R E A G I M
FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR - FBKSH ;
KRYESIA QENDRORE-DEPARTAMENTI PER DIPLOMACI ;
Prot. Nr. 0003 - 29 - 10 - 05/ AKT PUBLIK ;
Tirane, Prishtine, Shkup, Ulqin dhe Preveze; 29 tetor 2005.
R E A G I M
NDAJ RAPORTIT NR. 156 TE GRUPIT NDERKOMBETAR TE KRIZAVE (GNK).
DREJTUAR :
- GRUPIT NDERKOMBETAR TE KRIZAVE (GNK) ;
- GRUPIT TE KONTAKTIT PER KOSOVEN ;
- ORGANIZATES SE KOMBEVE TE BASHKUARA (OKB);
- KESHILLIT TE BASHKIMIT EUROPIAN ;
- SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES (SHBA);
PER DIJENI :
- KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ;
- PRESIDENCES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ;
- QEVERISE SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ;
- PARLAMENTIT TE KOSOVES ;
- PRESIDENCES SE KOSOVES ;
- QEVERISE SE KOSOVES ;
- GJITHE MASMEDIAS ELEKTRONIKE DHE TE SHKRUAR SHQIPTARE.
- Siç dihet, para do kohësh u publikua Raporti nr 165 i Grupit
Ndërkombëtar të Krizave për Evropë. Në kuadër të këtij raporti edhe nga pala
shqiptare kërkohet kompromisi.
Kërkesat në adresë të shqiptarëve, për kompromise (lexo: nëpërkëmbje të
interesave elementare njerëzore dhe kombëtare të tyre), nga analistet
proserbë të GNK-së "arsyetohen" se gjoja do të favorizonin dhe përshpejtonin
zgjidhjen e statusit final politik të Kosovës, si "shtet funksional, me
pavarësi të kushtëzuar, brenda kufijve të tij aktuale". Konkretisht në
kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, nga pala
shqiptare kërkohet që të vetcungojë interesat legjitime te shqiptareve dhe
perfundimisht te legjitimonin aneksimin e me teper se gjysmes se
terrioreve te Shqiperise ne Londer, ne vitin 1913, nga gjysherit dhe
baballaret e politianeve
aktuale te Evropes Plake, kur dihet se falë injorancës së kreut politik të
saj, pala shqiptare në këto bisedime futet me kërkesën minimale, siq eshte
pavarësia e Kosovës.
Mjafton të lexohet vetëm pjesa e këtij raporti : "Ndërtimi i urave në
Mitrovicën e ndarë" dhe sidomos rekomandimi imponues ndaj shqiptarëve, se
zgjidhja e vetme e problemit të këtij qyteti të ndarë është autonomia
substanciale për serbët(!), lirisht mund te konkludohet se emërtimi më i
përshtatshëm për GNK-në, do të ishte GNKTHK (Grupi Ndërkombëtar për Krijimin
dhe Thellimin e Krizave).
- Në harkun kohor që nga "ndërkombëtarizimi" i çështjes së Kosovës së
ngushtë e deri më tani, të gjitha raportet e GNK-së lidhur me trojet
shqiptare, të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatoret
sllavo-greke, kanë qenë prosllave. "Inteligjencia" e këtij Grupi gjithmonë
ka dalë në përkrahje të politikës grabitqare dhe kolonizuese të fqinjëve
sllavo-greke ndaj tërësisë territoriale të Shqipërisë. Me "amnezinë" e tyre
të qëllimshme, edhe analistet e GNK-së "harrojnë" se pa drejtësi nuk ka
qëndrueshmëri, pa liri nuk ka paqe, pa respektimin e të drejtave të popullit
shqiptar për vetëvendosje dhe dekolonizim nuk do të këtë kurrë siguri, jo
vetëm në rajonin e Ballkanit, por dhe më gjerë. Prandaj, edhe tani, GNK-ja e
tejkalon çdo përmasë të normalitetit aq të domosdoshëm për aplikimin e
njohurive dhe etikës profesionale, sidomos gjatë analizave shkencore nga
lëmia e politikës.
Në vend të objektivitetit që nevojitet për të kërkuar një zgjidhje të drejtë
për problemin e ndjeshëm të qytetit shqiptar të Mitrovicës, raporti Nr.165 i
Grupit Ndërkombëtar të Krizave na servon petulla të gatuara sipas recetave
të kuzhinierëve serbo-çetnik të Beogradit. Gjithashtu edhe ky qëllim dihet.
Që maltuset e Beogradit, tani gjysmë të maskuar me petkun e demokracisë,
para "arbitrit", para bashkësisë ndërkombëtare, të fitojnë sa më shumë pikë
politike në terren. Ky plotëson imazhin e tmerrit të asaj që do të kuptohej
përmes të ashtuquajturës "pavarësi të kushtëzuar", e cila gjithcka (roberi,
pushtim e kolonizim) mund te jete, por kurren e kurres "pavarësi", sepse
Kosova do të virrej edhe njëherë në çengelat e përgjakura të Beogradit dhe
të Bashkësisë Ndërkombëtare.
- Thelbin e tekstit të "përmbledhjes ekzekutive" dhe të "rekomandimeve"
e gjejmë në tre gjykime:
(a)Mitrovica s’duhet më të jetë e ndarë;
(b)Duhet t’u akordohet serbëve autonomi substanciale dhe "favore" të tjera;
(c)Shqiptarët duhet të pranojnë këtë status të privilegjuar për serbët.
Këto tri vlerësime janë të prezantuara në rrjedhën e analizës në raport të
kushtëzimit: (b) dhe (c) kushtëzojnë (a):
Sipas GNK-së, Mitrovica s’duhet të jetë më e ndarë dhe kjo do të bëhej
realitet, do te ndodhte, nëse serbëve do t’u akordohej autonomi substanciale
dhe nëse shqiptarët e pranojnë një gjë të tillë (lexo: nëse shqiptarët
pranojnë t’u nëpërkëmbën të drejtat e tyre elementare njerëzore dhe
kombëtare). Ndarja e Mitrovicës ka qenë një taktikë agresive e Serbisë dhe e
mbështetur nga qarqe të njohura ndërkombëtare, për të mbështetur më vonë
"domosdoshmërinë" e copëtimit dhe shkëputjen e pjesëve të caktuara të
Kosovës. Serbia ka infiltruar dhe sistemuar, në tërë territorin e Kosovës,
veçanërisht nëpër enklava serbe pjesëtare të trupave të rregullta
ushtarako-policore, banda paraushtarake, tani me te veteshpallura Ushtria
Serbe per Clirimin e Kosoves (USCK) dhe efektiva të Shërbimit Informativ të
Serbisë (BIA), natyrisht të maskuar me dokumente të rreme të identifikimit,
si serbë të shpërngulur nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të banuara me
shumicë shqiptare.
Pa dyshim, detyrat e këtyre trupave janë kryerja e veprimeve terroriste, jo
vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj minoritarëve serbë dhe pronave të
tyre. Ndërsa synimi i maltusve të Beogradit, që mëton të arrihet me këto
veprime, është krijimi i imazhit të rremë për Kosovën, se gjoja ajo na qenka
një hapësirë ku minoritarët serbijan po përjetuakan një kalvar të vërtetë,
gjoja të shkaktuar nga shqiptarët. GNK kur flet për "integritet territorial
të Kosovës", qëllimisht anashkalon faktin, se nocioni gjeografik Kosovë,
ngërthen brenda vetes edhe komunën e Vitisë, nga territori i së cilës i
shkëputën pjesë të konsiderueshme nga sllavo-maqedonasit në marrëveshje me
Beogradin mu para hundëve të KFOR-it dhe UNMIK-ut.
- Është koha e fundit që edhe GNK ta kuptojë se:
- nocioni gjeografik "Kosova" përveç territorit aktual nën protektoratin e
OKB-së, gjithashtu përfshin edhe toka të tjera që, ose kaluan nga zgjedha
koloniale e Serbisë nën sundimin e "shtetit" artificial FYROM - Lugina e
Vardarit, ose vazhduan të mbeten (me siguri jo gjatë) në përbërje të shtetit
serbo-çetnik - Kosova Lindore (Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Toplica).
- këto troje kane qene, janë dhe do te jene troje shqiptare,
- ato de fakto si nga pikëpamja e të drejtës historike, si nga pikëpamja e
realitetit objektiv dhe e së drejtës legjitime të kombit shqiptar, janë
pjesë të pandashme të krahinës së Shqipërisë me
emrin Kosove!
Duke mohuar faktografinë e bollshme dhe të argumentuar me dokumente
relevante dhe të pakontestueshme, GNK përpiqet të shet "një mall" të mykur e
të falsifikuar, që është në shpërputhje me realitetin historik dhe faktik.
Edhe kësaj radhe GNK është vetëdemaskuar. Deklarimet e analistëve të këtij
subjekti ndërkombëtar, se gjoja janë të interesuar për mbrojtjen e
pacenueshmërisë së integritetit territorial të Kosovës, nuk janë gjë tjetër
pos një farsë, prapa të cilës mëshifet porosia e vërtetë e raportit të tyre,
mbrojtja e kolonializmit sllavo-grek në trojet e Shqipërisë Reale.
Tolerimi i ndarjes së Mitrovicës, nga UNMIK-u dhe KFOR-i dhe nga servilët e
saj gjakprishur shqipfolës, ka ushqyer e forcuar të keqen, që nga themelimi
i enklavave serbe dhe funksionalizimi i sistemit paralel të shtetit serb në
kuadër të tyre, të financuara njëkohësisht nga buxheti i Serbisë dhe ai i
Kosovës, në njërën anë, ndërsa reagimi aq i shpejte dhe i ashpër ndaj
revoltave mbarepopullore të drejta të shqiptarëve, ne mars 2004, tregon
dyfytyrësinë e kësaj administrate...
- Rekomandimi i GNK-së për vendosjen e "autonomisë substanciale" nëpër
enklava serbe, ka rreziqe potenciale shumë të mëdha dhe me pasoja të pa
parashikueshme. Duket sheshazi se pretendimi i GNK-së është:
a.legalizimi i enklavave serbe, nëpërmjet "autonomisë substanciale";
b.legjitimimi i të "drejtës" së minoritetit serb, edhe pse me një
pjesëmarrje të tyre me jo më shumë se 5% i popullatës së Kosovës, që të
diktojnë me politikën e shumicës absolute shqiptare, përkundër fakti se
diçka të tillë nuk ka askund në botë.
Në asnjë shtet demokratik që udhëhiqet me kokën, e jo me pjesë të tjera të
trupit, një pakice pesë përqindëshe nuk i jepet autonomi, aq më pak kur një
shtet i afërt (shteti amë i tyre), ka pretendime gllabëruese territoriale
ndaj një atij ku shtrihet minoritetin në fjalë.
Në këtë rast duhet theksuar se edhe në Bashkësinë Evropiane ka shtete, si
Franca, Greqia, që nuk njohin minoritetet. Ndërsa deri më sot, ne nuk kemi
dëgjuar për asnjë raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave që së paku të
sinjalizojë problemet e minoriteteve në këto shtete!!!
Konventat për të drejtat e minoriteteve duhen respektuar ad litteram edhe në
Kosovë dhe kjo realisht po ndodhë.
Kjo nuk mund të paracaktojë përgjegjësinë përkundër kërkesave, e zërave që
ngritën që enklavave serbe t’i jepet një status territorial i veçantë, për
arsye të dyshimta politike "…veriut serb", të cilit "duhet t'i ofrohen
elemente të autonomisë, përfshirë kompetencat e transferuara për komunat,
liri për komunat që të lidhen në bazë vullnetare, si dhe rol koordinues dhe
burime të mundësuara dhe te ofruara përmes njësive të propozuara serbe të
ministrive të Qeverisë së Kosovës."
- Kosova nuk është tokë serbe dhe asnjë pjesë e saj nuk është dhe nuk
do të shndërrohet në "pronë private" e Serbisë. Kosova ishte, është dhe do
të jetë krahinë shqiptare, sepse mbi 90% e popullatës së saj eshte
shqiptare. Përveç tjerash duhet t’ua rikujtojmë "analistëve" proserb të
GNK(THK)-së, se Kosova iu aneksua Serbisë, nga kasapët e diplomacisë së
Evropës Plakë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Mbajtja e Kosovës
nën kontroll, ishte dhe mbetet pjesë përbërëse e projektit grabitqar
hegjemonist serbomadh, jo për tjetër, pos për hir të pasurive të saj të
çmueshme mbi dhe nën-tokësore. Nisur nga ky fakt edhe në projektet
strategjike serbe parashikohet që Kosova Veriore "të bëhet serbe", ndërsa
Mitrovica të jetë "qendra e përshtatshme (e mundshme) për të siguruar
shërbime për të gjithë serbët e Kosovës", si dhe për përgatitjen e terrenit
për shkëputjen e këtyre enklavave nga tërësia territoriale e Kosovës dhe për
t’iu bashkangjitur Serbisë!
Në shërbim të kësaj strategjie serbe janë edhe rekomandimet e GNK-së, si:
dislokimi i disa ministrive prej Prishtinës në Mitrovicë, të cilat do të
jenë të udhëhequra nga serbët, si dhe të Gjykatës së Lartë dhe të një
televizion në gjuhën serbe etj. Këto rekomandime të GNK-së nuk do t’i
kontribonin bashkimit të Mitrovicës, por de fakto dhe de jure ato e
legjitimojnë ndarjen e saj.
Kjo mendësi politike proserbe i jep guximin GNK-së të avancojë edhe me
kërkesat për krijimin e "më shumë njësive komunale me shumicë serbe në jugun
e Ibrit në veçanti një komunë më të gjerë të Graçanicës", ashtu që sa më
shumë vise të territorit të Kosovës të jenë përfshira në këtë "autonomi"-të
sunduar nga serbët e dirigjuar prej Beogradi.
- Edhe ky raport i GNK-së, si shume te tjere te "miqve nderkombetar",
është pjesë e presionit ndaj politikanëve shqipfolës, që ata të pranojnë të
gjitha direktivat të pa sens, për t’u ofruar minoritetit serb një parajsë
autonomie, në fakt të qeverisur dhe të dirigjuar nga "engjujt" e
administratës së Serbisë, se gjoja vetëm atëherë serbët nuk do bënin trysni
për ndarjen e Kosovës, ngase janë të shqetësuar për shkak të "dominimit të
shqiptarëve" në përbërjen e përgjithshme të popullatës së Kosovës. Është e
dyta herë kur në këtë raport të GNK-së të jepet ky arsyetim i pa kripë, për
"domosdonë" e "autonomisë substanciale " për enklavat serbe, ku shihet
haptas se kjo "peshë e drejtësisë ndërkombëtare", jo vetëm se vuan nga
ndikimi i frymës së propagandës serbe, por edhe është këmbë e krye në
shërbim të saj. Jo vetëm se fjalori i GNK-së përputhet me deklaratat e
zyrtarëve serbomëdhenjë, si ato të Boris Tadiqit, Koshtunicës, Drashkoviqit
dhe viqave tjerë, të cilët i mundon ankthi, se s’do ta kenë më mundësinë për
të sunduar në Kosovën shqiptare, me egërsitë dhe barbaritë e tyre mesjetare,
por edhe planet e tyre jane ne unison me kriminelet serbe te Beogradit, te
sipercekurit qe dikur me arme ne dore dhe te uniformuar luftonin ne Kosove,
dhe sot na paraqiten "engjuj te demokracise".
- Me siguri "analistët" e GNK-së e dinë mirë natyrën antidemokratike
dhe antishqiptare të regjimeve të vjetra e të reja serbe. Megjithatë, e
trajtojnë Beogradin me besim hipokrit e kolaboracionist, kinse Serbia do të
ndalej nga veprimtaria e saj për pushtimin e Kosovës, pas pranimit të
koncesioneve për minoritetin serb. Këshillat e GNK-së janë një absurditet i
madh, ngase predikojnë etikën e të shenjtit i cili ia kthen pjesën tjetër të
mollëzës atij që i dha më parë një shpullë në faqe: d.m.th. që politikës
agresive, shoviniste dhe brutale të Serbisë, shqiptarët t’i përgjigjet me
puthje, fjalë të ëmbëla dhe "dialog". Për rreziqet e këtij lloji të
sjelljeve dyfytyrëshe politike dhe juridike, paralajmëron sociologu Maks
Weber në fjalimin e tij "Politika si virtyt dhe profesion":
"Të keqes duhet t’i kundërshtosh me forcë, përndryshe je i përgjegjshëm për
shpërndarjen e saj!"
Në qoftë se rekomandimet e GNK-së do të respektoheshin tërësisht nga
politikanët shqiptarë dhe nga komuniteti ndërkombëtar, nuk do të arrihej
diçka më tepër, se sa zbutja momentale dhe sipërfaqësore e synimeve të
Serbisë për shkëputjen e zonave të Kosovës qe sot quhen enklava serbe.. Në
momentin që serbët të arrijnë një status aq të favorizuar siç pretendojnë,
Beogradi do të kalonte drejt forcimit të pranisë së tij, përmes lidhjes së
drejtpërdrejtë dhe të varësisë midis serbëve të Kosovës dhe administratës së
Serbisë, për ripushtimin e pozitave të reja. Nga "autonomia substanciale" e
enklavave apo të komunave serbe, deri në copëtimin e Kosovës është veç një
hap.
Dhe, Serbia ende nuk i ka hequr orekset shovensite, ende s´ka arritur në ato
maturi politike që të mos e bëjë këtë hap. Në këtë rast, Kosova "e pavarur"
do të mbytej në batakun e kënetës serbe.
Edhe pasqyra e logjikës politike jep të njëjtin përfundim.
- Për t’i dhënë fund ndarjes së Mitrovicës dhe veprimeve të ardhshme
destruktive, bashkësia ndërkombëtare do të duhej të investonte kapital dhe
energji optimale për të mbështetur një program të qartë dhe konkret, për
realizimin praktik të zotimeve të saj, duke u inkuadruar me vendosmëri,
sipas parimit: s´ka ndarje të Kosovës!
Siç shihet nga raporti i GNK-së, në mënyrë shumë të trashë dhe të
pagdhendur, vihet shenja e barazisë midis domosdoshmërisë së ribashkimit të
qytetit të Mitrovicës dhe autonomisë substanciale për serbët, me ngatërrimin
(ndërhyrjen) e qartë të Beogradit në punët e Kosovës "së pavarur", deri në
të drejtën e tij për të zgjidhur drejtorët të universitetit dhe të spitalit
rajonal në Mitrovicë.
Është një operacion politik, tipik sllav që te krijojë një provokacion dinak
përmes kryerjes së një akti qartazi të padrejtë kundër një komuniteti (në
këtë rast shqiptarët që u provokuan me krijimin të enklavave serbe) që
pastaj të ndërhyjnë, duke rivendosur situatën e mëparshme, por me çmimin e
një leverdie më të madhe, që i përket qëllimit real të planit. Qeveria,
parlamenti dhe presidenca e Kosovës, do të duhej të jenë vigjilente përballë
rreziqeve reale për ndarjen e Kosovës. Ato, me politikën e tyre realiste dhe
kombëtare, do të duhej të ndikojnë fuqishëm tek qarqet mike ndërkombëtare,
ashtu që ato të kundërshtojnë me forcë të gjitha përpjekjet antishqiptare,
të cilat janë pjellë e strategjisë afatgjate të Serbisë, për ndarjen e
Kosovës.
Konstatohet se shoqëria që do ta ndertojë GNK-ja në Kosovë nuk është një
shoqëri e lirë. GNK propozon që vetëm një grup, serbët të kenë privilegje,
ndërsa shqiptarët të mos jenë të lirë. Ky rast, Friederich Hayek, në veprën
"Kushtetutën e lirisë" e teoretizonte kështu: "Dallimi ndërmjet lirisë dhe
lirive ekziston ndërmjet një situate në të cilën është e pranuar gjithçka që
nuk është ndaluar dhe e ndaluar ajo që nuk është pranuar shkronje me
shkronje"
Del gjithashtu shumë qartë se, GNK punon për Serbinë. GNK Serbisë i jep
sugjerime, se si mund të fitojë leverdi shumë të mëdha nëse do të përdorte
në mënyrë operative kartën e situatës aktuale të Mitrovicës së ndarë.
- Pa dyshimin më të vogël, mund të konstatohet, se Raporti nr 165 i
GNK-së, synon edhe testimin e opinionit publik shqiptar, në raport me
rekomandimet e pa qëndrueshme, si "autonomia substanciale" dhe koncesionet
tjera për serbët. Përmes këtij raporti, në veçanti përmes pjesës së
rekomandimeve, prejudikohet në mënyrën më cinike, vazhdimi i situatës
aktuale të "Protektoratit", në të cilën komuniteti ndërkombëtar negocion me
Beogradin, i ofron atij koncesione dhe pastaj i detyron shqiptarët t’i
pranojnë ato. Në këto kushte, Serbia nuk do të ndryshonte asnjëherë "planin
strategjik", kështu do të përfitonte nga çdo "lëshim" i komunitetit
ndërkombëtar, që pas një kohe jo të gjatë, të rifillonte me realizimin
aspiratës së saj hegjemoniste për jetësimin e Serbisë së Madhe!
Kësaj furtune me përmasa katastrofale luftënxitëse, kërkohet nga të gjitha
forcat përparimtare,
me kohë t´i thuhet STOP!
PER DEPARTAMENTIN PER
DIPLOMACI TE
FRONTIT PER BASHKIM
KOMBETAR SHQIPTAR :
ZEDHENESI POLITIK I FBKSH,
MR. GAFURR ADILI ( D. V. )

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.