JO ZOTI KIRK, KOSOVA S’LEJON TË BËHET PRE E KONFEDERATËS ME
JO ZOTI KIRK, KOSOVA S’LEJON TË BËHET PRE E KONFEDERATËS ME SERBINË!
~Reagim~
Fadil SHYTI
Mona AGRIGOROAIEI
Me keqardhje të madhe kemi dëgjuar në radion "Zëri i Amerikës" mendimin e kongresmenit amerikan Mark Kirk, të shprehur më datën e 4 nëntorit 2005, se "zgjidhja shpëtuese" për Kosovën është që ajo të ketë një status përafërsisht të ngjashëm me Tajvanin, pra të jetë pjesë të ndonjë konfederatë me Serbinë.
Poashtu në deklarimin e tij, z.Kirk ka huazuar edhe një term nga çanta diplomatiko-propagandistike të Beogradit, "diktaturë shqiptare" : "Të drejtat e pakicave duhet të respektohen sepse nëse Kosova kthehet në një diktaturë shqiptare, ajo nuk mund të bëhet pjesë e Evropës" .
Është më shumë për të ardhur keq se një kongresmen amerikan s’po di se krahasimet të forcuara ndërmjet personazheve, ngjarjeve dhe konteksteve rajonale që nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët midis tyre janë shumë të rrezikshme dhe mund të çojnë në përfundime të nxituara.
Në këtë rast, zoti Kirk duhet të dijë se nga pikëpamja e konteksteve dhe ngjarjeve historike, Kosova dhe Tajvanin puqen njëra me tjetrën aq sa puqet poli verior me polin jugor në planetin tonë, TOKA (Fakti se në të dyja pjesë ka borë e akull nuk do të thotë se janë të krahasueshme më tutje!)
Lidhur me Tajvanin duhet rikujtuar se Kina, pas luftës së parë kino-japoneze, kur kjo e humbi luftën, u detyrua t´ia jepë këtë grup ishujsh Japonisë, më vitin 1895.
Kurse përmes traktatit nga Taipei të 28 prillit 1952, Japonia hoqi dorë formalisht nga çdo pretendim për Taivanin dhe nga çdo traktat të nënshkruar para vitit 1942.
Nuk ka dëshmi historike se para vitit 1895 ka ekzistuar ndonjë konflikt a mosmarrëveshje lidhur me Tajvanin, kurse sot, nga arsye të ndryshme, qeveria tajvaneze dëshiron pavarësinë, ndërsa Kina i ofron statusin e një pjese të një konfederate me të, duke mbajtur të paprekur sistemin kapitalist të ishujve tajvaneze. Ky është i vetmi element të përbashkët me Kosovën: një klasë politike që thotë se do për pavarësi.
Duhet theksuar se, ndryshe nga Kosova, duket se pesha rri më shumë në favor të faktit se Kina me të vërtetë ka të drejta mbi Tajvanin, sepse atje nuk ka një popullatë të ndryshme me atë të kontinentit.
Mirëpo, sinqerisht ne prononcohemi këtu në favor të vetëvendosjes së popullit të Tajvanit .
Mjafton të nxjerrim në pah faktin se në botën tonë politike në Ballkanin plak, plot e përplot me interesa, u pranua e drejta e vetëvendosjes edhe për "kombet" artificiale, si ajo e "maqedonasëve", që s’ka dallime thelbësore të formuara gjatë kursit të historisë me kombe të tjera, por veç histori të falsifikuar, gjuhë të falsifikuar, që "arsyetohen" për të shtypur e për të copëtuar popuj dhe troje që nuk u përkasin (shqiptarët dhe trojet e tyre të përfshira brenda IRJM-së)!
Pastaj, kujtojmë faktin se diplomacia ndërkombëtare i mbylli sytë qëllimisht kur tek hundët e saj u krijua Republika Serbe në Bosnjë, kur kjo iu dha peshqesh Serbisë, për t´u zgjeruar territorialisht!
Reagojmë se nuk duhet penguar vetëvendosja, nëse vullneti i një populli vërtetë dëshiron të vendosë për fatin e tij, por as nuk duhet abuzuar mbi këtë të drejtë siç realisht bënin sllavomaqedonasit, duke falsifikuar referendumin për shpalljen e pavarësisë të "shtetit" maqedon, në atë mënyrë në të cilin kinse shqiptarët të kolonizuar qenkan votuar në favor të realizimit të një "republikë" si atë të IRJM-së!!!
Krahasimi ndërmjet Kosovës dhe Tajvanit ka një pikë të përbashkët shumë sipërfaqësore, sepse trajton çështjet të ndodhura në përballje njëra në pasqyrën e tjetrës vetëm duke u marrë parasysh e tashmja.
Kjo "metodologji" është shumë e gabueshme, sepse nuk mund të analizosh politikisht përmes krahasimit një aspekt, duke u përqendruar vetëm në përshkrimin e situatës nga pika më e lartë të afrimit më të tashmen e duke injoruar e kaluarën.
Një njeri i politikës, që nga këshilltarët e thjeshtë e deri në personalitetet me detyra të rëndësishme në kuadrin e një administrate, siç është edhe kongresmeni Kirk, duhet të dijë të shpjegojë përse është një situatë e krijuar kështu siç është dhe vetëm nëse ka ngjashmëri me një "përse" të një gjendje tjetër, këta mund të krahasohen!
Përkundrazi arrijmë në monstruozitete të tipit "hajde të krahasojmë Kosovën me Tajvanin"!
Mirë, këto mund të jenë më shumë a më pak të krahasueshme (më shumë JO!) por të nxjerrësh përfundime se, në bazë të hulumtimit sipërfaqësor të të dyja situatave, Kosova duhet të këtë status të ngjashëm me atë të Tajvanit, është vërtetë një absurditet, i cili fatkeqësisht nuk i mungon aspak subjektivizmi.
Por, çfarë duhet të pyesim zotin Kirk është nëse ai, apo çdo amerikan me tru të paprekur nga ndonjë sëmundje psikike pro-sllave do të ishte dakord që SHBA-ja, si ish-koloni të Britanisë së Madhe, do të pranojë të bëhet pjesë nga ndonjë konfederatë me ish-metropolën e saj, Londra! Kjo as s’mund të konceptohet, sepse të gjithë e dijnë historinë e Shteteve të Bashkuara.
Por, kur vjen fjala për vende nga "skaji" i botës, kontekstet historike s’dihen.
"Përse"-ja, e të gjitha konflikteve në Ballkan në përgjithësi dhe në trojet shqiptare në veçanti janë orekset e sëmura shoveniste e sllavo-grekëve për të sunduar troje që nuk u përkasin.
Për dallim nga Tajvani, Kosova historike ka qenë e pushtuar nga serbët, duke filluar nga 1878.
Ajo ka qenë subjekt e konferencave të ndryshme europiane si Berlini (1878), Londra (1913), Parisi (1947). Përmes këtyre konferencave, Serbia ka fituar gjithnjë e më shumë treva brenda këtij territori në të cilat nuk ka jetuar dhe nuk jeton në shumicë një popullatë serbe, por një popullatë autoktone iliro-shqiptare.
Ndërkohë që historia e marrëdhenieve shqiptaro-serbe qysh nga Mesjeta ka qenë plot luftëra të rrepta për shkak të pretendimeve dhe pushtimeve territoriale të pabaza të Stefan Nemanjes, Car Dushanit etj.
Ndërsa, po kjo ide ekspansioniste ka vijuar deri në epokën moderne, nacionalizmi agresiv serbomadh, shoveniste dhe ksenofobe krijoi dhe e zgjeroi ideologjinë e sëmurë të zgjerimit territorial "për dalje në Adriatik" përmes territorit shqiptar – "plani Naçertanije".
Arritja e pjesëshme e tij në harkun kohor 1878-1913 qëndron në "matematikën politike" joracionale të raporteve të forcave midis Fuqive të Mëdha, që kërkuan dhe kërkojnë të kenë edhe më shumë ndikim në Gadishullin Ballkanik, një zonë takimi të interesave të ndryshme kundërshtuese.
Vetëm rezistenca shekullore të popullit shqiptar e shpëtoi atë nga pushtimi dhe asgjësimi të plotë të tij.
Dhe, sepse "fuqia pa abuzim humb veten kënaqësinë" (Paul Valery) në çdo rrethanë, të fortët në marrëdheniet ndërkombëtare abuzuan dhe abuzojnë nga situata e mpleksur të krijuar në terren, situatë gjithnjë e më ndërlikuar pikërisht nga mospranimi i tri aksiomeve të thjeshtë të drejtësisë në Ballkan:
1. Popujt të pushtuar duhet të çlirohen nga pushtuesi dhe të ribashkohen në një shtet të vetëm kombëtar;
2 Jo "shteteve" dhe "kombeve" të shpikura, jo shteteve "multietnike" koloniale, por shteteve ETNIKE, të lira, në të cilat minoritetet dhe të drejtat e tyre të respektohen;
3. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në rajon vetëm për të ndikuar që administratat e asnjë shteti ballkanas të mos vëjë në aplikim planet e tyre për zgjerim territorial.
Rikujtojmë golgotën e pranimit të ekzistimit të shtetit shqiptar nga ana e Fuqive të Mëdha gjatë viteve 1913-1921.
Jo vetëm se kombi shqiptar ka qenë i privuar nga e drejta e vetëvendosjes, por për arsye "kompromisi", edhe pas invadimit të Shqipërisë londineze nga ana e pushtuesit e kolonizatorit serbomadh në brendësinë e territorit të gjysmështetit shqiptar në kohën e Luftës së Parë Botërore, pas masakrave të vazhdueshme të ushtrisë serbe kundër shqiptarëve, "marrëveshja" ndërkombëtare për njohjen e shtetit shqiptar të nënshkruar më 1921 kishte një klauzolë e dhënies edhe më më shumë territoreve Serbisë!
Kurse tani, kur Kosova gjendet në një gjysmë kolonie e vëzhguar nga bashkësia ndërkombëtare, prej saj kërkohet kompromisi në dëm të çlirimit të saj!...
Një kompromis që s’do t’i jepte popullit shqiptar një liri të plotë, por një "liri" të rrejshme, pra një pushtim të ri.
Propozimi i Kirkut gjendet në rradhën e mendimeve kuturu, pa lidhje, pa kuptim, pa asnjë normalitet juridiko-politiko-strategjik rajonal të vendosjes së paqes dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkanit.
Ata u servojnë vetëm interesave të rinënshtrimit të Kosovës, më anë të "kompromisit" në prangat koloniale të Serbisë.
Janë shumë ide të hedhura verësie nga diplomatët amerikano-evropianë të thonë herë pavarësi më kusht, herë autonomi, herë konfederatë më Serbinë.
Dhe, shtrojmë pyetjen:
përse këta nuk thonë shkurt, Kosova të vendosë për vetën dhe të bëhet konfederatë apo të ribashkohet më Shqipërinë, nga trungu e të cilës padrejtësisht u shkëput?!
Përse Kirku nuk thotë: konfederatë me Shqipërinë për Kosovën por me Serbinë po me cilin popull është njësuar populli shqiptar i Kosovës.....?!
Ndërsa, kur Mali Zi po ndahet i pavarur, ku e gjejnë zotërinjt arsyen të na "bashkojnë" ne me Serbinë vrasëse, me Serbinë me të cilën gjenerata të tëra kanë luftuar e sakrifikuar e do të luftojnë e do të sakrifikojnë deri në arritjen e çlirimit të plotë dhe ribashkimit kombëtar?!
Kë e pengon kjo dhe përse e pengon?!
Dhe nëse e pengon kjo, a nuk është pengesë më e madhe "paqja" dhe "stabiliteti" që gjithmonë mund të kthehet në furtuna luftërash të papara deri me tani?
Mos kjo po i pëlqen dikujt, që të përsëritet historia jonë e përgjakshme?!
Pra, tani jemi dëshmitarë të faktit se tani Kirku, Bërnsi, Leveri, Solana, Goldstone etj. bashkohen me Vuk Drashkoviç e me qeverinë e tij vrastare të vetëvendosjes së popujve kur kërkojnë kompromise dhe thonë, me terma zëvendësuese:
"ME SHUMË AUTONOMI, ME PAK PAVARËSI"… KOSOVA NËN SERBI.
Sa për sqarim të lexuesve, shikoni çfarë po thonë diplomatë tjerë:
fillojmë nga zoti Rupnik, i cili qenka si term autorial "pavarësi të kushtëzuar" ashtu siç vetë pohon në një intervistë dhënë "Evropës së Lirë" më 15 Nëntor 2005.
Por, ky term është absolutisht absurd.
Se, të qenit i pavarur presupozon të mos jetë askush nga jashtë që do të kontrollonte por do të thotë të jeshë i lirë dhe në vendin tënd të bëshë çfarë të duash në dobi të kombit tënd dhe të njerëzimit.
Nëse ekziston vetëm një faktor që të pengon të vendosësh vetë për fatin e vet, nuk je më i pavarur, por varesh, aq më shumë kur kushtet që janë vënë po i pengojnë aspiratat, dëshirat, idealet të veta, siç është kjo "pavarësi e kushtëzuar" të propozuar nga bashkësia ndërkombëtare, Kosovës.
Pastaj, në radhën shumëngjyrëshe shterpe të propozimeve vjen ajo e ministrit proserb të punëve të jashtme të Rusisë, Lever, i cili mendon se pa marrëveshjen me Serbinë Kosova s´ del dot me status.
Pra, ai kërkon veton e Serbisë, kërkon që pushtuesja e kolonizatorja e shqiptarëve të Kosovës të ketë ende të drejtën jolegjitime që të vendosë për fatin e atyre që ishin aq shumë vite të shtypur nga regjimi i apartheidit serbomadh…
Pastaj Leveri & Co duan t’i bëjnë palë në bisedime edhe serbët e Kosovës, ose në delegacionin e Beogradit, ose në delegacion me shqipfolësit kompromisaxhinj ose si "palë e tretë"… , me qëllimin dinak që strategjikisht, në këto bisedime, "delegacioni shqiptar" të shtyhet edhe më shumë të pranojnë kompromiset, duke qenë e përfaqësuar jobarabartë në raport me delegacionin serb.
Përse nuk thonë ata të vijnë palë në bisedime edhe shqiptarët e Preshevës, të Kosovës Lindore, edhe shqiptarët të pushtuar nën Maqedoni, edhe ata Shqipërinë administrative?!
Sepse, këto "bisedime" janë të orientuara drejt imponimeve të reja shqiptarëve të Kosovës…, sepse po synohet që nga tani të pjellë edhe një padrejtësi të re, në radhën e padrejtësive që i janë bërë kombit shqiptar nga "diplomatët" pa diplomaci të shteteve të mëdha të kësaj bote.
Pastaj, Nikollas Bërns, nënsekretar amerikan të Departamentit të Shtetit deklaroi se: "Siç ka thënë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara javën e kaluar, në tavolinë janë shtruar autonomia dhe pavarësia por ka edhe mundësi tjera poashtu".
Ai ka kërkuar kompromise, duke pohuar ashtu, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Schefer se KFOR-i "fuqimisht dhe seriozisht" do t’u kundërpërgjigjet përpjekjeve nga cila çdo anë, që me dhunë duan t´i arrijnë ndryshimet politike.(15.nëntor, 2005 lajme. com).
Nuk duhet të harrojmë as "prapaskenat" para miratimit të rezolutës së pavarësisë së Kosovës.
Goldstone, doli me një deklaratë kundër miratimit të rezolutës.
Pastaj, edhe Peterseni, "mbreti i përallave demokratike" të UNMIK-oviçit shkoi te liderët e partive serbe të Kosovës dhe i siguroi ata që edhe nëse parlamenti "kukull" i Kosovës e aprovon Rezolutën për pavarësinë, ai nuk do ta kalojë (nënshkruajë) atë, sepse kjo bie ndesh me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
Ndërsa ky mbret cinik e çiftligar tha se : "Rezoluta e Serbisë kalon, (bënë) sepse kjo është në pajtim me rezolutën 1244".
Tani politikës euro-amerikane po i bien maskat krejtësisht!...
Por le ta dijnë mirë se nuk i shërbejnë paqes me këto ide trishtuese, luftënxitëse sepse kombi shqiptar nuk lejon e nuk do të lejojë askë të luaj me fatet e tij.
Ne, e njohim mirë kë e kemi aleat të sinqertë e kë e kemi armik dinak, të maskuar, sepse jeta luftë na ka mësuar t’i njohim.
Mendojmë, që edhe Shqipëria administrative u gjet për një moment e gjunjëzuar aq sa ministri i tij të jashtëm, Besnik Mustafaj kërkoi "pavarësi të kushtëzuar" të Kosovës në këmbim të energjisë elektrike të huazuar nga Beogradi…
Por, Parlamenti i Shqipërisë me nismën e opozitës shqiptare doli kundër kësaj ideje revizioniste të Besnik Mustafajt, kur u miratua Rezoluta për Kosovën, "e ngritur mbi parimin e vetëvendosjes me vullnetin e lirë e të shprehur qartë të qytetarëve të saj".
Bashibozukët nga të gjitha trojet etnike shqiptare duhet t´i kuptojnë mirë këto fjalë, duke përfshirë këtu edhe kolaboracionistët shqipfolës të çerdhuar në strofulliçën e ngrohtë të "institucioneve vendore" të ndodhura në gjirin plangprishës "qumështdhënës" të UNMIK-oviçit dhe Beogradit, që u jepë atyre pushtetin pa shtet në Kosovë.
Këta duhet të dinë fortë mirë se rinia me forcë po e kundërshon cilëndo "negociatë", tregti dhe pazarllëk të ri të "trafikantëve" shqipfolës të vullnetit të tij, të atyre që, në vend të kujdesit që do të duhej ta kenë për përmbushjen e aspiratave, dëshirave, idealeve të shqiptarëve, kanë vetëm shqetësimin se si do të mund të afroheshin më të mirë ndaj Serbisë për të fituar privilegjet e postet të humbura prej "periudhës së mjaltit" të bashkim-vëllazërimit titist (!)
Po u bien pendlat rrenave të rugoviqëve dhe sahanlëpirësve të tyre që e rrejshin popullin se "po na përkrah Amerika".
Kur parlamenti i Serbisë miratoi një "rezolutë" për robërinë e re të Kosovës, përse nuk ndërhynë amerikanët as europianët për të mos u miratuar kjo jo si "akt i njëanëshëm" nga qeveria e Serbisë dhe u ndërhynte për të mos miratuar rezolutën të parlamentit të Kosovës?
Edhe nga kjo shihet se "kompromis" në zgjidhjen e statusit të Kosovës do të thotë kompromis vetëm për shqiptarët, dhe assesi për serbët, të cilët gjithëmonë kanë qenë të favorizuar nga diplomacia ndërkombëtare, kanë mundur të marrin pjesë e të shprehin lirisht idetë e tyre dinake dhe shoveniste, ndërsa shqiptarëve gjithëmonë u mbyllën gojën, duke u pohuar: "bëni atë që themi ne, përkundrazi do të humbni përkrahjen tonë"!...
Cila përkrahje?!
Ideja e vetme ndërkombëtare, e ndikuar dhe e lulëzuar në sensin e helmosjes së kryer nga shteti serb ishte dhe është të mos ndryshohen kufijtë me Kosovën përmes "kompromisit", që të mos arrihet disi në "Shqipërinë e Madhe".
Por, ju e dini mirë zotërinj se:
s’ka Shqipëri e Madhe, ka vetëm një Shqipëri, trojet e së cilës janë të pushtuar dhe të kolonizuar nga serbo-sllavo-maqedonët, grekët e malazezët.
Këtë, që po bënë diplomacia e pamençur (lexo: e interesuar) ndërkombëtare po na çon drejt rreziqeve të reja.
Evropa, do legjitimimin e padrejtësive të bëra popullit shqiptar, por këtu kanë pjesën e madhe të fajit edhe udhëheqësit servilë shqipfolës se kurrë njëhërë nuk i thanë JO! kësaj diplomacie shtrigë e motit......
Ata, janë kthyer në vazalë e verbër të saj dhe nëse s’janë në gjendje të qëndrojnë me nderë ose janë lodhur, le të ikin, le të ikin nga fronet boshe, nga pushteti i pa shtet që i kanë uzurpuar padrejtësisht dhe pameritueshëm.
Por, këtu ka më një aspekt që flakëron si dritë në errësirë!
Duke bërë këtë, diplomacia ndërkombëtare nuk po na bënë shumë keq, por po na bënë fort mirë sepse ne shqiptarët tani e tutje do të përqëndrohemi më për pavarësinë e Kosovës të cilën ju nuk po e lejoni (njihni ndërkombëtarisht), por do të punojmë pandalshëm, të pathyeshëm përballlë bllokadave, deri në fitore për ribashkimin e Shqipërisë Reale.
Pa çka edhe nëse parlamentarët kirkusantë e kukulla kanë nxjerrë ose jo në rezolutë boshe, kjo nuk na sjellë as humbje as fitore, derisa ata mund ta shkelin me të dy këmbët siç e shkelën deklaratën e pavarësisë të vitit 1990.
Në rastin e parë që do të hyjnë në negociata me antishqiptarët e tërbuar!…
Ne, e kemi rrugën tonë të pakthim deri në fitore: VETËVENDOSJE, E CILA KEMI BINDJEN E PLOTË SE KJO HAPËRON SIGURT NË RIBASHKIMIN E SHTETIT TONË ETNIK, SHQIPËRIA E RIBASHKUAR!!
Me VETËVENDOSJEN jemi të bindur që do të realizohet programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i vitit të madh 1878.
Shpresojmë që historia nuk do të mbetet në akrepat e orës vendnumëro, atje nga vitet e errëta të Konferencës së Shën Shtefanit e Berlinit e të tjera…
Por, ne do të ecim përpara drejt përparimit dhe ribashkimit të shtetit tonë, sipas parimit "NJË KOMB, NJË SHTET", sepse fundi këtë sot e kanë realizuar dhe shumë kombe të tjera që ishin të ndara në ish-Jugosllavi, Ballkan dhe Europë!.
Ne, nuk jemi delja e zëzë të Ballkanit!
Ne, jemi në trojet tona etnike!…
As i kemi marrë kujt një pëllëmbë tokë, por as nuk lejojmë më që të biem pre e makinacioneve diplomatike, siç ramë gjatë historisë!
Ne, tani po jetojmë në epokën e demokracisë e jo në epokën e princërve gjakpirës të Evropës të feudalizmit të errët, kur ata e vrisnin pamëshirë idenë e madhe të popujve për liri dhe vetëvendosje!...
S’jemi më as në kohën e carëve të Rusisë dhe të Evropës Plakë…
SHPRESOJMË!…
Suedi - Rumani, 18 - 20 Nëntor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.