TROJET SHQIPTARE. MIDIS INTERESIT DHE INDIFERENCËS

~Blloqet e aleancave dhe imperializmi rajonal në luftën e parë ballkanike ~
Mona Agrigoroaiei
“Pansllavizmi në Gadishullin Ballkanik, i cili më 1878 u mbajt nën ethe dështuese për shkak të protestave energjetike të lordit Salisbury, bënë sot një hap shumë i madh në atë Gadishull nën mbrojtjen dashamirëse të lordit Grey.
Prej Rusisë kurrë nuk mund të pritet nj vepër e drejtësisë dhe të humanitetit kur vihen në lojë interesat e pansllavizmit.
I pikëllueshëm për mbarë qytetërimin dhe latinitetin ishte roli i Francës në Konferencën e Londrës!…
Është vërtetë një përulje për Francën madje të jetë kundër themellimit të shtetit shqiptar, duke dhënë tërë Gadishullin Ballkanik në dorën e sllavëve”, shkruante Eugen Lonesku në mars 1913, në kohën kur negociatat shterrpe të Londrës nuk u gjenin një fund, në librin “Lufta nga Ballkani dhe mosmarrëveshja rumuno-bullgare” (f.99)
Pavarësisht nga diskursi i interesuar i momentit (interesi rumun-autori mendon se Rumania duhej te merrte masa më energjitike kundër prishjes së status-kuos në Ballkan), ky libër është një dokument që shtjellon të vërtetën lidhur me trojet dhe popullin shqiptar.
Duke e lexuar, unë kam arritur në disa përfundime të qarta që më përforcuan bindjet për padrejtësinë e bërë kombit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha, në atë kapitull paraardhës Luftës së Parë Botërore.
Ai, konturoi qartë blloqet e aleancave midis tyre.
Në fakt, shtetet me peshë në politikën e atëhershme ndërkombëtare ishin të preokupuara veç të zgërdhiheshin armiqësisht njëra ndaj tjetrës, duke u treguar secila dhëmbët përmes “fuqive rajonale” të Gadishullit Ballkanik.
Një Gadishull që në ato vite ishte ende e zhytur ose në terrin e pushtimit osman, ose në mjegullinë e planeve të veta për rithemellimin e një “Perandorie Bizantine”, në të cilën çdo udhëheqje imagjinonte kryeqytetin Konstantinopol si pronën e saj private.
Konkretisht, në Ballkan, shtetet që kishin këto vizione”, ishin Serbia, Greqia dhe Bullgaria.
“Megali Idheja” ishte “ekspansioni territorial i grekëve, duke pasur si kryeqytet politik Konstantinopolin, kryeqytet të shkronjave dhe arteve, Athinën dhe kryeqytet fetar, Jerusalemin” (E.Lonesku, f.25).
“Naçertanija” serbe (e dalur më 1844 nën kujdesin e ministrit të jashtëm Ilija Garashnin), pretendonte, nga një anë, një territor në të cilin bërthama sllave as në momentin 1913 nuk ishte më i madhe se sa 15% nga tërësia e popullatës që jetonte atje - trojet shqiptare.
Nga ana tjetër, Beogradi ëndërronte një bashkim për të gjithë sllavët që ende ishin nën kontrollin e perandorisë austriake, nën “skeptrin” e vet, për të vazhduar me asgjësimin e bullgarëve dhe arritjen e Konstantinopolit…
As Bullgaria nuk ishte përjashtuar nga sfondi nacionalist agresiv që u shpreh përmes planeve të këtilla.
Të gjithë këto projekte të çmendura tejkaluan hapësirën e territoreve reale të këtyre shteteve, duke projektuar zmadhime artificiale dhe zgjerime pa asnjë bazë.
Në fillim të shekullit XX-të, ato u manifestuan me rreptësi në zonën, e cila pas (vetëm pas) Marrëveshjes së Mürtzstegut ndërmjet Rusisë dhe Austrisë do të fillonte të quhej “Maqedonia”.
Në fakt, vetëm Bullgaria ishte shumë e afërt pas luftës së parë botërore për të realizuar planet e veta.
Serbia ka shënuar gjithashtu arritje domëthenëse në të dyja drejtimet e sëmura të “Naçertanijes” së saj:
pushtimi i tokave të Kosovës historike (që ajo padrejtësisht i quante dhe e quan “Stara Srbija”, pa marrë parasysh se një popull tjetër, populli shqiptar, ishte dhe është etnikisht i shtrirë në ato vise) më 1912-1913 dhe krijimin e një Jugosllavie, pas vitit 1918, një sukses tjetër madhor i prekur në të mirën e pansllavizmit, edhe pse përkohësisht.
Fuqitë e Mëdha janë lëkundur gjithmonë nga injoranca nga interesi sa u përket trojeve shqiptare, kjo duke u varur në përgjithësi nga ndërrimet që ngjanin brenda marrëdhenieve ndërmjet tyre.
Dhe e marrë kjo si aksiomë, që gjykon situatat e vjetëra dhe të reja në një hark kohor më shumë se njëshekullor.
Të shikojmë si u zhvilluan ngjarjet në fillimin e shekullit XX-të, sepse kështu do të kuptojmë edhe disa nga sjelljet e tanishme ndërkombëtare dhe ballkanike.
Kryengritja e vitit 1903 në “Maqedoni”, e filluar si shprehje e “revoltës” së Organizatës Revolucionare të Brendshme Maqedonase (VMRO), krijesë e nacionalizmit ekstrem bullgar, u mbyt nga Perandoria Osmane.
Si pasojë, kjo ngjarje ka sjellë një periudhe të ekuilibrit ndërmjet Austrisë dhe Rusisë, të firmosur në Mûrtzsteg, si dhe ndërhyrja, në thelb e dështuar, të trupave të një xhandarmërie “multinacionale” në zonën e trazuar.
Ky ishte embrioni i të gjithë veprimeve të mëvonshme të “paqësimit” të komunitetit ndërkombëtar, faktikisht që deri tani i ka shtyrë, por nuk ka zgjidhur konfliktet nga rajoni. Shkaku i kësaj është faktin se u evitua dhe evitohet ende respektimi i të drejtës ndërkombëtare, njëkohësisht me kërkimin kuturu e të gjithë lojërave të “surrogatëve”…
Rezultatet do të mundeshin të shiheshin, nëse nuk mirren masa korrekte dhe arsyeshme, në vitet që do të vijojnë (!)
Mundja e armatës ruse nga Mançuria dhe zhytja prej Japonisë të flotës cariste në portin Lushûn në shkurt 1904 ka shënuar “fundin e aventurës së Rusisë në Lindjen e Largët dhe kthimin në preokupimet më tradicionale të saj në Ballkan.
Armiqësia ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë ka filluar të mbulojë edhe territorin e banuar nga shqiptarët nga Kosova e Maqedonia. Pas vitit 1905, këto dy fuqi të mëdha […] ende një hërë ishin në garën për ndikim në rajon, njëra në kurrizën e tjerës” (Glenny Misha, “Ballkani: Luftë, nacionalizëm dhe Fuqi të Mëdha”, faqet 209-210)
U fut gjithashtu në peisazhin gjeopolitik një element tjetër, më të rrezikshëm : rivaliteti anglo-gjerman. “Arsyja” ishte se Londra, duke parashikuar qëllimet e Gjermanisë, kishte një tmerr shumë të madh:
“po Berlini do të kishte mundësinë të fitonte kontraktin e realizimit të një hekurudhë ballkanike, atëherë Fuqitë Qendrore do të kontrollonin një masë territoriale të shtrirë nga Deti Verior deri në Pellgun Persian” (Genny Misha) .
Fuqitë Qendrore kishin nevoje për paqe, stabilitet dhe për një status-kuo i mbajtur për gjithmonë, Britania e Madhe u vendos t’ia bëjë jetën sa më vështirë Perandorisë Osmane. Përmes një rrjeti provokatorësh, ajo ka “minuar” situatën në dëm të turqëve.
Kjo është periudha kur në Perandorinë Osmane rritej ndikimin e partisë së turqëve të rinj, të mbështetur nga inteligjencia e popujve që gjendeshin nën pushtimin e tij, në veçanti nga shqiptarët.
Kryengrytja e turqëve të rinj ka mënjanuar regjimin despotik të sulltanit Abdul Hamid.
Ishte instaluar një qeveri dhe një parlament të ri. Brenda mbledhjes legjislative u zgodhën edhe deputetët e kombeve.
Mirëpo, turqit të rinj u bënin lëshime "forcave reaksionare dhe në vëçanti klerit fanatik".(Eugen Lonesku).
Ishte mohuar autonomia dhe liria kulturore të nacionaliteteve, u futën disa tatime të ashpra. Nocioni i “nacionalitetit” u shëndrrua në atë të “komunitetit fetar”.
Dhe kjo situatë, përmes absurdit të saj më kujton për një diferencim tjetër, vërtetë të rënë prej hënës së arbitrariteteve.
Në momentin e formimit të “Jugosllavisë socialiste, serbët imponuan ndarjen e popujve brenda saj në “kombe” dhe kombësira”.
Sensi dhe raporti ndërmjet tyre dhe “të drejtën” e krijimit të republikave apo të “krahinave autonome” është i njohur dhe ai u bë kryesisht për të diskriminuar shqiptarët nën pushtimin sllav, prej trojeve të Kosovës historike! Pa hyrë më shumë në detaje, do të themi se shumë hërë, joracionalja ka mbizotëruar në politikën ballkanike, në kushtet kur kishte nevojë për vendime të drejta. Dhe kjo ka caktuar rrëshqitjen, më herët a më vonë, drejtpërdrejt në humnerat e skëterrshme të luftës, pavarësisht nga sa shumë përpjekje bëri komuniteti ndërkombëtar për “pacifikimin” e zonës (!)
Më 1910 filluan një seri revoltash kudo brenda Perandorisë Osmane, duke përfshirë edhe Kosovën. Shefket Dërgut pasha është dërguar në zonë për të shtypur revoltën e popullsisë shqiptare, objektiv i fokusuar nga ky.
Orvatja ishte e mbështetur edhe nga Serbia. “Në shumë raste, politika serbe ishte e drejtuar fort aktivisht kundër shqiptarëve-ashtu siç treguan qartë instruksionet e dhëna nga Beogradi mësimdhënësve serbë, për ta ndihmuar Shefket Dërrgut pashën në fushatën e 1910-it” (Noel Malcom - Kosova, një histori të shkurtër, faqet 243-244).
Edhe pse Perandoria Osmane ishte mbështetëse e Austro - Hungarisë, Serbia madje paralajmëronte Malin e Zi të mos hyjë avanturave të një politike më radikale antiotomane!
Por, kjo pozitë e Serbisë ishte e përkohëshme, sensi i politikës së saj do të ishte drejt një aleance ballkanike antiotomane, dhe jo anasjelltas.
Në Serbi, qeveria rusofile e Nikolla Pashiçit, nuk u kënaqte dot për mosinteresin e Rusisë për të shkëputur paqen me Austro-Hungarinë dhe fillonte të drejtojë vështrimin drejt Bullgarisë.
Më 1904 ato firmosin një marrëveshje dypalëshe për bashkim kufitar.
Kjo hoqi revoltën e Austro-Hungarisë, e cila imponoi Serbisë një embargo, i quajtur në histori me emrin “Lufta e Derrave”.
Nga 1908, marrëveshja ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë ka filluar të dështojë, përmes aneksimit të Bosnjës nga Viena, që e shfrytëzonte situatën brenda Perandorisë Osmane për shkak të revoltës së turqëve të rinj.
Politika e Rusisë u ndryshua. Ajo filloi t´i inkurajojë shtetet ballkanike, kjo ndikoi që edhe Perandoria Osmane, për të hyrë në një sistem të aleancëve të drejtuar kundër Austro-Hungarisë.
Ideja u pranua tepër ngrohtë në Londër, prej lordit Eduard Grey.
Mëgjithatë, kjo lumturi e pashterrshme që buronte prej Sankt Petersburgut dhe Londrës sygjeronte injorancën e kthjellët ndaj planeve të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë, që duke qënë të militarizuara së tepërmi, projektuan strategji të pushtimit të disa territoreve që nuk u përkasin atyre në asnjë mënyrë.
Gjithashtu, nuk u vërejt dot në kryeqytetet e Fuqive të Mëdha se afrimi i ndërsjelltë i shteteve nuk donte të thoshte edhe një “miqësi të përhershme” me Perandorinë Osmane. Ato, ishin të vendosura të veprojnë pa dakordimin e Fuqive të Mëdha, ndoshta formalisht me atë të Fuqive të Mëdha, duke kuptuar se, “nëse do të mundeshin të dakordoheshin njëra me tjerën në një bashkëpunim ushtarak, do të kishin shanse ta dëbojnin Turqinë nga Europa” (Glenny Misha), sigurisht, nën kurrizin e kombit shqiptar…
Sankt Petersburgu inkurajoi Serbinë dhe Bullgarinë të groposin “sëpatën e luftës” , të cilat e shkundënin njera-tjetrën më shumë ose më pak në shikim mbi “Maqedoninë”, dhe të formojnë një aleancë antihabsburgjike.
Dy ishin ngjarjet që ndërruan mungesën e marrëveshjes ndërmjet atyre dy shtetëve: ndërhyrja e Italisë në krahinën osmane Tripoli (nisja e luftës italo-osmane ka larguar interesin e Rusisë nga Ballkani) dhe revolta popullore e shqiptarëve, me fitoret domëthenëse të tyre kundër Stambollit.
Të bazuar mbi programi i “14 pikave të Hasan Prishtinës”, udhëheqësit shqiptarë arrijnë të çlirojnë shumicën e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, dhe pa luftë, hyjnë në Shkup, më 12 gusht 1912.
Turqia pranoi parcialisht kërkesat e tyre.
Kundër këtij vendimi u vërsulet Rusia, e cila paralajmëron Stambollin se nuk do të pranojë këtë, në qoftë se sulltani nuk do të jepte të njëjtat të drejta popujve ortodoksë.
Nga Athina nisë thirrjen e drejtuar qeverive serbe, bullgare dhe malaziase për një veprim të përbashkët kundër mospranimit të memorandumit shqiptar.
Më 28 Nëntor, në kushtet e fushatës ushtarake serbo-greko-malaziase dhe të invadimit të ushtrive të huaja, në territoret shqiptare, është shpallur Pavarësia e Shqipërisë(londineze) por s´u arrtit dot, bashkimi i të gjiithë këtyre trevave në një shtet të vetëm etnik.
Planet e aleancave ballkanike, negociatat ndërmjet Sofjes dhe Beogradit kulminuan me një traktat i nënshkruar në mars 1912, i cili përdori marrëveshjen e mëparshme të vitit 1904, por kishte edhe një marrëveshje sekrete ushtarake.
U arrit edhe në një arbitrazh nga cari rus sa i përket Maqedonisë.
Traktati përfundimtar u nënshkrua më 6 tetor 1912, dy ditë para Luftës së Parë Ballkanike.
U nënshkruan edhe dy marrëveshje të tjera, greko-bullgare dhe greko-serbe.
Edhe Mali i Zi, roli i të cilit në këtë epokë ishte “të intrigës dhe provokimit, si agjent i pansllavizmit”, “së cilës politikë pluskoi në ujërat të një rusofilizmi më servil” (Eugen Ionesku) iu bashkangjit aleancës dhe ishte atë që “inauguroi” luftën më 8 tetor 1912.
Ajo zgjati gjashtë javë.
Lufta e dytë ballkanike u ndez nga sulmi i papritur “preventiv” i Bullgarisë kundër forcave serbe dhe zgjati veç një javë.
Nuk do të ngul këmbë lidhur me detajet ushtarake në këtë artikull.
Kjo luftë ishte rrëshqitëse, reaksionare nga dy aspekte:
një brutalitet jashtëzakonisht i madh i ushtrive serbo-malzezo-greke ndaj civilëve shqiptarë dhe një konferencë të paqes që pranoi pushtimet të bëra nga shtetet ballkanike, të cilat mbronin ato plane utopike për të cilat fola në fillim të shkrimit tim.
Gjithashtu, nuk mund të jem aspak dakord me retorikën gërhitëse që mundohet edhe tash, pa asnjë bazë historike, pa asnjë të drejtë morale ose juridike të sjellë ”justifikime” për këto lloj veprimesh “çlirimtare”.
Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk u përpoqën vetëm të çlirojnë popujt e tyre nga osmanët (vetëm Bullgaria kishte vërtetë këtë situatë, pas marrëveshjeve të mbyllur në San Stefano dhe Berlin, më 1878), por edhe të marrin nën administrimin e tyre kolonial edhe territore të banuara në shumicë nga populli shqiptar.
Aq më shumë se invadimi barbarik i këtyre armatave ka sjellë masakra të paharrueshme, ku shqiptarët ishin vrarë pamëshirë, Eugen Ionesku, më 1913, në librin e tij, dha një imazh i asaj që ka ndodhur:
“Neveritë janë aq të tmerrshme saqë kapërcejnë çdo imagjinatë.
Serbët u sollën në mënyrë banditeske, të poshtër, duke vrarë shqiptarët, duke mos kursyer pleqë, gra dhe fëmije.
Gjithashtu, gjeneralët serbë u dhanë urdhëra ushtarëve, të mos kursejnë asnjë jetë shqiptari.” (faqe 56).
Dhe, duhet llogaritur faktin se ky ka qënë vetëm fillimi i veprimtarisë gjenocidale sllave mbi popullin shqiptar.
Por, për asnjë çast nuk duhet të jemi fatalistë, për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë së dashur duhet të punojmë, të luftojmë, aq më shumë se kuadri i ri i të drejtës ndërkombëtare sanksionon parimin e dekolonizimit, pra të drejtën e vetvendosjes.
Tensioni maksimal ndërmjet Fuqive të Mëdha në Luftën e Parë Ballkanike dolil në shesh në kushtet në të cilat as qeveria serbe, as ajo malzeze nuk donin t´i tërhiqnin trupat nga veriu i Shqipërisë së tanishme të cunguar (kështjella Shkodra ishte nën rrethimin e malazezëve dhe porti Durrës u pushtua nga serbët), as në kushtet e paralajmërimëve të Austro-Hungarisë.
Në kohën e këtyre ngjarjeve, serbët dhe malazezët kanë hedhur “shigjeta të helmosura” Rusisë, se do të duhej të jetë e përgatitur t’ua ofrojë garancinë ushtarake, në rast se Austria dhe Italia do të ndërhynin kundër tyre.
Pas ultimatumit austro-hungarez, qeveria ruse ka paralajmëruar Beogradin se nuk do të fillonte një luftë për hir të Durrësit” .
Por u armatos, ashtu si Austro-Hungaria. “Nëse nuk do të ishte ndërhyrja pajtuese e ministrit të jashtëm britanik, lordit Eduard Grey, Durrësi dhe Shkodra do të merrnin njohurinë që e mori qyteti Sarajevo” (Glenny Misha).
Më 20 shtator 1912, filloi Konferenca e Ambasadorëve të Londrës.
U dakordua që Shqipërisë t’i jetë pranuar pavarësia, duke iu mohuar (okupuar) territore të tjera, të ndodhura tash nën “kujdesin” e Serbisë dhe Greqisë.
Është interesante që, edhe pse Greqia nuk e nënshkroi armëpushimin, duke u përpjekur të pushtojë Janinën dhe të vazhdojë me invadimin, deri në qendrën e Shqipërisë, në “linjën e demarkacionit” të lumit Shkumbin (sipas marrëveshjeve e saj të vjetëra me Serbinë), ajo u pranua në negociata.
Konferenca nuk tha asnjë fjalë për krimet e ndodhura dhe legalizoi pushtimet e bëra nga armata serbe dhe malazeze në Kosovën historike dhe Malësinë e Madhe.
Lufta e parë ballkanike mund të degjeneronte në një përballim i hapur ndërmjet Fuqive të Mëdha.
Por, kjo u shty për vitin 1914.
Në Konferencën e Londrës u kërkua një zgjidhje e “kompromisit” ndërmjet tyre, dhe kjo u bë përmes lëshimeve të Austrisë lidhur me shqiptarët dhe trojet e tyre që u pjesëtuan sipas qejfit sllavo-greko-mala
zez.
Sa u përket efekteve për kohë të gjatë, meriton të shikojmë parashikimet e Eugen Ioneskut: “Sipas të gjitha gjasave (dukjeve), tragjedia ballkanike nuk do të përfundojë më luftën e këtij viti. Kjo, do të vazhdojë në një ardhmëri të afërt”.
Me korrektimin (më të saktë) se kjo “ ardhmëri e afërt” zgjatë deri në ditët tona dhe do të zgjatet deri kur bashkësia ndërkombëtare nuk do të merrë parasysh faktin se vendimet të vitit 1913-it janë të gabueshme, janë një padrejtësi.
Shqipëria domosdoshmërisht duhet të ribashkohet, dhe kjo mënjëherë!
Përndryshe, “Ballkani Përendimor” kurrë nuk do të integrohet në një Europë të Bashkuar, duke mbetur “në familjen” problematike, gjithmonë e ballafaquar me luftëra dhe konflikte...
Rumani, 5 Maj 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.