NEGOCIATAT KAPERTINË
--------------------------------------------------------------------------------
NEGOCIATAT KAPERTINË
shkrue nga Bekim REXHEPI
Negociatat tashmë janë bërë prepozicioni yni, deshëm apo s deshëm me prepotencën e Bashkësisë Nderkombëtare duhet të hymë në këto negociata, te cilat nuk dallojnë shumë nga formalizmi i negociatave të më hershme, ndermje palës shqiptare dhe serbe. Këtë radhë ato kanë në agjendë e vet edhe statusin politikë te Kosovës.
Kur vëndosa të shkruaja për negociatat, nuk e di se si më përftoi mendja në koinçidencen e negociatave të Rambujesë. Pa i vën ekscivitet, në Rambuje patëm negociata dhe opcione që u ranguan në kërkesa minimale te dy palve. Ngërçi i madhë qe kishte kapluar Rambujen, e solli vetëm një kompromis të përkohshëm, një zgjidhje që s' është e tillë dhe edikti i fundit që nuk e kputi penin e nyjës së mbetur.
Mbi këtë vrojtim më duket do të shkojnë edhe negociatat e këti nëntori të fund vitit, kur te dy palet shqiptaret dhe serbet do të negociojnë për statusin e Kosovës, pasiqe Kosova tash e gjashtë vite e bëri ecjen e vet, fare jashtë tanë asaj përbarjes se shtetsisë serbe. Madje vetëm për te sqaruar se kjo përbërje e shtetsisë serbe për shqiptaret, kurrë nuk ka pasur dëmethënje që u perket atyre, dhe vetëm tek-tuk ndoj komunist që qe lojalist dhe antishqiptar.
Opcionet e rangut minimal, droj se nuk do të kenë zgjidhje, por, një edikt i serishëm, mund të vije nga nderkombëtaret, i cili mund të jetë i papëlqyshëm për palet dhe do të rikthej edhe një kompromisë tjetër të përkohshëm, që nuk do të jetë një zgjidhje, prapë për të qenë zgjidhje.
Nuk mund të paragjykohet me lehtësi te pranushme një proces akoma i pa filluar dhe akoma me negociues të panjohur nga te dy palet dhe njëkohsisht ta fiksosh një rezultat te këti procesi para kohe.
Jo pa interes te veçant Serbia do të japë deduksionin e vet këti procesi, do të orvatet ti “qëndroi“ për aq kohë sa do të mundohet që shqiptaret ti lodhë dhe ti përqaj me te vetmin qëllim që të përfitoj më shumë nga ky proces negocius, që nisë me nyjen e problemëve të Kosoves dhe nuk nisë me asnjë problem te brendshme te Serbisë, te cilat nuk janë pak, si përshembull mund të mirret denacifikimi i shtetit, bashkëpunimi me tribunalin e Hagës dhe shumë te tjera, e te tjera. Më këtë deduksion Serbia do të „qëndroi“, pranë kërkesës së sajë te moçme që ta ndaj Kosovën, orvatja e saj e „fundit“, nuk mund te tolerohet dhe nuk do ti ipet mundësia nga pala shqiptare që të konsolidohet në ndarjen e mundshme te Kosovës.
Megjithse Serbia edhe për këto gjashtë vite ka provuar dhe jo pa sukses, madje edhe tani po tenton serish ti rrasë hundët brenda Kosovës, me instrumentat e saj, aty ku mundet që më pastaj të krijoj poligone gjyetie për një gjyeti antishqiptare dhe antiKosove, në një kohë tjetër aksioni.
Kosova dhe shqiptaret shumicë të saj, gjithsesi duan që pavarsia e plotë të ndodhë ashtu siç e parashehin edhe konventat nderkombëtare, një vullnetë i lirë i një populli shumicë që ishte i diskriminuar dhe i terorrizuar nga Serbia.
Natyra e opcioneve te zgjedhura, e dy palve është e tillë, që gjithsesi qon te një kompromis i padeshirushëm, por në aks i domosdoshëm për procesin. Edhe pse duket i vështirë, madje edhe shumë pak i besushëm të ndodhë, ngase nuk ka vullnetbërje nga asnjëra palë për ti hyrë kompromisitë. Pavarsisht nga kjo, mbrrihet te supozimi se kjo do të ndodhë nën prepotencën e Bashkësisë Nderkombëtare, e cila për te mos deshtuar procesi do të zgjedhë kompromisinë, i cili nuk do të knaqë plotësishtë asnjërën palë. Pra BN-ja, për këto negociata ka iden dhe paraqitjen e kapërtinës.
Negociatat kapertinë nuk thonë shumë! Ashtu siç nuk thotë shumë edhe kapertina e librit të mëhershëm i J.Buxhovit, „Matankrena“, kështu më gjason kapertina e këti procesi, për te cilin duhet patur durim deri në fund te lojës, Ç'ndodhë me matankrenën e negociatave.
10.tetor.05

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.