E kërkuar, dhe më në fund…jo e gjetur”

2005-10-22 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

E kërkuar, dhe më në fund…jo e gjetur”

Opinion nga Dr. Sulejman ABAZI

Të mbrosh sot çështjen kombëtare shqiptare, nuk ka të bëjë vetëm me faktin që të deklarohesh se je shqiptar dhe e do kombin dhe vendin tënd. Për njerëzit me përgjegjësi në drejtimin e politikës shqiptare kjo nuk mjafton. Ajo që është më e rëndësishme, është fakti se sa aktiv je në politikë dhe sa je në gjendje të konceptosh se përmbledhja e masave dhe veprimtarive të karakterit kombëtar, janë një proçes i gjerë e i vështirë, që lidhet me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo. Interesat kombëtare shtrihen kudo ku jetojnë shqiptarë në trojet e tyre etnike, por dhe më gjerë. Nuk besojmë se ky konstatim do të kundërshtohet nga ata njerëz aktiv në politikë, që sot mendojnë se qëndrimet politike dhe diplomacia në veprim nuk janë pronë e askujt, ato janë koncentrati i analizës së thellë të situatave dhe të realitet shqiptar në raport me zhvillimet gjeopolitike, për të ardhur në një pikë takimi, që i shërben mbrojtjes së interesave kombëtare. E bëjmë një lidhje të tillë, sepse ka kohë që jemi njohur me qëndrimin zyrtar të Ministrit të Jashtëm të Qeverisë Shqiptare, zotit Mustafaj, për çështjen e statusit të ardhëshëm të Kosovës. Deklarimi për “një pavarësi të Kushtëzuar”, ka habitur opinionin shqiptar në të gjithë hapësirën e jetesës së përbashkët të tij, dhe pse jo, kanë filluar kundërshtimet, duke krijuar një situatë të pakëndëshme, jo vetëm për një ministër të ri, por për vet reputacionin e Qeverisë dhe të shtetit administrativ shqiptar në popullsinë shqiptare në Kosovë. Nuk marrim përsipër të mësojmë zotin Mustafaj se si duhet të drejtojë dhe udhëheqë diplomacinë shqiptare, por nuk na duket me vend nxitimi i tij në një problem kaq serioz, i cili lidhet me ineteresat kombëtare të popullit shqiptar.
Sot duhet kuptuar se detyra kryesore e politikës shqiptare është të pranojë, se primar i vlerësimit të saj në përgjegjësitë që ka është konflikti politik që ekziston në Kosovë. Shteti shqiptar duhet të përmbushë detyrimet e veta politike, duke justifikuar dhe pse jo, duke sakrifikuar diçka me kurajo përballë kontributit që jep Europa dhe komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të saj. Çështja e Kosovës mbetet ende një konflikt i hapur, i cili duhet të zbërthehet në disa aspekte të rëndësishme të tij. Cila mund të jetë kontradikta e brendëshme që dominon sot në hapësirat shqiptare. Është kuptuar se patriotizmit të popullit shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni nuk po i përgjigjet klasa politike. Ky patriotizëm kërkon unitet veprimi, qëndrim të unifikuar. Nuk shkon që opozita në kohën që nuk është përcaktuar e ardhmja e Kosovës kërkon sherre midis shqiptarësh, dhe dikush tjetër kërkon ndarjen apo ruajtjen e statucuosë në Maqedoni. Klasa politike nuk ecën me vrullin patriotik të popullit shqiptar të Kosovës dhe Luginës së Vardarit. Ky vrull patriotik nuk është shoqëruar me qartësimin që duhet të bëjë politika për detyrat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë që e presin popullin shqiptar në këto hapësira, në rrugën e historisë së tij. Në këtë aspekt, mungon një platformë e përbashkët që duhet t’i ofrohet komunitetit ndërkombëtar, si alternativa më e mirë, ku t’i bëhet e qartë se në raste të tjera, do të ketë pasoja të pallogaritëshme, do të ketë dalje të situatës nga kontrolli, pra një reaksion zinxhir të ngjarjeve, të cilat mund të pasojnë njera – tjetrën jashtë vullnetit të politikës në hapësirat shqiptare. Në shtetet ku të drejtat nuk respektohen konflikti mbetet i hapur. Këtu nuk ka rëndësi se çfarë emri mund të ketë një marrëveshje. E rëndësishme është se sa ajo afron zgjidhje për kapërcimin e kontradiktave themelore që dominojnë një popull apo kombësi. Për t’u paraprirë ngjarjeve dhe pasojave të tyre, është e nevojshme që të afrohet një alternativë funksionale, e cila të dalë nga kuadri i Kosovës, por që në fakt e zgjidh më mirë problemin e Kosovës dhe dilemën tragjike të politikës serbe në rajon. Kjo nuk përkon me prononcimet e Besnikut, të Ahmetit e Xhaferrit, por dhe të disa të tjerëve që nxitohen e flasin pa përgjegjësi. Pra, një qëndrim i unifikuar në politikën shqiptare, bën që komuniteti ndërkombëtar të ulet në Serbi dhe në maqedoni dhe të paracaktojë zgjidhje afatgjata e të përherëshme, në mënyrë që të vendoset paqa në rajon. “Pavarësi e kushtëzuar, apo autonomi e zgjeruar”, pavarësisht se kush i kërkon, janë e njejta gjë, dhe kjo bën që popullsia shqiptare në Kosovë të ndihet e lënë në mes të rrugës dhe e tradhëtuar. Pse duhet lozur me ndjenjat e një populli, i cili e ka dhënë qëndrimin e tij. Mos vallë duhet bërë diplomaci për diplomaci, duke i dhënë rëndësi vetes, kur ende nuk kanë folur ata që e kanë në dorë të marrin vendim për të ardhmen e Kosovës?! Besniku, me sa duket vuan nga sindromi i së kaluarës dhe ka dëshirë të bëj diplomaci të madhe. Besnimku duhet të kuptojë se qartësia politike, jashtë interesave të mbrapshta e të kamufluara duhet të funksionojë, pa favorizuar askënd, ...

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.