PALAÇOLLËKU MË I RI I TANDEMIT RUGOVA-UNMIK-BEOGRAD (!)

2005-05-03 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

PALAÇOLLËKU MË I RI I TANDEMIT RUGOVA-UNMIK-BEOGRAD (!)

Mona Agrigoroaiei

Në këto vite në të cilat administrata e OKB-së ka qeverisur Kosovën Protektorat, kjo
strukturë burokratike është larguar nga populli shqiptar për të cilin ka ardhur për
ta mbrojtur nga dhëmbët e tmerrshëm të kolonializmit serb.
Jo vetëm se UNMIK-u nuk dëshiron t’i kuptojë nevojat dhe pritjet e shqiptarëve, jo
vetëm se nuk është i aftë për këtë, por administratorët dhe "shtyllat" e tij,
fatkeqësisht ishin dhe janë orientuar, bashkërenduar me "demokracinë" beogradase, që
synon të ripushtojë këtë tokë shqiptare duke çuar deri në fund gjakosjen e saj.
Si reagim ndaj kësaj, shqiptarët shpërthyen në mars të vitit të kaluar në protesta
popullore, duke i "shpërblyer" unmikasit me kurorën e dështimit simbol i të cilit
është gara shumë e rrufeshme e nisur (nga një pjesë të UNMIK-ut) nga Prishtina deri
në kazermat e KFOR-it…
Do të duhej që pas kësaj, UNMIK-u të bënte seriozisht kthesë të mbarë sjelljet që
nuk i përputhen (sipas të drejtës ndërkombëtare) sa i përket rolit të tij fillestar
të ndërhyrjes dhe vendosjes në Kosovë..
Por nuk doli ashtu!
Ndër dëshmitë e shumta që tregojnë këtë, vjen tash edhe vendimi më i ri i vendosjes
së vizave për qytetarë "të huaj", gjoja për të vëzhguar që të mos hyjnë kriminelë
dhe njerëz të dyshuar për terrorizëm…Nga ky sistem janë të përjashtuar qytetarët e
Serbisë-Malit të Zi…
Sigurisht, nuk duhet të harrojmë se edhe një personazh tjetër, jashtë UNMIK-ut,
Ibrahim Rugova, ka kërkuar një "përforcim e sigurimit në aeroporte" dhe pas kësaj
vinte këtë rregullore e UNMIK-ut.
Por administrata ndërkombëtare jo pak hërë ka dëshmuar një moskokëçarje dhe një
injorim të vullnetit politik të "institucioneve vendore", të partive në Kosovë, apo
të politikanëve të caktuar.
Pse u implementua kërkësa e Rugovës me një rregullore të këtillë?!
Sepse ajo ka karakter teorik dhe praktik të theksuar.
Fillimisht mund të kuptojmë, duke pasur bazë të gjuhës politike të shprehur në
Rregullorën 16/2005 të UNMIK-ut, se ai pranoi njohjen e soveranitetit (të
paekzistueshëm) të Serbisë pushtuese mbi Kosovën…
Gjë që nuk ka precedent nga fillimi i ekzistimit të Kombëve të Bashkuara, që ka në
Kartën e saj, parimin e vetëvendosjes dhe të dekolonizimit. Kurrë nuk u ndodh që
organizmat të cilat kanë në tutelë një territor të caktuar të bëjnë këto lloj
lëshimësh ish metropolës koloniale!!!
Por zotërinj të UNMIK-ut, sërish keni gabuar adresën… ashtu si në rastin e
komandantëve të nderuar të UÇK-së të arrestuar për gjoja "krime lufte"…
Ju lëjoni që presidenti serb dhe të gjithë shovinistët, politikanët beogradase të
vijnë dhe të krekosin në Kosovë në stilin e dikurshëm të Sllobodan Millosheviçit.
Dhe, ata janë pjesëtarë të një administrate që është ushtruese e pandërprerë të
terrorizmit shtetëror mbi shqiptarët nga Lugina e Preshevës, me një politikë
terroriste vrasëse, madje kjo po dëshmohet edhe sot me vrasjen e vogëlushit
shqiptar, si Dashnim Hajrullahu.
Ju nuk doni që "të huajt" të hyjnë në Kosovë, nuk doni që shqiptarët nga diaspora,
nga Shqipëria, nga Lugina e Vardarit, të shkojnë në këtë pjesë e Shqipërisë, pa u
vendosur atyre "viza", me qëllim të pengimit të hyrjes së atyre personave që nuk
janë dakord me politikën juaj apo të qarqeve "pranverore" serbe..
Njekohësisht, nga këto shqiptarë atdhetarë po frikësohet edhe Rugovën dhe tjerët
politikanë, klika të tij shqipfolëse.
Në Kosovë, prej më shumë kohë, është instaluar një klimat që i përputhet imazhit
ekzistues, i krahasueshëm me atë që ekziston në librën "1984" të Orwellit, të
kombinuar me atë të "Leviathan"-it të Thomas Hobbes-it.
Gjithëçka vëzhgohet, kur personat që nuk i përputhen linjes së projektuar së bashku
me Beogradin vrasëtar, janë të persekutuar, arrestuar, dënuar. Dhe për këtë
kontribuojnë jo vetëm ndërkombëtarët, por ata i kanë ndihmësit e tyre shqipfolësë,
të cilat ashtu si në kohën e kolonizimit të drejtëpërdrejtë serb kanë filluar
"luftën e njerëzve kundër njerëzve".
Vendimi për vendosjen e vizave ushqen këtë atmosferë e padëshirueshme dhe gjithashtu
revoltën e shqiptarëve, të cilëve durimi u ka ardhur në fund.
Pa marrë parasysh zgjatja jonormale e mandatit të tutelës së OKB-së, sepse statusi i
Kosovës u ngujua në tryezën e Këshillit të Sigurimit, rezultatet dhe bilancet e
politikës dhe të qeverisjes së Kosovës janë tepër të dobëta.
Dhe përveç Kosovës, ekziston gjendja koloniale nga Lugina e Preshevës, e Vardarit, e
Malësisë së Madhe, të cilat tentohet të jenë lënë pluhurit të harresës nga qarqe të
njohura të politikës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Por ata janë troje shqiptare, të kolonizuara nga armatët serbo-malzeze gjatë viteve
1912-1913, të cilat nuk u moren parasysh se popullata e atjeshme nuk është sllave,
por autoktone, shqiptare.
Duhet të themi prerazi se drejtësia është kushti kryesor për heqjen e barrave të
bashkësisë ndërkombëtare sa i përket "fuçisë së barutit" ballkanas dhe për integrim
euro-atlantik të kësaj zone.
Ka ardhur koha që çështja shqiptare në tërësinë e saj të zgjidhet, që fati i
popullit shqiptar ende të kolonizuar, të vendoset, jo sipas lojerave ndërmjet
shteteve të mëdha, por vetëm e vetëm sipas të drejtës ndërkombëtare, i cili u jep të
drejtë popujve dhe kombëve të shtypura të çlirohen dhe të ribashkohen në një shtet i
mbarë kombit shqiptar, Shqipëria e Ribashkuar.

Rumani, 29 Prill

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-05-03

Tani kur Policia e Unmikut dhe SHPK e kane marre nen kontroll prezidencen dhe kane gjetur materiale te dyshimta ateher edhe rugova eshte nen perkujdesjen e tyre dhe se eshte i kercenuar si RRahman Morina te beje deme ne qeshtje te Kosoves ashtu siq ishte ne Kohen kur gjate bombardimeve ishte ne Begorad

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.