Jackson kapet i veshur si myslimane

2005-11-16 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Hajdutja me celular, vjedh bankat duke folur në telefon


Fjodor Zotaj

Në pamje të parë duket si një zonjë si gjithë të tjerat e impenjuar në një bashkëbisedim në cellular , por sapo hyn në bankë afrohet tek sporteli dhe pa ndaluar së foluri në telefon vjedh kasat. Fytyra e saj është kapur edhe nga kamerat e brendshme të bankave dhe tani është një nga gratë më të kërkuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deri tani ka vjedhur 4 filiale të bankës Wachovia, në veri të Virxhinias, pa rreshtur së foluri në telefon. “Ceshtja është nëse ajo flet me njeri në telefon apo jo”, ka thënë një zëdhënës i policisë.
Fred Desroches, profesor sociologjie në universitetin Waterloo, në Kanada, hedh poshtë tezën që gruaja flet me ndonjë bashkëpunëtor, duke thënë së është një mundësi që ajo mund të flasë me ndonjë person që e bën të ndjehet më e sigurtë, mbase e ëma e saj.
Gjatë vjedhjes së fundit hajdutja i ka drejtuar pistoletën punonjësit të bankës , me indiferencën më të madhe dhe pa hequr telefonin nga veshi. Policia po heton mbi telefonatat nga celularët e bëra në zonë në orën kur janë bërë vjedhjet, por fajtorja deri tani nuk është kapur.


Yahoo, futet në tregun e telefonave celularë


Në bashkëpunim me SBS Communications, Yahoo do të bëhet prodhues i një telefoni cellular i gjithi i saj. Idea është shfrytëzimi i telefonanave celularë për të ulur distancën mes llogarive dhe adresa e-mail të klientëve të saj.Shpërndarja e fotove, muzikës dhe dokumentave që gjenden në internet, do të bëhet më e thjeshtë dhe më e shpejtë.
Do të jetë Nokia që do të prodhojë telefonin e ri të Yahoo me një kamer 1.3 megapiksel dhe gjithashtu një lexues Mp3. Modeli i ri do të dalë në fillim në tregun amerikan ( me një çmim 200 ose 300 dollar) dhe do të lejojë një lidhje direkte me llogaritë në internet të Yahoo, me mundësi administrimi të thjeshtë të postës elektronike, rubrikën telefonike dhe shërbime të tjera të portalit online

SHBA, një prift dhe 70 të ftuar për martesën e dy qenve


Kapele në formë cilindri për dhëndrin, fustani tradicional i bardhë për nuse, një prift dhe 70 të ftuar. Do të ishte një martesë si gjithë të tjerat nëse protagonistët e martesës do të ishin dy qen. Nusja një qenushe 3 vjeçe, u shoqërua në altar nga zonja e saj e vjetër Susan Laurer, kurse Frank dhe Cyndi Parise shoqëruan qënushin.
Mesha u celebrua nga at Joseph DeRose, prifti i kishës kristiane evangjelike të Rosville, në shtetin e Miçiganit. Dy të sapomartuarit pasi thanë po-në në altar filluan të lehnin tërë gëzim dhe iu vërsulën tortës në formë bifteku me kockë dhe me zëmrën e kuqe në mes. Mbas mbarimit të ceremonisë çifti i ri u trasferua në shtëpinë e dhëndrit.


Jackson kapet i veshur si myslimane


Ndodhia e fundit për mbretin e pop-it: Jackson kapet në banjot e grave, në një qëndër tregtare në Dubai, duke u veshur me rroba femërore. Mbasi ishte futur në një librari, këngëtari kishte dashur të mos binte në sy duke u u veshur me abaya, veshja ngjyrë e zezë që mbulon gratë myslimane nga koka te këmbët. Menjëherë në vend mbërritën shumë forca policie.
Mbas një odiseje gjyqësore të zgjatur më tepër se 10 vjet, këngëtari doli i pafajshëm 4 muaj më parë nga akuzat për ngacmim seksual te minorenët dhe që atëherë u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fermën e tij në Neverland, për t’u trasferuar përkohësisht në Arabinë Saudite. Për të vizituar Dubain e shoqëronte një nga djemtë e sheikut të Bahreinit, ku Jackson banon aktualisht.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.