JO, KURRË MË SHTET KISHTAR KOLONIAL SERB NË KOSOVËN SHQIPTAR
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI
JO, KURRË MË SHTET KISHTAR KOLONIAL SERB NË KOSOVËN SHQIPTARE!
* Kosova sipas “standardit ekstraterritorial” të Janez Dërnovshkeut(kryetar i
Republikës së Sllovenisë), do të thotë dyfish e copëtuar dhe, dyfish e rikolonizuar
nga Serbia dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
* Ja, kjo është përmbajtja dhe kuptimi i nocionit “pavarësi e kushtëzuar” Kosovës,
të cilën (ende pa filluar dialogu historik serbo – shqiptar nën patronatin e
bashkësisë ndërkombëtare) vetëm diplomacia zyrtare “e nxituar” e Tiranës dhe e
Lubjanës e kanë pranuar pa rezervë si “koncept racional” dhe, “të kapshëm” për
“zgjidhjen” e problemit kolonial shekullor të Kosovës?!
* * *
Kohëve të fundit, pas dhënies së “dritës së gjelbër” të KS të OKB-së (24.tetor
2005), si rezultat i iniciativës dhe i mbështetjes direkte të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, se patjetër, duhet të fillojnë negociatat në shkallë ndërkombëtare
lidhur me statusin e Kosovës, ndër të tjera, në skenën politike ndërkombëtare janë
shfaqur edhe opinionet dhe qëndrimet zyrtare të qeveritarëve të Sllovenisë, të
Kroacisë, të “Maqedonisë” të Malit të Zi, të Bosnjë e Hercegovinës(republika këto,
edhe në ish- RSFJ-në e Titos). Në këtë kontekst, në veçanti ia vlen ta analizojmë
“pamfletin juridiko-kushtetues” të dr. Janez Dërnovshek, kryetar i Republikës së
Sllovenisë, i cili është kontradiktor në pikëpamjet dhe në qëdnrimet e tij, të
propozuara lidhur me zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Së pari, ka
deklaruar, se “që tani Kosova është e pavarur, tanimë, këtë e dijnë të gjithë”
(Tanjug, 25.10.2005), Ndërkaq, së dyti, duke riformuluar dhe konkretizuar në
hollësi “Pikën 2 “ të pamfletit të
theksuar (drejtuar: Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, shefit për
Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, vendeve të Grupit të
Kontaktit, si dhe patriarkut Pavle të Kishës Ostodokse Serbe), del kontradiktor,
hipokrit dhe krejtësisht i njëanshëm, kur pohon se : “ Faktor kryesor për arritjen
e çdo marrëveshjeje të suksesshme të ardhme për statusin e Kosovës, duhet të jetë
NJOHJA E STATUSIT EKSTRAERRITORIAL të monumenteve më të mëdha historike, fetare
dhe kulturore serbe në Kosovë. Këto manastire dhe kisha së bashku me territorin e
tyre, duhet të mbesin nën jurisdiksionin e Serbisë dhe, të administruara nga ligjet
e Serbisë, kurse siguria dhe mbrojtja e tyre do të jetë nën përkujdesin e forcave
ndërkombëtare”. (Tanjug,1.10.2005). Shumë thjesht dhe shumë qartë sipas
përmbajtjes së këtij “standardi” slloven të kryetarit të Republikës së Sllovenisë,
Janez Dërnovshek, kompromisi politik, para së gjithash, duhet të kërkohet në
dekompozimin territorial
të Kosovës?! – Këtë version të copëtimit të territorit të Kosovës, (para se të
deklarohet Janez Dërnovshkeut) e ka hartuar në detaje Kisha Ortodokse Serbe, si
një nga opcionet e kapshme politike të Serbisë, e cila (po qe nuk “dhezin” opcionet
e tjera më ekstreme, që Kosovën edhe më tej ta mbajë si koloni të saj “autonome”)
tanimë e ka të gatshëm për ta nënshkruar palët negociuese. Mirëpo, meqë ky
“standard” serbo-slloven është në kolizion me të drejtën historike dhe me parimin e
vetëvendosjes si parim fundamental i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së
Kombeve të Bashkuara, pala negociatore shqiptare, as në ëndërr nuk duhet ta
nënshkruajë, as të pranojë këtë, pavarësisht nga “sonda” e trysnisë së ushtrimit të
propagandës së aliazhuar të boshtit Beograd-Lublanë; Beograd-Bruksel;
Beograd-Moskë; Beograd-Pekin, Beograd-Paris, Beograd-Athinë dhe Beograd-Tiranë,
mbase në këtë mënyrë, me nënshkrimin e saj të gabuar, do të vuloste përgjithmonë
ricopëtimin e territorit etnik të Kosovës
në favor të sovranitetit kolonial të Serbisë së Madhe.
Kontradikta e presidentit të Republikës së Sllovenisë, Janez Dërnovshek përbëhet nga
këto dy komponente të saj: (a) “pavarësia e kushtëzuar” dhe (b)
copëtimi-rikolonizimi i Kosovës, si koncepte të domosdoshme për zgjidhjen e statusit
të ardhshëm të saj. Mirëpo, për çudi, Janez Dërnovshek, i ndikuar nga historia dhe
politika falsifikatore nacionalshoviniste serbomadhe (për hir të tradicionalizimit
të marrëdhënive të shkëlqyera me Serbinë gjenocidale kolonialiste që nga mbeturina e
Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, më 1918 e deri më 1989, kur përmbyset Jugosllavia
titiste, si rrjedhojë e politikës çetniko-fashiste të Serbisë së Slobodan
Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të Vuk Drashkoviqit etj.) i ka dhënë
“përparësi juridike” konceptit të copëtimit-rikolonizimit, të cilin e ka
parashikuar të bëhet në fazën e parë të ndryshimit të statusit ekzistues të
Kosovës (pasi të jetë arritur ndonjë marrëeshje kompromisi për Kosovën, sipas
agjendës së parashikuar të OKB-së , të
Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën), ndërkaq,
pavarësinë e ka parashikuar të realizohet pas pesë viteve, pasi që Kosova t’ i
ketë përmbushur këto nëntë (9) “standarde” të “shërbimit të vullnetit të mirë
politik” të tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës :
“ 1. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i garantojë siguri pakicës serbe që jeton në
Kosovë.
2. Objektet kulturore, historike dhe fetare serbe në Kosovë duhet të fitojnë
statusin e eksterritorialitetit dhe duhet të ruhen nga forcat ndërkombëtare.
3. Komunat serbe në Kosovë fitojnë vetëadministrim, e cila u mundëson vendimmarrje
për çështjet lokale.
4. Pakica serbe në Kosovë përfiton pjesëmarrje të vazhdueshme dhe të garantuar në
Kuvendin e Kosovës.
5. Serbët e Kosovës e kanë përfaqësuesin e vet të përhershëm në Qeverinë e Kosovës,
i cili merret me interesat e tyre.
6. Bashkësia ndërkombëtare brenda 18 muajve bartë të gjitha përgjegjësitë tek
institucionet e Kosovës. Në këtë kohë, duhet të zhvillohen zgjedhjet për parlament,
qeveri dhe president të Kosovës.
7. Parashihet që Kosova ta fitojë statusin e saj si subjekt ndërkombëtar brenda pesë
vjetëve, nëse bashkësia ndërkombëtare vlerëson se janë përmbushur kriteret
demokratike, është arritur jeta e përbashkët e grupeve të ndryshme etnike.
8. Deri atëherë, në Kosovë do të vazhdojnë të qëndrojnë forcat ndërkombëtare, sipas
nevojës dhe me numër më të vogël.
9. Bashkimi Evropian, bashkë me institucionet ndërkombëtare financiare do të
mbështesin programin për zhvillim ekonomik të Kosovës dhe të përdorin instrumentet
përgjegjëse financiare për ta çuar përpara këtë proces. Në bazë të kësaj, Kosova
brenda pesë vjetëve do të jetë e aftë të ketë pavarësi ekonomike.” (Tanjug,
21.10.2005).
Lidhur me “pikën e parë” të “standardeve ndërkombëtare” serbo-sllovene të Janez
Dërnovshekut, përgjigja reale dhe objketive është kjo: - Përkundrazi, Bashkësia
ndërkombëtare, së pari e ka për detyrë që, (sipas së drejtës ndërkombëtare dhe
Kartës së Kombeve të Bashkuara) shqiptarëve si shumicë dërrmuese (mbi 90%) t’ua
njohë të drejtën e vetëvendosjes si argument historiko-faktik dhe
juridiko-politik kundër regjimit të deritashëm kolonial serbomadh mbi shqiptarët
dhe Kosovën (1912-1999). Pakica serbe në Kosovë nuk parqet kurrfarë problemi të
pazgjidhur as për bashkësinë ndërkombëtare, as për shtetin e ardhshëm shqiptar të
Kosovës, sepse të gjitha të drejtat dhe liritë e saj do t’i ketë të
garantuara me ligjet dhe me Kushtetutën përkatëse të Kosovës ( pasi që Kosova
shqiptare ta të ketë fituar cilësinë e plotë të subjektivitetit juridik
ndërkombëtar) si dhe me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu sikurse
të gjitha pakicat nacionale në Serbi, në Slloveni,
në Kroaci, në Mal të Zi, në “Maqedoni”, në Shqipëri, në Bullgari, në Hungari, në
Rumani, në Greqi, në Turqi…, etj. Për më tepër, statusi i pakicës serbe në Kosovë
nuk mund të ketë karakter ekskluziv dhe simetrik me shumicën shqiptare 90% mbi
asnjë bazë qoftë historike, juridike, kushtetuese, politike dhe pushtetore, mbase
është pakicë nacionale në tokë të huaj, madje e dyshimtë në të gjitha këto aspekte
të theksuara, sepse është recidiv i kolonializmit 100-vjeçar të Serbisë së
Madhe. Ndërkaq, shqiptarët, ndryshe nga cilësia e pakicës serbe, janë komb në
tokën e tyre mijëvjeçare, si një nga popujt më të lashtë në Ballkan. Realisht dhe
ligjërisht “metodologjia pedagogjike” e “kritereve logjike” të diplomacisë
proserbe të kryetarit të Sllovenisë, Janez Dërnovshek, nuk premton asgjë
spektakulare dhe dobiprurëse në favor të pavarësisë së plotë të Kosovës, sepse
është e shtruar mbrapshtë (si moralisht, ligjërisht dhe historikisht etj.), duke
kërkuar nga bashkësia
ndërkombëtare dhe politika e diplomacia shqiptare, që së pari ta zgjidhin
“problemin minoritar” serb, (i cili as de facto, as de jure nuk figuron si i tillë,
por është i konstruktuar dhe i improvizuar nga politika religjioze e Kishës
Ortodokse Serbe dhe nga qeveria aktuale e Serbisë, përkatësisht e Unionit të
Serbisë dhe të Malit të Zi. Pikërisht këta janë faktorët kryesorë centrifugalë
antishqiptarë dhe antipavarësi Kosovës, që kanë ndikuar te UNMIK-u, si dhe te
faktorët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB, OSBE, BE, NATO), që Kosovës, së
pari, t’ia “shkruajnë” dhe imponojnë “ zbatimin e “standardeve ndërkombëtare”
serbe kinëse në emër të zgjidhjes së “problemit” të pakicës serbe, problem ky, i
cili as de facto, as de jure nuk ekziston si i tillë, por fatkeqësisht është
shpikur në mënyrë aq perfide, aq amorale, aq arrogante për të jusitifikuar
vazhdimësinë e qëllimeve ekspansioniste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën
dhe shqiptarët. Për të realizuar këtë synim
të vjetër grabitçar të Serbisë, si duket tani, faktorët relevantë ndërkombëtarë,
janë në gjurmë të gjetjes së “formulës së padhimbshme” për arritjen e kompromisit
politik serbo-shqiptar, e kjo është “pavarësia e kushtëzuar”, që ndër obligimet e
tjera si “mandat ndërkombëtar” ndaj bashkësisë ndërkombëtare, nënkupton edhe
zbatimin dhe njohjen ndërkombëtare të exterritorialitetit serb të kishave dhe të
manastireve serbe në territorin etnik të Kosovës. Nëse arrihet një kompromis i
tillë politik, kjo do të ishte një zgjidhje e diktuar dhe e imponuar e statusit të
ardhshëm të Kosovës, që do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, si
dhe me të drejtën legjitime historike të shqiptarëve mbi Kosovën si territor i
pashkëputshëm i Shqipërisë Etnike.
Si Janez Dërnovshekun, ashtu edhe bashkëmendimtarët dhe mbështetësit e këtyre “ 9
standardeve”, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, deri më sot në historinë e
marrëdhënieve ndërkombëtare të pas luftës së dytë botërore asnjë problem kolonial
siç është rasti i Kosovës, nuk është zgjidhur sipas “skemës
procedurale-ligjore-demokratike”, së pari, zgjidhja e statusit të minoritetit a
minoritetve , e pastaj, së dyti, zgjidhja e statusit të shumicës dërrmuese. Për më
tepër, një shembull i këtillë i mbrapsht si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë
politik e diplomatik, nuk figuron në asnjë dokument (qoftë në formë resolute,
deklarate a rekomandimi etj.) të historikut të derisotëm të OKB-së (1945-2005).
Andaj, me të drejtë shtrohet pyetja racionale, pse vetëm në rastin e Kosovës, të
pësojë metamorfozë praktika diplomatike dhe praktika procedurale dhe ligjore e
Kombeve të Bashksuara si organziatë universale ndërkombëtare për zgjidhjen e
konflikteve dhe të problemeve ndërkombëtare, e cila
pa asnjë të drejtë ligjore (në kolizion edhe me Kartën e OKB-së, edhe me të drejtën
ndërkombëtare) “standardet ndërkombëtare” serbe ua imponojë shqiptarëve shumicë
dërrmuese mbi 90%, që së pari t’i përmbushin ato në favor të zgjidhjes së
“problemit” të pakicës serbe?
Të gjitha këto “9 standarde ndërkombëtare”, të cilat e kundërshtojnë pavarësinë e
plotë të Kosovës, presidenti i Sllovenisë i ka formuluar gabimisht dhe mbrapsht si
nga aspekti historiko-shkencor, ashtu edhe nga ai diplomatiko-ndërkombëtar, tamam në
frymën e kërkesave iracionale të qeverisë “demokratike” të Beogradit, duke kërkuar
nga “bashkësia ndërkombëtare, që së pari pakicës serbe në Kosovë, t’i garantojë
siguri”, e më pas, pasi pakica serbe ta ketë fituar autonominë territoriale dhe
politike në kurriz të territorit etnik dhe gjeopolitik të Kosovës shqiptare, do të
fillonte me zgjidhjen e problemit kolonial shekullor të shumicës shqiptare.
Përkundrazi, së pari bashkësia ndërkombëtare është e obliguar që shqiptarëve si
shumicë dërrmuese (mbi 90%) t’iu sigurojë zgjidhjen përkatëse të statusit të tyre
juridiko-politik dhe kushtetues sipas së drejtës ndërkombëtare (duke marrë për bazë
të drejtën historike qindravjeçare të shqiptarëve mbi Kosovën si pjesë integrale
të
territorit autokton të Shqipërisë Etnike), që nënkupton njohjen e pavarësisë së
plotë dhe pa asnjë kusht të Kosovës, e cila fatkeqësisht de jure sipas Rezolutës
1244 të KS të Kombeve të Kombeve të Bashkuara, edne fihguron në letër si pjesë e
territorit të Serbisë.
Bazë themeltare për arritjen e kompromisit politik midis Beogradit dhe
Prishtinës, është vetëm zbatimi i parimit të vetëvendosjes, jo enklavzimi
esktraterritorial i Janez Dërnovshekut, i cili de facto dhe de jure Kosovës do
t’i siguronte ndërkombëtarisht statusin e “pavarësisë së kushtëzuar”
Krijimi i enklavave esktraterritoriale të pavarura të pakicës serbe në Kosovë sipas
planit proserb të Janez Dërnovshekut (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës,
Graçanica...,etj.), është në kundërshtim me të drejtën pozitive ndërkombëtare, sepse
në territorin etnik shqiptar të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, nuk
mund të krijohet si subjekt i veçantë juridik ndërkombëtar një shtet kishtar i
pavarur serb me garanci ndërkombëtare. Politikisht, një zgjidhje e këtillë
imponuese, do të thoshte “kompromis politik” në kurriz të pavarësisë dhe të
sovranitetit të Kosovës.. Mirëpo, juridikisht, do të thotë legalizimin ndërkombëtar
të copëtimit dhe të rikolonizimit të tërësisë territoriale të Kosovës, gjë që kjo
është në kundërshtim edhe me të drejtën historike të shqiptarëve mbi territorin e
Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, si dhe me “standardin” e parashikuar të
GNK-së, se “Kosova nuk mund të copëtohet nga Serbia, duke u kthyer në gjendjen
paraprake të vitit 1999”.
Pavarësisht nga fakti se, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë të së drejtës
ndërkombëtare, nuk ekziston asnjë element i vlefshëm për copëtimin e territorit të
Kosovës, kjo për prapaskenat diplomatike dhe politike të aktorëve të involvuar në
çështjen e Kosovës, nuk do të thotë se është e pamundhsme, sepse qëmoti dihet se në
politikë çdo gjë është e munudur. Kjo rregull, vlen sidomos për ato vende dhe ata
popuj të vegjël (siç janë shqiptarët dhe Shqipëria Etnike, të kolonizuar nga
serbo-sllavët e zgjebosur të Ballkanit) që nuk kanë kapacitetin e tyre të nevojshëm
ushtarak, ekonomik, politik dhe diplomatik për t’u çliruar nga çizmja e huaj
imperialiste.
Prandaj, politika zyrtare e Prishtinës, duhet të mbaj parasysh faktin se, as
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Musatafaj e as kryetari i Republikës së
Sllovenisë, Janez Dërnovshek nuk kanë dalë rastësisht para opinionit publik
ndërkombëtar, se Kosovës, duhet imponuar “pavarësia e kushtëzuar”. Edhe pse, ende
nuk kanë filluar negociatat ndërkombëtare lidhur me statusin e Kosovës, si Serbia,
ashtu edhe disa qarqe evro-ndërkombëtare (duke marrë për bazë rekomandimet
sugjeruese të GNK-së, si dhe projeketet e fshehta të qeverisë serbe dhe të Kishës
Ortodokse Serbe), tanimë kanë sinjalizuar se kompromnisi politik për zgjidhjen e
përkohshme të statusit politik të Kosovës, pikërisht do të kërkohet në zbatimin e
formulës “pavarësi e kushtëzuar”, e cila pakicës serbe dhe Serbisë, do t’i
garantaonte krijimin e shtetit të ri kishtar serb në zemër të Kosovës shqiptare.
Pra, të mos mashtrohemi, duke ushqyer iluzione të kota, se nuk mund të “përvidhet”
një formulë e këtillë, e cila de
facto dhe de jure, do të thoshte copëtimin e territorit të Kosovës, sipas “listës
së dëshirave” politike të Janez Dërnovshekut dhe të Besnik Mustafajt, të cilën, së
fundi, pa asnjë rezervë , do ta akceptojë Kisha Ortodokse Serbe(KOS-i), edhe pse
tani së bashku me Beogradin zyrtar janë deklaruar (sa për t’i hedhur pluhur syve”
opinionit publik vendor dhe të jashtëm) se me të gjitha mjetet do ta hudhin poshtë
“pavarësinë e kushtëzuar”, po qe se kjo, do t’iu imponohet nga diplomacia hibride e
tandemit Besnik Mustafaj-Janez Dërnovshek, me “bekimin” e diplomacisë
evro-ndërkombëtare.
Për realizimin e këtij qëllimi antishqiptar kundër pavarësisë së Kosovës, si
Beogradi zyrtar, ashtu edhe Kisha Ortodokdse Serbe(KOS-i), tanimë në prapaskenat e
tyre sekrete politiko-diplomatike dhe propagandistike e kanë “sonduar” terrenin
evro-ndërkombëtar, se do ta kenë mbështetjen e disa qarqeve akoma të padeklaruara
të BE-së, si dhe të anëtarëve të përhershën në KS të Kombeve të bashkuara, siç janë
Rusia, Kina, (e ndoshta) edhe Franca si partner tradicioanal (1914-1999). Mirëpo,
pavarësisht nga përgatitja e grackave të rrezikshme të diplomacisë kishtare
serbomadhe për të bllokuar njohjen e pavarësisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare,
politika dhe diplomacia shqiptare e Kosovësm, as shqiptarët nuk duhet të pranojnë
asnjë kusht, asnjë formë diktati, as ultimatumi as nga serbomëdhenjt, as nga
mbështetësit e tyre(qofshin fuqi të mëdha evropiane apo aziatike, siç është Kina)
evrro-ndërkombëtarë, që do të ishte në funksion të legalizimit ndërkombëtar të
krijimit të një shteti të
ri kishtar serb në Kosovën shqiptare, në emër të “mbrojtjes” së kishave dhe të
manastireve të minoritetit serb, të cilat (po të ndodhte diç e këtillë tragjike në
kurriz të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve) automatikisht,
do të fitonin statusin e subjektit esktraterritorial ndërkombëtar, sikurse shteti i
Vatikanit. Mirëpo, pala negociatore shqiptare asesi nuk guxon që ta gëlltis të
“karrem” të gatuar nga kuzhina politiko-kishtare e Serbisë dhe e aleatëve të saj,
sepse në këtë mënyrë Kosova sërish do të mbetej nën varësinë koloniale
imperilaiste të Serbisë dhe të sistemit shtetëror të Evropës, të njohur me
akronimin ekonomiko-politik integrues-Bashkimi Evropian(BE).
Sa më sipër, { marrë parasysh të gjitha “shërbimet e vullnetit të mirë” të imponimit
të “pavarësisë së kushtëzuar” për Kosovën, qofshin edhe politika e diplomacia
zyrtare e Tiranës dhe e Lubjanës, së personifikuar dhe të instrumentalizuar nga
Besnik Mustafaj,(inistër i jashtëm) dhe Janez Dërnovshek (kryetar i Sllovenisë0} e
VETMJA ALTERNATIVË E LIGJSHME DHE RACIONALE PËR ZJGIDHJEN E DREJTË DHE
PËRFUNDIMTARE TË KOSOVËS, ËSHTË APLIKIMI I PARIMIT TË VETËVENDOSJES, SI PARIM
FUNDAMENTAL I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË KARTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA.
Vetëm mbi këtë bazë pala shqiptare mund të bëjë kompromis me palën kolonialiste
serbe, e cila, edhe pas rënies nga pushteti të ish-kryetarit të saj Slobodan
Milosheviq, (me mjete “demokratike” dhe në emër të paqes së rreme, se duan
“bashkëjetesë” me shqiptarët, por duke i konsideruar si “element minoritar vasal në
shtëpi të huaj serbe”) ushqen të njëjtat ambicie dhe aspirata antishqiptare sikurse
regjimi gjenocidal i “mesijes” së tyre: “Kosova është djep dhe shpirti i Serbisë”.
Ky “keqkuptim” i serbomëdhnjeve nuk mund të kuptohet ndryshe, veçse si i barabartë
me teorinë raciste “Lebensraum” të Gjermanisë naciste të Hitlerit. Si Gjermania
nazifashiste nën Hitlerin, edhe Serbia gjenocdiale çetniko-fashiste nën Slobodan
Milosheviqin dhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe tani nën drejtimin e pasardhësve të
tij “demokratë” (Boris Tadiq, Vojsillav Koshtunica, Vuk Drashkoviq, Sanda
Iviq-Rashkoviq etj.) kanë zhvilluar dhe, prapë po synojnë të zhvillojnë luftra e
agresione pushtuese gjenocidale
për pushtimin e territoreve të huaja fqinje të Kroacisë, të Bosnjës dhe të
Kosovës, me qëllim të fundit, që t’i bashkojnë të gjitha pjesë e popullit serb në
një shtet të vetëm të homogjenizuar, që quhet Serbia e Madhe.
Duke qenë se një strategji e tillë e krijimit të Serbisë së madhe të Slobodan
Milosheviqit ka pësuar jo vetëm disfatë ushtarake, por edhe ka humbur edhe
territoret e okupuara përkohësisht, janë krijuar kushtet objektive, që politika
kishtare e Begradit dhe e Kishës Ortodokse , të heqin dorë nga pretenmdimet e
mëtejme territoriale në kurriz të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.
Fundja, iu pëlqeu apo jo REALITETI KOSOVË SHQIPTARE, serbët, Serbia dhe Kisha
Ortodfokse Serbe, e kanë humbur përgjithmonë Kosovën si koloni të tyre , që nga
ndërhyrja e tyre ushtarako-policore tankiste, më 1989, kur edhe e pushtuan
përkohësisht Kosovën, me ç’rast shkaktuan qindra viktima shqiptare dhe, atë e
zhveshën nga cilësia e autonomisë, që kishte sipas Kushtetutës së vitit 1974.
Politika shqiptare e Kosovës nuk ka asnjë arsye që gjatë bisedimeve të ardhme me
palën serbo-ndërkombëtare, të demonstrojë ndonjë taktikë të veçantë të diplomacisë
së përmbajtjes, sepse Serbia dhe serbët kanë humbur çdo të drejtë të sovranitetit të
tyre të deritashëm kolonial mbi Kosovën. Këtu, pala shqiptare nuk duhet të bëjë
asnjë koncesion për hir të ndonjë “kompromisi të madh” apo “historik”, siç kanë
deklaruar disa politikanë histerikë me vizion proserb në dëm të pavarësisë së
Kosovës. Gjithashtu, pala shqiptare nuk ka pse të dyshojë fare në kapacitetin e saj
profesional, si dhe në kredibilitetin e saj moralo-politik dhe juridik, sepse është
në avantazh ndaj palës serbe, sepse ajo është nën hipotekën e gjenocidit të kryerë
në Kosovë (1989-1999), e cila, si rrejdhim, definitivisht edhe ka humbur të drejtën
koloniale shekullore mbi Kosovën. Prandaj, pala shqiptare nuk ka asnjë arsye, që të
ndjehet “e pabarbartë” ose në defensivë. Përkundrazi, duhet të jetë agresive në
kuptimin pozitiv të mbrojtjes dhe të justifikimit të argumenteve të qëndrueshme
historike dhe juridike dhe politike ndërkombëtare, që janë favor të shkolonizimit
të Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste.
Pala shqiptare me konsekuencë, duhet të mbështetet në parimin e barazisë dhe të
vetëvendosjes së popujve, të sanksionuara në Kartën e OKB-së, ku thuhet se “ të
gjithë popujt kanë të drejtë që lirisht, pa ndërhyrje nga jashtë, të përcaktojnë
statusin e tyre politik, si dhe të ndjekin rrugën e zhvillimit të tyre ekonomik,
shoqëror dhe kulturor dhe, së këndejmi çdo shtet e ka për detyrë të respektojë këtë
të drejtë në përputhje me dispozitat e Kartës”.(Lung-Chu Chen, An Introduction to
Contemporary International Law, 2000, f.31-32) Kjo e drejtë ka të bëjë me të
gjithë qytetarët e ndonjë tërësie territoriale, edhe pa fituar të drejtën e
shtetësisë si subjekt jurik ndërkombëtar.
Gjithashtu, politika zyrtare shqiptare, duhet ta hudhë poshtë si të papranueshme (si
në kuptimin historik, ashtu edhe në atë juridik), “standardin” e prejudikuar
sugjerues të GNK-së, se “Kosova nuk duhet të bashkohet me ndonjë shtet
tjetër”(aludimi është tejet transparent-nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë
Etnike). Për të hudhur poshtë këtë “kriter ligjor-demokratik” të Grupit Ndërkombëtar
të Krizave (GNK-së), pala negociuese shqiptare, duhet të mbështetet kryesisht në
këto dy argumente të qëndrueshme: (A) Së pari, mbi të drejtën historike të
shqiptarëve mbi Kosovën dhe (B) Së dyti, mbi të drejtën pozitive ndërkombëtare,
sipas së cilës shqiptarët jo vetëm që kanë të drejtë të pavarësohen, por edhe kanë
të drejtë ligjore të bashkohen jo vetëm me Shqipërinë, por me cilindo shtet të duan
ata. Në favor të këtij konstatimi po japim këtë argument të pakontestueshëm juridik
ndërkombëtar : “Krijimi i shtetit sovran dhe të pavarur, integrimi ose bashkimi i
lirë i tij me ndonjë shtet
tjetër të pavarur ose pranimi i çfarëdo lloji statusi tjetër politik si rezultat i
vendimit të lirë unanim të popullit, është formë e ligjshme dhe demokratike e
aplikimit të së drejtës së vetëvendosjes.”(Shih: International Legal
Materials,1992, N06 (ILM), f.1498.
Së fundi, nëse bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja, BE-ja etj.) ia imponon palës
negociuese shqiptare cafrëdo modeli qoftë (që është në kolizion me të drejtën e
vetëvendosjes): “ pavarësi e kushtëzuar”; “pavarësi e shoqëruar” apo “pavarësi e
plotë” e sugjeruar të Janez Dërnovshekut, që favorizon krijimin e shtetit kishtar
serb në Kosovë, sipas “parimit të ekstraterritorialitetit”, që teorikisht dhe
praktikisht do thotë dekompozimin e tërësisë territoriale etnike të Kosovës, kjo do
të përbënte shkeljen flagrante të PARIMIT TË VETËVENDOSJES dhe të SË DREJTËS DHE TË
RENDIT POZITIV JURIDIK NDËRKOMBËTAR.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.