SHQIPËRIA ME KAZINO DREJT DEKADENCËS APO DEMOKRACISË?

2005-12-05 · Forumi historik RTVZIK · 2 përgjigje të ruajtura

DEMOKRACIA NË VEPRIM
Prof.Dr. Mehdi HYSENI



SHQIPËRIA ME KAZINO DREJT DEKADENCËS APO DEMOKRACISË?


* I vetmi sinonim i demokracisë është humanizmi njerëzor, drejtësia dhe barazia
në praktikë për të gjithë popujt e botës njësoj, e jo as socializimi i dështuar,
as parakapitalizmi i imponuar “vullnetar”, të cilët në historinë e tyre të
derisotme kanë provuar se janë të kursyer në njohjen e të drejtave të barabarta
demokratike dhe të vetëvendosjes popujve dhe vendeve të vegjël siç janë shqiptarët
dhe Shqipëria ende e kolonizuar në Ballkan, përkatësisht në zemrën e Evropës së
integruar dhe demokratike (!)

* * *

S’ka dilemë se Shqipëria dikur ishte e varfër ekonomikisht, por ishte e
shëndetshme fizikisht, dhe e qetë shpirtërisht ngase nuk kishte sëmundje të
llojllojshme ngjitëse..., : vjedhje, plaçkitje, dhunime, banditizëm, krim, as
trafikim të organizuar të asnjë lloji, vrasje, as krime në pikë dite të qytetarëve
nga ana e gangsterëve me maska, as pa maska të nëntokës, as të mbitokës të
“kazinove demokratike”, por kishte sigurinë dhe lirinë e plotë për të gjithë
qytetarët dhe për territorin e saj. Ndërkaq, këtu e 16 vjet më parë (1990-2005) me
instalimin e demokracisë së importuar (me prostitucion, me drogë, me mafia, me
sekte të ndryshme fetare dhe antifetare, me sida...,etj.) në Shqipëri po ndodhin
dukuri paradoksale, që nuk kanë asnjë fije ndërlidhjeje me nocionin e
demokracisë, as të zhvillimit të reformave ekonomike, demokratike, as politike e
as kombëtare. Në këtë kontekst, duhet të shikohet edhe legalizimi i kazinos në
qendrën e ashtuqujatur “Taiwan” të Tiranës, cila siç
bëri të ditur “Balkanweb” i datës 4 dhjetor 2005, pritet të fillojë nga puna së
shpejti ngaqë të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë, priten vetëm “klientët”
e tij.

Çfarë turpi! Çfarë kontrasti! Shqipëria, vendi i varfër dhe më i prambetur në
botë hap kazino të huaja për interesa të huaja dhe të grupeve, të klaneve të
ndryshme mafioze dhe trafikante të politikës së brendshme!? – Me të drejtë
shtrohet pyetja kujt i duhet një politikë dhe politikanë të tillë sikurse Sali
Berisha dhe Fatos Nano, regjimet e të cilëve jo që se ndërtuan, as se përparuan
vendin sipas skemave shabllone dhe të deklaruara demokratike të “shoqërisë së
hapur”, por janë duke çuar drejt katastrofës së pafund të shthurjes së vlerave
kulturore, kombëtare dhe shtetërore. Këtë e dëshmojnë edhe 16 vitet e shkuara, të
brishta, më të zeza në historinë e Shqipërisë: - Mbi 1 milion shqiptarë e kanë
braktisur Shqipërinë, si rrjedhim i papunësisë, i “lulëzimit” të kriminilatiteti
dhe të korrupsionit të organizuar; i pasigurisë, i varfërisë dhe i mjerimit në të
gjitha poret e jetës së “shoqërisë demokratike”. Kjo është fatkeqësi dhe dhimbje
e madhe, por e vërteta është kjo se
Shqipëria gjatë 16 viteve të shkuara, më tepër ka shkuar drejt dekadencës së
shfrenuar sesa drejt demokracisë reale, të pemtuar nga titullarët e “shoqërisë së
hapur”. Sistemi demokratiko-socialist i tandemit Berisha-Nano, nuk mund të
kulaifikohet si “bërthamë pozitive” e demokratizimitmit, as e reformimit të
shqoqërisë shqiptare të sotme, e për tepër të mburret me ndonjë vepër të dobishme
me interes të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit shqiptar (përpos disa
kilometrave asfalt dhe të disa rrokaqiejve, të ndërtuar në Tiranë nga firma të
ndryshme të dyshimta serbo-greko-maqedone sllave, arabe etj., të cilat edhe sot, me
tregtinë dhe me biznbeset e tyre të dyshimta mbizotërojnë tregun dhe ekonominë e
përgjithshme të Shqipërisë).

S’ka dilemë se për ata që e kanë parashikuar dhe kanë financuar, që kjo kazino të
hapet në Tiranë, do të jetë me leverdi dhe me interes të jashtëzakonshëm. Mirëpo,
shtrohet pyetja sa kjo kazino do të jetë në fokus dhe interes jetik të Tiranës
dhe të qytetarëve të saj, kur dihet se papunësia është rreth 50%. Athua, më mirë
do të ishte që qeveria shqiptare, në vend të “inaugurimit” të kësaj kazinoje të
importuar, të ndërtonte ndonjë fabrikë buke apo ndonjë spital modern për
rehabilitimin e sëmundjeve infektuese nga “shoqëria e hapur” konsumatore, që e
kanë pllakosur popullin këtu e 16 vjet më parë, si rrjedhim i varfërisë, i
vjedhjes, i plaçkitjes, i shfrytëzimit, i mashtrimit, i kontrabandimit etj. si
pasojë e qeverive demokratike-socialiste të Sali Berishës dhe të Fatos Nanos, të
cilat Shqipërinë e kanë shndërruar në një plaçkë të madhe të tregut të huaj
ilegal kontrabandist, që ndrydhë pamëshirë çdo gjë që është me frymë dhe me vlera
të paçmueshme kulturore dhe kombëtare
shtetërore shqiptare, në emër të demokracisë së rreme të importuar; në emër të
kazinove demokratike të sistemeve të ndryshme të kalbura borgjeze reaksionare me
premisa të epokës së parakapitalizmit, tanimë të perënduar dhe të harruar për
interesat neokolonialiste të sistemit të neoliberal të “shoqërisë së hapur”.

Tirana, as Shqipëria nuk kanë nevojë për kazino, as për bordele të ndryshme, që
janë sinonim i degjenrimit dhe i dekadencës të një shoqërie të kalbur boregjeze të
restauruar, por kanë nevojë për ujë, për bukë, për dritë, për punë, për
ekzistencë, për liri, për drejtësi, për edukim dhe arsimim të shëndoshë kombëtar
shqiptar, për siguri, për përparim të gjithanshëm, si dhe për mirëqenie ekonomike,
politike, demokratike të mirëfilltë.

Edhe unë, sikurse shkrimtari ynë i famshëm, Ismail Kadare nuk kam se si të
pajtohem me vendimin dhe me pëlqimin e qeverisë së Sali Berishës që në zemër të
Tiranës, përkatësisht të Shqipërisë, të hapet një kazino e huaj për interesa
polivalente të huaja. Tirana e as qytetet e tjera të Shqipërisë nuk kanë nevojë
për ndërtimin e infrastrukturës së kazinove, as bordeleve të huaja, sepse ato janë
kanceri i pashërueshëm i shoqërisë shqiptare dhe demokratike. Tirana nuk ka nevojë
për kultura, as për multikultura të huaja dekadente, por ka nevojë për kultivimin
dhe mbrojtjen me çdo kusht të identitetit të saj etnik, kulturor, kombëtar dhe
demokratik shqiptar.

Zotërinjtë e dëgjueshëm dhe të disiplinuar të “shoqërisë së hapur”, Sali Berisha
me garniturën e tij të shtirur demokratike, si dhe Fatos Nano me garniturën
socialiste prosllave, duhet ta kenë të qartë se një popull (sikurse që është rasti
me popullin shqiptar të Shqipërisë), që lufton për bukë, për ekzistencë, për liri,
si dhe për t’u çliruar nga pushtimet e huaja serbosllave dhe fashsitoide të
“liberalizmit modern”, nuk ka të drejtë morale, njerëzore e as kombëtare, që hiq
bile, të mashtrohet në hapjen e salloneve dhe të kazinove degjeneruese të
metropoleve të Romës, të Parisit, të Taiwanit, të Singapurit ...,etj., sepse ato
janë “produkte të domosdoshme” të shoqërive të vendeve më të zhvilluara,
protagonistët dhe titullarët e të cilave nuk luftojnë për bukë, për strehë dhe
për sigurimin e së drejtës së jetës, sikur që është rasti me shqiptarët në të
gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, por luftojnë për ahengje dhe për shfrenim ,
se nuk kanë forma të tejra se si t’i
boshatisin xhepat e tyre të majmë, të fituar nga sundimi dhe shfyrtëzimi i
paligjshëm i të tjerëve, pavarësisht nga shtrirja e tyre hapësinore në Azi, në
Afrikë, në Evropë, në Ballkan a në Amerikën Latine.

Mos të gënjehemi, as mos të mashtrohemi se një shtet (sikurse ky i Sali Berishës
dhe i Fatos Nanos, që në esencë është shndërruar në “një oazë” të kazinove të
huaja për shuarjen e etjeve të huaja dhe të interesave mafioze të kastës politike
demokratiko-socialiste me prirje mikste anarko-liberlaiste dhe individualiste), që
nuk mund t’iu krijojë kushtet normale të jetesës së qytetarëve të tij, ai nuk mund
quhet shtet i mirfilltë, as demokratik, as kombëtar, por shtet kukullë, i
dirigjuar nga “gangsterët” e huaj të nëntokës dhe të mbitkoës, që luftojnë për
realizimin e interesave të tyre, e jo të atyre, as të shqiptarëve, të cilët qe 16
vjet, duke pritur frytëzimin e “demokratizimit” dhe të “reformimit ekonomik” të
premtuar, kanë fituar vetëm “statusin ndërkombëtar” si klientë përhershëm të
shoqatave të ndryshme humanitare, fetare dhe sektare, pa ekzistencë, pa zhvillim,
pa siguri dhe pa ardhmëri të njëmendtë sikurse popujt e tjerë, si rrjedhim i
politikave mashtruese dhe
shfyrtëzuese e anarkiste të regjimeve despotike anitkombëtare shqiptare të Sali
Berishës dhe të Fatos Nanos.

Fundja, e gjithë ajo që ka ndodhur dhe, ende po ndodh në Shqipëri, nuk ka lidhje
me sistemin e demokracisë, as të qytetërimit të njëmendtë, por me hajdutëri, me
krim, me banditizëm, prostitucion, plaçktije dhe shfrytëzim, dukuri negative këto,
që popullit po i imponohen si “vlera dhe rezultate demokratike”!? – Përkundrazi,
“vlerat+rezultate demokratike” të regjimeve politike Berisha – Nano, shprehur
thjesht, janë vetëm një mitologji, një utopi, një gënjeshtër, një mashtrim, një
tradhti mbi shoqërinë e lirë demokratike dhe kombëtare shqiptare. Të gjitha
“instrumentet justifikuese” të kësaj filozofie mitologjike janë të kapshme vetëm
për “arkitektët” e tyre si në sfondin e brendshëm të kombtares shqiptare, ashtu
edhe në atë të sferës ndërkombëtare.
__________________________________

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-12-16

njatjeta !
ore byrazer po edhe kazinot jane pjese e asaj loje qe e deshet ju mbi kapitalizmin.
Kapitalizem =kazino=shtypje e klases se pasur klasen e varfer =borgjezi kapitalizem.
C'menduat ju se sistemi kapitalist eshte lule.
lete bejne c'te duan pasi ju i perkrahet te shembin nje sistem tani le ta hane nje tjeter .
Eshte mesuar populli!

Përgjigjja 2 · 2006-02-19

ore byrazer
skuptova se c lidhje ka Kazino me sistemin.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.