Protestoj
Skender Limani
Protestoj
Protestoj dhe kam arsye të shumta për të protestuar. Protestoj kundër KEK-ut sepse edhe rrymën që na ofron e paguajmë shtrenjtë, protestoj kundër pagave të Qeverisë së Kosovës sepse edhe ato paga që na japin janë të vogla, protestoj kundër PTK-së sepse edhe atë lloj telefonie fikse e celulare që na ofron është shumë e shtrenjtë, protestojë kundër rrjedhës politike në vendin tim sepse njerëzit që merren me politikë nuk e njohin sintagmën integrim, protestoj kundër arsimimit, pra, shkollimit në Kosovë sepse nuk i kam 1500 Euro për të marr diplomën, protestoj kundër Termokosit sepse të vetmin vend që e ngrohë është xhepi, protestoj dhe gjithmonë do të protestoj. Sidomos kundër themelimit të “ekipit negociator” të “vendosur” nga kryetari Rugova. Protestoj pse nuk është shpallur publik konkursi për themelimin e këtij grupi. Andaj protestoj edhe kundër personave përbërës të këtij grupi.
Vaji
Vaji është pjesë përbërëse e zhvillimit njerëzor. Ne, qeniet njerëzore, vajtojmë për gjithçka, bile edhe atëherë kur nuk duhet. Burrat qajnë, andaj edhe quhen burra. Burrat marrin vendime të mëdha e të vogla, qëndrojnë prapa tyre dhe dinë të tërhiqen kur e kanë gabim, pra, përgjegjësia dhe llogaridhënia janë pjesë përbërëse e të qenit burrë. Edhe vendimet për themelimin e UÇK-së si në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni kanë qenë vendime burrash. Edhe më pas vendimi për të intervenuar në Kosovë dhe më vonë në Afganistan ose Irak ishte vendim i burrave. Gjithashtu edhe vendimi për reformimin e Evropës është vendim burrash. Pra, si lindin ato dhe pse quhen vendimet burrërore? Ligështia dhe lakmia janë gjithashtu pjesë përbërëse e zhvillimit të qenies njerëzore. Vendimi për të mposhtur këtë dukuri në momente të caktuara të proceseve zhvilluese që ndërlidhen më zhvillimin e njerëzimit është vendim burrëror. Vetë vendimi i qenies njerëzore për t’u marr me këtë dukuri është vendim burrëror. Lufta kundër dukurive të tilla nuk nënkupton luftën kundër kafshëve ose ndonjë eksperimenti të llojit të ndryshëm, por është luftë e drejtpërdrejt me njeriun. Një luftë gjithsesi e vështirë. Bile, në kohë të caktuara kjo luftë shfaqet si e dështuar. Por, prapë disi, nga diku, ose më mirë nga asku, shfaqet një njeri i mirë që i zgjidhë të gjitha. Në kohërat e lashta njeriu i tillë është quajtur Zot dhe, si duket, pas dështimit të tij ndaj kësaj lufte ai ka vendosur të ikë, të largohet, atje lart, diku. Andaj edhe i lutemi dhe gjithmonë do t’i lutemi.
Zoti
Thonë: kur Zoti krijoi mashkullin e pa nevojën e krijimit edhe të femrës, gruas. Pa menduar shumë, besoj as dy herë, ai krijoi femrat. Por, kur pa mënyrën se si ato funksionojnë, ai, pra. Zoti, provoj t’i ndërroj ose ndryshoj ato. Dhe atë disa herë por pas sukses. Si duket edhe ai, Zoti, ishte i gabueshëm ose ishte i mallkuar, sepse disi, diku, dikujt i kishte bërë keq. Pra, atë e kishte zënë mallkimi. E duke parë rezultatin e mallkimit, atij, pra, Zotit iu forcua ideja e largimit. Kështu ai vendosi të ikë diku larg dhe gjithsesi lartë, aty ku nuk mund të kapet dhe gjykohet për atë që kishte dhe si e kishte krijuar. Ishte kjo mënyra më e mirë e tij për të mos humbur prestigjin dhe të gjitha punët tjera që i kishte arritur deri atëherë dhe njëherësh ishte kjo mënyra më e mirë e tij për të na mallkuar neve, meshkujve, për diçka që dikush i kishte bërë Zotit sa ishte në Tokë. Dy të vrara me një goditje. Bingo.
Amerika
Thonë: Amerika të thërret, Amerika të vret. Ndoshta. Këtu në Kosovën tonë dhe në përgjithësi në Evropë, flitet e shkruhet gjithçka për Amerikën. Nuk ka rëndësi se sa janë të rëndësishme ose edhe të vërteta të gjitha ato. Një gjë dihet: Amerika vazhdon të jetë enigmë edhe në kohën e sotme, në kohën tonë. Amerika vazhdon të klasifikohet ose të përkufizohet me fuqinë muzikore, kulturore, sportive, politike, ushtarake, ekonomike, njerëzore, etj etj. Të gjithë ne që jetojmë jashtë këtij vendi jemi jashtëtokësorë për ta, për këtë vend. Deri diku e kanë të drejtë. As ne në Kosovë e as Evropa sot nuk është në gjendje të përballet dhe të kalojë si është më së miri e më së lehti problemet më të thjeshta të kundërshtive njerëzore. Prandaj ne kemi shumë keqkuptime për Afganistanin dhe Irakun. Amerika është larg përtej asaj nëpër çka po kalojmë ne në Kosovë dhe Evropë, nëse ndonjëherë e kalojmë këtë. Ajo nuk ka kohë dhe nuk ka kohë për të humbur që të përballet ose merret me ’problemet’ e lashta kosovare dhe në përgjithësi evropiane. Kjo njëherësh paraqet edhe mallkimin ose pikën e saj më të dobët. Komentet e dobëta e të ulta për Amerikën shumë shpesh e tejkalojnë situatën absurde dhe qesharake. Ata janë me miliona vjet yjesh para neve që jetojmë këtej detit. Pse? Nuk ka rëndësi, ata janë ata që janë. Debatet mbi atë se si dhe kush e ka krijuar ose formuar Amerikën si duket nuk do të ndalen asnjëherë. Kërkimi për tokën e shpresës, për tokën e premtuar dhe tokën e mundësive janë dhe mbeten arsyet pse një pjesë evropiane, kosovare dhe në përgjithësi botërore edhe atëherë e edhe sot mbeten në kërkim të kësaj jete. Arsyet e këtij kërkimi janë dhënë më lartë. Nuk duhet filozofuar shumë.
Ne jemi atë që krijuam këtë vend dhe më pas e rritëm. Evropianët, ata më xhelozët, këtë dukuri e quajnë ’thithje të trurit’, pra, Amerika i merr njerëzit e mençur. Ndoshta kjo është e vërtetë. Por, pse atëherë Evropa ose edhe pjesa tjetër e botës nuk i mban njerëzit e ’mençur’ afër vetes? Njerëzit e ’zakonshëm’ si në Kosovë dhe Evropë, kanë mëri, inat ndaj njerëzve të ’mençur’. Ky mund të jetë fenomen i zakonshëm sepse ashtu funksionojmë, por fatkeqësia është se askush këtu siç kanë bërë dhe bëjnë ata përtej detit nuk kujdeset për këta njerëz. Jo të gjithë janë të mençur, kjo punë dihet. Por kjo nuk do të thotë që pjesa tjetër nuk është e mençur. Secili nga ne kemi aftësi të ndryshme. Vetëm duhet t’i kanalizojmë ato. E tash, shtruarja e këtij kanalizimi në Evropë dhe Kosovë po del problem dhe atë mjaft i madh. Sepse të gjithë duan të pyeten, për gjithçka, e askush nuk dëshiron të pyet për asgjë. Andaj është mirë që e kemi Amerikën. Zoti e bekoftë atë. Por jo Demokratët.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.