MOS E RIAKTIVIZONI TERRORIZMIN ANTISHQIPTAR TË BEOGRADIT

2005-11-27 · Forumi historik RTVZIK · 3 përgjigje të ruajtura

~Letër e hapur drejtuar udhëheqësve të pushtetit neokolonialist ndërkombëtar: kryeadministratorit të UNMIK-ut dhe komandantit të përgjithshëm të KFOR-it si dhe komandantit e brigadës verilindore shumëkombëshe të KFOR-it~.

MOS E RIAKTIVIZONI TERRORIZMIN ANTISHQIPTAR TË BEOGRADIT DHE PRAKTIKAT E TIJ TË TMERRSHME PROVOKATIVE MBI SHQIPTARËT!!!

MJAFT jeni duke fshehur nën petkun e "demokracisë"!
Me këtë provokacion të rëndë dhe fyes, maskat tuaja ranë përfundimisht!
Keni humbur çdo lloj pike respekti në sytë të shqiptarëve për të cilët, Prekazi është dhe do të vazhdojë të jetë një vend i shenjtë i shqiptarizmit!

Zoti Soren Jessen Peterssen!
Zoti Giuseppe Valotto!
Zoti Renaud de Malaussene!

Me revoltë të madhe në shpirt po ju drejtohemi juve për të shprehur ndjenjat tona të thella të reagimit, të provokuar nga lajmi i hidhur që mund të kishte pasoja të tmerrshme me rastin e kontrollimit policoro-ushtarak të Krujës së dytë shqiptare, Prekazit legjendar, për "çështje sigurie" të fantazuar nga hordhitë neokolonialiste të pjesëtarëve francezë të KFOR-it.
Është e qartë se këta "paqeruajtës" vepruan njëlloj si dikur bandat kriminale ushtarako-policore të shtetit kolonial shovenist serb, të cilat më vitin 1991-1998-të e sulmuan Prekazin në mënyrë shtazarake, duke masakruar shumë anëtarë të familjes të Jesharëve, duke përfshirë edhe komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jesharin.
Jo vetëm kontrollimi i paparalajmëruar i tanishëm u rikujton shqiptarëve atë ngjarje tragjike dhe njëkohësisht krenare, por dhe na sjell përgjigje të hidhura në pyetjen, nën komandën e kujt vepron pushteti neokolonialist ndërkombëtar në përgjithësi, dhe ushtarët francezë të KFOR-it në veçanti?!...
Zotërinj!
Ju, duhet të rikujtoheni për një moment: keni ardhur në Kosovë për të ndihmuar popullin shqiptar të çlirohet nga pushteti kolonial serb, apo keni ardhur ta turbulloni gjendjen politike edhe ashtu tepër të ngarkuar dhe të brishtë, që mund të shpërtejë fuqishëm...
Duke hequr linjen e përfundimeve për ardhjen tuaj, konstatojmë se ju deri më tani jeni në kundërshtim me misionin tuaj.
Keni bërë çdo gjë të mundur, që nën maskën e "demorkacisë", të manipuloni popullin me koncepte abstrakte që po injorojnë edhe tani të drejtën e kombit shqiptar për vetëvendosje, të manipuloni një klasë politike, të ashtuquajturat ”institucione” të Kosovës, institucione shqipfolëse të shitura tek të huajtë, të shuani ndjenjat e atdhetarizmit, vlerat e luftës çlirimtare, të arrestoni komandantët e nderuar të UÇK-së që nuk pranojnë situatën aktuale me lloj-lloj "akuzash" pa kripë, të pranoni enklavat serbe, ndarjen e Mitrovicës shqiptare dhe sundimim e pjesës veriore të Kosovës nga Serbia, etj.
Historia ndërkombëtare për ne ka qenë gjithmonë ndjerkë.
Me diplomacinë europiane na ka shkelur e tradhëtuar edhe në momentet kur kemi menduar se po na ledhaton.
Ledhatimi diplomatik e dhelparak alla franga tek i shtypuri ka prodhuar lidershipe lajkatarë që përherë kanë qenë pengesa për kurorëzimin e plotë të lirisë dhe thikë prapa shpine ndaj luftëtarëve të lirisë.
Këto skena po na përsëriten, tashmë të bëra me dënimin e ca grupeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, me akuzat e pabazuara në fakte ndaj Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt e të tjerëve, dhe me provokimet e shpeshta të familjes emblematike të komandantit legjendar Adem Jeshari, etj, etj.
Prandaj, është mirë që në këto momente të vështira për ne, mos të shkilni edhe njëherë mbi gjakun e derdhur e mos bini verbërisht më në tradhti!
Ju zotërinj "pushtetarë" të Kosovës së martirizuar!
Mos i zini në gojë heronjtë e dëshmorët, kur ata nëpërkëmbën para syve tuaj!
Mos u krekosni e mos u thirrni në "fitoret" e votave të popullit, se me të tilla manipulime e dredhi kanë pasur pushtet dikur Musolini, Hitleri, Millosheviqi etj....
Shikojeni mjerimin dhe gjendjen e zezë që po mbretron në çdo lëmi të jetës së popullit.
Mjaft më me shërnbimet tuaja prej robërish ndaj të huajve!
Ne, vetëm po ju përkujtojmë se me veprat tuaja mbi skllavët modernë, nuk i shërbejnë paqes por i shërbejnë luftës, nuk i shërbejnë lirisë por robërisë!
Ju po i shërbeni përçarjes!...
Ju po bëheni luftënxitës!...
Mos harroni se: gjaku i shqiptarëve kurrë nuk do të bëhet ujë, se me sakrificat, mundin e gjakun e bijave i bijve më të lavdishëm historia nuk do të ndalet asnjëherë!...
Ajo do të vazhdojë rrugën e vet deri në fitoren e plotë, edhe pse me një fjalë, jeni përpjekur fuqishëm ta riktheni Kosovën nën kthetrat e administratës antishqiptare të Beogradit.
Por, mjaft jeni duke u fshehur nën petkun e "demokracisë"!
Me këtë provokacion të rëndë dhe tepër fyes, maskat tuaja ranë përfundimisht!
Keni humbur çdo lloj pike respekti në sytë e shqiptarëve, në sytë dhe zemrën e të cilëve Prekazin legjendar e konsiderojnë një vend të shenjtë të shqiptarizmit.
Atje, shkojnë shqiptarë nga të gjitha anët e Shqipërisë Etnike, shkojnë për t´u gjunjëzuar pranë varreve të dëshmorëve, për të puthur flamurin e shenjtë shqiptar e për të shpresuar së bashku se një ditë kolonializmi e ndarja, shfrytëzimi dhe copëtimi nga të huajt do t’ju vijë fundi!
Kurse mbrojtësit e serbëve dhe të enkavave të tyre, ushtarët francezë të KFOR-it u bënë të pranishëm në Prekaz, jo për të sjellë një homazh të dëshmorëve të vdekur pas kërdisë së ushtrisë serbe. Ata shkuan atje për t´i kontrolluar e për t´i dëmtuar reliktet e qëndresës shqiptare, pra objektet e mbetura nga koha e luftës çlirimtare, për t´i frikësuar fëmijët që u maltretuan me tyta armësh në kokë, kur ata po ktheheshin nga shkolla, u kontrolluan madje dhe çantat e tyre të shkollës, mos vallë ju pretetndoni se edhe fëmijët tanë qenkan "terroristë"!!!

Po ju pyesim ende një herë, në komandën e kujt vepruan ushtarët francezë të KFOR-it, nga momentet që tejkaluan zonën e tyre të përgjigjësisë, duke mos lajmëruar aspak komandën daneze e KFOR-it e cila ka mandatin (prerogativat) në këtë zonë për kontrollin e ndërmarrë?!
Në bazë të cilit mandat vepruan dhe çfarë problemi "sigurie" aq të rëndësishëm kishin ata mu në Prekazin e Jasharëve?!
Është absurde!
Duke pasur parasyshë situatën aktuale, një nga ato "çështje sigurie" do të mund të ishin kërcnimi për mbylljen e çdo goje që po u kundërshton bisedimeve të politikanëve kolaboracionistë shqipfolës me Beogradin, për VARËSI të Kosovës dhe assesi për pavarësinë e saj reale.
Nuk po u drejtohemi juve për t’ju thirrur të kërkoni falje për këtë akt.
Mbase ju edhe mund ta bëni sa për hedhje hi syve popullit tonë! Kjo, nuk është e mjaftueshme!
Çka ju kërkojmë ne: është të reflektoni me përgjigjësi të gjitha RRJEDHOJAT e veprimtarisë suaj në këto vite, në të cilat
vazhdimisht keni shkelur mbi ndjenjat, aspiratat, vlerat, traditat e shqiptarëve dhe ju kërkojmë të ndryshoni sjelljet e avanturave ushtarake ndaj shqiptarëve sa nuk është bërë vonë!
Ju, duhet ta dini se edhe po ta shëndrroni Kosovën në shkrumb e hi ashtu siç përpoqën ta bëjnë edhe pushtuesit serbomëdhenj derisa pranuan "përshëndetjen" e plumbit nga ushtarët e devotshëm të UÇK-së, por kurrë nuk do t´mund t´i vrisni idealet madhore të kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje!
Prekazi legjendar dhe dëshmorët tanë, falë të cilëve u ndezën
shkëndijat e para të Luftës Çlirimtare, janë fanarë e pishtarë të fuqishëm udhërrëfyes për shqiptarët që vërtetë me krenari e mbajnë këtë emër, që janë vigjilentë jo veç për të mos u kthyer nën sundimin e skllavërinë të drejtëpërdrejtë asgjësuese serbe, kurrën e kurrës, në Kosovën shqiptare (qëllim për të cilin ju punuat dhe po punoni në bashkëpunim me Beogradin dhe me qarqet injorante shqipfolëse), por edhe për t’u sjellë dritën e nevojshme shqiptarëve ende të shtypur nga trojet e tjera të cilat po heqin të zitë e ullirit edhe sot nën pushtimin e kolonizimin serbo-sllavo-maqedonas, për çlirimin e ribashkimin e SHQIPËRISË tonë të dashur!

Me indinjatë,

Ramadan Pllana,
Ali Malokaj,
Naser Hyseni,
Ramadan Kurti,
Enver Hyseni,
Xhemil Zeqiri,
Fadil Shyti,
Avdi Sherifi,
Liman Rustemi,
Ramush Krasniqi,
Sahit Xhemajli,
Mona Agrigoroaiei,
Saimir Nikçi
Gëzim Roçi
Zahir Maliqi

Europë, 12 Nëntor 2005

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-11-27

:?: :?: :?: :?: :?:

Përgjigjja 2 · 2005-11-27

Kerkesat e Redukuara

Perseritja e fatit te keq ne histografin e kombit ton nuk mer fund por tani me ndihmen e te liderve qe populli i zgjodhi. Pas 6 viteve te clirimit te Kosoves lideret Shqiptar nuk veprojne apo bisedojne mes veti,nuk u formua kuvend gjithekombtar,perseritja e histografis te hidhur per na por nga vet na Shqiptaret.Gjashte vite kaluan por nuk u be nji strategji kombtare si duhet dhe cka duhet te kerkohet dhe si bisedohet me Bashksine nderkombtare, kaosi i madhe sic ne Rambuje me inate mes veti pa asnji koncept te mirrefillte per popullin.
Shtypja e madhe nga ana e bashksise nderkombtare tek grupi negociator shqiptar per te nenshkruar marveshjen ne Rambuje ,mosbashkpunimi i grupit dhe percarja e madhe ne ate kohe dhe pas asaj e ka pru kete gjendje te keqe. Serbet nuk e nenshkruajten marveshjen ,filloj bombardimi i natos,perseri behet shtypje ndaj shqiptarve qe ta pranojm ndarjen e Kosoves/trojeve tona,injorimi i popullsis shqiptare nga ana e vet liderve shqiptare i jep sinjal bashkesis nderkombtare se na jena gati per ti ndajte trojet tona . Bashkesia nderkombtare na tregon se na jena vete fajtor per kerkesat e redukuara dhe moskerkimit qe i takon cdo kombit.Mosorganizimi i mirrefillte i liderve shqiptar nga te gjitha trojet dhe te intelektualve ne nji trup negociator tregon hutin dhe paranojen e lidereve .Injorimi i popullit dhe te intelektualve atedhetar nga te gjitha trojet nga ana e presidentit Rugova, tregon se vete na ,po i sjellim telashe kombit dhe e risim tensionin tek populli qe eshte nji rrezike i madhe per nji gjakederdhje te re.Medijat shqiptare qe 6 vite nuk u muaren me analizat per bashkim kombtare por u muaren me vetveten sikurse ne kohen e luftes duke e shajte taborin e kundershtarit shqiptar dhe ndikuar ne ritjen e armiqesis mes simpatizantve te taboreve te ndryshme,duke mos e kerkuar fajin mbrenda vetes keshtu ndodhe ne Kosove ,Shqipri ,Maqedoni,Kosoven Lindore etj.Ne boten demokratike thuhet me ligje ndertohet shteti, per ndertimin e shtetit vendosen shumica,ne rastin ton vendosin serbet 7% dhe lideret tone.Nuk me largohet nga mendja fjalimi i Hazer Susurit ne vitin 89(expert Kosovar)nuk humben azgje kosova duke nenshkruajt ate qe Serbia kerkon nga Kosovaret,piknisja e bisedimeve fillon nga dokumenti i vitit 89. Nocioni Kosove nuk e perfshin vetem popullin Shqiptare por krejte qe jetojne ne ate vende,dihet forte mir kur filloj te perdoret ky nocion dhe nga kushe,naiviteti i disa inelektualve shkoj deri atje qe te formohet dhe nji alfabet kosovar direkt ndarja nga alfabeti shqip dhe indirekte formimi i nji shtetit te ri,duke aluduar ne trurin e shqiptarit se bota kete e kerkon dhe nuk mund te pranohet dy shtete shqiptare me te njejtin flamur dhe menjiher presendi i Kosoves filloj ta shpalose flamurin Kosovar indirekte largimi i ides per Bashkim Kombtar .Qe me kohe strategjia serbe/sllave ka vepruar ne trurin e shqiptarit dhe te bashkesis nderkombtare,ku dhe verehet te diplomacia shqiptare dhe shato diplomacia e sllaveve mes veti dhe mosshkuarjes te liderve sllave ne kosove.Berisha per ni pike uje e pranon maqedonin me emrin e tij RM me shpres se do te kete drit.Pse askushe nuk hy te analizoje pse BE nuk e ndihmon Shqiprin per ta tejkalue kete kriz te drites,vecanrishte ne kete kohe kur bisedohet per kosoven dhe pse Berisha kerkon te bleje drit nga shtetet sllave ,pse vepron ministri per punen te jashtme ne ate menyr ,historia perseritet per shqiptaret pa drite , sikurse helmimi i Ismail Qemalit ne Itali qe ai mos te marre pjese ne mbledhjen Versajit per paqe 1919,pse mbriten me vones shqiptaret ne mblledhje te Jajces dhe nuk vendosen per vetveten, pse nuk u muar parasyshe mbledhja e Bujanit. Vrasja e shume patrioteve Shqiptar te trojeve gjitheshqiptare sigurishte vjen nga organizatat Serbe /sllave(crna ruka) e cila ndoshta ende po ekziston ne Kosove /trojet shqiptare dhe vazhdojne me vrasje dhe futin huti e percarje ne mesin ton ,trazirat e marsit ,attentat e ndryshme e etj
Pse analistet nuk miren me kete fenomen, pse lejohet dhe nuk mesohet nga historia e idhur qe percarja mesveti ndikoje qe te na ndajne ,pse Fishta i tha ato fjale. Duke mos i analizue gabimet historike,duke mosbashkepunue lideret mes veti tregojne per mosaftesit e tyre per ta udheheq kete populle, gjaku i derdhur do te ju denoje per gabimet historike,te keqijat dhe te miret populli kur nuk i haron,sikurse ne kete kohe po lexojme , ata qe gabuan ne histori, Mojsiu ,Hamza etj ,pasardhesit tuja do te lexojne per gabimet qe do ti beni.



Xhemil Idrizi-Danimark

Përgjigjja 3 · 2006-02-15

I irituar thell nga i vetshpallurit kryetar i veteraneve te luftes i cili ne gazeten Fakti del dhe kerkon te holla nga bashkatdhetaret tane qe jetojn jasht shtetit dhe populli shqiptar qe jeton ne Maqedoni.Duke e mar parasysh faktin se ju bashkatdhetar tane ndihmuat luftene UÇK-se ne Kosove luften e UÇPMB-ne Preshev dhe se fundi edhe lufen e UÇK-se ne Maqedoni por edhe shum projekte tjera kombetare si Universitetine e Tetoves dhe jamshum i vetedijshem se ju jeni te njoftuar per keqperdorimet e ketyre fondeve ju bej thirje qe nese vendosni qe te ndihmoni invalidet e luftes ndihmoni vet e jo nepermjet te ashtuquajturit Komandant Dajes (Fazli poetit) i cili sot me partin e vet eshte ne pushtet i koruptuar pa mas gati me te gjith kompanin e vet duke filluar nga A.kasami, A.Buxhaku e shum te tjer.
Ju informoj se ne Universitetin e Tetoves sot jan te punsuar nje numer i madh maqenonesh ku edhe vajza e antishqiptarit me te madh ne rethinen e pollogut Tomisllav Stojanovskit (Bombaj) ndersa ne si shqiptar per tu punesuar duhet qe patjeter te gjejme ndonje lidhje te tipit A.Kasami apo te japim ryshfet.
Shtrohet pyetja ku jan te hollat e fondit te luftes?
Ku jan te hollat qe ju ç'do dit i merni ne form te ryshfetit per tendera, punesime etj.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.