DERI KUR ME LAJTHITJE TË KËTILLA ?
DERI KUR ME LAJTHITJE TË KËTILLA ?
Thuhet në popull: "Me të vra dikush, ke ku lypë hak. Por me ba e me vra vetën, nuk ke ku lypë hak as gjak"
Të nderuar përfaqësues të diplomacisë shqiptare dhe të huaj!
Si shumë shqiptarë, edhe unë idhshëm po i konzumoj informatat mbi rrjedhat, sidomos ato politike e diplomatike, që po zhvillohen rreth Çështjes së Kosovës dhe tërë asaj që ka të bëjë me çështjen shqiptare në përgjithësi.
Ndonëse, informacionet i marr vetëm prej tri burimeve shqiptare: RTK-së, TVSH-së dhe ALSATIT, ato mund të mos jenë të mjaftueshme, për të dhënë ndonjë vlerësim të plotë. Megjithatë, vendosa të shkruaj
Do të deshiroja shumë që të më besohet se nuk kam etje as për t'ju shitur mend, as për të njollosur dikën.
Sëpari, dua të ju njoftoj se nuk jam i lidhur me kurrfarë qarqesh që e bëjnë politikën për Kosovën as për Shqipërinë. Gjithashtu, dua t'ju njoftoj se nuk i përkas asnjë subjekti partiak. Jetoj jasht vendit, ku më hodhi vala e dhunës më 1999.
Për rrjedhën e trajtesave, që flasin për Çështjen shqiptare, kam qenë dhe jam i interesuar t'i përcjelli. Dhe, për të kam shkruar një përmbledhje trajtesash me titullin "LËNGATË E GJATË" (Trajtime për shqiptarët dhe për Kosovën), e cila, edhe m' është botuar. Kam shkruar edhe disa artikuj, të cilët më janë publikuar në intërnet, (RTVZIK).
Me këtë artikull, u drejtohem kompetentëve zyrtarë, prezantues dhe shqyrtues të Çështjes shqiptare.
Sot, kur po debatohet me të madhe çështja e statusit final për Kosovën, dhe kur për të jipën gjithfarë ideshë e opcionesh nga kompetentë e jokompetentë, nga meritorë e jomeritorë, nga dashamirë e dashakëqinj, desha edhe unë t'i bashkangjitem këtij karvani, me besimin se do të kontriboj sado pak në këndelljen e ndërgjegjës së kompetentëve, që merren me Çështjen shqiptare. Pra, Çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve po debatohet dhe po trajtohet me të madhe brenda tri harqeve: a) të faktorit shqiptar, b) të faktorit serb dhe c) të atij ndërkombëtar-ndërmjetësues.
Në këto debate, idetë, opcionet, qendrimet dhe tendencat janë nga më të ndryshmet,dhe ato vijnë nga katër burime synimesh: 1. nga synimi për ta zgjidhur pjesërisht, gjegjësisht në mënyrë të plotë Çështjen shqiptare, 2.nga synimi për ta komplikuar edhe më shumë situatën në Kosovë e njëherit edhe për ta stimuluar agresivitetin serb, 3. Nga synimi që shpie kah zgjatja e statusquosë në Kosovë dhe më gjërë, dhe 4. Nga synimi i arritjes së kompromisit përmes ndërmjetësuesit - (Faktorit ndërkombëtar) dhe të dy palëve kundërshtare: serbëve dhe shqiptarëve.
Dhe, mu pse disa prej këtyre opcioneve, qendrimeve dhe tendencave nuk burojnë nga vullneti dhe qëllimi për ta zgjidhur drejt dhe në mënyrë të plotë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve, u detyrova të paraqitem edhe unë me këtë artikull, duke u ndalur më së tepërmi në disa lajthitje të faktorit shqiptar.
Kështu, në vargun e shumë opcioneve, lidhur me mënyrën e zgjidhjes së Çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve, u shtua edhe deklarata e përfaqësuesit të diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafajt "për një pavarësi të kushtëzuar".
Këtë deklarim, shefi i diplomacisë shqiptare e vulosi edhe disa herë përmes emisioneve të ndryshme, madje edhe në Bruksel.
Arsyetimi i z. Besnik Mustafajt, " se Bashkësia Ndërkombëtare kërkon garancion nga udhëheqësia e Kosovës për të drejtat që duhet t'i gëzojnë minoritetet, sidomos serbët, nuk është aspak bindës. Ndaj një deklarimi të tillë reaguan shumë individë zyrtarë e jozyrtarë. Madje edhe Kryetari i Republikës së Shqipërisë Alfred Mojsiu. Dhe, në vend që "diplomati" ynë ta pranojë gabimin, madje edhe me kërkim faljeje, ai e dyfishon atë, kur thotë: se "këtë opcion nuk e kam shpikur unë", por, gjoja kështu e dashka Bashkësia Ndërkombëtare. Atëherë, patjetër t'imponohet pyetja: Vall, interesin e kujt e mbroka përfaqësuesi i diplomacisë shqiptare, atë të Bashkësisë Ndërkombëtare, apo atë të shqiptarëve jasht Shqipërisë së përgjysmuar?
Përfaqësuesi i diplomacisë së Gjysëm Shqipërisë nuk ka pse ta lodhi trurin për të shpikur asgjë për Çështjen shqiptare, kur, fatkeqësisht, faktet mbi të drejtën dhe fatin e shqiptarëve, janë të lara me gjak. Dhe kjo larje me gjak ishte si pasojë e shkeljes së të drejtave për vetëvendosje, e diskriminimit të vazhdueshëm dhe e djallëzive, si dhe e lajthitjeve skandaloze të krerëve shqiptare, e ngjajshme me këtë të z. Besnik Mustafajit.
Do të duhej ta dinte përfaqësuesi i diplomacisë shqiptare, se të drejtat për serbët, nuk varën prej shqiptarëve, por prej vetë serbëve, të cilët, të nxitur nga vetë Beogradi, që kërkon garancion për ta, i ngarkon edhe më shumë serbët e Kosovës me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe me lakminë për Kosovën, për të mos e pranuar realitetin e ri në Kosovë. Dhe jo vetëm kaq, por, kjo urrejtje dhe kjo lakmi po i shtynë ata (serbët) që në Kosovë të krijojnë edhe ekscese, obstrukcione e shantazhe, me të cilat, po i pengojnë proceset e zhvillimit dhe të stabilizimit në Kosovë.
Pra, kushti që i detyrohet Kosovës, gjegjësisht shqiptarëve, prej kujtdoqoftë "për pavarësi të kushtëzuar" është i drejtuar në adresë të gabuar dhe aspak qëllimmirë. Me një kusht kësisoji, vetëm sa do t'i zgjatej jeta gjendjes së statusquosë. Për këtë do të duhej të ishte e vetëdishme, si Bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe përfaqësia diplomatike e Shqipërisë, gjegjësisht zotëri Besnik Mustafaj. E dihet, se me adresa të gabuara, nuk arrihet kurrë në cakun e dëshiruar, nuk arrihet as dëshira për t'u anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtar, nuk arrihet as qëllimi për t'u bërë farë faktor stabiliteti në Ballkan.
Me keqardhje mund të them, se nuk është hera e parë që përfaqësia diplomatike e Shqipërisë jep deklarime të pamatura, të cilat po i kushtojnë shumë shtrenjt popullit shqiptar, sidomos atij jasht Shqipërisë.
Jo pak herë, diplomacia shqiptare, nxiton kur duhet të përmbahet dhe përmbahet, kur duhet të nxitojë. Që do të thotë se, diplomacia shqiptare nuk i përmbahet optimalitetit të kohës, se kur dhe si duhet të reagojë në një moment të caktuar. Andaj, me dije qoftë se edhe efektet e deklarimeve të pamatura, dalin negative. Me këtë rast nuk do t'i detaizoj qendrimet, deklarimet dhe heshtjet e ftohta të organeve më të larta, e në veçanti ato të diplomacisë shqiptare, lidhur me çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve që jetojnë në të, por do t'i përkujtoja vetëm disa raste, që dëshmojnë për interesimin më të madh të diplomacisë shqiptare, për ta joshë e bindur faktorin ndërkombëtar, për t'u anëtarsuar në mekanizmat ndërkombëtarë, se sa për ta zgjidhur Çështjen shqiptare në tërësi bashkë me këtë, të Kosovës. Një rast i tillë, që e dëshmon këtë mosinteresim të duhur për Kosovën nga ana e Shqipërisë, është ai i Vizitës së Kryetarit të Gjermanisë, Roman Hercogut, Shqipërisë, më 1995, me ç'rast, ai (Roman Hercogu) ndër të tjera thotë: "Shqipëria, brenda saj ka vetëm gjysmën e popullit, por, asnjëherë nuk e ka kundërshtuar ekzistencën e kufijve. Ajo (Shqipëria H.G.) kërkon për shqiptarët jasht atdheut autonomi dhe status, sipas përvojës perendimore", (sipas gazetës "Bujku", në të cilën, gazetarët Mero Baze dhe Astrit Patozi cituan fjalët e kryetarit gjerman. Më gjërësisht për këtë rast, shih reagimin tim, të botuar në "Zëri" të 18 marsit 1995, f. 4. me titull "Predikuesit djallëzor të frikës dhe të varfërisë"!
Rasti tjetër është:Të përmbajturit e pashpjegueshëm-absurd të diplomacisë shqiptare për mosndërprerjen e marrëdhënjeve diplomatike me Beogradin, kur populli shqiptar, që jeton në trojet e veta në Kosovë, po përjetonte diskriminimin gjenocidal nga Jugosllavia, gjegjësisht nga Serbia. Mandej takimi i Fatos Nanos me Millosheviqin në Kretë dhe deklarimi i tij, se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë. Dhe mosreagimi i Kastriot Islamit, ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë ndaj deklarimit të Vuk Drashkoviqit, ministër i punëve të jashtme të SMZ, alias, autor i romanit "Thika", kur thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. E tani, mu ky gabues(Kastriot Islami), përpiqet të shfajsohet, duke e qortuar (me vend) Besnik Mustafajn, pse ai nuk e ka përpunuar opcionin për statusin final të Kosovës në laboratorin e Ministrisë së punëve të jashtme.
Sa i përket qendrimit të diplomacisë shqiptare ndaj Çështjes së Kosovës, vërtet, (sipas debatuesve në emisionin "Kontrast") nuk dallohet ky i qeverisë dhe i diplomacisë së sotme nga ai i qeverisë dhe diplomacisë së kaluar.
Me një qendrim të tillë ndaj statusit të Kosovës " për një pavarësi të kushtëzuar ", diplomacia shqiptare, jo që nuk dëshmon se luan far roli pozitiv për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por as për farë stabiliteti në Ballkan. Përkundrazi, me një qendrim të tillë i kontribon komplikimit të mëtejmë të gjendjes në Ballkan dhe më gjërë. Një qendrim i tillë i pamatur qet hije mbi ato përkrahje të organeve më të larta të Shqipërisë që ia kanë bërë Kosovës në disa momente të rëndësishme, duke aprovuar edhe rezoluta, për t'u respektuar e drejta e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Një qendrim i tillë i pamatur qet hije edhe mbi solidaritetin, vërtet vëllazëror të Shqipërisë, me rastin e dëbimit të shqiptarëve të Kosovës më 1999, të cilët, u pritën, u strehuan me bujarinë vërtet vëllazërore dhe me tërë atë që kishin në dispozicion. Pritje dhe solidaritet, ai që e mahniti edhe tërë botën përparimtare dhe që nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët e Kosovës. Një pritjeje dhe një solidariteti të tillë, i qitën hije edhe disa debatues në emisionet "Kontrast", të udhëhequr nga z. Pandi Gjata, me ç'raste, vlerësonin qendrimin e qeverisë aktuale dhe deklarimin e përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë. Dhe, për çudi, gjatë atij vlerësimi, asnjë prej pjesëmarrësve në ato emisione nuk e tha asnjë fjalë për çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare, që është njëri prej shkaktarëve kryesorë të raporteve armiqësore në mes popujve të Ballkanit. E zëra të tillë, për bashkimin e trojeve shqiptare dëgjohen më së shpeshti nga viset e okupuara, (jasht Shqipërisë). Por, ato zëra, për çudi, përjetohen në mënyrë alergjike, duke thënë: "Po të pavarësohet Kosova, një ditë, do të krijohet Shqipëria e Madhe",( e mandej, mos e dhashtë Zoti, do t'i vijë fundi botës)!
Në të vërtet, me zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare, nuk do të krijohej as Shqipëria e Madhe, as Shqipëria e vogël, por do të krijohej Shqipëria normale. Me zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare, do të korrigjohej qendrimi i gabuar i Faktorit Ndërkombëtar, gjegjësisht i Qendrave të vendosjes, që në të kaluarën, padrejtësisht i kanë copëtuar trojet shqiptare.
Përndryshe, "Moszgjidhja integrale e problemit strukturor shqiptar, gjegjësisht mosmbulimi unik shtetëror i hapësirës shqiptare në Ballkan nën një juridiksion kombëtar, realisht i la të hapura kërcënimet për stabilitetin dhe sigurinë rajonale". Konstatim ky i ekspertit të Sorbonës prof. Dr. Zhorzh Prevallakis, kur flet për Çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan. "Bujku" i 12.07.1997, artikulli i Blerim Rekës me titullin "Sovraniteti i disiplinuar".
Pra, vetëm me zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare, do të stabilizohej Ballkani. Konstatim ky edhe i shumë ekspertëve euro-botërorë, që merren me raportet në mes popujve të Ballkanit . Më gjërësisht për konstatimet e ekspertëve botërorë shih në faqet: 204 - 214 të librit "Lëngatë e gjatë" të H.G. ! Me krijimin e Shqipërisë normale, do të krijohej një shtet i fortë, baraspesha, e të cilit do t'i bënte ballë çdo tentimi agresiv të ndonjë shteti fqinj.
Me krijimin e Shqipërisë normale, do të kursehej edhe faktori ushtarak ndërkombëtar bashkë me arsenalin e armatimit.
Përndryshe, për moszgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare, deri më sot nuk kemi asnjë arsyetim bindës. Për këtë, dëshmon gjendja konfliktuoze dhe e krizave, çdoherë e më të thella, që po mbretërojnë në Ballkan. Vërteton abnormaliteti dhe acarimi i raporteve armiqësore në mes popujve, vetëm për shkakun, pse qendrat e vendosjes i qasën zgjidhjes së problemeve konfliktuoze, duke u bazuar në argumentin e forcës dhe të interesave hegjemoniste e kolonialiste, me të cilat, prap do të mbetej fitili i ndezur, për të vazhduar edhe më tej me armiqësi.
Pra, deklarime të tilla, për statusin final të Kosovës, "me një pavarësi të kushtëzuar", i kemi pritur vetëm nga kundërshtarët tanë, të cilët, në vazhdimësi i mohojnë argumentet që flasin për të drejtën e pakontestueshme që e ka Kosova për vetëvendosje. Deklarime të tilla i kemi pritur edhe nga ata që duan ta mbajnë gjendjen e statusquosë, për të vazhduar prap me trazira e luftë në Ballkan.
Në debatin që u zhvillua në emisionin "Kontrast", veç tjerash u tha edhe, përafërsisht kështu "se ne (zyrtarët e Shqipërisë) nuk duhet të luajmë rolin e patërnalistëve, kur Kosova tani i ka organet dhe institucionet e veta.
A s'është kjo një mungesë e përgjegjësisë, madje, me kosto të lartë negative për shqiptarët ?
Pse të mos e luajnë përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare rolin e patërnalistëve, kur ata e dinë se Kosova edhe pse i ka organet dhe institucionet e veta, ato ende nuk funkcionojnë si duhet, sepse i kanë të lidhura këmbë e duar nga UNMIK-u. Kjo lidhje këmbë e duarsh, dëshmohet me zhvleftësimin e një vargu ligjesh e rezolutash të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës.
Pse të mos e luajnë rolin e patërnalistëve zyrtarët e Shqipërisë, kur e kanë obligim sa legjitim, aq edhe moral e patriotik, t'i përkrahin bashkëkombasit e vet në rrugën e sendërtimit të aspiratave shekullore, për liri dhe pavarësi të plotë. Pse të mos e luajnë rolin e patërnalistit zyrtarët shqiptarë, kur dihet se Kosova është njëra prej gjymtyrëve kryesore të trupit etnik shqiptar, pa të cilën gjymtyrë, ky trup do të kullojë gjak e mjerim.
Pse të mos e luajnë rolin e patërnalistit përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë, për 90% të shqiptarëve në Kosovë, kur Beogradi për vetëm 5% të serbëve kërkon me këmbëngulje të krijohen enklava serbe, institucione paralele dhe union komunash me popullatë serbe në Kosovë ?
Edhe çka tjetër duhet të bëjë Serbia kundër shqiptarëve, që t'i mbushet mendja Bashkësisë Ndërkombëtare dhe diplomacisë shqiptare, se vërtet, për t'u stabilizuar Ballkani, duhet ndëshkuar agresori serb dhe duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështja shqiptare në tërësi.
Përndryshe, sikur faktori ndërkombëtar ta kishte ndëshkuar me kohë dhe në mënyrë meritore Serbinë, sot, jo që nuk kishte pasur nevojë të flitej fare për statusin final të Kosovës, por Këshilli i Sigurimit ishte dashur ta detyronte agresorin serb, t'ia paguante Kosovës dëmshpërblimet për të gjitha pasojat që ja ka krijuar Kosovës.
Për këtë do të duhej bindur dhe vetëdijësuar elita gjithshqiptare bashkë me popullin se pa bashkimin e trojeve shqiptare, nuk mund të ketë stabilitet as rehati në Gadishullin Ballkanik. Dhe, këtë bindje dhe vetëdijësim do të duhej shoqëruar edhe me aktivitetin diplomatik, duke ia imponuar këtë opcion edhe faktorit ndërkombëtar me tërë argumentimin e pakontestueshëm që e ka për Kosovën.
Andaj, në fund të këtij reagimi do të thoja se diplomacia shqiptare nuk ka pse të hesht as pse të skuqet, pse kërkon status adekuat - pavarësi të plotë për Kosovën, kur i ka të gjitha argumentet, që do ti kontribonin jo vetëm zgjidhjes së çështjes shqiptare, por edhe stabilitetit në Ballkan dhe në Evropë.
Me këto argumente të pakontestueshme, jo që s'kanë pse të skuqen diplomatët shqiptarë, por me to do t'i hudhnin në plehun e gënjeshtrave "argumentet" e të gjithë atyre që thonë se Pavarësia e Kosovës do ta destabilizonte Ballkanin.
Duhet ditur, se ata (serbët) bashkë me aleatët e tyre e thonë këtë, për t'ia mundësuar nesër vetës një agresion, të cilin do të mundohen mandej ta arsyetojnë "parashikimin" se gjoja ata e kanë ditur qysh më parë, se ndonjë luftë a konflikt do të ndodhë për shkak të pavarësimit të Kosovës.
Tani, na mbetët të shpresojmë se përfaqësia diplomatike e Shqipërisë, pasi që e ka mundësinë të merr pjesë në sesionet e OKB-së dhe të Këshillit të saj të Sigurimit, qoftë edhe vetëm si vëzhgues, do ta thotë haptas të drejtën që e ka Kosova për shtet të pavarur dhe sovran, pa kurrfarë kushti. Sepse, për t'u zgjidhur drejt një çështje problemore, siç është ky i Kosovës, kushti duhet ti vihet agresorit e jo atij që gjithmonë ka luftuar dhe është viktimizuar për t'u çliruar nga viktimizuesi.
Që diplomacia e sotme e Shqipërisë, ta thotë pa ngurrim, se, nëqoftëse edhe këtë herë, Faktori Ndërkombëtar (OKB-ja) nuk e përkrah të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje, ai do të dëshmojë haptas, se nuk don ta zgjidhë çështjen shqiptare, as ta stabilizojë Ballkanin.
Duhet ditur edhe këtë, se pavarësia për Kosovën, nuk do t'ishte realizim i plotë i kërkesave dhe i aspiratave të shqiptarëve, por është një kompromis, që lën pas vazhdimësinë e konflikteve, sepse, po mbesin edhe më tutje të copëtuara trojet shqiptare.
Hamzë Gashi
Francë - tetor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.