FESTAT E ÇLIRIMIT 28 DHE 29 NËNTORI
Shkruan:
Fadil SHYTI
FESTAT E ÇLIRIMIT 28 DHE 29 NËNTORI NA BASHKUAN DHE DO TË NA BASHKOJNË
KURDOHERË!
Populli shqiptar këto ditë Nëntori po e feston ditëlindjen e Flamurit, motin
e madh të 93-të, të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë së sotme
administrative.
Po o e feston si kurdoherë dhe fitoren mbi fashistët italianë e gjermanë,
kur më 29 Nëntorin e motit 1944, forcat çlirimtare partizane marshuan
fitimtare në Shqipërinë e sotme administrative të çliruar.
Populli ynë, përballoi luftëra të përgjakshme për liri e pavarësi!
Prandaj pikërisht për këtë, ne shqiptarët mund të krenohemi me historinë
tonë të lavdishme!
Mbi Shqipërinë tonë të bukur e të begatë janë vërsulur si hijenat armiqtë e
tërbuar me gjuhë, flamuj e stema të ndryshme ushtarake, por ata kurdoherë
një qëllim e kishin: të na okupojnë; që ta shfrytëzojnë tokën tonë të pa
anë, malet tona të larta dhe detin tonë të mrekullueshëm.
Por, duke e bërë këtë, kurdoherë "sharra u ngeli në gozhdë" sepse
Shqipëria, Nënëlokja jonë e madhe si një sokoleshë u përballoi me heroizëm
këtyre sulmeve të egra që vinin nga toka, deti e qielli.
Janë të njohura në histori luftërat tona qindravjeqare që nga epoka
pellazgo-ilirjane me në krye Pirron e njohur me burra e gra të pathyeshme
ilirjane si Teuta jonë famëmadhe....
Pastaj, botërisht njihet qëndresa e Shqipërisë në epokën e Gjergj Kastriotit
- Skënderbeut legjendar, kohë kur invazioni i superfuqisë turke i theu
turinjët në kalatë tona kur valëvitej krenarisht shkaba dykrenore!
Epoka e qëndresës së pashallarëve nga jugu në veri Ali Pashë Tepelenës dhe
ajo e Bushatlijëve të Shkodrës, të cilët e duanin dhe luftuan për një
Shqipëri të pavarur nga Turqia, por në mungesën e unitetit të duhur që e
kërkonte koha- luftë, kjo përpjekëje e tyre dështoi, përkundër një qëndrese
titanike nga populli ynë.
Ngjarjet rrokulliseshin me shpejtësi, shqiptarët përkundër faktit se ishin
të pushtuar, ata nuk u qetësuan për aq sa qetësohet zjarri nën hirin e tij,
kur sipër tij qëndrojnë drurët e thatë!...
Prandaj, shqiptarët u ngritën po me këtë forcë edhe në epokën e ndritur të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) me në krye burrin e madh të kombit,
Abdyl Frashërin e toskërisë frashëriote.
Sulmeve të Turqisë pushtuese, kësaj të "sëmure të Bosforit", Shqipëria po i
dilte përballë si në kohën e Kastriotit, me heroizma të reja!
Si rezultat i këtyre luftërave të pandërprera do të vinte madhështor i
bardhë si dëbora e maleve tona 28 Nëntori i motit 1912, kur udhëheqësi e
vizionari i madh Isamil Qemaili, përkrah Luigj Gurakuqit e trimave të tjerë
nga të gjitha viset e Shqipërisë, do ta shpallte botërisht Shqipërinë, siç
thoshte Ay, me modesti vendosmërie, " të lirë e të mosvarme"!...
Por, përkundër këtij hapi që i sfidoi shekujt e robërisë, Shqipëria do të
bëhej pre e fuqive imperialiste, padrejtësisht do të copëtohej në Traktatet
dhe Konferencat e tyre.
Goditje të reja nga Europa e pabesë do t´i vinin Shqipërisë, por dhe sfida
të reja nga qëndresa heroike do të pësonte kjo aleate e shteteve sllave
ballkanike, kur satelitët e saj do të zienin nga kryengritje të reja
shqiptare.
Jeta luftë s´kishte të ndalë!
Do të vinte pastaj lufta e parë botërore, kur pas saj Shqipërisë do t´i
bëheshin shumë padrejtësi!
Do të vinte pastaj lufta e dytë botërore antifashiste; Shqipëria e udhëhequr
nga strategu ushtarak Enver Hoxha, do të përgjakej deri në fitoren e
pjesërishme; them kështu sepse edhe pas kësaj lufte çlirmtare, Shqipëria
sërish do të ricopëtohej nga fuqitë imperialiste, pabesisht!
Erdhën vite të rënda robërie, për më tepër se gjysmën e populllit shqiptar i
mbetur jashtë kufijëve të shtetit amë.
Perandoria sllave i kishte hapur kthetrat e okupimit.
Kjo gjendje nga atdhetarët nuk durohej!...
Fuqitë e mëdha dhe vazalët e tyre sllavë deri sot kurrë se dëgjuan zërin e
arsyes të popullit tonë; ata se lejuan por e luftuan me të gjitha format
dhe mjetet të drejtën e tij për ribashkim kombëtar dhe të drejtën tepër
legjitime të vetëvendosjes.
Përpjekëjet organizative për liri u realizuan me hapërime madhështore në
luftën e udhëhequr të UÇK-së, me në krye komandantin legjendar, Adem
Jashari.
Pastaj, ne shqiptarët i zhvilluam tri luftëra çlirmtare në trojet tona
etnike të cilat ishin dhe janë të robëruara nga shtetet tona fqinje të
ish-Jugosllavisë.
Për dallim me Kosovën e ngushtë, e cila sot po heqë të zitë e ullirit e
administruar nga UNMIK-u, me administratën e tij vazale e hapur
pro-Serbisë..
Kur jemi tek zgjidhja e çështjes sonë kombëtare konstatoj se:
Tani, sërish e bënë të rrezikshme çështjen fakti që bota "demokratike", as
sot se ka mledhur mendjen!
Diplomacia ndërkombëtare euro-atlantike, shqiptarëve në Ballkanin e trazuar,
shqiptarëve etnikë që jetojnë në trojet e veta, as sot nuk ua lejon të
drejtën tepër legjitime për popujt, të drejtën e vetëvendosjes!!!
Kjo kryeneqësi diplomatike e cila mjerisht nuk po pengohet aspak nga klasa
politike shqiptare në pushtet në Tiranë, por as nga politikanët e pa shtet
në Prishtinë, Shkup, Preshevë dhe në Ulqin, kjo politikë vazaliteti me të
huajt antidemokratë, druaj seriozisht se popullin tonë po e shpie sërish
drejt rreziqeve të reja!
Për më tej konstatoj që:
fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje okupatore, do të detyrohen
të na i japin të drejtat tona vetëm atëherë kur ne si komb në tërësi do të
kërkojmë me vendosmëri që e drejta e vetëvendosjes me çdo çmim të
realizohet!
Vetëm atëherë, kombi shqiptar do të vendoste me një Referendum popullor për
fatin e vet, për ardhmërinë e tij kombëtare.
Urojmë që kombi ynë së shpejti ta fitojë këtë të drejtë madhore!
Rroftë 28 Nëntori historik!
Rrofë 29 Nëntori historik!
Rroftë Shqipëria Etnike!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.