CENZURAT NË www.shqip.dk

2005-11-25 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Është hera e parë që përjetoj një të tillë nga një faqe shqiptare në Danimarkë. Shkrimin që do e lexoni më poshtë, e postova si reagim kundër një shkrimi që u botua në faqen www.shqip.dk lidhur me manifestimin e 28 Nëntorit 2003.

Atëbotë faqja e sipërpërmendur bashkë me radion e poshtë përmendur, kritikuan hapur mënyrën e organizimit të manifestimit. Mendova, është e drejtë që të përgënjeshtrohen njoftimet destruktive me tendenca dhe qëllime të caktuara. E postova në shqip.dk dhe reagimi u botua. Nuk u bënë as 24 orë, administratori i faqes nga presioni i disa individëve, e kishte tërhjekur shkrimin.

Andaj, ftoj komunitetin shqiptar në danimarkë ( që i din mirë rethanat ) të bëj vlerësimin: Ka apo nuk ka arësye për cenzurë shkrimi më poshtë...


PULAT QORRE DHE KUKUVAJKAT E NËNTORIT
Nga Endrit Fetahu

28 Nëntori dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë edhe sivjet manifestohet në Kopenhagë, por me një formë dhe "klishe" të re... "paguaj në don të festosh" dhe bëhu "sponzor" në do të "reklamohesh".

Me këtë "moto" Radio Projekt21 në Daimarkë, thëret mërgimtarët në "programin" "special" , me rastin e shënimit të Festës Kombëtare. Jo hiç më pak se dy vite më parë , kjo radio me kritika të ashpra dhe komente publike në internet dhe radio, "sulmoi" ish ambasadorin e Shqipërisë në Danimarkë Qemal Minxhozi, Shoqatat dhe Subjektet tjera Shqiptare, për shkak se kishin marrë vendim që hyrja në sallë të jetë simbolike, vetëm 20 kr.(sa për ti mbuluar harxhimet e huazimit të objektit)

U organizuan 2-3 emisione në radio, vetëm për këtë "problem" aq të madh dhe aq "tragjik" për radion Projekt21.
Sivjet kjo radio "patriotike" dhe anëtarët e redaksisë me "përvojë shumë vjeçare në aktivitete kombëtare", i mbylllën sytë si "pulat qorre" dhe vendosën ..."Kë e rafsha mos e vrafsha"... 100 krona bileta hyrëse, per festën e 28 Nëntorit.

Një fjalë popullore thot: "Nusja e re e ka vështirë natën e parë...pastaj mësohet... e i vjen lezet". Për fat të keq ambasadori i Shqipërisë z. Qemal Mixhozi nuk është më në Danimarkë që ti sheh "patriotët" se si janë shndëruar në "pula JATARKA" dhe "kukuvajka mikrofoni".

Festa e 28 Nënorit, për stafin e radios Projekt 21 ka " çmim " edhe atë 100 krona, për arësye se atë natë do ta bëjnë "madhështore" këngëtarët Ziber Avdiu dhe Xheki... Të cilët do ti "kënaqin" mërgimtarët me "dashuri", ndofta edhe me pak meze e raki... me hajde dhe me kajde.

Ndofta edhe kanë të " drejtë", sepse fjalimet dhe referatet në manifestimet kombëtare janë bërë "demode". Në "modë" është "argëtimi"...Futja vëlla, se për t`u argëtuar, kuptohet duhet paguar.Por, vetëm pagesa nuk është "problem" për këtë radio "patriotike"... Pjesmarja në natën "madhështore" të radios "kushtëzohet" edhe me "sponzorime humanitare" të tipit "Jep çka të japësh...Pak për sqep e pak për xhep".

Ta them të drejtën "Pirolla ju koftë" ustallarë janë dhe e njohin "zanatin" mirë, njëlloj si "tupanxhiu" në ramazan, që i bie tupanit , me apo pa vullnetin tënd. Në gjith këtë "oganizim madhështor" nuk mungon as dezinformimi dhe mashtrimi kolektiv, se edhe sekretari i parë i ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë z Ilir Shtina do të mer pjesë në mbrëmjen "madhështore" të radios Projekt21. Pse bëhet një dezinformim i tillë? E dinë vetëm "kukuvajkat e mikrofonit". Ndoshta, edhe nuk e dinë as vetë, apo ashtu u`a ka ënda.
Por sido që të jetë është detyrë e çdo mërgimtari që këtë dezinformatë ta përgënjeshtroj dhe opinionin ta njohtoj se:
"Me ratin e 93 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ,Shoqata ” Zenel Hasani ” , shoqata ” `97” dhe Radio ” Zëri i Kosovës ”, sipas traditës , organizojnë një manifestim rasti me një program modest festiv . Manifestimi mbahet më 26 nëntor ( ditë e shtunë ) 2005 , ora 18.30 në :Tapetsalen , store sal. Magleparken 5 2750 Ballerup
Përvec mysafirëve të shumtë do të marrin pjesë edhe sekretari i parë i ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë z Ilir Shtina dhe përfaqsues të shoqates Danimarkë - Shqipëri.

Hyrja është vetëm 20 kr (për fëmijë falas)
Pra, manifestimi Qendror i 28 Nëntorit mbahet në Balerup , në mënyrë "kolektive" e jo "individuale dhe redaksionale".

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.