PAK HISTORI NËPËR KALVARIN E SHQIPTARËVE

2005-10-30 · Forumi historik RTVZIK · 3 përgjigje të ruajtura

Shkruan: Lirim Shabani
Student i sapodiplomuar në Universitetin e Tetovës-Gjuhë dhe Letërsi Angleze

DER UNTERGANG

PAK HISTORI NËPËR KALVARIN E SHQIPTARËVE

Duke u nisur nga titulli i këtij shkrimi, ndoshta do të mendoni se po i
bëhet analizë e filmit që ka të bëjë me Adolf Hitlerin ku sipas
kritikëve të filmit tregohen disa anë pozitive për " Kasapin e Hebrejve
" që tentoi të bënte realitet " Mbinjeriun e Niçes ".
Këtu dua të tregoj " Der Untergang-un " e partive politike shqiptare në
IRJM që nga viti 1990 e këndej.
E gjithë kjo fillon nga pavarsimi që Tito i dha IRJM-së për të cilën gjë
sllavët këtu në IRJM duhet t'i këndojnë këngë falenderimi tek varri.
Është e rëndësishme të përmendet sepse ky far Tito në një far Kushtetute
që e pat sjellë në kohën e tij, në IRJM, si sllavëve ashtu dhe
shqiptarëve e turqëve, u garantoi të drejtën për vetëvendosje (mirëpo në
realitet kjo kurrë s´u realizua) megjithatë si rrjedhim i kësaj në
njëfar mënyre shqiptarët kishin më shumë të drejta sipas asaj Kushtetute
se sa me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, që duke u nisur nga vet emri "
Kornizë " tregon se nënshkruesit shqiptarë e vënë korniza kombin e tyre
duke ia kufizuar atij vetëm disa të drejta.
Bile, me plot të drejtë Xhemil Zeqiri, një atdhetar i shquar i cili
jeton dhe vepron përkohësisht në Danimarkë, e quajti Marrëveshjen e
Ohrit, "Marrëveshje të Vorrit".
Më poshë do të sqarojmë se çfarë ndodhi që nga viti 1990 e deri në
ditët e sotme me partitë politike shqiptare.

Fillimi i viteve të 90-ta

Pas mëvetësimit të IRJM-së, erdhi sistemi demokratik e cila solli
pluralizëm politik.
Shqiptarët e këtushëm themeluan një parti politike e quajtur PPD (Partia
e Prosperitetit Demokratik), e cila parti në të vërtet u bë Partia e
Prapambetjes Demokratike.
Krytear i parë i saj ishte Nevzat Halili.
Nga aktivitetet politike u kuptua që kërkesat sllave ishin që shqiptarët
të pranojnë këtë shtet, të pranojnë Kushtetutën e këtij shteti dhe
flamurin në këmbim të të drejtave për shqiptarët.
Paralelisht në këtë kohë filloi veprimtarinë një lëvizje që për të huajt
e për sllavët ishte ekstremiste, separatiste, terroriste, por që në të
vërtetë ishte lëvizje realiste, atdhetare.
Emri i saj ishte ILIRIDA.
Pjesë e kësaj lëvizje kanë qenë edhe funksionarët e PPD-së.
Epilogu i mëvonshëm i gjithë këtyre ngjarjeve do të jetë arrestimi i
Nevzat Halitit i cili nuk u pajtua me disa padrejtësi, me disa gjëra që
kërkonin sllavët, nuk u pajtua me arrestimet dhe maltretimer e
shqiptarëve, njëri nga të cilët atëbotë u vra.
Pas gjithë kësaj maskarade antishqiptare, në krye të PPD-së erdhi
Abdurahman Haliti.
Ndërkaq, votimin e Kushtetutës së IRJM-së nuk e bëri PPD-ja, mirëpo, ajo
nuk e lëshoi mbledhjen e Parlamentit në kohën kur u bë votimi.
Ndërsa ky far Abdurahmani dhe shokët e tij mezi që pritën t´ua urojnë
miratimin e Kushtetutës e cila bazohej në diskriminim, typje, gjenocid e
tjera e tjera veprime antishqiptare.
Pakënaqësitë brenda partisë sollën krijimin e dy partive të reja
PPDSH-(Partia e Posporitetetit Demokratik Shqiptar) e udhëhequr nga
Arben Xhaferi dhe PDP(Partia Demokratike Popullore) e udhëhequr nga
Iljaz Halimi.
Kjo nuk ishte asnjë risi ngase kemi mësuar nga Historia që shqiptarët
gjithmonë janë përçarë dhe ende sot e kësaj dite, fatkeqësisht kështu
kanë mbetur.
Më vonë të dy partitë e reja do të bashkohen dhe në skenë do të del
(PDSH-Partia Demokratike Shqiptare) e udhëhequr nga A. Xhaferi.
Partia e re, bëri shumë zotime, për përmirsimin e gjendjes së
shqiptarëve të pushtuar në IRJM.
Kjo parti arriti që të hyjë në koalicionin qeveritar duke premtuar
legalizimin e Universiteti të Tetovës të cilit më vonë ia ktheu shpinën
dhe hapi një universitet të ri që fillimisht konsiderohej si
Universiteti Politik dhe asgjë më shumë.
Ky universitet ishte i destinuar për pakica kombëtare në IRJM edhe pse
partitë shqiptare këmbëngulnin që shqiptarët nuk janë pakicë kombëtare.
Në fillimet e 90-ta ndodhi dhe një bastisje në fshatin Ladorisht të
Strugës, popullata e të cilit vend akuzohej për armatosje nga ana e
Shqipërisë meqë kufiri ishte shumë afër. Ndërsa më qesharake është fakti
që ky shtetrrethim i Ladorishtit rezultoi me gjetjen e dy pushkëve të
gjuetisë edhe atë me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Projekti, UT

Intelektualët shqiptarë në IRJM, të ndihmuar nga Tirana dhe Prishtina
përgaditën një projekt arsimor për shqiptarët në IRJM.
Qëllimi ishte hapja e një Universiteti Shqiptar në IRJM, pasi që shteti
nuk ua mundësoi arsimim superior për shqiptarët në gjuhën e tyre amtare.

Në krye të kësaj iniciative ishte Fadil Sulejmani që njëherit u zgjodh
Rektor i këtij universiteti.
Duhet theksuar që të gjithë figurat politike shqiptare e përkrahën këtë
nismë.
Edhe ish-senatori me prejardhje shqiptare Joseph Diogard vizitoi Tetovën
dhe përkrahi këtë iniciativë.
Mirëpo, çka më pas ????
Skenaret e njëjta që dikur servonte regjimi serb, u përsëritën edhe
këtu. Filluan vrasjet, rrahjet, demolimet e tjera e tjera.
Në mbrojte të Universitetit të Tetovës doli popullata dhe bilanci ishte
me shumë të rrahur dhe një të vrarë shqiptarë; Abdylselam Emini ishte ai
që flijoi jetën për arsimin shqiptarë këtu.
Vlenë të përmendet që nga Konzullatat e Ambasadat e huaja këtu në IRJM,
asnjëra nuk ngriti zërin e të thotë se këtu po bëhet një padrejtësi.
Megjithatë ngjashëm si Prishtina veproi dhe Tetova; Universiteti vazhdoi
me punë, nëpër shtëpi private, e ndihmuar financiarisht nga diaspora
jonë e mrekullueshme që çdo herë ka dhënë dhe do të jepë për Kombin
Shqiptar. Vllau i ndihmoi vëllaut, Tirana dhe Prishtina dërguan në
Tetovë libra dhe mësimdhënës.
Lidhja shpirtërore nuk u këput.
Universiteti i Tetovës u shëndrrua në vatër arsimore ku studentët vinin
nga të katër anët e trojeve etnike shqiptare.
Me shumë mund dhe pas konfliktit të 2001, pas 10 vjetëve në ilegalitet,
vetëm pas luftës çlirimtare, UT u legalizua.

Ngjarjet e Gostivarit

Pas fitores së PDSH-së në zgjedhje, kryetarët e komunave të Tetovës
Alajdin Demiri dhe ai i Gostivarit Rufi Osmani e bënë hapin atdhatarë,
kur erdhi dita që në këto komuna të vendoset flamuri kombëtar shqiptar,
që duhej të garantohej me ligj nga shteti për përdorimin e tij nga
shqiptarët.
Historia po përsëritej!
Prap filluan reprezajlet, vrasjet burgosjet.
Në këto ditë të përgjakshme për shqiptarët, u burgosën të dy kryetarët e
komunave dhe u vranë tre shqiptarë në Gostivar.
Epiteti I IRJM-së që shihej nga të jashtmit u lëkund.
Filluan plasaritjet e para të OAZËS SË PAQES.
Në të njëjtën kohë, shpërthyen trazirat edhe në Shqipërinë amë; ishte
viti 1997 kur kaosi nga qeverisja e keqe e Berishës e mbuloi atdheun
tonë.
Ky ishte dhe një pretekst që të intervenonte pushteti sllav, bile njëfar
Çokrevski do të deklaronte, citoj:
" tani kur Shqipëria nuk mund të kontrolloj vehten, atëherë tu biem dhe
ne këtu, nacionalistëve shqiptarë dhe t´i zhdukim njëherë e
përgjithmonë". Indiferenca e pushtetarëve shqiptarë vazhdoi.
Ata, as që çanë kokën për popullin, ata mbajtën pozitat e tyre në
Qeveri, vazhduan bizneset e tyre.
Faji për të githa këto, përsëri mbeti jetim.

Viti 2001

Pas luftës heroike të Kosovës e cila përfundoi me Rezolutën famëkeqe
1244-shin e Rambujes dhe me përfundimin e luftës së Luginës së Preshevës
e cila luftë nuk solli asnjë rezultat pozitiv, edhe Ilirida u këndell.
Filloi lufta e vitit 2001.
Populli, me besimin se do të arrihet një fitore dhe një bashkim me
Shqipërinë amë dhe duke qenë e zhgënjyer nga politikanët shqiptarë, u
bashkua me UÇK-Kombëtare.
Vullnetarët nga të katër anët erdhën për të luftuar dhe për ta çliruar
këtë tokë shqiptare.
Shqipëria londineze dhe Kosova dërguan djemtë e tyre të pamposhtur.
Shumë nga ata ranë në fushë të nderit.
Në vend që të vazhdohej lufta, udhëheqësia politike dhe ushtarake e
UÇK-Kombëtare, ndërroi mendje.
Ali Ahmeti dhe gjeneral Gëzim Osdreni përballë komunitetit ndërkombëtar
dhe sllavëve inkupatorë, lëshuan pe.
U dorëzuan armët dhe epilogu i gjithë këtyre shkatërrimeve dhe derdhjes
së gjakut të rinisë ishte Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
Përsëri, nuk u arritën objektiva çlirimtare, pra s´u bë asgjë!...
Rrobëria nuk u hoq dhe çka është më e rëndë dhe më antihistorike, gjaku
i dëshmorëve të rënë për çlirim e bashkim kombëtar u shkel, amaneti nuk
u mbajt.
Me plot të drejtë pyesim:
përse luftuam?

Fundi

Pas përfundimit të luftës dhe nënshmrimit të Marveshjes së Ohrit dhe
pranimin e saj nga guerilja shqiptare, filloi një erë e re.
Në fillim duhet të përmendet që këtë Marëveshje e nënshkruan partitë
shqiptare tek të cilat popullata humbi besimin.
Tanimë udhëheqësit e gueriles u bënë politikanë!!!
Ata, themeluan Bashkimin Demokratik për Integrim.
Edhe pse pretendohet që këtë parti ta paraqesin si pasardhëse të
UÇK-Kombëtarere, një gjë e tillë nuk mund të pohohet sepse ushtarët u
shpërndanë në të gjitha partitë tjera që tanimë veçse ekzistonin.
Në qoftë se për TMK-në mund të thuhet se është pasardhëse e UÇK-Kosovës,
kjo gjë nuk mund të thuhet për UÇK-Kombëtare, sepse ushtarët e saj nuk u
bënë TMK-Trupë Mbrojtëse Kombëtare, por me plot të drejtë mund të themi
që shumë nga ata u bënë Trupë Mbrojtëse Maqedone.
Këtë konstatim e përforcon fakti që shumë nga ushtarët shqiptarë sot
janë në poste shtetërore.
Disa si deputetë, disa si ministra, disa si policë, nënoficerë, e disa
për më keq janë bërë spiun të shtetit.
Sot në IRJM, po flitet se ka bashkëjetesë ndëretnike, po flitet se ka
drejtësi, po flitet se më nuk ka brutalitete ndaj shqiptarëve por, një
gjë e tillë nuk qëndron ngase që pas përfundimit të konfiktit u bënë një
sërë bastisjesh, arrestimesh, intervenimesh policore duke filluar nga
Sopoti i Kumanovës e deri në Rakovec të Tetoveës.
Ka shumë shqiptarë që ndiqen penalisht, ka pjestarë të luftës që nuk
janë amnistar.
Dhe, nëse të gjitha këtyre do tua shtojmë disa vendime politike
antishqiptare të cilat tani bëhen edhe me miratim të ish-udhëheqësve të
luftës, siç është rasti me ligjin për përdorim të flamurit, atëherë do
të pyesim se ku jemi sot, ku kemi aritur sot, ku është përparimi,
drejtësia etj, etj...
Përgjigja është fare e thjeshtë:
askund s ´kemi arritur s´jemi dot afër fitoreve, në robëri
kemi ngelur: të përçarë, të shtypur, diskriminuar apo më mirë me thënë të dështuar.

Tetovë, 29.10.2005

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-11-24

Pershendetje zotri i nderura qe ke shkruar kete shkrim ku permendet edhe fshati im Ladorishti.
Ne lidhje me ato gjera cka ke shkruar ne shkrimin tend ne lidhje me partit jam deri diku dakord por thjesht si ladorishtar i paster si njeri qe e ka perjetuar ate qe ndodhi e kam fjalen per rrethimin e ladorishtit me 15 Qershor te vitit 1992 me vin keq dhe rend te lexoj se dikush qe ne ato momente ka qen duke flejtur qon posht vlerat e fshatit tim,dhe sa per dieni zotrote shteti ishte mir i informuar ne lidhje me ate se cka po ndodhte ne ladorisht,se qe ta dini ju zotri dhe njerez te tjer qe do te lexojn kete shkrim ne ladorishtin e asaj kohe vazhdoheshin hapat e vellezerve Gervalla,vazhdoheshin hapat e Kadri zekes...ne ladorishtin e asaj kohe ishin duke u hedhur hapat e nje ushtrie mbar shqiptare qe do qonte kombin shqiptar drejt bashkimit dhe krijimit te Shqiperi se madhe.
Ju mund te thoni se ladorishti nuk ishte asgje ne ate koh sepse ju nuk iu kujtohen plumbat ne shtepin e Kadri Labenishtit,sepse ju nuk e keni perjetuar dhe nuk ka se si tju kujtohet tanku qe hyri brenda ne shtepin e Lebit Murtishit,kurse ne ladorishtarve na kujtohen ato plumba se atoplumba na vrisnin edhe ne.
Po perfitoj nga rasti per te shkruajtur dicka me shum per Ladorishtin,disa gjera qe ka ber dhe jan ber ne dem te ladorishtit,vendosa ti shkruaj keto gjera per tu dhen mundesin lexuesve te ketij shkrimi te njohin me mir ladorishtin,dhe qe te mos gabojn si zotria qe ka shkruajtur shkrimin.
Po filloj me luften e Petrinjes 1913 ku prej ladorishti drejt petrinjes u nisen nje numer i madh luftetaresh per te luftuar serbin,luftetaret e ladorishtit bashk me luftetaret e tjer te rrethit te struges formuan njesitin e armatosur i cili ishte emeruar
TABORRI I STRUGES ku komandant dhe zevendes komandant te ketij taborri ishin dy ladorishtar.
Teksa flas per Ladorishtin nuk mund te le pa permendur Masakren e ladorishtit 28 Tetor 1944 ku u vran mbi 70 persona burra gra pleq e femij.
Sipas rendeitjes kronologjike cka ka filluar ngjarja ne rradhe eshte Rrethimi dhe burgimi i ladorishtarve me 15 Qershor 1992.
Por ladorishti im nuk eshte vetem luftetar ladorishti im eshte edhe arsimdashes sepse ne Ladorisht u hap edhe shkolla e mesme ne gjuhen shqipe "HAJDAR DUSHI" e cila me von me vitin 1995 do te mbyllet me force nga ana e policis maqedonase.
Ladorishti zemer madh eshte edhe mikprites se ne kohen e luftes ne Kosov 1998-1999 ladorishti hapi dyert e shtepive dhe shtroj sofrat dhe ju tha bujrum vellezerve kosovar shtepit tona jan dhe shtepit tuaja tash.Sa per saktesi ne ladorisht ne ate koh u strehuan mbi 1000 vllezer kosovar.Teksa jemi tek Kosova duhet te theksojm se bij te ladorishtit lan shtepit dhe u drejtuan drejt Llapit,Drenices,Prizrenit per te luftuar bashk me trimat e tjer kunder shkiaut,Ladorishti luften e kosoves e perkrahi edhe ne menyra tjera sepse ladorishti u be streh komandanteve te UÇK-ës te cilet duhet te hynin ose dilnin neper maqedoni,Ladorishti e perkrahte luften dhe kontribonte ne luften e asaj kohe ne tegjitha menyrat e mundeshme.
Djemt ladorishtar e perkrahen luften e kosoves e po pregatiteshin per luften ne maqedoni.Frika qe kishte shteti maqedonas prej ladorishtit perdeftohet me faktin e kidnapimit te kryetarit te fshatit zotit Sulltan Memeti me 6 Maj 2001.Sulltan Memeti ishte njeri nder udheheqesit me te mir qe ka pas ladorishti ne gjith historin e tij te ekzistimit si fshat,jetonte e punonte per kombin shtepia e tij ishte strehim e shendrohej edhe ne spital per te plagosurit e luftes.Per te akoma sot edhe kesaj dite nuk dihet asgje,nuk dihet se ku e ka quar sherbimi sekret i shtetit por vetem nje gje diet se emri tij nuk do harrohet asnjeher nga ladorishtaret dhe nga nje numer i madhe shqiptaresh qe njohen vepren e tij,sepse herojt e komboit nuk vdesin kurr ato jetojn pergjithmon.
Te shkruash per ladorishtin per veprat dhe punen e bijve me te mir te ladorishtit te duhet te shkruash me vite te tera por besoj se sa per te krijuar iden se kush eshte me te vertet fshati ladorisht dhe ladorishtaret do te mjaftojn ato qe kam shkruar me lart.
LAVDI HEROJVE TE KOMBIT

Përgjigjja 2 · 2005-12-30

[code:1][/code:1][code:1][/code:1]

Përgjigjja 3 · 2006-02-06

:D

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.