INTERVISTË në Radio Drenasi

2005-10-30 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Xhemil ZEQIRI


INTERVISTË

Në fillim të muajit shtator të vitit 2005, atdhetari tetovar Xhemil Zeqiri e vizitoi
atdheun, me ç´rast në Insititutin Albanologjik të Prishtinës e përuroi librin e tij
të tretë,"Polemika, intervista, debate, letra", Prishtinë 2005.

Pas këtij hapi kulturor, ay në Drenas u intervistua, nga Radio Drenasi, ku foli për
jetën, veprën e tij dhe për çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare, për rrethanat që
kaloi dhe po kalon Shqipëria Reale.

Veprimtaria e Xhemil Zeqirit, fillon që nga viti i famshëm 1981, kur filluan
demonstratat studentore në Kosovë e gjerë në ditët tona.

Në vitin 1981 persekutohet nga regjimi titisë, prandaj detyrohet të emigroi, me
ç´rast gjenë strehim politik në Danimarkë.

Prej andej se ndali kurrë veprimtarinë atdhetare, për lirinë, barazinë, ribashkimin
dhe përparimin e Shqipërisë Reale.

Është themelues i Shoqatës "Besa", në Danimarkë, (1981) ndërsa në vitin 1989,
formohet komiteti legal, "Miqtë e Kosovës", që e ndihmon shumë Xhemil Zeqirin që t´i
çojë përpara idetë e tij propogandistike në dobi të atdheut.

Duke qenë anëtarë aktiv në mesin e danezëve, Zeqiri bëri punë të mrekullueshme, në
sektorin për informim, bëri që çështja shqiptare të mos mbetej në vesh të shurdhër,
por zëri i së vërtetës të kumbonte fuqishëm në instanacat më të larta të dipolmacisë
ndërkombëtare.

Është angazhuar gjithashtu edhe në ndihmë të Këshillit të Drejtave dhe Lirive të
Njeriut nga Kosova, dega në Danimarkë.

RADIO DRENASI:

Z. Zeqiri, kemi kënaqësinë që jeni këtu për 30 minuta, për të na folur për librin
tuaj që e keni përuruar këto ditë, për temat çfarë keni shtjelluar në këtë libër,
pyetja e parë: përse një lexues duhet ta lexoj këtë libër?

Zeqiri:

Dëshiroj, t´i përshëndes dëgjuesit e nderuar të Radio-Drenasit, dhe stafin e radios
dhe me këtë rast dua të shprehi kënaqësinë time se është privilegj për mua që pas
kaq vitesh në mërgim, të gjendem në mesin tuaj.

Pas përfundimit të luftës çlirimtare, shumë veprimtarë tanë u futën nëpër parti
politike dhe thonë se u zgjodh problemi ynë kombëtar, tani ne duhet pushuar; sepse
sipas tyre u lodhëm, mirëpo unë shpejt e kuptova se pas vitit 1999, gjërat nuk do të
shkojnë drejt realizimit të objekivave tona historike.

Duke pasur kontakte me diplomatë danezë, norvegjezë, suedezë dhe europianë e shihja
se këtu po përgaditej një komplot shumë i rreptë dhe perfid në dëm të çështjes
shqiptare në përgjithësi e të Kosovës në veçanti. Dhe thënë kushtimisht, unë nuk
doja të dorëzoja armën time, që do të thotë luftën propogandistike, informative në
Danimarkë për këto rrjedhoja, prandaj në këtë mënyrë vazhdoja të informoja opinionin
danez, vazhdova të bëjë polemika me ministrinë daneze dhe ta sqaroja se punët nuk
janë duke shkuar në vijën e duhur, nuk është duke shkuar atje ku vete kërkesa e
popullit shqiptar në përgjithësi, por edhe e Kosovës për një liri, unitet dhe të
jetë e barabartë me popujt në Ballkan dhe Europë.


Sepse, neve na janë mohuar këto të drejta kombëtare, prandaj, për këtë arsye në
trojet tona shpërthyen tri luftëra çlirimtare.

RADIO DRENASI:

Shpjegimet, sigurisht do të gjenden tek libri "Polemika, intervista, debate, letra",
te ky libër shumë interesant, ku gjejmë shumë pyetje dhe përgjigje, shumë analiza të
problemeve mbarëkombëtare të Shqipërisë Etnike.

Do të dëshiroja të shtroja pyetjen tjetër lidhur me decentarlizmin, është bërë shumë
zhurmë rreth kësaj çështjeje, është diskutuar dhe për sovranitetin e lirë që po i
njihet Serbisë mbi popullin e Kosovën, duke bërë që kjo (decentralizimi) ndofta të
bëhet një shkelje e mëtejshme e të drejtave tona shqiptare, për këtë e ka ngritur
zërin fuqishëm edhe Lëvizja Vetëvendosje, do të flasim më vonë për këtë lëvizje, por
do t´na interesonte thjesht mendimi yt për bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me
Kosovën, kur e dijmë që vetëm pak muaj më vonë do të fillojnë bisedimet për statusin
e Kosovës.

Prandaj, cili është mendimi i juaj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për statusin e
Kosovës?

Zeqiri:

Po, tani fillojmë me decentralizimin.

Dihet, për decentralizimin është diskutuar shumë dhe janë bërë shumë analiza të mira.

Sidomos, simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi e ka shpjeguar fort mirë
se ç´do të thotë decentralizimi, pastaj Albin Kurti e shumë të tjerë.

Unë, mendoj se decentralizimi është kancer i Kosovës, që nëpërmjet tij bashkësia
ndërkombëtare dhe Serbia, duan ta sëmurin Kosovën dhe ta mbajnë pezull, do të thotë
(bashkësia ndërkombëtare) t´i hapë rrugë Serbisë që kjo të manipulojë siç ka
manipuluar me popull, me ndihmën e UNMIK-ut dhe KFOR-it, pra dëshiron të manipulojë
më tej që në një moment të përshtatshëm të futet me ushtri dhe polici në Kosovë.

Kështu që, ma merr mendja se Lëvizja Vetëvendosje është duke e shpjeguar mirë këtë
fenomen të rrezikshëm që vjen direkt nga institucionet dhe elaboratet serbomëdha,
por që për fat të keq ka përkrahje nga UNMIK-u, i cili tashmë po shihet haptazi se
është bërë shërbëtor i politikës serbomadhe.

Sa u përket situatave që po kalojmë; Serbia po mundohet ta vë përsëri këmbën në
Kosovë, problemi ka çaluar që nga Mbledhja e Rambujesë, kur delegacioni i Kosovës e
nënshkroi atë marrëveshje dhe fuqitë e mëdha, pra, NATO-ja, SHBA-të, i bënë presion
Serbisë dhe pikërisht Serbia qe ajo që e ndjeu veten pak si më të favorshme duke
thënë se unë s´kam pse të nënshkruaj, kur pala kosovare e nënshkroi se Kosova do të
jetë pjesë integrale e Serbisë.

Pra, ata faktikisht nuk nënshkruan.

Të gjitha presoinet që iu bënë Serbisë ishte që ajo të nënshkruante atë marrëveshje
e cila ishte përgaditë nga Akademia e Shkencave të Francës në bashkëpunim me
Akademinë e Shkencave të Serbisë.

Dhe, pikërisht për këtë ndodhi intervenimi i NATO-s, mbi caqet serbe, sepse bënin
presion që të respektohet ajo marrëveshje, prej atyre që u mbyllën në kështjellën e
Rambujesë.

Dhe, prej asaj kohe të gjithë jemi dëshmitarë që gjatë luftës pas 78 ditësh
bombardimesh, erdhi përfundimi që të kurorëzohet jo fitorja por në fakt një
gjysmëfitore, kur në Kumanovë u bë marrëveshja, kur Kombet e Bashkuara ishin kundër
intervenimit ushtarakë dhe në këtë aspekt Kombet e Bashkuara e zgjodhën një
serbofil, Marti Ahtisarin finlandez që ai të jetë i pranishëm në Mbledhjen e
Kumanovës, me gjeneralët serbë aty s´kishte as përfaqësues të NATO-s, as përfaqësues
të UÇK-së, pra që ta përfaqësonin palën shqiptare.

Pra, prej aty, (prej asaj mbledhjeje) e pashë rrezikun që po na kanoset që politika
serbe është favorite përballë problemit shqiptar të Kosovës.

Ne, kemi sot për sot institucione fiktive që quhen Qeveri dhe Parlament, por ne e
shohim se të gjitha vendimet që i bien këto institucione, UNMIK-u i hedhë poshtë.

Kjo, do të thotë që ndonjë ligj që aprovohet nga parlamenti i Kosovës, në dobi të
shqiptarëve UNMIK-u, i hedhë poshtë.

Pastaj, kemi Kornizën Kushtetuese, kemi dhe dokumenta të tjera cenzuruese që
politikës shqiptare ia imponon UNMIK-u.

Unë, dëshiroj të them një fakt më konkret, atëherë kur diskutohej për intervenimin
ushtarak të NATO-s, unë në një mbledhje e kundërshtova këtë.

Bile, ka pasur një artikull në "Rilindje" kundër meje, pse isha kundër intervenimit
ushtrak të NATO-s.

Është e vërtetë se unë e thashë këtë në atë mbledhje se: me këtë politikë që Solana,
si zëdhënës i NATO-s, thoshte:

"NOT INDINPENDENT"!

"AUTONOMI FOR KOSOVO"!

D.m.th, JO PAVARËSI!

AUTONOMI PËR KOSOVËN!

Në kohën kur gadi 60% e territorit të Kosovës, ishte nën kontrollin e UÇK-së,
komuniteti ndërkombëtar, GK ia kishin bërë me dije Serbisë se nuk guxon të masakrojë
civilë, në këto situata dualën forca pro-serbe, që nëpërmjet NATO-s, të intervenonin
që ta ndalonin pavarësinë e Kosovës.

Dhe, unë konstatova që ky intervenim do të jetë NDAL pavarësisë së Kosovës!

Dihej se 60% e territorit të Kosovës ishte në kontroll të UÇK-së, prandaj asaj duhej
t´i jepej e drejta që ajo ta shpallë pavarësinë e vet dhe kësaj t´i ndihmohej me të
gjitha aspektet ekonomike, politike, ushtarake etj, që gjendja të stabilizohet,
popullata të kthehet në shtëpitë e veta.

Serbisë t´i bëhet e qartë se ajo më s´ka çfarë të kërkojë në Kosovë.

Mirëpo, forcat ndërkombëtare pro-serbe intervenuan nëpërmjet NATO-s, që me këtë akt,
më tepër ta pengojnë pavarsinë e Kosovës.

Atëherë, unë dëshiroja të isha gabim, por fatkeqësisht ideja ime doli e qëlluar!

Kjo, vjen si rezultat i lansimit të idesë që tani thuhet: "për Kosovën do të vendosë
KS të OKB-së"!.

Pse Kofi Anani të vendosë për problemin e Kosovës?!

Për ketë çështje madhore duhet të vendosë populli i Kosovës!

Populli, i cili e ka bërë referendumin dhe luftën për pavarsinë e Kosovës.

Është, pastaj Kushtetuta e Kaçanikut që në fakt udhëheqja politike e Kosovës i ka
shkelë me të dy këmbët vendimet e veta historike që i ka marrë, t´i çojë përpara.

Nga ky aspekt mendoj që me popullin tonë po manipulojnë vetë liderët shqiptarë.

Jo, nuk kam qenë i bindur kur thoshin: ja u zgjidh problemi!...

Unë, e kam parë se problemi s´po zgjidhet!...

Nga ky aspekt kam bërë polemika me Solanën, Kofi Ananin, minsitrin e punëve të
jashtme të Danimarkës; pra, u kam dërguar letra kam replikuar me deputetë, me rryma
politike pro-serbe të cilat veprojnë intensivisht, ndërsa për fat të keq ne
shqiptarët në perëndim jemi pasivizuar shumë, ndërsa forcat pro-serbe janë shumë
aktive, prandaj këtu e shoh rrezikun më të madh, fatkeqësisht po e përsëris;
udhëheqja politike shqiptare nuk i aktivizon veprimtarët në perëndim, por ajo merr
ofensiva t´i ç´orienton (defansojë), pra t´i pengojë ata në veprimtarinë e tyre
atdhetare.

Të them të drejtën unë kisha dhe kam presione jo vetëm nga të huajt por edhe nga
shqiptarët, ata më thonë: "kush je ti që flet në emër të shqiptarëve, kur populli i
ka zgjedhë përfaqësuesit e vet"?!

Por, ata duhet ta kuptojnë se unë kam hyrë në këto punë se dua ta ndihmojë proçesin
politik që vetëdija e popullit shqiptar të ngritet më lart dhe të jetë më
këmbëngulëse, jo për pavarësi sepse konsideroj që pavarësisë i ka kaluar koha!

Pavarësia, republika na duheshin kur ishte federata jugosllave, por tani pas këtyre
ndryshimeve të mëdha, kur Serbia s´ka çfarë të kërkojë në Kosovë, kur tani
trumbetohet për një pavarësi të kushtëzuar, pra që ne të jemi nën kontroll nga të
huajt, kjo fare nuk na duhet!...

Këtë, (diplomatët) nuk e thonë kurrë; prej kujt e kushtëzuar; nga OKB-ja, Këshilli i
Europës apo nga Serbia!!!

Pavarësi po, por pa të drejtë bashkimi!!!

Nëse një popull ka të drejtë për pavarësi, ai popull ka të drejtën e vetëvendosjes!

Prandaj, shikuar nga kjo logjikë do të thotë neve po na mohohet e drejta e
vetëvendosjes!

Ashtu, populli vet do të vendoste me pavarësi se çfarë do të përcaktonte për
ardhmërinë e vet.

Unë, e kam potencuar dhe kërkuar disa herë në debate, letra etj, që ne ta kemi të
drejtën për vetëvendosje.

...Dhe, nëse populli shqiptarë e sheh interesin e vet ekonomik, politik, kulturor,
zhvillimin e këtij populli në kuadrin e federatës serbo-malazeze pse jo - pranon,
por atë ditë që kjo federatë shkelë mbi të drejtat tona, ne ta kemi të drejtën e
shkëputjes dhe është e drejtë e popullit tonë që me udhëheqjen e e vet e cila i sheh
interesat e popullit kosovar të përcaktohet nga të shkojë.

Pse na duhet patjetër një ambasador i ardhur nga Kofi Anan, nga OKB-ja, siç është
Kai Aide, i cili patjetër duhet të jepë mendimin e fundit se kur duhet të fillojnë
biedimet për statusin e Kosovës?!

Mendoj, Kaide është një diplomat i mirë, Kofi Anani e ka zgjedhur një diplomat të
fortë, por fatkeqësisht që Aide fort mirë e din se statusi i Kosovës ku është!

Rezoluta 1244, tregon se Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe standardet që ia
kanë vënë Kosovës, KS të OKB-së, nuk është kurrsesi e mundur të plotësohen, sepse
Danimarka që është shtet me poetncial të fortë ekonomik etj, ato nuk mund t´i
plotësojë.

Aide, e din që kosovarët s´mund t´i plotësojnë standardet, sepse UNMIK-u, qëndron si
guri i nxehtë apo u rri shqiptarëve si saç mbi kokë.

Prandaj, shqiptarët s´janë në gjendje kurrsesi t´i plotësojnë këto, nëse liderët
politikë shqiptarë e thonë se ne do t´i plotësojmë standardet, ata vetëm e gënjejnë
vetveten!

Kjo, është një manipulim shumë i rrezikshëm.

Ne, duhet të kemi një politikë të qartë, si para popullit tonë, si para armiqëve
tanë, por edhe para miqëve tanë që në këtë mënyrë të ecet përpara.

Jo, me intriga e mashtrime nuk arrihet politika e vërtetë kombëtare!

RADIO DRENASI:

Në këtë rast politikanët si mund të ishin më të saktë, më të plotë, më të qartë, për
mendimet e tyre për statusin e Kosovës?

Zeqiri:

Ata, duhet të thonë para ndërkombëtarëve; ne nuk mund t´i bëjmë këto, ne e kemi të
drejtën tonë për vetëvendosje, që pastaj ( unë e kam theksuar) në letrat e mia për
ministrinë e jashtme daneze që në Kosovë pushtetarët shqiptarë nuk mund të vendosin
asnjë vendim, ata s´mund ta caktojnë as një terminal të autobusëve lokalë pa e
pyetur UNMIK-un.

Nëse UNMIKU-u thotë jo, kjo s ´ka për t´u bërë!

UNMIK-u e ka pushtetin në Kosovë, këto ministri të Kosovës, janë vetëm dekorime, si
kukulla, do të thotë çdo gjë është në përgjegjësi të UNMIK-ut.

Dhe, ketë e dinë të gjithë, prandaj këto janë veç manipulime.

Unë, nuk e kuptoj pse udhëheqësit plitikë shqiptarë jetojnë me plotë gojën pavarësi
dhe në anën tjetër thonë, bëjmë negociata me Serbinë për Kosovën!

Çfarë negociatash?!

Këto negociata çojnë në autonomi!

Të gjithë e dinë në perëndim; ministritë, politikanët dhe këtë e thonë hapur se
Kosova është pjesë e Serbisë.

Atëherë, përse politikanët shqiptarë të Kosovës nuk e pohojnë këtë:

s´kemi çfarë të bisedojmë me Serbinë.

Me Serbinë, ne mund të bisedojmë vetëm për çështje ekonomike, të turizmit, për
këmbime të ndryshme të rrugëve pra vajtje-ardhje këto bënë, por jo për statusin e
Kosovës!

Për statusin e Kosovës është përcaktuar populli, pra për pavarësi, të cilën tani e
shohim se na mungon, sepse na mungon vetëvendosja!

Pavarësi po, por vetëvendosje!

E, tani është kjo Lëvizja Vetëvendosje, që e fuqizon pavarësinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje do të çon direkt për vetëvendosjen e Kosovës!

Kështu që, në këtë mënyrë ne nuk mund të izolohemi nga Europa dhe bota, por as nga
Serbia, sepse ne nuk mund t´i zgjedhim

fqinjtë, këta janë fqinjtë tanë dhe nuk mund t´i shpërngulim.

E, sa u përket serbëve që janë këtu në Kosovë, unë e kam thënë shumë herë edhe në
shkrimet dhe debatet e mia jashtë se minoritarët serbë në Kosovë duhet të
respektohen si është më

mirë, sepse vet kosovarët me respektimin e serbëve kanë të drejtë të kërkojnë të
drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Në Beograd para luftës kanë qenë 150.000 shqiptarë, flitet se 600.000 shqiptarë janë
në tërë Serbinë.

Atëherë, për një klikë të vogël që don të ketë kontakte me Serbinë, për interesa
biznesi etj, t´i harrojmë ne interesat madhore të kombit dhe interesat e shqiptarëve
që jetojnë në Serbi?!

Këtë e vlerësoj jashtëzakonisht, jashtëzakonisht gabim!...

Dhe, këtu duhet gjërat të përmirësohen!

Por si duket në politikën shqiptare legale, nuk ka përmirësime, po bëhet një
demagogji politike dhe pikërisht kjo po e ngatërron popullin dhe nga kjo ngatërresë,
nga ky demoralizim, nga ky depresion ndodhën demonstratat e marsit 2004, që në fakt
ishin të drejta, demonstrata gjithëpopullore, por u keqpërdorën nga disa keqbërës
duke gjuajtur me armë nga kishat serbe, pastaj duke i djegur disa shtëpi të serbëve
etj.

Por, ne s´ duhet të harrojmë se ato kisha janë shqiptare.

Kanë qenë dhe duhet të jenë shqiptare.

Këtu, kanë ardhur okupatorët serbë, i kanë ngjyrosur e ndërtuar sipas traditave e
riteve të tyre fetare, ndërsa tani thonë se janë kishat tona!

RADIO DRENASI:

A mendon se Lëvizja Vetëvendosje është diçka e re dhe për të mirën e Kosovës?

Përse Lëvizja Vetëvendosje, nuk është shumë e mirëpritur, kur dihet që nuk është
sindrom i Rezolutës 1244?!

Diçka më tepër rreth kësaj kësaj Lëvizjeje.

Si duket jeni edhe ju veprimtar i saj, andej larg vendit e përkrahni?!

Zeqiri:

Unë, si veprimtar i kam përkrahur të gjitha partitë dhe shoqatat që kanë dalë që nga
viti 1982 në Kosovë, nga Akademia e Shkencave, Lidhja e Shkrimtarëve, Lëvizjen
Popullore për Republikën e Kosovës ( L.P.R.K ), pastaj partitë politike që dualën në
vitet 90-ta; LDK-ja, Prosperiteti, i kam kontaktuar me institucionet daneze , duke
ua tërhequr vërejtjen që me këtë politikë ju po e katandisni popullin shumë keq,
prandaj të keni shumë kujdes!

Kam bërë polemika, bile në librin tim ka shumë gjëra që ua kam tërhequr vërejtjen
dhe për fatin e keq kisha të drejtë, unë tani do të isha i kënaqur sikur të kisha
qenë gabim, që sot punët të shkonin mbarë e mirë, por për fat të keq e them edhe
njëherë, vlerësimet e mia dualën të sakta, prandaj punët nuk po shkojnë mirë as në
Kosovë, as në Maqedoni.

Me këtë rast ju informoj se duke u kthyer nga Tetova, policia maqedone gati-gati më
arrestoi, po të mos kishin intervenuar disa miq të cilët bënë presion tek ata të më
lirojnë, prandaj kalova këndej nga Kosova, përndryshe do të arrestohesha sot, sepse
e përkrahi Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo, është ajo pikë që sot sllavët më së shumti i preokupon!Vetëvendosjen, nuk e
kanë shpikë shqiptarët.

Vetëvendosjen, e kanë shpikë vet Kombet e Bashkuara.

Prandaj, është Rezoluta 1540 e cila thotë: "çdo popull që është i kolonizuar, ka të
drejtë të luftojë me të gjitha mjetet, për ata arritur vetëvendosjen, pavarësinë, ka
të drejtë të shkëputet prej shteteve të huaja".

... Dhe, kjo çon në përfundimin se ne këtë armë e kemi marrë nga Kofi Anani, prandaj
Kofi Anani nuk ka se si ta mohoj këtë!

Ju thashë më heret se unë e kam ndihmuar L. V. në gjitha aspektet: politike,
ekonomike dhe morale.

Tani, kjo Lëvizje është njëra ndër lëvizjet më të shkëlqyera të popullit tonë, që ka
pas luftës; LPK-së dhe UÇK-së.

Tani kjo e ka radhën, që t´i ndihmojnë të gjithë shqiptarët.

Kjo Lëvizje, me këtë rini të shkëlqyeshme në ballë të popullit, nuk e meriton këtë
status që e ka Kosova sot!

Nuk e meriton injorimin që po na e bënë Europa me aleatët e vet, që me çdo kusht
Kosova të mbetet në kuadër të Serbisë.

Kur jemi këtu tek kuadri i Serbisë, unë e them dhe një fakt tjetër:

ministri i Malit të Zi, ishte për një vizitë në Danimarkë, ministria daneze nuk
donte ta pranonte, sepse Mali i Zi nuk është i njohur si shtet i pavarur, një mik
yni gazetar bënë një intervistë me ministrin të cilit i thotë:

- pse nuk deshi t´ju pranoi ministria e jashtme (e cila pas disa presioneve e
pranuan)?!!!

Ai, tha:

" Më 1995-1996, jemi marrë vesh me Këshillin e Europës të cilët kanë thënë se të
gjitha ish-republikat jugosllave do të pranohen si të pavarura, por tani Mali i Zi
nuk do të pranohet, derisa të qetësohet situata e Kosovës, do të thotë që Kosova të
futet në kuadrin e Unionit Serbi-Mali i Zi, pastaj Mali i Zi do të pavarsohet",
mirëpo ministri malazez i thotë:

" në Kosovë është derdhë gjak dhe atje nuk ka shqiptar që e pranon këtë; ndofta
ndonjë lider për interesa shumë të ngushta mund ta pranojë një lojë të tillë por
popullata 99% se pranon dot, kështu, e tha në Radio Danimarkë se popullata shqiptare
është kundër çdo Unioni me Serbinë"!...

Kjo, do të thotë që perëndimi dhe OKB-ja, mundohen me çdo kusht

që neve me na futë në kuadër të asaj (Serbisë), prandaj qesin bllokada standardet,
decentralizimin etj.

Pikërisht, për këtë e përkrahi me shumë vullnet të madh Lëvizjen Vetëvendosje.

Përkrahje kjo nuk ka vetëm në Danimarkë, por tani janë hapur qendrat e L. V, në
Malmö, Stockholm, Oslo, ku sipas informacioneve janë kyqur intelektualë, e përkthyes
të mirë, që janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme, duke intervenuar në ministritë
e shteteve ku veprojnë, duke u dhënë atyre të dhëna direkte, me sa jam në dijeni mbi
1500 letra elektronike, (e-maile), janë dërguar vetëm në Norvegji, është dërguar
materiali komplet i gazetës "Vetëvendosje", është dërguar i përkthyer në gjuhë të
huaja.

Është dërguar tek ata që ta kenë një material alternativ, sepse UNMIK-u, është ai që
informon dhe vendosë për rrjedhat në Kosovë.

Pra, ne jemi formuar do thosha, si një opozitë informative.

RADIO DRENASI:

Lëvizja Vetëvendosje (L. V. ), mendoj të jetë sindrom, ideologe tjetër për
Shqipërinë Etnike, siç e thonë edhe udhëheqësit e saj, Albin Kurti e të tjerë.

Ndoshta, mund të jetë kjo Lëvizje për Shqipërinë Etnike?

Xhemili:

Unë, nuk kam dëgjuar për këtë!

Unë e di se L. V. mund të jetë në radhë të parë ajo që kërkon që ne të vendosim për
fatin tonë.

Pastaj, unë përmenda më heret që nëse për interesat e veta populli i Kosovës, do të
bashkëpunon më tepër me Shqipërinë londineze apo me Serbinë , don të ribashkohet me
Shqipërinë apo me Serbinë - kjo, është tjetër çështje.

Unë, nuk kam parë ndonjëherë se Albain Kurti, kërkon që Kosova të ribashkohet me
Shqipërinë londineze.

Ne, jemi për atë që vet Kosovës me këta kufijë t´i jepet e drejta për vetëvendosje.

Popullta 95% e vendit të vendosë vet për fatin e vet!

E, jo të na e imponon neve Kofi Anani me KS, fundi i fundit të pyetet populli
shqiptar, a don apo nuk don të jetojë nën dhunën dhe tmerrin serb!

Se, pengesa, nuk është veç te Millosheviqi, dihet Millosheviqi tani është në Hagë,
por tani kanë ardhur millosheviqër më të zi e më të egër se ai, kanë qenë para
Millosheviqit dhe mbretër serbë të cilët u sollën keq ndaj popullit tonë, kështu si
pasardhësit e tyre...

Prandaj, ne duhet ta kemi të drejtën për vetëvendosje, kjo e drejtë na u mohua edhe
gjatë luftës së dytë botërore, dihet që kjo e drejtë iu premtua shqiptarëve por
pastaj u tradhtuan padrejtësisht!


O sot o kurrë!

Të gjithë shqiptarët kudo që janë në vendin amë (Shqipëri) dhe përrreth, por edhe në
perëndim, duhet ta përkrahim këtë Lëvizje, të ndihmohet me të gjitha forcat që ta
fitojmë këtë të drejtë.

Mua, më kanë thënë në debate në Danimarkë, se nëse kjo bëhet një forcë me poetncial
të fuqishëm, ato (fuqitë e mëdha) detyrohen t´ua njohin të drejtën për vetëvendosje.

Por kështu si jemi, ata thonë:

ju i keni të zgjedhurit tuaj!

Sot, e dëgjova Albin Kurtin kur tha se as 50% s´kanë votuar zgjedhësit në zgjedhjet
e fundit, kjo vërtetohet sipas raporetve të OSB-së, por kjo i ka pranuar si zgjedhje
legale, sepse ata thonë se edhe 30% me dalë popullsia në zgjedhje i pranojmë, sepse
ata e kanë kastën politike e cila manipulon me këtë popull.

Prandaj, populli duhet t´u bëjë presion politikajëve, ndërsa, presioni më i fuqishëm
do të jetë që njerëzit të antarësohen dhe ta ndihmojnë, L. V, që fundi i fundit
politikanët shqiptarë t´i nxjerrin para aktit të kryer!

Pra, atëherë ata do të detyrohen të mendojnë dhe ta kuptojnë se rruga e Lëvizjes
Vetëvendosje, qenka rruga më e mirë e zgjidhjes.

RADIO DRENASI:

Gjatë leximit të librit "Polemika, intervista, debate dhe letra", kemi pasur rastin
të njihemi me qëndrimet e pathyeshme, në lidhje me shumë atdhetarë që ju nuk keni
rënë kurrë në kurthet e politikës ditore, ndofta ideologjike apo klanore dhe
posaqërisht për ju ka qenë kryesore zgjidhja madhore e çështjes shqiptare, për të
folur ndofta për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Keni për të shtuar diçka për dëgjuesit për librin tuaj?

Diçka më tepër për ribashkimin e Shqipërisë, e cila është një temë

që ceket shumë në faqet e këtij libri?!

Zeqiri:

Për ribashkimin e Shqipërisë, është derdhur gjaku lum!

Dhe, nuk ka shqiptar atdhetar që thotë nuk e dua ribashkimin e shtetit shqiptar!

Këtë, unë e kam potencuar edhe nëpërmjet letrave që ia kam

dërguar ministrisë së jashtme të Danimarkës, që kjo duhet të arrihet me çdo kusht,
që fundi i fundit shqiptarët janë për këtë!

Por, bashkësia ndërkombëtare, (Europa, OKB-ja, NATO-ja,) e kanë mbërthyer shumë keq
politikën shqiptare në Shqipërinë londineze, çoftë e udhëheur kjo nga Fatos Nano,
çoftë e udhëhequr nga Sali Berisha.

Gjithashtu, kjo vlenë edhe për udhëheqësit shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Preshevë etj.

Fuqitë e mëdha e imponojnë dhe po e zbatojnë politikën e tyre me ndihmën e liderëve
politikë shqiptarë.

Në fakt, kam dalë si opozitar kundër gjithë këtyre, që të bëhem një zëdhënës i
popullit, sepse fundi i fundit Kosova Republikë, qe aktuale kur ishim nën sundimin e
ish-federatës jugosllave.

Ne, të gjithë e dimë se sikur të ishte Kosova Republikë, do ta kishte të drejtën për
vetëvendosje, që një ditë t´i ribashkohej Nënës Shqipëri.

Unë, do t´ua them një shembull; në vitin 1980 kur u burgos grupi i parë i
atdhetarëve në Shkup, me atdhetarin e madh Zaim Beqiri, gjyqtari atyre u tha:

" juve nuk ju don Shqipëria, ju pse e doni Shqipërinë"?!

Ata, (atdhetarët) i ngritën grushtat lart, (sepse, ashtu përshëndesnin në atë kohë
në Shqipëri), pra reaguan para kolegjit gjyqsorë dhe thanë:

"nuk ka nënë që se don fëmiun e vet dhe nuk ka fëmijë që se don nënën e vet"!

Pra, këtë ide madhështore, sllavët atëbotë s´arritën dot ta mposhtnin!

Lëvizja jonë çlirimtare u forcua dhe u rrit , por tani Europa nëpërmjet udhëheqësve
dritëshkurtër politikë shqiptarë, po e imponon politikën e përçarjes sonë kombëtare.

E shihni si është gjendja në Maqedoni edhe pas luftës çlirimtare që e bëri UÇK-re?

Atje, po manipulohet me popullin, tani z. Ali Ahmeti, mendon se gjaku u derdhë për
ta forcuar integritetin sllav në Maqedoni!

Atje, shqiptarët burgosen, vriten, injorohen!

Ushtarët e UÇK-re, hidhen burgjeve.

Në Shqipërinë londineze, intelektualët e ndershëm po bredhin rrugëve, kam takuar
akademikë të shkencave politike, inxhinjerë të elektroteknikës që bredhin rrugëve pa
punë sepse këta nuk i duan partitë në pushtet; pozita dhe opozita (PDSH dhe PSSH),
pra ata janë linçuar, kanë mbetur anash!

Ribashkimin kombëtar nuk e duan partitë politike, këto janë në shërbim të të huajve,
secila parti tani e din kujt i shërben, por populli i thjeshtë mirë e din se
ribashkimi kombëtar është i vetmi shpëtim yni!

Por, tani kjo nuk është në rend dite: tani lufta jonë aktuale është për vetëvendosje!

Unë, do t´i përkrahi të gjitha ato lëvizje që çojnë kah ribashkimi kombëtar, tash
për tash jam përqëndruar në Lëvizjen Vetëvendosje

sepse populli ynë nuk i meriton, këto keqpërdorime që po i bëhen!

RADIO DRENASI:

Do të dëshironim të dinim për letrat tuaja drejtuar Mojsiut, Nanos, Majkos, cili ka
qenë qëllimi i tyre dhe si janë përgjegjur pushtetarët me këtë rast?

Zeqiri:

Fola më heret se atyre s´ju intereson çështja e popullit, por e manipulimit dhe e
korruptimit.

Ata kanë harruar, apo se kanë marrë me mend se ekziston Xhemil Zeqiri dikund!

Bile, as nuk e kanë parë të arsyeshme të më përgjigjen!

Ndërsa, Solana, Ministria e Jashtme dhe kryeministri danez më janë përgjegjur në çdo
letër, sepse ata e shohin kapacitetin tim politik dhe organizativ që kam atje,
prandaj më janë përgjegur nga këto arsye.

Unë, u kam shkruar letër institucioneve shqiptare, kam reaguar për arrestimin e
Gafurr Adilit,Taip Mustafajt dhe Idajet Beqirit, të cilët janë veprimtarë të
FBKSH-së.

Akuzat që u ngritën kundër tyre, ishin ngritur nga maqedonasit, kinse këta
veprimtarë shqiptarë kishin nxitur urrejtje ndërnacionale në Maqedoni.

Prandaj, unë e pashë të arsyeshme të reagojë, pra kërkova që të ndërpriten këto akuza!

Ndërsa, Pandeli Majkos i jam drejtuar me një letër, kur ai mohoi të nënshkruante
dokumentin, se Enver Hoxhës, ish-udhëheqësit shqiptar, nuk i takon statusi i
veteranit!!!

Kur, gjithë bota e di që Enver Hoxha, çoftë për të mirë, çoftë për të keq, ka qenë
udhëheqës shqiptar i luftës po edhe i pasluftës derisa vdiç; ndërsa Pandeli Majko,
ministër i mbrojtjes, nuk e paska ditur se Enver Hoxha paska qenë veteran dhe
udhëheqës i luftës çlirimtare!!!

Kjo është diçka qesharake, në botën e jashtme bëhet qesharake, kur danezëve u them
se ministri i mbrojtjes nuk e pranon këtë ata qeshin e thonë:

" ç´ është ky budallallëk juaji me ju shqiptarët, mënjanë e akuzoni Enver Hoxhën si
diktator; se paska vra e paska pre gjatë kohës kur ishte në pushtet dhe në anën
tjetër po të mos kishte pasur forcë e të mos kishte qenë udhëheqës, nuk do t´i bënte
ato krime!

Nëse mund të quhen krime, sepse unë nuk kam hasur dikund se Enver Hoxha ka bërë krime.

Por, ata që i eliminoi regjimi i Enver Hoxhës, ishin disa agjentë
serbo-greko-italianë që kishin hyrë në agjentuarat e huaja, për interesat e veta dhe
në dobi të shteteve armike!

Por faktikisht, Enver Hoxha ka bërë shumë për çështjen kombëtare.

Inisiativa e tij për njësimin e gjuhës shqipe, me Kongresin e Drejtshkrimit në
Tiranë (1972), tregon qartë se ai ka punuar për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve,
prandaj ky bashkim u arrit deri në vitin 1990, por pastaj agjenturat e huaja me
partitë politike "demokratike" të krijuara brenda e jashtë Shqipërisë, arritën ta
prishin imazhin e bashkimit shqiptar.

Nëse bëhet sot një referendum, druaj se ky do të jetë në favor të ribashkimit kombëtar.

Agjenturat e huaja e kanë bërë këtë hapje të madhe të hendekut brenda nesh!...

Natyrisht, unë nuk kam parë diçka që shteti shqiptar ka bërë në dëm të dikujt, mund
të ketë përjashtime, sepse populli ynë thotë: "afër drurit të thatë, digjet dhe i
njomi"!

Mua, më vjen keq për ato raste...

Ja, shiheni ku jemi katandisur!

Gjysma e popullit ka mbetur jashtë dhe po digjen i thati edhe i njomi nën dhunën
sllave, kështu si mos më keq!...

RADIO DRENASI:

Tani dëshirojmë të flasim për botimin e librave tuaj.

Këto ditë ju keni përuruar librin "Polemika, intervista, debate dhe letra", por ju
nuk jeni vetëm me ketë libër por edhe me "Kosova jonë" , Tiranë, 2000, pastaj "Në
mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare", Prishtinë, 2003, pra për librin që po
diskutojmë është libri i tretë, pastaj e keni në dorëshkrim dhe një libër tjetër i
cili patjetër do të gjejë mbështetje tek lexuesit.

Do të kisha një pyetje për autorin e librave që është në studio; botimi i librave,
është rezultat i profesionit apo i vullnetit për të vënë një gur më tepër për lirinë
e atdheut, botimi i këtyre librave a është çështje thjesht profesoinale apo diçka
tjetër që ju jeni kaq pranë lexuesit në të tilla debate?

Zeqiri?

Jo, unë s´ jam profesionist në politikë.

Jam punëtor i thjeshtë, vozitës taksi në Kopenhagë.

Kam familje, kam dy fëmijë dhe gruan.

Pra, me djersën e ballit i bëjë të gjitha.

Aktivitetet dhe shpenzimet i bëjë prej xhepit tim, ndihmat nuk i marrë prej askujt,
vetëm në disa raste ministria daneze më ka paguar disa udhëtime për konferenca
ballkanike .

RADIO DRENASI:

Tani kemi një telefonatë nga dëgjuesit!

Zeqiri:

Urdhëroni!

Një dëgjues nga Londra, pyet:

Çka ka të bëjë AKSH-ja, për faktorin shqiptar?

Disa po e quajnë negative disa pozitive, çka mendoni ju konkretisht për këtë armatë?

Pastaj, kam dëshirë ta kam adresën e postës elektronike të (e-mailit) tënd.

Zeqiri:

Po, është e vërtetë që Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) e ka edhe krahun
ushtarak, AKSH-ën.

Kjo, do të thotë se ata e duan një ribashkim kombëtar, pastaj kjo do të thotë se ata
e kanë krijuar krahun e luftës të cilët po që se nuk arrihet fitorja me mjete
paqësore diplomatike, do të ngriten këtë ta bëjnë edhe me armë.

Ndërsa, sa kanë të drejtë, këtë koha do ta vërtetojë.

Për veten time unë e shoh dhe mundohem që t´i ndihmoj Lëvizjes Vetëvendosje, sepse
L. V, çon pa gjakderdhje, në mënyrë civilizuese, në mes të Ballkanit dhe të Europës,
që të arrihet kjo.

A e ka gabim - siç e shtroi pyetjen dëgjuesi; unë, nuk mendoj se këtu ka ndonjë
gabim, por sigurisht kur hapet pushka bëhen edhe gabime, ja psh, ushtarët tanë më të
mirë tash po na i merr Haga. Po dënohen në Hagë për këto "arsye".

Unë, e përkrahi L. V, që të mos kemi gjakderdhje më!

Që të arrihet e drejta jonë për vetëvendosje.

Po, ja edhe një fakt tjetër, pse lindi FBKSH-ja dhe në gjirin e saj, AKSH-ja; ata e
shohin se nuk po shkon drejt zgjidhjes çështja e Kosovës dhe çështja shqiptare në
përgjithësi, prandaj, unë mendoj se derisa nuk është zgjidhur drejt çështja jonë, do
të lindin AKSH-ja edhe ushtri tjera, të cilat nuk e shohin zgjidhjen me mjete
paqësore, prandaj, duhet të bëhet një zgjidhje, sepse gjaku i dëshmorëve, amaneti i
tyre na fton se duhet të arrihet qëllimi, sepse fundi i fundit dihet që UÇK-ja e Ali
Ahmetit e dha betimin për ribashkim kombëtar ndërsa ky zotëriu tani trumbeton,
përiqet me të gjitha mënyrat dhe mjetet për bashkim me sllavët.
Kjo, është një tragjedi që ai mundohet t´ia imponon popullit, kinse s´kemi mundësi
tjetër, siç arsyetohet ai dhe kompania e tij.

Bile, njëri prej ish-komandantëve të UÇK-re, më tha: nuk kishim mundësi, sepse patëm
presione prej Balterit (ambasadorit amerikan në Maqedoni), unë ia ktheva; mirë bre
dost (shok) ti, luftove për Balterin, e dhe betimin për Balterin, apo e dhatë
betimin për popullin tonë?!

Kështu vijnë këto gjëra derisa nuk është zgjidhur çështja jonë, siç thotë poeti i
madh gjerman, Brehti: "ku është revolucionari është pakënaqësia"!

Pastaj, Zeqiri ia jepë adresën e tij dëgjuesit...

RADIO DRENASI:

Thjeshtë, është vullneti është ai që ju bënë të fortë të shkruani për lirinë e atdheut?

Zeqiri:

Natyrisht, pakënaqësia!

Pakënaqësia e madhe për zhvillimet politike në hapësirën shqiptare më detyron që
herë pas here të shkruaj letra, artikuj, peticione të bëjë debate dhe kundërshtime
(polemika), të futem thellë në këto sepse e shoh të arsyeshme, kur populli e ka këtë
rini kaq të mrekullueshme, ne s´guxojmë të lejojmë të futemi në këto aventura të
çfardo Unioni me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kjo, më detyron të reagoj, nuk mund të flë i qetë!...

Në anën tjetër, puna e taksistit në Kopenhagë, është mjaft e lodhshme, shpesh mbetem
pa gjumë dhe prap mundohem që me djersën e ballit të ndihmoj diçka, të bëjë diçka të
mirë në favor të çështjes kombëtare shqiptare.

E kam parë të arsyeshme t´i botoj këto libra që ta shohin intelektualët që nuk jam
gjuhëtar, bile kam gabime edhe në shkrime, kur e shkruaj një letër e dërgoj tek 5-6
shokë, ta shiqojnë mos kam ndonjë gabim këtu apo mos e lëndoj të djathtin apo të
majtin danez, sepse problemi ynë nuk zgjidhet duke i përkrahur të djathtët apo të
majtët.

Juve ju kujtohet që unë e pëlqejë një punë të Ramiz Alisë, kur ai i rregulloi
marrëdhëniet me BS , sepse ai e din se BS është në KS, dihet pastaj se Rusia e ka
një veto atje, pra kur të dojë e pengon çështjen shqiptare.

Prandaj, unë nuk jam as kundër Rusisë, as kundër Amerikës.

Unë, jam edhe me Rusinë edhe me Amerikën, por kur çështja shqiptare kërkon zgjidhje
dhe për këtë duhet të gjithë të jemi një mendje.

Ne, s´kemi pse të jemi as kundër Amerikës as kundër Rusisë.

Ne, Amerikës dhe Rusisë duhet t´ua bëjmë të qartë se ashtu siç kanë vdekur të parët
tanë për çështjen kombëtare edhe ne pasardhësit e tyre, jemi të gatshëm të vdesim
për çështjen kombëtare.

Duke, i botuar këto libra ma merr mendja që intelektualët do të ndërgjegjësohen, kur
do ta shohin se një taksist i thjeshtë me një shkollë të mesme teknike, qenka në
gjendje me polemizuar me diplomatë të huaj, po çfarë pune të madhe në këtë drejtim
do të mund të bënin ata; ku janë ata intelektualë, pse heshtin?

Pse hyjnë në shërbim të djallit e të birit të mallkuar e jo në shërbim të popullit?!

Bile, aq më keq që ata marrin vota në emër të popullit.

Kjo, ka qenë edhe ajo revolta ime që e kam shprehur në librat e mia.

RADIO DRENASI

Veprimtaria juaj ka qenë e fokusuar që ta njoftoni opinionin atje në Danimarkë,
ndofta kjo ka qenë qëllimi yt kryesorë, si është pritur kjo nga miqtë tuaj, apo nga
përfaqësuesit e diplomacisë, është pritur mirë mendimi juaj për çështjen kombëtare
shqiptare?

Zeqiri:

Kjo, është një pyetje e ndërlikuar që duhet patjetër ta shpjegoj më mirë.

Unë, nuk e kam lehtë atje, sepse në fillim jam unë ai që e kam pritur delegacionin 9
anëtarësh, danezë ata me sugjerimin tim më 1992 ishin në Kosovë, atëbotë e kisha një
veprimtari tejet të ngjeshur, duke biseduar me ata për t´i bindur që të vinin në
Kosovë, pastaj ata erdhën këtu.

Me ç´rast u takuan me udhëheqësit politikë të Kosovës, që dualën në atë kohë legalë.

Pasi u kthyen, unë i prita me shoqen time dhe me fëmijët e mi me buçeta lulesh në
Kopenhagë.

Gjatë takimit, një udhëheqës i delegacionit të grupit parlamentar më tha:

tani, do të kemi kontakte direkte me kosovarët, ata kanë qëndrime shumë të buta, për
zgjidhjen e çështjes shqiptare e ju si dukeni keni qëndrime shumë radikale, ne do të
kontaktojmë edhe me ju por ata kanë qëndrime demokratike që nuk e provokojnë
Serbinë, nuk e provokojnë gjakderdhjen, ndërsa ju kështu këmbëngulni për pavarësi,
për vetëvendosje, prandaj nuk mundemi t´ju përkrahim!

Megjithatë, unë vazhdova veprimtarinë time.

Kisha miq analistë që më përkrahnin, parlamentarë, bile në disa letra shkruhet kjo!...

Por, nga ky aspekt se kam lehtë, sepse jam në presione, më përgjohet telefoni,
policia daneze më pyesin: çfarë bënë ti, a ke

armë?

Unë, që as ushtrinë se kam mbaruar, kurrë në jetën time pushkë s´kam mbajtë por ja
qëndrimi im ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi dhe asaj kosovare në veçanti, e
bënë këtë, që ministria daneze të më mbanë kështu si peng të situatës.

Unë, e kam shprehur haptazi edhe në shtypin dhe televizoinin danez, që do të vazhdoj
ta përkrahi çështjen shqiptare edhe me pushkë nëse ka nevojë, të luftojë për të
drejtat tona që po na mohohen!

Gjatë bisedave më kanë pyetur, çfarë interesi ke ti?

Unë, ua kam kthyer:

interesi im madhorë është që unë t´i shohë shqiptarët që si popujt tjerë ta kenë të
drejtën e vet për vetëvendosje.

Paramendojeni zonjë e nderuar këtu në redaksi, çfarë dëshire madhore është kjo,
çfarë fuqie të madhe do të kishte një komb prej 7-8 miljonë banorësh të bashkuar, me
një ekonomi të zhvilluar.

Ne, jemi 2 miljonë shqiptarë jashtë vendit, sikur atë pasuri ta shfrytëzonim në
territoret shqiptare, mesiguri që Shqipëria do të bëhej lule në brigjet e Adrikut
dhe në mes të Ballkanit.

Po, kështu siç jemi, ne s´ përparojmë dot, s´jemi askund!...

Dilni e shihni në përëndim, atje shqiptarët janë të humbur sot për sot!

Kjo politikë paqësore përçarëse i ka vënë në depresion të madh shqiptarët.

Nuk ka ardhmëri, nuk shihet dalje nga kjo gjendje.

Tani, ka filluar një ringjallje me L. V. dhe e shohim se paska burra e vasha
atdhetare që i dalin zot popullit, do të thotë sikur që ishte Demaçi në vitet 50-ta,
që e filloi rezistencën kundër politikës serbomadhe, pastaj qëndroi burgjeve, kjo
pasqyrohet në librin "Dosja Demaçi" , Prishtinë, 2004, ku përshkruhen vuajtjet dhe
gjyqet e tij dhe të shokëve të tij, një libër i përgaditur shumë mirë, pastaj i
madhi atdhetar, Adem Jashari, sot të njëjtën punë po e bënë, djaloshi atdhetar Albin
Kurti.

Do të thotë, sikur perëndia e ka shkruajtur fillimqëndresën tonë, A : - Adem, Adem,
Albin!

Diçka këtu do të ketë në favorin e shqiptarëve!

Prandaj, ju bëjë thirrje edhe njëherë, vetëm përkrahje Albin Kurtit, sepse jemi në
në rrugë të mbarë!

RADIO DRENASI:

Janë vërtetë analiza interesante, me vlera të mëdha kombëtare, por s´ka si të ndodhë
ndryshe, prandaj duam të dimë mendimin tuaj

për qeverinë e re, për "Qeverinë Berisha"?

Zeqiri:

Do të dëshiroja të del gabim mendimi im, por mendoj që Berisha ka një orientim shumë
pro-grek dhe pro-serb, nëpërmjet vjehrrës së vet.

Por, qëllimin kryesor e dëshmoi hapur kur në deklaratën e tij tha: "të gjithë
shqiptarët duhet të kenë sytë nga Greqia"!!!

...Dhe sipas, disa informacioneve që kam unë, forcat greke do të marshojnë, do ta
bllokojnë ekonominë shqiptare dhe nëpërmjet asaj grekët do ta gëlltisin ekonominë
shqiptare, prandaj nga kjo rezultonë se: kush e ka ekonominë në dorë, do të vendosë
( do ta ketë tutelën) edhe për çështjet politike.

RADIO DRENASI:

Mendoni se " Qeveria Berisha", do të jetë më favorite se qeveria Nano?

Zeqiri:

Po, shumë!

Greqia, është në Këshillin e Europës etj.

Nano e kishte njëfarë politike si Fan Noli, mbahej me Italinë, me Greqinë me
Amerikën dhe me NATO-n, ndërsa Berisha është shumë kokëfortë dhe i paaftë
politikisht.

Është hakmarrësnë shpirt dhe dhe ai tani shkon në një drejtim; ishte me arabët, me
lindjen e mesme, pikërisht këtu edhe dështoi në politikën e tij e humbi përkrahjen
nga amerikanët dhe tani shkon drejt Greqisë.

Atë garniturë qeveritare që e ka paraqitë tash si shefat e mbrojtjes, të policisë,
kryetarien e parlamentit, apo ministrin e jashtëm, nuk e shoh se kanë sens politik
për t´i çuar punët përpara dhe për t´i përparuar e bashkuar shqiptarët.

Dhe, vëretë shumë shpejt do të filloj revanshizmi tek ata atje,

prandaj unë frikësohem mos përsëritet ´97-ta.

Duke e kujtuar këtë, s´ndihem i qetë!

Druaj, Berisha do ta gjakosë përsëri popullin!

Do të dëshiroja shumë të jem gabim, por unë mendoj kështu!

Shumë keq, kam bindje për atë njeri!

RADIO DRENASI:

Të nderuar dëgjues kemi folur për çështjen shqiptare.

Zeqiri, ndërhynë:

Nuk është e thënë që ju t´i keni bindjet e mia; por duhet të kemi kujdes ndaj të
gjithë udhëheqësve shqiptarë, jo vetëm ndaj Berishës.

Nuk është mirë të krijojmë kulte dhe t´ju besojmë në mënyrë fanatike, pra t´ju
besojmë verbërisht.

Ne, duhet t´i shiqojmë në radhë të parë si po veprojnë ata, sa po punojnë për
qëllimet tona, vizionet tona, që na çojnë drejt realizimit të objektivave tona
historike; sepse, në emër të demokracisë janë duke iu bërë padrejtësi të mëdha këtij
populli.

RADIO DRENASI

Të falenderojmë që erdhe në studion tonë!

Zeqiri:

Gjithashtu!

Intervistoi: Elsa MUJA E përgaditi për shtyp: Fadil SHYTI


Drenas, 4. 09.2005

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-12-20

Të gjitha shkrimet e personave anonim që kan të bëjnë me k'te temë jan larguar nga forumi.Ju lutemi që ti respektoni regullat e forumit dhe identifikoheni kur të shkruani.

RTVZIK

Ju pranoni të mos shkruani mesazhe abuzuese, vulgare, të neveritshme, urryese, kërcënuese, shpifëse apo cdo lloj materiali që mund të bjerë ndesh me ligjet në përdorim. Shkrime të tilla do cojnë në përjashtimin tuaj të menjëhershëm dhe të përhershëm (dhe njoftimin e ISP-së tuaj). Adresa IP për cdo mesazh regjistrohet për të bërë të mundur aplikimin e këtyre procedurave. Ju pranoni që webmasteri, administratori dhe moderatorët e këtij forumi kanë të drejtë të fshijnë, redaktojnë, zhvendosin apo kycin cdo temë sipas gjykimit të tyre. Si përdorues ju pranoni që informacioni që ju dhatë do të ruhet në një regjistër. Megjithëse ky informacion nuk do i jepet askujt pa lejen tuaj webmasteri, administratori dhe moderatorët nuk mund të mbahen përgjegjës nqs ky informacion vidhet.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.