VDEKJE E KURDISUR ME SAHAT
Beqir ELSHANI
VDEKJE E KURDISUR ME SAHAT
Më 25 prill 1990 militanti i çlirimit të Kosovës nga perandoria e kuqe
serbosllave, militanti i lirisë, Fadil Vata, pas një sëmundje të shkurtër
vdiq në spitalin e Bazelit në Zvicër. Siç dihet, pas demonstratave
revolucionare për Kosovën Republikë në vitin 1981, etika mjekësore në
Jugosllavi ra në shifrën zero. Prandaj mjekësia dhe drejtësia ligjore ishte
vu plotësisht në shërbim të gestaposë serbe në krye me UDB-ën destruktive.
Fashizmi serb ishte ashpërsuar, prandaj të burgosurit dhe ushtarët shqiptarë
i torturonte me metoda të ndryshme dhe të veçanta në fushën e
kriminalistikës në botë. Një ndër ato krime dalloheshin rastet e vrasjes së
Fazli Greiçevcit, Zija Shemsiut, Xhemajli Berishës, Fadil Vatës, Aziz
Këlmendit dhe shumë e shumë rekrutëve tjerë, me anën e së cilës makineria
serboçetnike nuk do të ndalet kurrë, për të cilën do të shprehet edhe
kryevepra e burgut shumëvjeçar - Adem Demaçi se nuk ndalet Serbia pa e
ndalur. Nga torturat e njëpasnjëshme të rënda dhe qëndrimit afatgjatë në
qelitë e errëta në burgun “Cërvena Zvezda” (Ylli Kuq) në Beogradin e njohur
me konferencat e vendeve të ashtuquajtura të painkuadruara, luftëtari i
lirisë, Fadil Vata, sëmuret rëndë dhe hospitalizohet. Megjithatë, në vend se
Fadili të shërohet sipas betimit të Hipokratit, me anën e rrezatimit
vdekjeprurës nga ana e xhelatëve mjekë të Beogradit, fiton kancerin dhe pas
disa vitesh vdes. Pa dyshim se vrasja e Fadilit ishte një nga ato vdekjet e
kurdisura me sahat, që drejtohej nga UDB-a famëkeqe me kryeqendër në
Beograd. Prandaj me të drejt mund të thuhet se Beogradi ishte metropol
evropian për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare, por edhe motropol i
armeve kimike për helmimin masovik të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla.
Nuk mjafton të thuhet vetëm qeli, pa përshkruar edhe qëllimin e saj fashist,
që ishte krijuar për të shkatërruar të burgosurin shqiptar si në pikëpamje
shpirtërore, ashtu edhe fizike. Qelia, ku mbylleshin të gjithë
revolucionarët shqiptarë, ishte fjala e fundit e ekstremizmit të gestaposë
jugosllave, atje rrallë çilej kapaku i derës së hekurtë. Siç dihet, qelia
kishte lagështinë, ishte e errët, e ftohtë dhe pa kushte higjienike, prandaj
shovinistët serbë shkonin aq larg saqë i thonin biruci i shqiptarëve. Kjo
fjalë e fundit kishte depërtuar edhe në fjalorin politik të hyzmeqarëve
shqiptarë, të cilët, gjithë trimave shqiptarë që kërkonin Republikën e
Kosovës u kërcënoheshin me ”birën e miut”, e cila paguhej me groshën turke.
Prandaj në vend se pushtetarët e mjerë shqiptarë të qanin për vëllezërit dhe
motrat e tyre, për bijtë më të mirë të Kosovës, që torturoheshin dhe
mbyteshin nëpër burgje të panumërta jugosllave, i këndonin marrisë
serboçetnike. Nëse një epidemi përhapet, ndërmirren të gjitha masat
mjekësore për mbrojtjen e banorëve, përkundrazi Lidhja Komuniste e
Jugosllavisë, jo që nuk e pengoi përhapjen e reaksionit serbomadh kundër
Kosovës, por e stimuloi me të gjitha mjetet për ndjekjen dhe vrasjen e
qytetarëve shqiptarë.
Fadil Vata ishte luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës nga prangat
kolonialiste të Jugosllavisë serbe. Fushëbeteja e tij në luftë kundër
gjakatarëve serbë dhe shërbëtorëve të tyre ishte në Prishtinë. Atje duhej
hequr koka e kentaurit serbosllav. Janë disa shenja ndërkombëtare që
shurdhanët i përdorin për komunikim, prandaj për Prishtinën përdoret shenja
e hapjes së gishtave të duarve në formë të hapjes së petlave të trëndafilit.
Megjithatë kjo shenjë nuk ka të bëjë fare me tëndafilin e kuq, por ka të
bëjë me demonstratat tradicionale dhe të zjarrta të Prishtinës heroike.
Kështu që Prishtina ishte qytet i vetëm evropian me simbolin e protestave të
mëdha dhe të shpeshta kundër hordhive serbosllave. Prandaj ashtu siç e
njohim ne Austrinë, të cilën në prag të Luftës së dytë Botërore e pushtoi
Fashizmi Gjerman, e njohin ndërkombëtarët Kosovën, e cila qysh në Kongresin
e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në
vitin 1913 iu dha serbomalezezëve. Ndarja tragjike e Kosovë nuk përfundoi me
kaq, sepse një pjesë e Kosovës iu dha edhe sllavomaqedonasëve. Copëtimi dhe
mbicoptimi bëhej sa për ta zvogëluar rezistencën kombëtare shqiptare për
çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin amë - Shqiperinë.
Një ditë në Therandë arriti redaktori i gazetës ”Shkëndija” dhe veprimtari
kombëtar, Prof. Beqir Berisha. Ai kishte ardhur për t’i shprehur ngushëllime
familjes Vata. Prandaj unë e shoqërova dhe së bashku udhëtuam për
Sallagrazhdë. Sapo autobusi kaloi lumin e vrullshëm të pranverës, që vinte
nga bjeshkët e larta të Sharrit krenar me dëborë, shokut tim i tregova se
hymë në Sallagrazhdë. Udha në drejtim të shtëpisë së babait të Fadilit,
Nebih Vata, kishte plotë njerëz që prisnin miqtë për ngushëllime. Në krye të
udhës, skaj shtëpisë, qëndronte një tavolinë e vogël me portretin e
dëshmorit Fadil Vata. Në fletoren e kujtimeve të dëshmorit, më parë shënoi
Beqir Berisha, pastaj shënova edhe unë për të dytën herë. Ndërkohë që ne
nderonim me ngritjen e grushtit revolucionar militantin e lirisë, Fadil
Vatën, një kolonë e gjatë burrash pritnin hyrjen tonë në drejtim të odës. I
tërë katundi ishte bërë odë për pritjen e miqve për ngushëllime.
Sallagrazhda ishte bërë kryeqendra e përkohëshme e Kosovës kreshnike, sepse
vinin shqiptarë nga të gjitha anët e atdheut, përveç Shqiperisë mëmë, me të
cilën na ndante kufiri i dhunshëm me makinerinë e rëndë ushtarake. Kufiri i
zi në mes të tokave shqiptare është vendosur me ndihmën e forcës diplomatike
të Evropës, siç këndon rapsodi popullor, Dervish Shaqa, “Kjo Evropa zemër
katile, Shqipnisë sonë ia bani me hile”. Prandaj populli shqiptar ende duhet
derdhur gjak për heqjen e kufirit të dhunshëm. Tani Theranda ishte bërë
qyteti më i rrethuar në botë, mbushur me policë e paramilitarë serbë, plotë
me tanke e pizgauerë dhe me ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, pa
përmendur fluturimin e aeroplanave supersonikë të APJ-së, të cilët zhurmonin
dhe gati sa nuk preknin majat e plepave të fshatit. Përgjatë udhës qëndronin
kokat e ngjeshura të fashistëve serbë në formë të robotit, i ngjanin
pikturës “3 Maj 1808” të piktorit spanjoll Francisko Goja.
Bujqit tregojnë se kali e njeh frikacakun, prandaj nuk e pranon t’i afrohet
për ta shaluar. E njëjta gjë ishte edhe me disa njerëz, të cilët nuk kishin
guxim ta nderonin dëshmorin e lirisë: qoftë me grusht, qoftë me dy gishtat e
fitores që ishte përhapur në mbarë Evropën. Pasi dolëm nga oda, pamë disa
qytetarë, të cilët nuk guxonin të shtrëngonin plotësisht grushtin, kurse
disa të tjerë gishtat e fitores nga frika i mbanin të kërrusur. Redaktori i
“Shkjëndijës” dhe recensenti i “Alternativës” revolucinare në Lubjanë, Prof.
Beqiri Berisha, reagoi se këta njerëz, që sot nuk kanë guxim të ngritin as
grushtin, as dy gishtat, si do të guxojnë nesër të ngjiten maleve me pushkë
në dorë për çlirimin e Kosovës nga bishat serboçetnike.
Të nesërmen shkova në detyrë, në Bibliotekë erdhi Prof. Ramadan Shala për të
huazuar një libër. Siç dihet pjesa më e madhe e punëtorëve të industrisë së
gomës “Ballkani” dhe të mbarë komunës së Therandës, ka dalë nga duart e
pedagogut shumëvjeçar, Prof. Ramadan Shala, dhe një ndër nxënësit e tij ka
qenë edhe militanti i lirisë, Fadil Vata. Disa punëtorë hynë në bibliotekë
dhe shprehën paknaqësinë e tyre rreth nderimit të dëshmorit Fadil Vata në
Sallagrazhdë, thanë se ishin kundër nderimit me grushtin e Enver Hoxhës, dhe
kinse kështu nuk na do Evropa Perëndimore. Profesor Ramadan Shala i tronditi
me qëndrimin e tij stoik, duke u thënë se këtu nuk duket asgjë e keqe.
Pastaj vazhdoi të spjegojë se nderimi apo përshëndetja me grusht nuk është i
Enver Hoxhës, ashtu siç nuk janë as gishtat e fitores. Me grusht
përshëndeten edhe në Amerikën Latine, dhe në shumë shtete kapitaliste, që
luftojnë për liri, pastaj shtoi se në demokraci secili ka të drejtë ta
nderojë si të dojë. Mirëpo halli ishte se grushti iu kishte bërë kompleks
disfatistëve, prandaj e quanin grushti i enverizmit. Turma zhurmëtare duke
mos hasur në parkrahjen e pedagogut të vjetër, nga duart e të cilit kishin
dalur nxënës të aftë dhe trima si Fadil Vata, por edhe shkarravina, siç
shkruante poeti Rexhep Hoxha. Kishte ardhur një kohë euforike, siç thotë
anekdota u bë veza të mësojë pulën, prandaj ish-bartësit e stafetës
burokratike të Titos donin të na këshillonin se si duhet nderuar atdhetarët,
të cilët vite me radhë kishin luftuar për çlirimin e Kosovës nga kolonizmi
serb. Malme, 28 Nëntor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.