“EXIT DIPLOMACY” E SALI BERISHËS

2005-11-29 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

BAROMTERI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

“EXIT DIPLOMACY” E SALI BERISHËS
NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA!?

Sigmund Frojdi (1856-1939), në veprën e tij “psikoanaliza” me të drejtë ka nxjerrë
përfundimin logjik se “frika nuk ka ilaç”! Si duket, edhe doktori Sali Berisha me
kohë e paska kuptuar drejt këtë konkluzion shkencor të babait të psikoanalizës,
shkencëtarit të famshëm vjenez me origjinë hebreje, sepse ndryshe, si
kryeministër i qeverisë shqiptare nuk do të kishte pohuar se : “Kosova nuk duhet
të bashkohet as me Shqipërinë as me Serbinë. Ajo duhet të kërkojë pavarësinë e
vetme.” (BallkanWeb, 28.11.2005).

Pavarësisht, nga ky opinion “i hollë diplomatik” i kryeministrit S. Berisha,
Kosova, po qe se ka fatin të pavarësohet nga Serbia, s’ka dyshim se një do të
bashkohet me Shqipërinë Etnike. Kjo është e natyrshme dhe plotësisht e
jujstifikueshme. Këtë domosdoshmëri të kohës e kanë parasysh edhe miqtë edhe të
gjithë armiqtë e ribashkimit gjithëshqiptar. Pse them kështu, sepse kjo është
plotësisht e qëndrueshme dhe e besueshme ngaqë Kosova është territor i
Shqipërisë Etnike e jo i Serbisë, as i Malit të Zi. Kështu që, si salihët, si
shkelzenët, si maliqët, si fatosët, si brahimët, si dacët e si vetulloshët...,
etj, në Prishtinë dhe në Tiranë, duhet ta kenë të qartë se me “simulimet” e tyre
apolitike dhe antidiplomatike në temën “antibashkim”, vetëm se do të
kompremetohen pa nevojë si para opinionit të tyre, ashtu edhe atij ndërkombëtar,
sepse askush nuk do t’i “vërë në pullë”, se e përqafojnë apo e shkelmojnë
“antibashkimin” e rekomanduar nga disa ekspertë të GNK-së etj.
Rekomandimi se “nuk ka bashkim të Kosovës me Shqipëri”, është futur me qëllim në
disa “projekte ndërkombëtare”, që para kohe prejudikojnë se ç’do të ngjet me fatin
e pavarësisë së Kosovës. Shkurt, ato e përjashtojnë optimizmin se Kosova, do të
fitojë pavarësinë e plotë(!?) Pra, si në kuptim të përgjithshëm, ashtu edhe në atë
të veçantë politiko-diplomatik e juridik, edhe ky “rekomandim”, duhet të kuptohet
njësoj sikurse paragrafi i Rezolutës 1244 për Kosovën i KS të Kombeve të
Bashkuara, se “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”. Të dy këta “paragrafë”
të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare emërues të përbashkët kanë-kontestimin
e pavarësisë së plotë të Kosovës, që do të jetë objekt i bisedimeve të ardhshme
serbo – shqiptare në “tryezat e gjelbra” diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare.

Duke qenë se serbët nuk kanë argumente të tjera të vlefshme për të vënë në
pikëpyetje pavarësimin e Kosovës, sepse mjaft e kanë “kullotë” si koloni të tyre
qe më se 100 vjet, atëherë, në vend të tyre, do të shërbehen me parulla
politike fiktive të “specialistëve kosmopolitë” ndërkombëtarë të këtyre
“paragrafëve” të theksuar, si dhe me përrallat e rreme mitologjike të Kishës së
tyre ortodokse , se po qe Kosovës, do t’i njihej statusi i pavarësisë, ajo
menjëherë do bashkohej me “Shqipërinë e Madhe”, krijimi i së cilës do ta
“destabilizonte” Ballkanin. Kësaj floskule politiko-propagandistike mund t’i
kenë besuar vetëm “idhujt” e dikurshëm të carizimit, të fashizmit dhe të
komunizmit të frontit ortdoks ruso-serbo-sllav, të cilët plot 100 vjet me forcën
dhe me ideologjinë e tyre të sistemit gjenocidal kolonialist e kanë shfyrtëzuar
dhe djegur Kosovën, ashtu si u ka konvenuar atyre në “tregun” e tyre të
përbashkët aniticivilizues dhe antiperëndimor. Të njëjtat aspirata për të
rikthyer Kosovën në ambrellën e sovranitetit kolonial serb, Beogradi dhe Kisha
Ortodokse i ushqen edhe tani, mirëpo, këtë “llogari pa hanxhiun” kësaj here do t’ua
prish Amerika demokratike me aleatët e saj evroperëndimorë, e cila nuk do të lejojë
më, që Kosova të rikthehet nën “saçin e skuqur” të hegjemonizimit kolonial
serbomadh, pavarësisht nga “krrokatjet” e sorrave trishtuese dhe ndjellakobshme të
zeza të Kishës Ortodokse Serbe, se “Kosova është djepi dhe shpirti i Serbisë”(!)

Pavarësisht se me çfarë “ëndërrash mistike”, do të shërbehet delegacioni serb në
bisedimet e ardhshme ndërkombëtare, duke e akuzuar pa mbulesë palën shqiptare, që
tash politika zyrtare e Boshtit Tiranë-Prishtinë (në bazë të Platformës së tyre
të përbashkët), duhet ta përkujtojnë Beogradin zyrtar, Kishën Ortodokse Serbe, si
dhe të gjitha qendrat e vendosjes së politikës ndërkombëtare, se nëse Kosovës,
do t’i mohohet njohja e pavarësisë së plotë (që nënkupton shkëputjen territoriale
dhe administrative nga sovraniteti kolonial i Serbisë gjakatare), gjë kjo do të
ishte në kundërshtim të plotë me dispozitat e Kartës së OKB-së dhe me normat së
drejtës ndërkombëtare, atëherë opcioni i dytë i platformës politike të
delegacionit shqiptar, duhet të jetë patjetër RIBASHKIMI I DOMOSDOSHËM I KOSOVËS
ME SHQIPÊRINË.

Pavarësisht nga “alergjia” serbo-ndërkombëtare, ndaj ribashkimit shqiptar,
Shqipëria nuk ka më asnjë arsye pse të “taktizojë” ose të “simulojë” në disfavorin
e pavarësisë dhe të bashkimit të Kosovës, sepse ka ardhur çasti i fundit, që ta
thotë vërtetën se Kosova është provincë e Shqipërisë. Këtë të vërtetë diplomacia
dhe politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë, duhet ta mbrojnë me të gjitha
mjetet diplomatike në bisedimet e ardhshme me palën serbe dhe ndërkombëtare,
që do të mbahen në Vjenë apo në ndonjë kryeqytet tjetër të Evropës a të Amerikës.

Një përcaktim i këtillë “konfuz” i premierit shqiptar Sali Berisha, shprehur
antidiplomatikisht nuk i konvenon as Kosovës, as Shqipërisë. Këtë e ka provuar
edhe tragjedia e derisotme 100-vjeçare e ndarjes së Shqipërisë Etnike
(1912-1913). Prandaj, kjo deklaratë zyrtare e Sali Berishës, dhënë gazetës së
përjavshme vjeneze “Profil”, nuk mund të konsiderohet vetëm si çështje individuale
e tij si shtetar i Republikës së Shqipërisë, por duhet të jetë çështje e gjithë
shqiptarëve në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike. Ia kuptoj “hallin” Sali
Berishës pse ka qenë i “shtrënguar” ta deklarojë “mosbashkimin” e Kosovës me
Shqipërinë, duke shpresuar se një “taktikë” e këtillë diplomatike, do të ndikonte
në përshpejtimin pozitiv të njohjes së pavarësisë së plotë të Kosovës nga ana e
bashkësisë ndërkombëtare. Mirëpo, problemi kolonial i Kosovës është shumë më i
thellë dhe më kompleks në kontekstin e relacioneve të diplomacisë ndërkombëtare.
Prandaj, është gjë e kot dhe, madje edhe
qesharake, që zyrtarët shqiptarë, të dalin në opinionin publik me deklaratat e tyre
“antibashkim”, sepse ato fare nuk do të arrijnë objektivin e tyre në qarqet e
diplomacisë ballkanike, as evropiane. “Rekomadnimin” e mosbashkimit të Kosovës
me Shqipërinë, duhet kuptuar vetëm si një manovër eksperimentuese të disa
faktorëve ndërkombëtarë, që kanë për qëllim ta ndërlikojnë edhe më shumë deri në
skajshmëri zgjidhjen e drejt dhe përfundimtare të statusit juridiko-politik të
Kosovës. Fundja, pozicionet e popullit shqiptar të Kosovës janë të qarta që nga
viti 1990 (Deklarta Kushteteuse, 2 Korrik 1990; Kushtetuta e Kaçanikut 1990 dhe
Referndumi 1991), që shprehin vullnetin e kërkesës së tij, që Kosova të jetë
shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia kolonialiste. Këtë përcaktim të ligjshëm të
popullit shqiptar të Kosovës, e rikonfirmoi edhe Rezoluta për pavarësinë e
Kosovës, e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, më 17 nëntor 2005 në Prishtinë.

Për hir të çastit të “oportunitet politik” evro-ndërkombëtar, psh supozohet se
politika shqiptare e Prishtinës dhe e Tiranës “i paska “bindur” shqiptarët, në të
dy anët kufirit se do të deklarohen sikurse Sali Berisha, kinëse :“nuk duan
bashkim të Kosovës me Shqipëri”! – Atëherë, lind pyetja e pashmangshme, çfarë do
të ndodhë me statusin e Kosovës? Athua, pas një “anshlusi antishqiptar” të tillë
të shqiptarëve në favor të “mosbashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, Rusia, Kina,
Franca, Bashkimi Evropian, KS i Kombeve të bashkuara etj., do ta njohin
urgjentisht Kosovën si subjekt juridik ndërkombëtar, të pavarur krjetësisht nga
Serbia? - Për të mos thënë krejt negative, përgjigjja është tejet hipotetike dhe
e pabesueshme se “antibashkimi” i deklaruar nga vetëshqiptarët, do sillte
pavarësinë e plotë të Kosovës. Përkundrazi, po qe se do të merrej ndonjë potez i
tillë në relacionin e boshtit Prishtinë – Tiranë, do jetë gabim i pakorrigjuar si
në kuptimin historik, ashtu edhe
në atë juridiko-politik dhe diplomatik. S’ ka dyshim se një gabim të tillë fatal të
faktorit shqiptar, tanimë është duke pritur në “grackën e kurdisur” si diplomacia
kolonialiste e Beogradit zyrtar, ashtu edhe ajo evro-ndërkombëtare. Ç’është e
vërteta, “klauzola e prerë” që “Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë”, figuron
edhe në “platformën” e Grupit të Kontaktit për Kosovën, të GNK-së (ICG) etj.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë, që shqiptarët, duhet ta mbështetin “urgjentisht” dhe
me çdo kusht këtë “klauzolë”, sepse nuk ka kurrfarë baze qoftë historike, qoftë
juridike ndërkombëtare për të penguar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë apo me
ndonjë shtet tjetër në rajon.

Tanimë, është e ditur se “Klauzola” e antibashkimit të Kosovës me Shqipërinë,
nuk figuron rastësisht në “draftet” e theksuara të disa qarqeve ndërkombëtare,
mirëpo, kjo nuk ka karter juridik as ligjor, përpos peshë
politiko-propagandistike, që favorizon vetëm interesin e shumfishtë (të
dikurshëm dhe të sotshëm) të sovranitetit kolonial të Serbisë mbi Kosovën
shqiptare. Nëse bashkësia ndërkombëtare është e disponuar, që Kosovës t’ia njohë
të drejtën si subjekt juridik ndërkombëtar, atëherë “klauzola antibashkim” nuk
mund të jetë kurrfarë pengese për njohjen e atributeve shtetërore të saj, sepse
nuk ekziston kurrfarë baze ligjore në aspektin e së drejtës pozitive
ndërkombëtare.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-01-10

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.