Mësimdhënësit s’ka kush t’i shkruaj
Mësimdhënësit s’ka kush t’i shkruaj
Kur ke një ekip, p.sh. futbolli dhe humbë lojë pas loje, atëherë ose duhet ndërruar lojtarët ose duhet rishikuar punën e udhëheqësit të ekipit. Kjo është situatë normale. Por për njerëzit që asnjëherë nuk kanë luajtur futboll dhe gjithsesi për njerëzit që asnjëherë përpara nuk kanë qenë udhëheqës, situata e tillë paraqet tragjedi. Në situatë të këtillë nxirren disa mësime: (1) nuk angazhohen vazhdimisht lojtarët e njëjtë me të cilët humbë lojërat, (2) pozita e udhëheqësit nuk është e shenjtë, (3) situata e tillë është normale sepse ndryshe nuk ndodhë dukuria e zhvillimit, etj etj.
Pra, mësimi i njëjtë vlen edhe për situatën arsimore në Kosovë. Janë përdorur e ndryshuar e ndërruar disa qasje ndaj zhvillimit të arsimit Kosovar. Por, asnjëra nuk ka funksionuar. Për arsye të ndryshme. Por ajo çka është më tragjikja është se miliona e miliona euro janë shpenzuar në këto qasje arsimore. Të gjitha mbeten para pa kthim, ose investim i humbur. Ndërsa njerëzit që kanë propozuar dhe udhëhequr këto qasje mbeten aty ku janë. Askush nuk ka dhënë llogari ose përgjegjësi për këtë situatë. Mënyra se si sillen zyrtarët e arsimit në Kosovë, pra MASHT-i, është normale. Sipas kësaj sjellje çdo gjë është normale, puna vazhdon. Nuk injorohet puna, kjo është e vërtet, por cila është ajo punë, kush po përfiton nga puna e MASHT-it?
Të gjithë përfitojnë përveç sistemit arsimor: dikush ka hapur shkolla private, me ç’rast lëviz qindra mijëra euro në vit përfitim, dikush vazhdon të kryejë fakultetin ‘me të njofshëm’, dikush ka më shumë se tri vende të punës, dikush e ka pozitën në MASHT më shumë për përfitime personale, etj. etj. Situata e tillë s’ka lidhje me qasje në zhvillimin e arsimit. Situata e tillë vetëm sa e thellon shkatërrimin edhe më tepër të këtij sistemi arsimor çfarë e kemi.
Njeriu nuk është qenie e përsosur. Kështu mund të thuhet edhe për ministrin e arsimit. Por, prapë, ai është ministër. Njeriu i parë dhe i fundit i arsimit në Kosovë. Ai merr vendime përfundimtare, të tilla çfarë janë. Ka shumë mangësi në sistemin arsimor në Kosovë. Kjo punë dihet. Por jo çdo mangësi vjen si rezultat i angazhimit të Serbisë, Rusisë, Amerikës ose edhe i Azisë e Evropës në Kosovë. Por ministri është ai që mund t’i ndaloj/ndërpresë këto mangësi.
Jo gjithçka në Kosovë është për ta hedhur në kantë të bërllokut dhe të ‘niset’ nga fillimi. Parimisht, gjithmonë kur flitet për ‘gjërat e reja’ gjithmonë kihet parasysh se ato do të jenë më të mira, përkundër realitet që krijohet më pas. Pra, edhe arsimi kosovar është dashur të jetë ‘e re’ pas një periudhe të zhvillimit vërtet konfuze. Në këtë periudhë përfshihet edhe periudha e viteve të 90’ta. Ironia është se ajo që ndodhi atëherë vazhdon të ndodh edhe tash në këtë periudhë të viteve të 2000’ta, pra, periudha konfuze e arsimit Kosovar vetëm sa është shpërndarë, zgjeruar e thelluar..
Pra, edhe një herë, këtu po flas për qasjen në zhvillimin e arsimit. Oratoria e kësaj qasje është ndër më të mirat, këtu s’ka dilemë. Por realiteti, praktikat dhe zbatueshmëria e punëve është e kundërt me oratorinë.
Shembull: miliona euro të Qeverisë së Kosovës, përmes MASHT-it, janë derdhur nëpër OJQ-të dhe ’institute’ të ndryshme lidhur me planprogramet e arsimit parashkollor, fillor, të mesëm e universitar. Ndërsa sot nuk është lehtë të vlerësohet rezultati i atyre planprogrameve: ato nuk janë asgjë sesa përkthime dhe atë gjysmake. E që ironia të jetë më e madhe, nuk do të kaloj kohë shumë e madhe dhe se miliona euro do të derdhen përsëri këtë vit mu në planprogramet dhe programet arsimore që tashmë kanë thithur një pjesë goxha të madhe të këtij buxheti. Veç kësaj, miliona euro derdhen nëpër organizata ndërkombëtare për t’i analizuar ato planprograme arsimore, kur edhe një fshatar/bujk në Kosovë që prioritet e ka traktorin, e di se këto planprograme nuk po kryejnë punë, nuk po funksionojnë. Pa ofendim për bujqit. Dhe kjo jo më faj të nxënësve ose të mësimdhënësve, ose edhe për shkak të mangësive teknike/teknologjike. Edhe një herë, këto janë para të investuara pa kthim. Po të ishim një shoqëri deri diku normale, njerëzit që kanë propozuar ose rekomanduar nisma të tilla do të jepnin llogari dhe përgjegjësi.
Më tutje. Dihet që bashkëpunimi është qenësor në arritjen e diçkafit me dobi pozitive. Në këtë rast, përvoja e mësimdhënësve, të çfarëdo niveli, është e pashmangshme dhe gjithsesi e mirëseardhur. Kjo nuk do të thotë që çkado që propozohet ose rekomandohet nga ta, duhet të miratohet. Këtu vlen sistemi i vendosjes/themelimit të komunikimit, pra, bashkëpunimit MASHT-personel arsimor, veç dobive tjera. Por këtu ka ndodhur e kundërta. Asnjë mësimdhënës, të tillë çfarë i kemi, nuk është pyetur dhe vazhdon të mos pyetet për të provuar dhe shfrytëzuar përvojën e tyre praktike të mësimdhënies. Mësimdhënësit duhet dhe kanë nevojë të ndërrojnë, e jo të ndryshojnë, mënyrat e tyre të mësimdhënies si dhe praktikat tjera arsimore që ndërlidhen me vendin dhe pozitën e tyre të punës. Por vendosja e metodave të reja/të tjera nuk është diçka që kryhet vetëm nga MASHT-i. Pasi që mësimdhënësit tashmë janë të vëmendshëm se puna e tyre duhet të ndërrohet atëherë ata janë më efikas në përvetësimin e metodave/mënyrave të reja/të tjera të punës.. Por, sot sistemi i këtij ndërrimi kryhet vetëm për shkak të përfitimeve financiare/materiale të mësimdhënësve, që do të thotë, mësimdhënësit marrin pjesë nëpër trajnime të ndryshme më shumë duke shpresuar se do t’u rritet paga, e jo për t’u trajnuar e pajisur me përvoja e njohuri të tjera/të ndryshme arsimore. Përsëri, kjo është mungesë e bashkëpunimit MASHT – mësimdhënës.
Kështu nuk arrihet normalizimi i sistemit arsimor në Kosovë. Kështu shumë lehtë ndërtohet/vendoset/themelohet ‘sistemi i korruptuar’ qeverisës. Fjalori i Shqipes i 1972-tës nuk e sqaron ’sistemin e korruptuar’, fatkeqësisht. Por besoj se MASHT-it i mbetet të plotësoj me të dhëna të reja përkufizimin për ‘korrupsionin’ dhe për shprehjet tjera në këtë Fjalor. Përveç punëve të tjera që i kanë.
Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.