Spiuni plak i Drenices

2005-10-26 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Një drenicak shkon në stacionin policorë të Skenderajt.
- Mirëdita axhë! – i pret ngrohtësisht një policë i SHPK-së.
- Mirëdita!- ia kthen axha.
- Çfarë halli t’ka pru këtu, çka munum me të nimu? – pyet polici.
- Valla bre mixhë m’duhet me fol me kumanirin, a asht ksajde?
- Po, por ai është shumë i zanë. Ti duhesh me i tregu policit kujdestar për çka është problemi e ne mandej të drejtojmë se me kënd mundesh me bisedu.
- Jo valla bre mixhë juve nuk muj ju kallxoj, por shko thirrma kumanirin, n’koft ksajde.
Polici i telefonon komandantit amerikan dhe i thotë se një person donë të bisedon vetëm me të. Komandanti mendon se është diçka tepër serioze dhe e pranon axhën për bisedë.
- Mirëdita! Unë jam Randy! – prezantua komandanti. Derisa përkthyesi Alberi u afrua dhe filloi t’ia përkthente axhës.
- Kako si , jell si dobro!- fillon plaku ta pyes amerikanin në gjuhën serbe. Përkthyesi i tregon komandantit se ai po i flet në serbisht, mandej i tregoi axhës se ai i është amerikan dhe nuk kupton gjuhën serbe.
- Aiiii, çfarë hamam komandanti o ky që nuk din serbisht, s’muj me u marrë vesh me to. – ia kthen plaku duke bërë me duar dhe me nervoz sa që komandanti filloi të dyshon se përkthyesi i kishte thënë diçka jo të mirë. Kështu që komandanti fton një përkthyes nga familja Lushtaku duke menduar se plakut do t’i pëlqej përkthyesi nga familja e njohur.
Por plaku ishte mësuar që të shkonte dhe të spiunonte tek policët serb dhe nuk donte që asnjë shqiptarë të dijë se çfarë kishte për të thënë.

A thua pse disa shqiptarë respektojnë të huajin më shumë se sa të vetin.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.