiptar është shumdimensional
Identiteti shqiptar është i rrënjosur, është realitet i pamohueshëm dhe që nuk do
të mund të pengohet të zhvillohet e të institucionalizohet.
7. Ideja pasnacionale
Ideja pasnacionale për ne nuk është interesante, ne ende jemi në perudhën
paranacionale. Vetëm realiteti një shtet një komb shqiptar në ballkan është
përiudha e vërtetë nacionale shqiptare.
Globalizmi evropian nuk mund të bëhet duke mohuar sot realitetet e pakalueshme
nacionale.
8. Metoda të krijimit të historisë
Historinë sot e bëjnë më pak ata që duken e më shumë ata që nuk duken nëpër skenën
mizerable të jetës sonë politike. Prapaskena kombëtare shqiptare e lëvizë më shumë
dhe duhet ta lëvizë edhe sot me forcë skenën politike shqiptare. Kështu më së
shumti sot mund të krijohet historia.
9.Bisedimet dhe metafizika
Mos bisedimet aktuale për Kosovën po e shpiejnë ate drejt një skllavërimi
politik vulletar kur kemi parasysh gjithë këtë mungesë të vetëdijes
kombëtare, politike juridike e historike të zyrtarëve tanë apo të politikajve
parcializues që aq shumë po e harrojnë identitetin kombëtar?
Kjo është filozofi politike abstrakte, është metafizikë që kthen prapa dhe jo
dialektikë që shpie përpara kauzën tonë kombëtare.
Politikanët abstarkt dhe metafizikë zhvlerësojnë aksiologjinë kombëtare,
ngushtojnë hapsirën e kohën shqiptare duke blerë kohë per vete dhe duke ia
vjedhur ate kombit. Kjo politikë po e dëmton dhe do të dëmtojë shumë ontologjinë
dhe fenomenologjinë e njësisë shqiptare. Ai që nuk është, mu sot, për ribashkim
kombëtar nuk është as për Pavarësi me Sovranitet për Kosovën.
10. Serbizimi i Evropës apo lirimi i asaj nga ai?
Po ta përkrahë ende Evropa Serbinë kundër realizimit të drejtave legjitime të
qytetarëve të Kosovës do të vazhdojë kështu serbizimi i Evropës dhe
kundërvenia e shqiptarëve kundër këtij serbizimi.
KRITERE TË ORGANIZIMIT SERIOZ KOMBËTAR
Shoqata jonë ka disa kritere që mendojmë se duhet t'i ketë çdo organizim
serioz aktual në Kosovë dhe në hapësirat shqiptare.
Ndër këto kritere këtu do të përmendim:
-Qëllim (program) të qartë kombëtar dhe strategji e taktikë shkencore për realizimin
e këtij qëllimi duke pasur parasysh rrethanat konkrete dhe kohën në të cilën gjendet
kombi shqiptar,
- Se mjetet për realizimin e këtij qëllimi nuk e arsyetojnë qëllimin: nëse mjetet
nuk janë morale dhe kombëtare, por keqpërdoren për qëllime klanore dhe personale,
atëherë komprometojnë edhe qëllimin e çdo organizimi “kombëtar”,
- Se asnjë organizim i vërtetë kombëtar nuk duhet të lejojë vetes aventuralizëm në
veprimtarinë e vet, por duhet flakur nga vetja të gjitha dobësitë apo sëmurjet e
deritashme të organizimeve të mëparme shqiptare të cilat nuk na shpurën deri te
realizimi i misionit tonë kombëtar,
-Se organizimet joserioze komprometojnë edhe të ardhmen e Lëvizjes sonë Kombëtare
dhe sukseset e saj,
-Se më mirë është të mos kemi fare organizim se të bëhemi gazi i botës me këto
“organizimet” tona,
-Se çdo organizim kombëtar (legal a ilegal qoftë) është e domosdoshme të jetë
origjinal shqiptar, i pavarur dhe i pa manipuluar nga asnjë fuqi (shtet) jashtë
shqiptare,
-Se çdo organizim shqiptar kombëtar duhet të ruhet nga keqpërdorimet financiare, të
cilat janë viruse të rrezikshme dhe mund t'i shndërrojnë organizimet joserioze
kombëtare në piramida fitimi klanor dhe personal, biznes me fatet e Kombit dhe
atdheut,
-Se çdo organizim i tashëm dhe i ardhshëm kombëtar shqiptar duhet të ruhet nga
dobësi të ndryshme të shumta të brendshme, të cilat po mos të eliminohen me kohë
mund të bëjnë që organizimin që nuk mund t'i flakë ato, e sidomos udhëheqjen e tij,
ta dënojë historia siç ka thënë i madhi Hasan Prishtina. Ai organizim që nuk i
përmbahet parimit të Hasan Prishtinës lidhur me gjykimin e të ardhmes, pra me
dënimin e historisë në raport me veprimtarinë teorike e praktike, propagandistike e
reale vepruese të tashme, më mirë është të mos ekzistojë fare se sa ta pengoj (qoftë
kjo edhe pavetëdijshëm, pra qoftë edhe gand, siç shprehemi ne në Kosovë) të ardhmen
e kombit.
(Letra që i dërguam më 28/9/2005 SHAIBK-ut)

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.